Ballina Blog Faqe 60

Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam – (1)

Problemi ekonomik paraqet boshtin e interesimit nga ekspertët ekonomikë, si dhe është boshti i interesimit të shteteve gjatë trajtimit të çështjeve të tyre ekonomike.
Problemi ekonomik është i lidhur me ekzistencën e njeriut në tokë dhe ai është prej elementeve ndikuese në rrjedhën historike të njeriut. Madje, edhe thirrja e një prej të dërguarve, Shuajbit a.s., është bazuar në konfirmimin e aspektit ekonomik dhe rëndësinë e reformimit ekonomik të lidhur me sigurinë e besimit. Allahu xh.sh. na ka treguar ngjarjen e Shuajbit a.s. me popullin e tij, dhe ka paraqitur pikat më të rëndësishme të mohimit të tij ndaj popullit të tij, të paraqitura në procesin e lirimit të shkëmbimit tregtar dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve pa të drejtë përmes ndikimit në procesin e ndarjes, – të cilat paraqesin aspektet më të rëndësishme të problemit ekonomik. Allahu xh.sh. thotë:
“Edhe Medjenit (i dërguam) vëllanë e tyre Shuajbin, që u tha: “O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij, mos matni as mos peshoni mangët, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t’ju përfshijë një ditë! O populli im, veproni drejt gjatë matjes dhe peshimit, e mos dëmtoni njerëzit në asgjë dhe mos shkaktoni rrëmujë në tokë! Ata thanë: “O Shuajb, a namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që adhuruan prindërit tanë, ose (po të urdhëron) për të punuar në pasurinë tonë ashtu si të dëshirojmë? Vërtet, ti qenke i butë e i mençur”(Kjo ishte tallje e tyre). “O populli im, më thoni, pra, nëse unë kam argumente të sigurta nga Zoti im dhe nga ana e Tij, Ai më furnizoi mua me të mira (si mund të mos ju udhëzoj në rrugë të drejtë)? Unë nuk dua t’ju kundërshtoj (duke punuar) për atë nga e cila po ju ndaloj, unë nuk dua tjetër vetëm të përmirësoj aq sa mundem, por këtë mund ta arrij vetëm me ndihmën e Allahut, vetëm Atij iu kam mbështetur dhe vetëm tek Ai jam i drejtuar!”. (Hud: 84, 85, 87, 88)
Ajetet e mësipërme aludojnë ndikimin që ka padrejtësia në shpërndarjen e shkëmbimit tregtar, ngrënien e pasurisë së njerëzve pa të drejtë dhe se kjo ka ndikuar në gjendjen e keqe ekonomike ruar ngjarja e Shuajbit a.s., një tregtari të individit e të shoqërisë. Është përshkruar ngjarja e Shuajbit a.s., një tregtari që u përmbahej Urdhrave të Allahut xh.sh. Prandaj, Allahu xh.sh. e kishte pajisur me një furnizim të mirë, sepse i përmbahej asaj për se e thërriste popullin e tij e ajo ishte drejtësia në shitblerje që u përmbahej Urdhrave të Allahut xh.sh. Prandaj, Allahu xh.sh. e kishte pajisur me një furnizim të mirë, sepse i përmbahej asaj për se e thërriste popullin e tij e ajo ishte drejtësia në shitblerje.

Problemi ekonomik paraqitet në tri aspekte:
1 – Rrallësia, mungesa dhe pamjaftueshmëria e burimeve natyrore. Prandaj, problemi ekonomik në këtë aspekt paraqitet në zgjedhjen e asaj që prodhohet dhe asaj që nuk prodhohet për shkak të ndryshimit e llojshmërisë së nevojave të shumta të njeriut, mënyrës së përcaktimit të burimeve të gatshme për përdorim apo përcaktimit të burimeve, të cilat mund të përdoren, si dhe mënyrës së prodhimit që duhet ndjekur. Prandaj, për të kuptuar këtë problem, duhet studiuar teoria e garantimit të këtyre burimeve, lloji e sasia e të mirave, preferencat e prodhimit të tyre si dhe alternativat e tyre.
2 – Mënyra nëpërmjet së cilës bëhet shpërndarja e të hyrave publike për faktorët e ndryshëm të prodhimit, apo mënyra e shpërndarjes së faktorëve të prodhimit për pjesëtarët e shoqërisë dhe pjesa e faktorëve të prodhimit në ato të hyra në bazë të detyrës që kryen çdo faktor në realizimin e këtyre të hyrave. Ky aspekt i problemit ekonomik lidhet me caktimin e burimeve të të hyrave individuale dhe rregullat e fitimit e të shpërndarjes së tyre, si dhe me pjesëmarrjen e faktorëve të pro dhimit në të hyra, që janë fitimi nga toka, rroga për punëtorin, kthimi i kapitalit dhe fitimi për afaristin.
3 – Rëndësia relative për faktorët e prodhimit si dhe roli e rëndësia e çdo faktori në procesin e prodhimit. Rëndësia relative është e lidhur me konceptin filozofik që e pranon çdo shoqëri. Rregullimi shoqëror me sistemet ekonomike që përmban, ka ndikim të madh në caktimin e sasisë së prodhimit dhe të llojit të tij, në varësi nga niveli i lirisë apo kufizimi i së drejtës së pronës a të drejtës së punës e të konsumit, apo inkurajimit të përparimit teknik e teknologjik për përmirësimin e shtimin e prodhimit me qëllim përfitimi nga burimet apo faktorët esencialë të prodhimit, të përfaqësuara në pasuritë natyrore, kapitalin dhe punën.
Këto tri aspekte të problemit ekonomik janë boshti i studimeve ekonomike, kanë rolin e tyre në mosmarrëveshjet midis popujve e shoqërive të ndryshme, si dhe janë prej faktorëve që shkaktojnë luftërat e shkatërrojnë civilizimet.
Ekzistimi i problemit ekonomik është pjesë e traditës universale të Allahut xh.sh. dhe sprovim nga Ai për njerëzimin që të dallohet i keqi prej të mirit, i dobishmi nga i padobishmi dhe besimtari nga pabesimtari.
Islami e pranon ekzistencën e problemit ekonomik dhe e konsideron prej fenomeneve universale e traditave hyjnore të shoqëruara me praninë e njeriut në tokë, si dhe sprovim i Allahut xh.sh. për njerëzimin, që të caktojë destinacionin e tij për Ahiret.
Mungesa e rrallësia në burimet natyrore është pjesë e dëshirës universale të Allahut xh.sh., dhe ajo nganjëherë është një lloj dënimi hyjnor për tiraninë e shkatërrimin e njeriut në tokë.
Allahu xh.sh. ka përcaktuar shkakun e ekzistencës së këtij fenomeni, i cili kthehet në vetë natyrën e njeriut që e ka krijuar Allahu xh.sh., kjo natyrë e pabindur, rebeluese e tirane, e cila, kur të ngopet, nuk ka nevojë për askënd. Allahu xh.sh., për të sqaruar këtë të vërtetë, thotë:
“Sikur Allahu t’ua shumonte begatinë robërve të Vet, ata do të kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masën që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e Vet”. (esh-Shura: 27)
Allahu xh.sh., duke përshkruar natyrën e shpirtit njerëzor kur të arrijë mirëqenien dhe kur të realizojë kërkesat e nevojat e tij, duke u bërë arrogante e tirane, thotë:
“Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë. Për shkak se e ndien veten të pavarur”. (el-Alek: 6-7)
Shoqëria e cila bëhet e panevojshme, ajo praktikon atë që praktikon individi, dhe këtë të vërtetë e ka shpjeguar Allahu xh.sh. në ajetin vijues:
“Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderoni Atë. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës. Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhëta, me drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër. Atë dënim ua dhamë atyre, për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë përveç mohuesit”. (Sebe’ë: 15-17)
“Allahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e Allahut. Atëherë Allahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi (ua ngjeshi) petkun e urisë dhe të frikës”. (en-Nahl: 112)
Rrallësia e burimeve natyrore ka një urtësi, me të cilën dallohet. Mungesa e burimeve i nxit njerëzit që të ndërtojnë tokën dhe është nxitje për vazhdimësinë e njerëzimit në të deri në një moment të caktuar, me punë sipas fuqive e mundësive reale e mendore të shpërndara në mes njerëzve. E tërë kjo shpie që faktori punë të ketë rolin e tij në përfitimin nga burimet natyrore dhe kontributin e tij në nxjerrjen e thesareve të fshehura në tokë. E tërë kjo nuk do të arrihet, nëse mungon e largohet problemi ekonomik. Kurani ka treguar për këtë urtësi duke thënë se ajo pjesë e traditës universale të Allahut xh.sh. është prej shenjave hyjnore të Tij. Allahu xh.sh. thotë:
“Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime“. (ez-Zuhruf: 32)
Kurani e cakton mënyrën nëpërmjet së cilës njeriu mund të arrijë mirëqenien dhe të arrijë begatinë e jetesës. Allahu xh.sh. na garanton për gjetjen e nevojave të njeriut të lidhura me komponentet e ekzistimit të tij, duke na garantuar plotësimin e tyre. Ky sistem, që Allahu xh.sh. e ka bërë shkak të obligueshëm për plotësimin e nevojave, është besimi i njeriut në Allahun xh.sh. – me fjalë, me punë, me sjellje dhe me legjislacion. Devijimi i shoqërive njerëzore konsiderohet arsye për mungesën në prodhim, qoftë ajo për shkak të dhënies së fuqisë për disa krijesa nga Allahu xh.sh., që të shkatërrojnë prodhimin ose të largimit të bekimit të së mirës e të furnizimit që u jep Allahu xh.sh. robërve të Tij. Allahu xh.sh. thotë:
“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’u hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan”. (el-A’raf: 96)
Trajtimi i problemit ekonomik nga Islami dhe mënyra që urdhëron që ta ndjekim për t’iu shmangur problemit në formën që nuk përkon me ekuilibrin e shoqërisë, ngrihet në atë mënyrë duke i trajtuar të gjitha aspektet e problemit ekonomik në formë të plotë, ku bashkohen të gjitha elementet ndikuese në rregullimin shoqëror me punë, me koordinim e integrim, për të arritur shoqërinë e virtytshme, ku jeta zhvillohet sipas programit të Allahut xh.sh., të cilin e ka shpjeguar Allahu xh.sh. në librin e Tij nëpërmjet të Dërguarit të Tij. Kur të arrihet kjo gjë me lehtësi sipas ligjit të Allahut xh.sh., atëherë problemi ekonomik me të gjitha aspektet e tij, nuk do të jetë pengesë për stabilitetin e njeriut dhe arritjen e qëllimit për hir të të cilit e ka krijuar Allahu xh.sh. dhe e ka zbritur në Tokë për të jetuar në të për një periudhë të caktuar kohore, dhe pastaj për të kaluar në jetën e përjetshme, në të ci lën nuk ka lodhje e as mundim, por ajo është jetë e shpërblimit për atë që ka punuar njeriu gjatë periudhës kohore që ka kaluar në tokë.
Studimi i sistemit e i mënyrave përmes të cilave Islami zgjidh problemin ekonomik, kërkon studimin e të gjitha gjërave të pjesshme e më të gjera të sistemit ekonomik nga këndvështrimi islam. Prandaj, qëllimi i këtij artikulli e i atyre vazhdues, nuk është paraqitja e plotë për të gjitha zgjidhjet që paraqet Islami gjatë trajtimit të problemit ekonomik, duke i dhënë koncept të plotë për programin e Islamit. Kjo kërkon studime të gjata e të ndryshme të degëve të ndryshme të ekonomisë. Por në këtë artikull e në artikujt që pasojnë, do të trajtojmë problemin ekonomik, duke i dhënë lexuesit një koncept të përgjithshëm për zgjidhjet që urdhëron Islami gjatë trajtimit të problemit ekonomik me të tri aspektet e tij që kemi përmendur në fillim të këtij artikulli. Gjithashtu do të trajtojmë idenë që Islami nuk kufizohet vetëm në trajtimin e marrëdhënieve me Allahun xh.sh., por problemet materiale të njeriut i trajton në përputhje me natyrën njerëzore dhe traditat universale, të cilat kanë qenë të nevojshme për krijimin e njeriut në tokë.
Rrallësia e burimeve natyrore është e lidhur me urtësinë e krijimit të njeriut. Toka që Allahu xh.sh. e krijoi për njeiun, që të jetojë në të, nuk është krijuar që të jetë vend rehatie e lumturie. Kurani ka aluduar këtë në ajetin vijues:
“…e Ne u thamë: “Zbritni (dilni), jini armik i njëri tjetrit, e ju deri në një kohë në tokë keni vendbanim dhe dëfrim”. (el-Bekare: 36)
Allahu xh.sh. të mirat e tokës nuk i ka bërë si ato të Xhenetit, veçse komoditetin e tyre e ka bërë të vogël dhe burimet e tyre të kufizuara. Po Allahu xh.sh. e ka krijuar tokën dhe ka krijuar njerëzit në të. Në të ka krijuar të mira e pasuri që u mjaftojnë njerëzve, nëse janë në rrugën e drejtë dhe i binden Urdhrit të Allahut xh.sh. Por, nëse devijojnë, atëherë ligji i rrallësisë do të rëndojë problemin ekonomik dhe do t’i prekë njerëzit me dhembje, mjerim, varfëri, uri dhe frikë.
Sistemi i Islamit në trajtimin e rrallësisë së burimeve natyrore, paraqitet në drejtimin e shoqërisë për shfrytëzimin e të gjitha burimeve natyrore, përpjekjet për arritjen e tyre dhe përfitimin prej tyre. Shfrytëzimi i këtyre burimeve kërkon përpjekje. Prandaj, kush dëshiron të për fitojë nga ajo që ka krijuar Allahu xh.sh. në tokë apo në qiell, – ai duhet të bëjë përpjekje. Burimet natyrore janë prej arsyeve që shkaktojnë problemin ekonomik, qoftë ai nga aspekti i mangësisë në shfrytëzimin e tyre apo nga aspekti i mënyrës e teknikës së përdorur nga njeriu gjatë shfrytëzimit të këtyre burimeve. Prandaj, trajtimi i realitetit të rrallësisë së burimeve natyrore varet nga mënyra e shfrytëzimit të këtyre burimeve dhe përpjekja për zbulimin e tyre. Toka është burimi kryesor i furnizimit, dhe në brendi të saj fshihen lëndët e para për prodhimin e produkteve për të cilat ka nevojë njeriu në jetën e tij, si dhe ajo ruan burimet e zhvillimit, si toka e uji. Dhe me bashkimin e këtyre arrihet plotësimi i nevojave të njeriut që kanë të bëjnë me ushqimin. Prandaj, trajtimi i mungesës së burimeve e rrallësisë së tyre, nga Islami arrihet nëpërmjet shfrytëzimit të tokës, vëmendjes që duhet t’i kushtojë njeriu tokës, dhe domosdoshmërisë së shfrytëzimit të saj përmes bonifikimit të tokës, shfrytëzimit të saj dhe nxitjes së njeriut për ta arritur këtë.
Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e punon një tokë që nuk është e askujt, atëherë ajo i takon atij”. Ky hadith shpjegon një prej aspekteve se si Islami e trajton mënyrën e sjelljes me rrallësinë, pikërisht duke nxitur për shfrytëzimin e tokës e investimit në të, duke nxitur njeriun që të shfrytëzojë tokën duke përfituar ndjenjën e pronësisë, duke i nxitur njerëzit që të bëhen të aftë për të shfrytëzuar tokën e papunueshme. Prandaj, Islami kujdeset t’i shtyjë faktorët e prodhimit në bashkëveprim, me qëllim të zvogëlimit të efekteve të rrallësisë së burimeve në keqësimin e problemit ekonomik. Mosshfrytëzimi i tokës, shpie në shkatërrimin e dy burimeve të prodhimit, që janë toka e puna. Prandaj Islami i ka dhënë rëndësi këtij aspekti të trajtimit të rrallësisë, duke i krijuar mjedisin ndihmës për shfrytëzimin e burimeve natyrore të disponueshme. Për këtë qëllim ka krijuar murin rregullues për mbrojtjen e grupit aktiv të njerëzve, duke i nxitur për shfrytëzimin e tokës duke u dhënë të drejtën e pronësisë për ata që investojnë në tokë, dhe mbrojtjen e kësaj pronësie nga zaptimi i saj. Shprehja se nuk ka asnjë të drejtë mundimi i tiranit (djersa e tiranit), që ka ardhur në disa transmetime, ka domethënien që nuk i takon askujt që të vijë në tokën që e ka bërë të gjallë dikush para tij, e të mbjellë në të me forcë, duke përfituar nga kjo mbjellje zotërimin e tokës. Nuk pranohet e drejta e tij dhe e ka ndaluar këtë të drejtë. Ndërsa udhëheqësit të myslimanëve i takon që të mbrojë pronën.
Problemi i vendeve të pazhvilluara qëndron në pamundësinë e tyre për të shfrytëzuar burimet natyrore të disponueshme për njeriun, qoftë kjo edhe për shkak të legjislacioneve jo të drejta, të cilat pengojnë nxitjen për punë. Dhe historia bashkëkohore na jep argumente që legjislacionet jo të drejta, si dhe përvetësimi i ideve të devijuara, ka sjellë shkatërrimin e sistemit komunist në Bashkimin Sovjetik, ku rregullimi ekonomik bazohej në zvogëlimin e rolit të njeriut për të shfrytëzuar burimet natyrore duke i hequr ndjenjën e dashurisë ndaj pronës. Dhe, si rrjedhojë e kësaj, zhdukjen e nxitjes për punë, duke i ndaluar që të kryente rolin e tij ndikues dhe duke mos përfituar maksimalisht prej burimeve natyrore.
Islami e ka drejtuar vëmendjen që burimet natyrore të mos kufizohen vetëm në atë që shfaqet në tokë, por që rrallësia të mund të vijë për shkak të mospërpjekjes mendore e trupore, dhe që rrallësia të mund të zgjidhet nëse njeriu përpiqet e synon hulumtimin për burimet e furnizimit, pa u mbështetur në burimet e dukshme. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kërkoni furnizimin në fshehtësinë e tokës”. Ky hadith na paraqet të vërtetën që toka fsheh shumë të mira, dhe që Allahu xh.sh. Që ka krijuar njeriun, do t’i sigurojë të gjitha nevojat e tij, por me kusht që të punojë në hulumtimin e gjurmimin e tyre. Ky hadith përmban tregues të qartë, që furnizimi fshihet në brendësitë e tokës, por ka nevojë që ai të kërkohet.
Prej traditave universale të Allahut xh.sh. është që e ka obliguar njeriun të kërkojë në tokë, të përpiqet e të lodhet. Kurse kënaqësia pa lodhje, është në botën tjetër. Dhe kjo është prej fshehtësive që Allahu xh.sh. ka bërë në rrallësinë e burimeve, por mungesa e plotë dhe pamundësia nuk janë plotësim i nevojave. Rrallësia, sipas konceptit islam, është relative dhe jo absolute, ose që rrallësia ndodh kur njeriu nuk përdor pasuritë e mundësitë e tij dhe nuk punon në shfrytëzimin e fuqive mendore.
Është detyrë e njeriut që të përdorë procesin e mendimit e të zbulimit. Ajo që zbulon apo e hulumton njeriu, është krijuar nga Allahu xh.sh. Prandaj, duhet kuptuar drejt Fjala e Allahut xh.sh.:
“E Allahu ju krijoi ju e atë që punoni”. (es-Safatë: 96)
Tërë atë që arrin njeriu prej zbulimeve e me atë që frymëzohet për njohjen e fshehtësive universale, e ka lejuar Allahu xh.sh. në këtë periudhë me numrin e madh të njerëzve, dhe nuk e ka lejuar në historinë e mëparshme të njerëzimit për të konfirmuar një të vërtetë të sigurt që nuk ka dyshim se Allahu xh.sh. garanton sigurimin e nevojave të njeriut dhe që burimet e disponueshme mjaftojnë për plotësimin e nevojave të njeriut, me kusht që ai të kërkojë sipas traditave të Allahut xh.sh. dhe duke u nënshtruar ndaj Tij. Prandaj, devijimi nga ky sistem, do të jetë shkak për rrallësinë e burimeve, që do të jetë një mjet për zbritjen e dënimit të Allahut xh.sh. ndaj padrejtësisë së njeriut.

Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 77

Dituria Islame / 213

Pesëmbëdhjetë shenja që tregojnë për burrat e dobët

Pesëmbëdhjetë shenja që tregojnë për burrat e dobët:

1. Ndikohen lehtë nga të tjerët.
2. Janë robër të varësive të veta.
3. Kanë frikë të thonë: “Jo.”
4. E duan përgojimin e të tjerëve vazhdimisht.
5. Kënaqen me mendësinë e viktimës.
6. I japin përparësi kënaqësisë para çdo gjëje.
7. Nuk i bartin përgjegjësitë e punëve të veta.
8. Janë të varur nga pornografia.
9. S’kanë aftësi për tu ballafaquar me kritikën në mënyrë të mirë.
10. S’kanë disiplinë në marrjen e ecurive.
11. Arsyetime të vazhdueshme dhe ankim për problemet e veta.
12. Rënie e respektit ndaj vetes dhe ulje e vetëbesimit.
13. Qortimi i të tjerëve për fatkeqësitë e jetës së vet.
14. Vazhdimisht i shkelin premtimet dhe s’mund të kthehen nga fjalët e veta.
15. Dobësi në kontaktin me sy, shtrëngim i dobët gjatë përshëndetjes e cila s’përmban në vete kujdes, si dhe mosrespektimi i më të moshuarve.

Dr. Muhamed AbdulXheuad

Puma “braktis” Izraelin

Një vendim që në 2018-n e morri dhe Adidas, pse?

Puma nuk do të rinovojë marrëveshjen e sponsorizimit të fanellës me ekipin kombëtar të futbollit të Izraelit pasi marrëveshja aktuale skadon vitin e ardhshëm.

Ndërsa thirrjet për bojkot të kompanive me interesa biznesi në Izrael vazhdojnë në Lindjen e Mesme, kompania thotë se vendimi nuk ka të bëjë fare me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Vendimi u raportua fillimisht nga Financial Times, duke cituar dokumente të brendshme që tregojnë se marka gjermane e veshjeve sportive ka vendosur të mos rinovojë kontratën e saj me Federatën e Futbollit të Izraelit.

Puma konfirmoi se vendimi është marrë vitin e kaluar dhe se nuk ka asnjë lidhje me konfliktin aktual midis Izraelit dhe Hamasit.

Kompania thekson gjithashtu se nuk do të rinovojë kontratën me ekipin serb të futbollit dhe se së shpejti do të prezantojë dy partnerët e rinj, duke shtuar se bëhet fjalë për strategjinë e tyre të re të marketingut.

Në vitin 2018, Puma zëvendësoi Adidas si sponsor dhe prodhues i fanellave për kombëtaren izraelite të futbollit. Kjo marrëveshje tërhoqi kritika të ashpra nga lëvizje si lëvizja pro-palestineze Bojkot, Denoncim dhe Sanksione (BDS).

Në faqen e saj të internetit, BDS thekson se sponsorizimi i Puma-s mbulon edhe klubet “në vendbanimet ilegale izraelite në territorin e pushtuar palestinez”.

Thirrjet për bojkotimin e Puma-s u bënë edhe më të forta pas fillimit të fushatës ushtarake izraelite në Gaza.

Kompania thotë se “nuk i mbështet klubet e futbollit në ato lagje”, duke shtuar se “distributori i tyre izraelit nuk ka degë as në ato lagje“. Në faqen e saj të internetit, BDS merr meritën për vendimin e Adidas-it për t’i dhënë fund marrëveshjes së sponsorizimit me ekipin kombëtar izraelit në vitin 2018. /tesheshi.com/

Abu Dhabi, një strehë e re për miliarderët

Pse kryeqyteti emiratas është bërë tërheqës për sipërmarrësit

Ndikimi i luftës: Ekonomia e Izraelit në telashe

Shumica e sektorëve të ekonomisë izraelite pësuan një rënie pas 7 tetorit, kur Tel Avivi iu përgjigj një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës Hamas me një fushatë të pamëshirshme sulmesh tokësore dhe ajrore në enklavën palestineze.

Dy muaj pas luftës së Izraelit në Gaza, shumë sektorë në vend nuk kanë arritur të rikuperohen nga efektet e konfliktit, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të mbështetur ekonominë.

Shumica e sektorëve të ekonomisë izraelite përjetuan një rënie pas 7 tetorit, kur Tel Avivi iu përgjigj një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës Hamas me një fushatë të pamëshirshme sulmesh ajrore dhe tokësore në enklavën palestineze.

Në konflikt, shekli izraelit ra në nivelin më të ulët prej 4.08 kundrejt dollarit amerikan, për t’u kthyer në nivelin e paraluftës prej 3.84 në fillim të nëntorit.

Norma më vonë u përmirësua më tej në mesataren 3.72 kundrejt dollarit deri në fund të muajit të kaluar, kryesisht për shkak të ndërhyrjes së Bankës së Izraelit në tregjet valutore.

Turizmi

Turizmi në Izrael pati një rënie marramendëse prej 76 për qind në tetor për shkak të konfliktit, i cili shkaktoi një valë anulimesh fluturimesh për dhe nga Tel Aviv.

Sipas Byrosë së Statistikave të Izraelit, vetëm 89.700 turistë vizituan Izraelin në tetor, shumica e të cilëve mbërritën para fillimit të luftës.

Kjo përfaqëson një rënie prej mbi 370.000 turistësh të huaj krahasuar me një vit më parë, duke theksuar ndikimin e rëndë që ka pësuar sektori për shkak të sulmit të befasishëm nga Hamasi.

Të dhënat e turizmit për muajin nëntor, të cilat ende nuk janë të disponueshme, pritet të pasqyrojnë një rënie të ndjeshme nga tetori.

Forcat ajrore

Fluturimet drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion i Tel Avivit kanë rënë me rreth 80 për qind që nga fillimi i luftës, sipas një raporti në faqen e internetit Secret Flights.

Megjithëse zakonisht kryente 500 fluturime në ditë, aeroporti trajtonte vetëm rreth 100 në ditë gjatë konfliktit deri më 10 nëntor.

Përpjekjet për të bindur linjat ajrore ndërkombëtare që të rifillojnë fluturimet drejt dhe nga Tel Aviv kanë vazhduar që nga 29 nëntori, me Udi Bar-Oz, kreu i National Airlines, duke zhvilluar bisedime me përfaqësues të mbi 120 kompanive të huaja.

Që nga 7 tetori, gjashtë linja ajrore të huaja, duke përfshirë Etihad Airways, Flydubai, Hainan Airlines dhe Azimuth Airlines, së bashku me El Al Israel Airlines, rifilluan operimet drejt dhe nga Izraeli.

Tregu i punës

Deri më tani, tregu izraelit ka pësuar humbjen e rreth 950.000 vendeve të punës. Qindra mijëra të tjerë, ndërkohë, përballen me sfida për të gjetur punë pranë Rripit të Gazës ose në Izraelin verior pranë kufirit me Libanin, ku janë zhvilluar edhe luftime sporadike.

Konflikti rezultoi në më shumë se 178.000 punëtorë palestinezë të paaftë për të udhëtuar në vendet e tyre të punës ose vendbanimet izraelite. Gjithashtu, rreth 350.000 punonjës izraelitë iu bashkuan ushtrisë, ndërsa rreth 46.000 u pushuan nga puna, sipas Ministrisë izraelite të Punës.

Në përgjithësi, rreth 760.000, afërsisht 18 përqind e fuqisë punëtore, nuk ishin në gjendje të punonin sepse shërbenin si rezervistë, qëndronin pranë zonave të konfliktit ose qëndronin në shtëpi me fëmijët.

Pasuri të paluajtshme

Brenda Izraelit, mbi 90.000 punëtorë palestinezë janë të punësuar në sektorin e pasurive të paluajtshme nga një total prej 178.000. Askush nuk është kthyer në punë që nga fillimi i konfliktit.

Ndërkohë, puna palestineze është rikthyer pjesërisht në sektorë të tjerë si bujqësia dhe industria ushqimore, mes mungesës së këtyre llojeve të mallrave në tregjet izraelite.

Industria e pasurive të paluajtshme tregoi një rënie prej mbi 8 për qind në tregun e aksioneve izraelite deri në fund të muajit të kaluar krahasuar me nivelet e paraluftës.

Më 1 dhjetor, Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në territorin palestinez pasi i dha fund armëpushimit humanitar njëjavor me grupin palestinez Hamas.

Më shumë se 17.000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 43.000 janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë nga sulmi i Hamasit është 1.200.

TRT Balkan /

Turqia dhe Katari nënshkruan 12 marrëveshje bashkëpunimi

Pas një takimi kokë më kokë në ‘Lusail Palace’, Erdoğan dhe Al Thani kryesuan takimin e Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar, pas çka në prani të dy liderëve u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve

Turqia dhe Katari kanë nënshkruar 12 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme dhe deklaratën e përbashkët të takimit të 9-të të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar, raporton Anadolu.

Pas një takimi kokë më kokë në ‘Lusail Palace’, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, kryesuan takimin e Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar, pas çka në prani të dy liderëve u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Deklarata e përbashkët në mbledhjen e komitetit u nënshkrua nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij nga Katari, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani.

Një memorandum mirëkuptimi për konsultime politike për çështje me interes të ndërsjellë ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve po ashtu u nënshkrua nga dy shefat e diplomacisë.

Ata gjithashtu nënshkruan një pakt për zbatimin e një memorandumi mirëkuptimi për bashkëpunim kulturor ndërmjet ministrive të kulturëss të dy vendeve.

Një pakt për bashkëpunim dypalësh për ndihmë humanitare dhe çështje bamirësie u nënshkrua nga Fidan dhe Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, ministre e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen.

Fidan dhe Ali bin Fetais Al Mari, rektori i Universitetit Lusail, nënshkruan një protokoll bashkëpunimi midis universitetit dhe Ministrisë Kombëtare të Arsimit të Türkiyes për ngritjen e qendrave të mësimit të gjuhës turke.

Një marrëveshje kornizë ushtarake dypalëshe u nënshkrua nga ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit, Halid bin Mohammad Al Atiyyah.

Paktet për bashkëpunim në shkencë, industri dhe teknologji u nënshkruan nga ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır dhe ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit i Katarit, Mohammed bin Ali Al Mannai.

Një pakt tjetër për bashkëpunim ndërmjet ministrive të thesarit dhe financave të vendit u nënshkruan nga ministri turk i Financave, Mehmet Şimşek dhe ministri i Financave i Katarit, Ali bin Ahmad Al Kuwari.

Pakti për bashkëpunim në promovimin e investimeve u nënshkrua nga kreu i Zyrës së Investimeve Presidenciale Turke, Burak Dağlıoğlu dhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Katarit, Khalifa bin Jassim Al Thani.

Së fundmi, kreu i Asamblesë së Eksportuesve të Türkiyes, Mustafa Gültepe dhe Khalifa bin Jassim Al Thani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në eksport.

/aa/

Economist: Këto janë qytetet më të shtrenjta në botë(po më i liri?)

Renditja e bazuar në gjetjet e një sondazhi të kryer midis 14 gushtit dhe 11 shtatorit 2023

Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në botë, pasuar nga Gjeneva, Nju Jorku dhe Hong Kongu, sipas një renditjeje të publikuar nga Economist.

Kam marr para borxh me kamatë , pastaj e kam kuptu gabimin,tani a duhet t’ia kthej paratë ashtu me kamatë a si?

Pyetje: Kam marr para borxh me kamatë , pastaj e kam kuptu gabimin,tani a duhet t’ia kthej paratë ashtu me kamatë a si?

Përgjigje:  Elhamdulilah që e keni kuptu gabimin, sepse kamata, ta bësh këtë vepër është krim në raport me Allahun. Andaj nëse mundesh të ia kthesh vetëm aq para sa i ke marr borxh, pa kamatë, ktheja pra aq para, por nëse nuk arrinë t’ia kthesh është edhe më rënd qështja dhe ky është rezultat i asaj se ku njeriu e fut veten dhe pasojat prej kësaj vepre janë të rënda dhe nuk arrinë të kënaqësh me të hollat e kamatës.

Hoxhë Ekrem Avdiu

A lejohet të kryhet haxhi prej kamatës bankare?

A lejohet të kryhet haxhi prej kamatës bankare apo një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin e Allahut?
Na urdhëro dhe na sqaro, për këtë. Zoti ju shpërbleftë!

Haxhi prej kamatës është haram, haram, haram. Haxhi patjetër duhet të jetë prej pasurisë hallall. Njeriu mund t’i afrohet Allahut me mëkat.

Poeti ka thënë:
Nëse shkon ne haxh me pasurinë e përlyer,
Nuk e ke kryer haxhin, por deveja ka shkuar haxh.

 

Muhammed Muteveli Sharavi

A i lejohet muslimanit të blejë dollar apo ndonjë monedhë tjetër me një çmim të ulët, dhe t’i shes ato pasi t’u rritet vlera?

Përgjigje:
Nuk ka ndalesë për këtë, pra nëse blenë dollar apo monedha tjera dhe i ruan derisa të rritet vlera e tyre dhe më pas i shet, ska gjë të keqe. Por duhet t’i blejë dorë më dorë, p.sh. blenë dollarin me rijal saudian dorë më dorë. Pra monedha duhet të shkëmbehet dorë më dorë sikurse shkëmbehet ari dhe argjendi.

Përktheu: J.B.
“Fetava Shejh Abdulaziz Ibën Baz”
https://udhezimi.com/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
30 %
4.1kmh
20 %
Wed
34 °
Thu
35 °
Fri
35 °
Sat
36 °
Sun
39 °