Ballina Blog Faqe 59

Plani i Rritjes: miliardat që u premtohen këtyre burrave ballkanikë nga Perëndimi

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me diplomatë evropianë dhe amerikanë në Shkup, miratuan një deklaratë për Planin e Rritjes së rajonit nën kujdesin e Bashkimit Evropian, i cili duhet të zbatohet deri në vitin 2027.

Zbatimi i planit, gjashtë miliardë euro “i vështirë”, kushtëzohet nga zbatimi i reformave dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i vendeve të rajonit. Qëllimi është funksionalizimi i tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor, i cili do të ketë akses në tregun europian edhe para se vendet të bëhen anëtarë të plotë të BE-së.

Plani është që kompanitë dhe qytetarët nga rajoni të gëzojnë katër liritë e BE-së – lëvizjen e njerëzve, kapitalin dhe shërbimet, si dhe mundësinë për të punuar ku të duan.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të hënën që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se të dyja palët duhet të angazhohen për dialog të moderuar nga BE-ja, të cilën SHBA-të e mbështesin si kusht për integrimin evropian.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova, u takuan në Shkup në një takim në axhendën e të cilit ishin reformat e nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sipas planit të paraqitur në tetor të vitit të kaluar.

Në shkurt të vitit 2023, Serbia dhe Kosova u pajtuan në Bruksel me marrëveshjen e ofruar nga Bashkimi Evropian dhe në mars në Ohër, nën kujdesin e BE-së, pranuan aneksin e marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërkohë, si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli kanë theksuar vazhdimisht se këto dokumente janë ligjërisht të detyrueshme, pavarësisht se nuk janë nënshkruar dhe se do të jetë pjesë e matshme e kornizës së negociatave për të dyja palët në rrugën drejt BE-së.

Tregu i përbashkët

Plani i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro për rritjen e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

“Plani i Rritjes ka potencialin për të ndryshuar lojën dhe mund të dyfishojë madhësinë e ekonomive tuaja në dekadën e ardhshme”, tha në fillim të takimit shefi i Komisionit Evropian për negociatat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Gert Jan Koopman.

BE, shtoi ai, do të ndihmojë vendet e rajonit që të integrohen me njëri-tjetrin derisa të vazhdojë procesi i integrimit në tregun e përbashkët.

Koopman tha gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jenë pengesë për fqinjët e tyre në këtë process dhe se atyre që e bëjnë këtë do t’u bllokohet qasja në tregun e përbashkët, që është para së gjithash një aludim për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke pasur parasysh se Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien tha se Plani i Rritjes është i ndryshëm nga çdo gjë që është shfaqur deri më tani, sepse qytetarët e secilit vend në rajon do të ndjejnë përfitimet nëse vendet e tyre zbatojnë programet e planifikuara.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se tregu i lirë i punës, i cili do të krijohet mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, është një lajm i rëndësishëm, sepse do të kontribuojë në një mjedis më të mirë biznesi dhe tejkalimin e problemit të mungesës së fuqisë punëtore në treg, i cili me të gjitha tre vende përbëjnë afërsisht 11 milionë banorë. /tesheshi.com/

Bëje punën tënde mirë edhe kur askush nuk të sheh

Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me prodhimin e preparateve për flokë

Dallimi i madh midis njerëzve të suksesshëm dhe të atyre të pasuksesshëm qëndron në atë që të suksesshmit punojnë gjithë ato që të pasuksesshmit nuk duan, thotë miliarderi dhe ndërmarrësi John Paul DeJoria.

Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me preparate të flokëve, Paul Mitchell, mirëpo në moshën 16-vjeçare ka bërë punë të imta në një punëtori të pastrimit kimik.

Ka vendosur varëse, ka pastruar dysheme dhe është paguar 1,25 dollarë në orë.

“Një ditë erdhi shefi i cili ishte shumë i rreptë dhe më tha që dëshiron të flasë me mua. Në çastin e parë kjo nuk më tingëlloi mirë. Më tregoi se si një ditë më parë kishte punuar deri natën vonë, dhe se si në një moment ka vërejtur që nuk ka pluhur nën tepih, as edhe nën mobilie”, kujton DeJoria.

“As që e kam imagjinuar që dikush mund të punojë punën e vet aq mirë kur askush nuk e sheh – më tha shefi dhe menjëherë më shtoi pagesën prej 25 centësh”.

Sipas asaj që ka mësuar si 16-vjeçar, DeJoria konsideron që suksesi nuk qëndron në atë sa para keni dhe në çfarë pozicioni jeni.

“Sukses është sa mirë e bën punën tënde kur askush nuk të sheh”, thekson DeJoria, sot një miliarder.

Publikohet ne Gazete Zyrtare ligji i ri i ATK-se per administrimin e procedurave tatimore

Ky Ligj rregullon procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Kosovës që janë në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: ATK), si dhe parimet e organizimit dhe të funksionimit të ATK.

Dispozitat e këtij ligji janë të obligueshme për të gjithë personat që i nënshtrohen fushëveprimit
të këtij Ligji, për ATK dhe institucionet tjera të përcaktuara me këtë ligj.

Linku:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=85269

Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam – (4)

Muhamed Abdullah el-Shebani

Në artikullin e kaluar kemi dis kutuar çështjen e shpërndar jes së faktorëve të prodhimit. Saktësisht, faktorin punë du ke marrë parasysh se është prej faktorë ve më të rëndësishëm të prodhimit që ndikon në ekzistencën e problemit eko nomik dhe mënyrën se si Islami e trajton këtë faktor nga aspekti i rëndësisë së tij relative në procesin e prodhimit. Ndërsa në këtë numër do të diskutojmë faktorin e burimeve natyrore duke marrë para sysh se është prej faktorëve të prodhim it, lidhjen e këtij burimi me shpërndarjen e të ardhurave publike, ndikimin e tij në paraqitjen e problemit ekonomik dhe trajtimin e këtij faktori nga aspekti Is lam.
Me burime natyrore, sipas konceptit ekonomik kuptohet çdo gjë që gjendet mbi sipërfaqe të tokës si toka, detërat e lumenjtë, atë që është sipër saj si drita e erërat dhe çdo gjë që gjendet në thellësi të saj si pasuritë minerale. Ky faktor prodhimi është fusha e shfrytëzimit, në të cilën njeriu praktikon rolin e tij për mes punës për të përfituar nga ajo që All-llahu xh.sh. ka depozituar në tokë e qiej nga të mirat për të plotësuar nevojat e njerëzve.

Burimet natyrore dhe ekonomia

Lidhja e burimeve natyrore me prob lemin ekonomik paraqitet në mundësinë e përfitimit nga të mirat e tokës dhe hu lumtimin e faktorëve tjerë të prodhimit për shfrytëzimin e këtyre burimeve. Mos shfrytëzimi i burimeve natyrore në dis pozicion në mënyrë ekonomike të duhur që realizon të mirën publike dhe lehtë simin e nevojave të individëve ndihmon në paraqitjen e problemit ekonomik. Ne glizhenca ndaj burimeve natyrore dhe mosshfrytëzimi i tyre do të shpie në mos përdorimin e faktorëve tjerë të prodhi mit që do të ndikon në keqësimin e problemit ekonomik. Si dhe mënyra e shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe mos ekuilibrimi gjatë shfrytëzimit do të shpie në konsumimin e burimeve apo humbjen e tyre dhe si rezultat i kësaj do të vjen deri te keqësimi i problemit ekonomik.
Islami ka vendos kritere dhe ka shpje guar mënyrat e shfrytëzimit të burimeve natyrore në mënyrën që do t’i shërbejë ekonomive të shoqërisë, të arrin ekuilib rin në shfrytëzimin e burimeve natyrore, të eliminon e të largon mënyrat që ndi kojnë në humbjen e burimeve duke zvo gëluar ndikimin e faktorëve të burimeve natyrore në keqësimin e problemit eko nomik.
Kriteret me të cilat Islami ka trajtuar faktorin e burimeve natyrore bazohen në pikëpamjen e tij, që çdo gjë që është në qiej e tokë, All-llahu xh.sh. e ka vënë në interes të njeriut e jetesës së tij dhe që njeriu duhet të bënë përpjekje për të për fituar nga ajo që All-llahu xh.sh. u ka dhënë nga burimet për të plotësuar ne vojat materiale të njeriut. Rregullat të cilat urdhëron Islami që të përvetësohen gjatë trajtimit të faktorit të burimeve natyrore mund të përcaktohen në çësht jet vijuese:
Së pari: Nxitja për shfrytëzimin e bu rimeve natyrore të pashfrytëzuara duke i porositur udhëheqësit myslimanë që të ndërhyjnë në vendosjen e kritereve e rregullave, që do të ndihmojnë në shfry tëzimin e këtyre burimeve të pashfrytëz uara. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e gjen ndonjë kafshë të ci lën pronarët e saj nuk mund ta ushqejnë dhe e lënë të lirë, e merr dhe e ushqen, atëherë ajo është e tij”. Ky hadith, na po rosit që të mos lëmë burimet e pashfry tëzuara pa i përdor dhe se shoqërisë my slimane i takon e drejta që të ndërhyjë në shfrytëzimin e këtyre burimeve të pash frytëzuara edhe nëse janë pronë individ uale. Sipas këtij hadithi shteti islam mund të vendos rregullat procedurale për ndërtesat industriale, apo pronat buj qësore apo pajimet tjera fikse prodhuese në rast të pamundësisë së pronarëve të tyre që t’i shfrytëzojnë, pasi që kjo gjë do të ndikojë në zvogëlimin e keqësimit të problemit ekonomik e atë përmes va zhdimit të prodhimit e shfrytëzimit të fuqisë punëtore në këto projekte. Mund të themi që realiteti i problemit ekonom ik në botën islame qëndron në pamund ësinë e shteteve në realizimin e rolit të tyre në shfrytëzimin e burimeve naty rore. Përkundrazi, humbja e burimeve natyrore është tipari më i spikatur në praktikat ekonomike të shumicës së shteteve islame.
Së dyti: Dhënia e koncesionit nëse gjenden lidhje mes burimeve natyrore dhe paraqitet nevoja e njerëzve për një grup të shoqërisë në llogari të grupeve tjera. Burimet natyrore për të cilat kanë nevojë njerëzit nuk i takon askujt zotëri mi i tyre dhe nuk i takon shtetit që t’i jep të drejtën e koncesionit ndonjë individi apo grupi, e si rezultat i kësaj monopo lizimin e dobive të tyre. Zotërimi i ndon jë burimi natyror, për të cilin kanë nevo jë njerëzit dhe vendosja e tij në duar të ndonjë grupi të caktuar të njerëzve janë prej shkaqeve të ekzistimit të problemit ekonomik, qoftë përmes mos përfitimit nga ky burim apo përmes monopolizim it e privimit të grupeve të njerëzve nga përfitimi prej tij për shkak të pamundë sisë së tyre që të paguajnë çmimin e kërkuar në këmbim të drejtës së konce sionit. Por, e drejta e dhënies së këtij koncesioni është kompetencë e udhëhe qësit të myslimanëve në rast mungese të burimit natyror në mënyrë që të mundë sohet shfrytëzimi i tij apo që burimi na tyror me natyrshmërinë e tij në të cilën është krijuar nga All-llahu xh.sh. ka nevojë për përpjekje dhe pasuri për të përfituar nga ai. Ndërsa ndalimi i konce sionit i kthehet burimeve natyrore të du kshme prej të cilave mund të përfitojnë të gjithë njerëzit si kripa apo gjelbërimi apo dheu apo rëra si dhe gjërat tjera të dukshme që gjenden në tokë, prej të ci lave mund të përfitojnë njerëzit drejtpër drejtë. Është transmetuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “Myslimanët janë ortak në ujë, gjelbërim e zjarr dhe çmimi i tyre është i ndaluar”. Ndërsa në një transme tim tjetër Muhamedi a.s. thotë: “Tri gjë ra nuk ndalohen: uji, gjelbërimi dhe zjarri”. Nga përmbledhja e këtyre hadi theve kuptojmë kujdesin për nevojat e njerëzve të dukshme, për burimet naty rore dhe që nevojat e përgjithshme për burimin natyror e ndalon udhëheqësin e myslimanëve nga dhënia e koncesionit për çdo grup shoqëror që kjo të mos shpie te monopolizimi i tij, dëmton nje rëzit dhe ndikon në ofertën e kësaj materie, e cila përfitohet nga marrja e saj drejtpërdrejtë nga burimi natyror. Dhë nia e të drejtës së koncesionit për shfry tëzimin e saj nga një grup i njerëzve apo nga një individ apo grup individësh do të ndikon në zvogëlimin e ofertës, rritjen e çmimit të saj dhe pamundësinë e nje rëzve për të zotëruar atë me gjithë nevo jën e tyre të ngutshme për të dhe blerjen e saj nga grupi monopolist që i është dhënë kjo e drejtë.
Së treti: Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit për shfrytëzimin e burimeve naty rore të pa shfrytëzuara sipas planeve prodhuese investuese, të cilat i vendos udhëheqësi mysliman sipas kushteve e të dhënave në dispozicion, e në një më nyrë që i shtyn pjesëtarët e shoqërisë të shfrytëzojnë këto burime natyrore të pa shfrytëzuara. Islami i nxit njerëzit të pu nojnë në shfrytëzimin e kursimeve të tyre, dhe si rezultat i kësaj të japin kon tributin e tyre në zgjidhjen e problemit ekonomik përmes gjetjes së kapitalit të veçantë nga ana e shtetit për shfrytëzim in e burimeve natyrore dhe ofrimin e kushteve për fuqinë punëtore që të kon tribuojë në shfrytëzimin e këtyre buri meve. Transmetohet se Ebi Xhaferi ka thënë: “Nuk ka asnjë familje muhaxher në Medine që nuk ka mbjell në këmbim të një të tretës e një të katërtës. Kështu ka vepruar Aliu, Sa’d bin Malik, Abdu llah bin Mes’ud, Omer ibn Abdul Azizi, Kasimi si dhe familja e Ebu Bekrit, fa milja e Omerit, familja e Aliut e familja e ibn Sirinit. Ndërsa Omeri r.a., nëse fa ra ishte e tij, atëherë i takonte një pjesë, e nëse fara ishte e tyre atëherë atyre u takonte një pjesë”. Nga kjo kuptojmë politikën e shpërndarjes së faktorëve të prodhimit, e cila mbështetet në shtyrjen e faktorëve tjerë të prodhimit për arritjen e ekuilibrit ndërmjet faktorëve të ndry shëm të prodhimit dhe shpërndarjen e të ardhurave kombëtare për këto burime për trajtimin e aspektit të prodhimit në problemin ekonomik.
Së katërti: Shfrytëzimin e burimeve natyrore përmes ndërhyrjes së udhëhe qësit të myslimanëve në rishpërndarjen e tepricës së shfrytëzimit përmes vendo sjes së sistemeve të veçanta e kritereve rregulluese, të cilat ndihmojnë në përfi timin nga komponentët e produktit ko mbëtar duke marrë parasysh të drejtat e pronës individuale. Kjo arrihet duke ndërhyrë për realizimin e interesit pub lik duke rritur produktin kombëtar dhe zvogëlimin e ndikimit të faktorëve të lidhur me burimet natyrore ndikuese në ekzistimin e problemit ekonomik e ke qësimin e tij. Muhamedi a.s. i ka shpje guar mënyrat se si të arrihet kjo përmes porosisë profetike për umetin islam. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thë në: “Mos e ndaloni mirësinë e ujit pasi që me ketë do të ndaloni gjelbërimin”. Ndërsa në një transmetim tjetër: “As kush mos të ndalojë mirësinë e ujit pasi që me këtë ndalon gjelbërimin”. Ndërsa në një hadith tjetër ka ndaluar nga shitja e mirësisë së uji. Nga këto hadithe të lartpërmendura mund të kuptojmë poro sinë profetike për mënyrën e përfitimit në rast të mos gjetjes së ujit. Prandaj në rast se dikush posedon një pus të mbush ur me ujë, atëherë atij i duhet që të lejo jë të tjerët të përdorin këtë pus, nëse i plotëson nevojat e tij në mënyrë që të përfitohet nga ai për ujitje në pjesët e afërta me pusin. Ashtu siç kuptohet që në rast se gjendet ujë që tepron për nevo jat e pronarit të pusit, që t’i lejojë të tje rët që nuk kanë ujë të përdorin pjesë sht esë të ujit për bujqësi. Pronarët e tokave të afërta mund të shfrytëzojnë atë por duke pas parasysh që të mos dëmtojnë pronarin e pusit. Kjo vlen në rast të pri shjes së mjeteve për bartjen e ujit të ndo një bujku që do të ketë nevojë për pjesën shtesë të ujit të fqinjit të tij në mënyrë që të mos humb prodhimin e tij. Këtë mund ta krahasojmë në rastet kur lidhet me mos shfrytëzimin e ndonjë burimi natyr or dhe mundësinë e shfrytëzimit të këty re burimeve qoftë edhe me ndërhyrje në rregullimin shtesë të burimeve natyrore.

Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 81

Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam – (3)

Në dy artikujt e mëparshëm kemi diskutuar lidhjet e shpërndarjes me dy faktorët e prodhimit; faktorin punë e burimet natyrore dhe ndikimin e tyre në ekzistimin e problemit ekonomik; mënyrën se si kishte trajtuar Islami këta dy faktorë nga aspekti i rëndësisë së tyre relative në procesin e prodhimit dhe rolin e tyre në shfaqjen e problemit ekonomik

Ndërsa në këtë artikull do të diskutojmë rolin e kapitalit duke qenë një prej faktorëve të prodhimit në procesin prodhues dhe rëndësinë e tij relative ndikuese në shfaqjen e problemit ekonomik.
Kuptimi ekonomik i kapitalit është: çdo pasuri që kursehet, përdoret për prodhimin e një pasurie tjetër. Dhe me këtë kuptim përfshinë shumë pasuri, madje edhe pasuritë e harxhuara në prodhim si toka, mineralet, lëndët e para dhe mjetet e prodhimit – si pajisjet, pronat industriale, bujqësore e tregtare. Kapitali ndahet në kapital fiks, i cili përdoret më shumë se një herë në prodhim, dhe kapital të ndryshueshëm, i cili përdoret veçse një herë, siç janë farërat e lëndët e para.
Për formimin e kapitalit nevojiten tri elemente: burimet natyrore, puna dhe kursimi. Kursimi është i domosdoshëm për formimin e kapitalit, meqë ndihmon në lëvizjen e faktorëve të tjerë të prodhimit. Prandaj ky dallon nga grumbullimi (akumulimi), me të cilin kuptojmë ruajtjen e pasurisë duke mos menduar në investimin e saj.
Islami i ka dhënë kapitalit rol të rëndësishëm. Shumë prej porosive dhe praktikave të Muhamedit a.s. që janë bërë në kohën e tij e të ashabëve pas tij, konfirmojnë të vërtetën që kapitali ka rol të rëndësishëm në shfrytëzimin e faktorëve të tjerë të prodhimit. Prandaj, sovraniteti i ndryshueshëm i shtetit islam merr drejtim të veçantë në lidhje me përdorimin e kapitalit në mobilizishte e tij atëherë i takonte një pjesë, e imin e ekonomisë dhe trajtimin e problemit ekonomik. Është transmetuar se Omerit r.a., kur i vinte dikush, nëse fara nëse fara ishte e tyre, atëherë atyre u takonte një pjesë”. Kështu, Omeri r.a., me këtë politikë sistematike, kishte shpjeguar rolin e kapitalit në shfrytëzimin e dy faktorëve të prodhimit, faktorit punë e burimeve natyrore, dhe kapitalit në dispozicion, përmes pjesëmarrjes së shtetit në dhënien qoftë të kapitalit të ndryshueshëm apo të kapitalit fiks.
Metoda që përdor Islami gjatë trajtimit të kapitalit, mbështetet në kritere e rregulla të cilat ndihmojnë që kapitali të ketë rol në trajtimin e problemit ekonomik nga aspekti i përdorimit të tij, duke pasur parasysh që është prej mjeteve më të rëndësishme në shfrytëzimin dhe investimin e faktorëve të tjerë të prodhimit, dhe si rezultat i kësaj, në zvogëlimin e ndikimeve negative të problemit ekonomik në produktin kombëtar duke arritur ekuilibrin në lidhje me shpërndarjen e të ardhurave kombëtare.
Kriteret dhe rregullat mbi të cilat mbështetet Islami gjatë trajtimit të problemit se si të përdoret kapitali, duke qenë prej faktorëve të prodhimit dhe mjet për trajtimin e problemit ekonomik, – paraqiten në pikat vijuese:

Së pari: Inkurajimi për kursim, duke qenë një prej mënyrave të krijimit të kapitalit dhe një prej shkaqeve të mungesës së varfërisë. Është transmetuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush e mëson dikë, është shoqërues në jetesën e tij”. Me fjalën mësim në hadith qëllimi është mirëkuptimi dhe sjellja e mirë. Ndërsa shoqërimi në jetesë ka për qëllim harxhimin dhe inkurajimin për kursim. Këtë hadith e mbështet ajo që transmetohet nga Muhamedi a.s., se ai ka thënë: “Sa i lartë është ai që kursen”. Të qenët i lartë këtu nënkupton mosekzistimin e varfërisë për atë që kursen në shpenzimet e tij, nuk është koprrac dhe as nuk e tepron. Vetë veprimi i Muhamedit a.s. e konfirmon këtë. Transmetohet se Muhamedi a.s. i shiste hurma fisit beni Nadhir dhe për familjen e tij blinte ushqim që i mjaftonte për një kohë”. Ky veprim i Muhamedit a.s. është porosi për tërë ymetin, që të kursejmë, të kemi parasysh ditët e ardhshme dhe të mos grumbullojmë nga ajo që tepron prej nevojave të prodhimit, sepse kjo ndihmon qenien e të mirave në tregje.

Së dyti: Interesimi për ruajtjen e kapitalit të paluajtshëm, jetëgjatësinë prodhuese të tij dhe shmangien e mënyrave të dëmshme të konsumimit, të cilat do të ndikojnë në zvogëlimin e jetëgjatësisë së tij prodhuese. Kapitali i paluajtshëm është kapitali fiks i prodhuesit, i cili paraqet mjetin që vë në lëvizje faktorët e tjerë të prodhimit. Prandaj, Islami i jep rëndësi interesimit për kapitalin e paluajtshëm. Është transmetuar se ishte thyer gota e Muhamedit a.s. dhe pjesët e thyera ishin shpërndarë. A’simi thotë: “E kam parë gotën dhe kam pirë në të”. Ky hadith na jep porosi të qartë për domosdoshmërinë e interesimit dhe përkujdesjes për kapitalin prodhues, në mënyrë që ai të përdoret me qëllim të përfitimit sa më gjatë prej tij. Prandaj, mund të krahasojmë mjetet e pajisjet e përbëra nga kapitali fiks me gotën, duke bërë përpjekje për mirëmbajtjen e tyre, për shtimin e jetëgjatësisë së tyre prodhuese dhe që të mos i përdorim ato mbi fuqinë e tyre prodhuese, në mënyrë që të mos ndodhë prishja apo shkatërrimi para se të përfundojë jetëgjatësia e tyre.

Së treti: Konsiderimi i kapitalit fiks si shtylla themelore për formimin e kapitalit shoqëror, dhe si rezultat i kësaj mbajtja e tij dhe mosshpërdorimi i tij. Në rast të shitjes së kapitalit fiks, duhet bërë zëvendësimi i tij me kapital fiks prodhues tjetër, me qëllim të zgjerimit të bazës së kapitalit të paluajtshëm. Rëndësia relative për ruajtjen e kapitalit të paluajtshëm fshihet në konfrontimin e mungesës në vlerat reale të kapitaleve monetare dhe kundërshtimin e idesë së investimit në aktivet monetare, si blerja e aksioneve dhe obligacioneve qeveritare, obligacioneve për huadhënie me qëllim të tregtimit me to, pasi që këto aktive nuk janë aktive prodhuese. Prandaj prej problemeve me të cilat ndeshen shtetet islame që investojnë kamata monetare në letrat me vlerë përmes tregtimit në tregjet monetare botërore, është mungesa e vlerave reale të këtyre pasurive si rezultat i inflacionit monetar. Prandaj, porosia profetike për kujdesin ndaj kapitalit të paluajtshëm, duke qenë shtylla kryesore në formimin e kapitalit dhe konfrontimin e mungesës në vlerat reale të monedhave, konsiderohet si ilaç për shumë prej problemeve ekonomike, me të cilat ballafaqohen sot shoqëritë islame bashkëkohore. Kështu na porosit edhe hadithi vijues. Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “Kush shet shtëpi pa i caktuar çmimin sipas vlerës që i takon, nuk do të bekohet për këtë“.
Ky hadith i drejtohet ymetit islam për të theksuar domosdoshmërinë e përqendrimit në formimin e kapitalit fiks dhe për të mos e shpërdorur e as ndryshuar përveçse me të. Do të thotë i jepet rëndësi kapitalit fiks duke qenë baza mbi të cilën mbështetet puna me faktorët e tjerë të prodhimit dhe shtimi i prodhimit kombëtar.

Së katërti: Dhënia e rëndësisë për zëvendësimin dhe rifreskimin e kapitalit fiks. Do të thotë puna për vazhdimësinë e kapitalit fiks të prodhuesit duke i zëvendësuar aktivet e përhershme e të mirat, me aktivet e konsumuara dhe përqendrimi i vëmendjes në përkujdesjen për fuqinë e thithjes së kapitalit prodhues, në mënyrë që zgjerimi i kapitalit prodhues të mos prodhojë vështirësimin e procesit prodhues duke u ndikuar apo duke u zvogëluar. Për këtë koncept na porosit hadithi që transmetohet nga një prej ashabëve: Isha përfaqësues i fisit beni Muntefik… Pastaj vazhdon: Ishim ulur me Muhamedin a.s., kur bariu futi delet në stallën e tij dhe me vete kishte marrë një qengj. I tha: Ç’dëshiron të na presh, o filan? Tha: qengj. Tha: Shko dhe në vend të tij na prit një dele. Pastaj vazhdoi: Mos mendoni se e kam prerë për shkak teje. Kur t’i pjellë qengji bariut, në vend të tij therim dele”.

Nga ky hadith kuptojmë dy gjëra:
E para: zëvendësimin e aktivit të vjetër me aktivin e ri. Prandaj delja që theret ka zënë vendin e qengjit të vogël, pasi ky do të prodhojë, kurse delja e therur zakonisht është prej tufës, prodhimi i së cilës ka filluar të zvogëlohet.
E dyta: hadithi ka treguar që fuqia absorbuese e stallës dhe fuqia e bariut për të ruajtur tufën, janë afro 100 copë dele. Sepse shtimi mbi këtë numër është dobësim i fuqisë prodhuese të faktorëve të prodhimit, të vendit e të fuqisë punëtore (bariut). Nga kjo porosi profetike kuptojmë domosdoshmërinë e vendosjes së rregullave e procedurave, të cilat duhet t’i ndjekin pronarët e kapitalit fiks me tërë përbërjen e tyre dhe obligimin e udhëheqësit të shtetit mysliman, që të ndjekë e të mbikëqyrë zbatimin e këtyre procedurave, sepse në tërë këtë ka interes e tërë shoqëria.

Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 81

Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat?

A picture of Zakat rice bag with coins, tasbeeh and part of Quran. Zakat is a form of alms-giving treated in Islam as a religious obligation or tax, importance after solat by Quranic sequence.

Borxhdhënësi a duhet të japi zeqat?

Përgjigje: Ai që i ka dhënë borxh dikujt nuk e ka detyrim të ja­pi zeqat për atë pasuri përderisa nuk i kthehet, sepse atë pasuri nuk e ka në duart e veta.

Nëse i ka dhënë borxh ndonjë të pasuri (prej të cilit shpreson kthi­min e borxhit), atëherë duhet të japi zeqat për atë pasuri çdo vit.

Nëse e jep zeqatin së bashku me pasurinë që ka, e ka kryer de­ty­ri­min.

E nëse nuk e jep me pasurinë që ka, atëherë e ka detyrim që kur t’ia kthe­jë të hollat ai i pasuri të japi zeqatin për atë pasuri për të gjitha vitet e ka­luara.

Kjo, për shkak se të pasurit mundet t’ia kërkosh borxhin kur të du­ash, e moskërkimi në këtë rast ka ndodhur me pëlqimin e bor­xhdhë­në­sit.

Ndërsa nëse borxhmarrësi është i varfër, apo është i pasur, mi­rëpo nuk mundet që t’i kthejë, atëherë nuk e ka detyrim që të ja­pi zeqat për atë pasuri çdo vit, ngase atë pasuri nuk mund ta zo­tërosh, All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “Po në qoftë se ai (bor­xhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje de­ri sa të vijë në një çlirim”. (el-Bekare 280).

Pasi nuk mund ta marri këtë pasuri dhe të përfitojë me të, atë­herë nuk duhet të japi zeqat.

Kur t’ia kthejnë borxhin, atëherë:

Disa dijetarë thonë: Duhet të pret plotësimin e një viti e pas­taj të japi ze­qat.

E disa tjerë thonë: Jep zeqat për një vit, e kur të kalojë edhe një vit jep sërish e kështu me radhë. Kjo është më e sigurtë, uAlla­hu A’lem.

Burimi: albislam.com

Si jepet zeqati për pagën e një punonjësi?

Pyetja: Unë jam një punonjës me një pagë mujore prej 2000 rijalësh saudit (500 euro përafërsisht). Familja ime është e varur nga unë dhe unë  i paguaj të gjitha shpenzimet e tyre nga paga ime. Unë kam një bashkëshorte, vajzë, prindin, kam vëllezër e motra, për të cilët unë kujdesem.

Por pyetja ime është, si mund ta paguaj zeqatin për pasurinë time, kur burimi im i vetëm i të ardhurave është kjo pagë dhe të gjithë rrogat e mia shpenzohen për familjen time? Pra, kur duhet të paguaj zeqatin? Disa njerëz thonë se paga është si të vjelat bujqësore dhe nuk duhet të presë derisa të kalojë një vit i plotë hënor që të paguhet. Pra, kur detyrohem të nxjerr zeqatin për pagën time?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Nëse një person ka një pagë mujore dhe shpenzon gjithçka dhe nuk i mbetet asgjë, kështu që në fund të muajit ai ka shpenzuar të gjitha paratë e tij, atëherë ai nuk duhet të paguajë zeqatin, sepse për zeqatin të jetë i obligueshëm duhet të ketë kaluar një viti i plotë (dmth., një vit i plotë nga data e posedimit të nisabit, nga shuma minimale e pasurisë në të cilën duhet të jepet zeqati).

Mbi këtë bazë, ju nuk jeni të detyruar të paguani zeqatin, përpos nëse kurseni ndonjë pjesë të pasurisë suaj dhe shuma arrin nisabin, dhe ka kaluar një vit.

Sa i përket personit që ju ka thënë se zeqati për rrogën është si zaqati i të vjelave bujqësore dhe nuk duhet të prisni derisa të kalojë një vit, nuk është e saktë.

Pasi që shumica e njerëzve punojnë me rrogë, mendojmë se është një ide e mirë  të përshkruhet se si duhet paguar zeqati për pagat.

Zeqati për pagën e një punonjësi:

Punonjësi me pagë do të gjejë veten në njërën nga dy situatat e mëposhtme:

1 – Ose i shpenzon të gjitha paratë dhe nuk deponon asgjë, në të cilin rast ai nuk është i detyruar të paguajë zeqatin, si në rastin e personit që e ka bërë këtë pyetje;

2 – Ose do të tubojë një shumë të caktuar prej tyre, nganjëherë më shumë dhe nganjëherë më pak. Atëherë, si duhet llogaritur zeqati në këtë rast?

Përgjigjja është:

Nëse ai vendos që të mbajë pasurinë për të drejtat e tij dhe të mos japë ndonjë lëmoshë atyre që e meritojnë, përveç asaj që ai është i detyruar të japë, atëherë ai duhet të bëjë një tabelë për paratë e fituara dhe të shënojë çdo shumë dhe datën të cilën ai i ka vendosur për t’i ruajtur. Pastaj ai duhet të paguajë zeqat për çdo shumë veçmas kur të ketë kaluar një vit nga data kur ai i posedoi ato para.

Por nëse ai e zgjedh një metodë më të lehtë dhe dëshiron të jetë më bujar dhe t’i japë përparësi të varfërve dhe të tjerëve që kanë të drejtën e zeqatit, atëherë ai mund të paguajë zeqatin për të gjitha paratë që i zotëron prej kur kalon një vit nga data kur pasuria e tij e parë arriti nisabin. Kjo ka një shpërblim më të madh dhe është më i ngritur në shkallë; është më e lehtë për të dhe është më bujari ndaj të varfërve dhe nevojtarëve dhe të tjerëve që kanë të drejtën e zeqatit. Çfarëdo sasie shtesë do të konsiderohet si një “paradhënie” në zeqat për pasurinë për të cilën nuk ka kaluar akoma një vit.

(Nga Fetava el-Lexhnah el-Daimeh, 9/280).

Përshembull: një njeri merr pagën e tij për muajin Muharrem dhe tubon njëmijë rijal (250 euro), më pas edhe në muajin Sefer dhe në muajt e tjerë. Kur të vije muaji Muharrem i vitit të ardhshëm, ai llogaritë gjithçka që ka tubuar dhe paguan zeqatin e asaj shume.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

“Institucionet financiare evropiane dhanë miliarda dollarë për të mbështetur vendbanimet ilegale hebreje”

Rreth 776 institucione financiare evropiane kanë dhënë miliarda dollarë për të mbështetur ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje në territoret e pushtuara palestineze, sipas një organizate të shoqërisë civile, transmeton Anadolu.

Një raport nga “Don’t Buy in Occupation” (DBIO), koalicion organizatash me bazë në disa vende, tregoi se 776 institucione financiare evropiane kanë mbështetur 51 kompani që operonin në ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje.

Sipas raportit, ndërmjet janarit 2020 dhe gushtit 2023, institucionet financiare kanë dhënë 164,2 miliardë dollarë për kompanitë që punonin për vendbanimet ilegale hebreje.

Dhjetë institucionet kryesore që kanë dhënë kontributin më të madh – 116,55 miliardë dollarë – janë BNP Paribas (22,19 miliardë dollarë), HSBC (14,21 miliardë dollarë), Deutsche Bank (13,23 miliardë dollarë), Societe Generale (12,4 miliardë dollarë), KfW (11,29 miliardë dollarë), Barclays (10,6 miliardë dollarë), Credit Agricole (10,29 miliardë dollarë), Santander (8,61 miliardë dollarë), ING Group (7,05 miliardë dollarë) dhe UniCredit (6,66 miliardë dollarë).

Antoine Madelin, zyrtar i Federatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), anëtare e DBIO-së, tha në një deklaratë se institucionet financiare evropiane mbajnë përgjegjësi të madhe për shkeljet e rënda të kryera në territoret e pushtuara.

Madelin theksoi se institucionet financiare evropiane duhet të sigurojnë që aktivitetet e tyre të mos kontribuojnë në vazhdimësinë dhe zgjerimin e këtyre vendbanimeve kolone, të cilat janë të paligjshme sipas rezolutave të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.

/aa/

Me ligjin e ri, rriten vlerat e gjobes se leshuar nga ATK. Kjo eshte vlera sipas kategorive

Neni 100
Sanksionet për mos dorëzim, mos krijim ose mos paraqitje të të dhënave

1. Përveç nëse parashihet ndryshe, çdo person nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë të pasaktë ose jo të plotë, i nënshtrohet gjobës prej njëqindepesëdhjetë euro (150.00€) për secilën pasqyrë të pa dorëzuar, për secilën pasqyrë të pasaktë apo jo të plotë, deri në maksimum prej tremijë euro (3,000.00€).

2. Çdo person  nga i cili kërkohet të krijojë ose mbajë regjistrime, përfshirë kërkesën për të vendosur numrin fiskal apo numrin unik identifikues të biznesit në të gjithë kuponët dhe faturat e lëshuara, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe i cili nuk e kryen këtë, i nënshtrohet gjobës, si vijon:

2.1. gjobë prej njëqindepesëdhjetë euro (150.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor deri në tridhjetëmijë euro (30,000.00€);

2.2. gjobë prej dyqindepesëdhjetë euro (250.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë euro e një cent (30,000.01€) deri në dyqindëmijë euro (200,000.00€);

2.3. gjobë prej pesëqind euro (500.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga dyqindmijë euro e një cent (200,000.01€) deri në pesëqindmijë euro (500,000.00€);

2.4. gjobë prej njëmijë euro (1,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga pesqindmijë euro e një cent (500,000.01€) deri në pesëmilion euro (5,000,000.00€); dhe

2.5. gjobë prej dymijë euro (2,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor prej pesëmilionë euro e një cent (5,000,000.01€) e më shumë.

/Kontabilisti.info/

Problemi ekonomik dhe trajtimi i tij nga këndvështrimi islam – (2)

Në artikullin e mëparshëm kemi diskutuar një aspekt se si trajton Islami një pjesë të problemit ekonomik, që është rrallësia e burimeve. Ndërkaq, në këtë artikull do të trajtojmë aspekte të tjera të trajtimit të problemit ekonomik, një aspekt që lidhet me rolin e shtetit në trajtimin e rrallësisë përmes mënyrës së shfytëzimit të burimeve natyrore e zhvillimit të tyre, ose, thënë ndryshe, me rolin e shtetit islam në zvogëlimin e ndikimit të ligjit të rrallësisë ndaj problemit ekonomik.
Prej obligimeve të shtetit është që të hulumtojë për burime natyrore. Në artikullin e shkuar kemi përmendur hadithin e Muhamedit a.s.: “Kërkoni furnizimin në fshehtësitë e tokës”. Ky hadith është sugjerim profetik për myslimanët dhe udhëheqësin mysliman, duke marrë parasysh faktin që është përgjegjës për ymetin islam. Rregulla që ndjek legjislacioni islam, është adresimi i ymetit në formë urdhrash, ashtu siç ka ardhur në Kuran, duke iu drejtuar të gjithë pjesëtarëve të ymetit, po përgjegjësia e zbatimit i takon vetë udhëheqësit.
“O ju të zotët e mendjes, kjo masë e dënimit është jetë për ju, ashtu që të ruheni (nga mbytja e njëri-tjetrit)”. (el-Bekare: 179)
“(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrihni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të Allahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre të dyve…”. (en-Nur: 2)
Siç vërehet kjo edhe në hadithet profetike, mesazhi i drejtohet ymetit, po autoriteti zbatues janë udhëheqësit myslimanë. Adresimi profetik në këtë hadith kërkon që shteti të hulumtojë për burimet e furnizimit të fshehura në brendësinë e tokës.

Hadithi profetik e shpjegon mjekimin

Prej mënyrave të mjekimit të rrallësisë së burimeve, sipas asaj që tregon hadithi, janë çështjet vijuese:
1 – Domosdoshmëria e përpjekjeve të ymetit të përfaqësuara në udhëheqësin mysliman për të punuar në hulumtimin e burimeve natyrore dhe përdo rimin e fuqisë punëtore që të punojë dhe të përpiqet. Shprehja “kërkoni” tregon rëndësinë e gjetjes së burimeve natyrore të reja, apo zbulimin e fushave të reja në shfrytëzimin e burimeve natyrore të disponueshme, që kërkon të gjitha përpjekjet fizike a mendore. Prandaj, problemi i rrallësisë nuk do të zgjidhet pa bërë përpjekje dhe pa punë. Allahu xh.sh. ka garantuar furnizimin e të gjitha krijesave të Tij. Dhe këtë të vëretë e konfirmon ajeti vijues:
“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë së cilës Allahu të mos i ketë garantuar furnizimin…”. (Hud: 6)
Por për arritjen e këtij furnizimi, kërkohet të bëhen përpjekje, dhe nuk kërkohet sasi e madhe e disponueshme, veçse zbulimi i fushave të ndryshme të përdorimit të burimeve të disponueshme do të çojë në plotësimin e nevojave të njeriut.
2 – Koncepti i furnizimit, ashtu siç është përmendur në hadithin profetik, nuk kufizohet në një gjë pa tjetrën, por përfshin çdo gjë që realizon plotësimin e nevojave nëse çështja lidhet me prodhimin bujqësor ose mineral apo me ndonjë tjetër. Prandaj, është e domosdoshme që ymeti islam, i përfaqësuar në udhëheqësin e tij, të hulumtojë burimet e furnizimit, meqë këto burime janë të fshehura në brendësi të tokës. Nëse pakësohen a zvo gëlohen burimet e disponueshme në tokë, nuk do të thotë që furnizimi është ndërprerë. Zbulimet shkencore bashkëkohore janë argumenti më i madh që Allahu xh.sh. çdo ditë i hap njerëzimit burime të reja të furnizimit, qoftë kjo nëpërmjet gjetjes së burimeve të reja ose të zbulimit të sasive shtesë, apo zbulimit të fushave të reja për përdorimin e burimeve të disponueshme, të cilat ndihmojnë në plotësimin e kërkesave të njeriut.
3 – Hadithi i kushton vëmendje një të vërtete të rëndësishme që e kanë neglizhuar myslimanët dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi, e kjo e vërtetë është që toka është e mbushur me të mira dhe problemi qëndron tek vetë njeriu. Toka posedon në brendi të saj shumë të mira, dhe njeriut nuk i duhet asgjë vetëm të përdorë mendjen e tij e të bëjë përpjekje në kërkimin e burimeve të furnizimit në brendësi të tokës. Dhe nuk do të ketë mungesë në burime për plotësimin e nevojave të njeriut vetëm nëse njeriu përton për hulumtimin e tyre apo devijon mendja e sjellja e tij në shfrytëzimin e të mirave që Allahu xh.sh. i ka dhënë, duke e përdorur në fusha të dëmshme për t’iu kthyer dëmi vetë atij. Praktikat bashkëkohore të shteteve janë argumenti më i madh që mungesa nuk qëndron në burime në shkallën sa qëndron në llojin e shfrytëzimit e të për pjekjeve, që kthehet si dëm tek vetë njeriu.

Domosdoshmëria e shfrytëzimit të burimeve të disponueshme

Prej shkaqeve të ekzistencës së rrallësisë së burimeve, janë mangësitë në shfrytëzimin e burimeve të disponueshme. Prandaj prej detyrave themelore për të cilat duhet të përkujdesen udhëheqësit myslimanë, është shfrytëzimi i burimeve të disponueshme dhe mosshkatërrimi i atyre me të cilat mund të plotësohen nevojat e shoqërisë. Veprimi i Muhamedit a.s. me çifutët e Hajberit, është argument i qartë për domosdoshmërinë e shfrytëzimit të burimeve të disponueshme. Është transmetuar se Muhamedi a.s. u kishte dhënë Hajberin çifutëve, që ta punonin e ta mbillnin dhe të kishin një pjesë nga ajo. E në një transmetim tjetër transmetohet që Bilal ibn Harith el-Muzni kishte ardhur tek Muhamedi a.s., për të kërkuar një pjesë tokë dhe Muhamedi a.s. i kishte ndarë një pjesë të madhe toke. Kur u bë halife Omeri r.a., i tha: O Bilal, ti ke kërkuar nga Muhamedi a.s. një copë tokë të gjerë e të gjatë, e Muhamedi a.s. ta paska dhënë, sepse Ai a.s. nuk ka refuzuar tërë atë që është kërkuar prej tij. Por tani nuk mund ta mbash tërë atë që ke. Bilali ia ktheu: Po. Atëherë Omeri r.a. i tha: Shiko, atë që mund ta punosh, mbaje, kurse atë që nuk mund ta punosh, na e kthe që t’ua ndajmë myslimanëve. Bilali ia ktheu: Për Zotin, nuk do të kthej asgjë nga ajo që ma ka ndarë i Dërguari i Allahut a.s.. Por Omeri r.a. ia ktheu: Për Zotin, do ta bësh … dhe ia mori atë që nuk mund ta punonte e ua ndau myslimanëve.
Nga këto dy hadithe kuptojmë interesimin e përkujdesjen e Islamit për zgjidhjen e rrallësisë së burimeve përmes punës për shfrytëzimin e burimeve të disponueshme dhe punës për përfitimin maksimal nga burimet e disponueshme dhe mosshkatërrimin e tyre. Muhamedi a.s. ka synuar trajtimin e mungesës në fuqitë punëtore të afta për mbjellje e bujqësi, duke u ndihmuar nga çifutët në mënyrë që myslimanët të kishin një pjesë të asaj që jep toka. Ndërsa Omeri r.a., duke qenë halife i myslimanëve, ktheu atë pjesë të tokës që ia kishte ndarë Muhamedi a.s. dhe Bilali r.a. nuk mund ta punonte. Tërë kjo konfirmon të vërtetën që trajtimi i rrallësisë në një aspekt të tij, është puna për shfrytëzimin e burimeve të disponueshme dhe ndërhyrja e shtetit sipas autoritetit që ka, për ta realizuar këtë. Prandaj kemi një realitet të keq të shoqërive islame, për shkak të pamundësisë për të shfrytëzuar burimet e saj dhe mosshfrytëzimit të tyre, qoftë kjo përmes sistemeve e legjislacioneve financiare e administrative që pengojnë nismat personale, ose përmes përvetësimit të sistemeve në planifikimin ekonomik e shoqëror, të cilat ndihmojnë në mosshfrytëzimin e burimeve dhe vendosjen e tyre në gjendje të paaftësisë së përhershme.

Ndërhyrja e udhëheqësit për interesin publik

Prej detyrave të shtetit, në rast mosshfrytëzimi të një prej burimeve natyrore për shkak të mungesës së fuqisë së personit për ta realizuar, dhe për shkak të mungesës në fuqinë e tij materiale është që të ndërhyjë në menaxhimin e tij. Në veprimin e Omerit r.a., që ktheu atë që i ishte ndarë nga Muhamedi a.s. dhe ua rindau myslimanëve, paraqet zbatimin e rregulles për të mos e lënë tokën të pashfrytëzuar. Prandaj është përgjegjësi e shtetit për të vendosur sisteme procedurale, të cilat do të ndihmojnë shfrytëzimin e burimeve natyrore të disponueshme dhe burimeve të tjera të pashfrytëzuara për shkak të ndonjë faktori të prodhimit. Në raste kur nuk punojnë fabrika prodhuese për shkak të pamundësisë së pronarëve të tyre për të shpenzuar për to, i takon udhëheqësit të myslimanëve që të ndërhyjë e të mos lejojë të ndodhë mosshfrytëzimi i këtyre burimeve. Është transmetuar nga Muhamedi a.s. të ketë thënë: “Kush gjen ndonjë kafshë të cilën pronarët e saj nuk mund ta ushqejnë dhe e lënë të lirë, e merr dhe e ushqen, atëherë ajo është e tij”. Ky hadith është porosi për udhëheqësin e myslimanëve që të ndërhyjë në rast pamundësie të pronarëve për të shfrytëzuar një prej faktorëve të prodhimit, pikërisht për ta shfrytëzuar. Është e drejtë e udhëheqësit të myslimanëve që të vendosë rregulla procedurale, të cilat të ndihmojnë ndërhyrjen e shtetit në rast nxjerrjeje të fabrikave apo fermave të mëdha nga prodhimi për shkak të pamundësisë së pronarëve për t’i shfrytëzuar. Tërë kjo duke marrë parasysh interesin publik të ekonomisë së shtetit e të drejtat e pronarëve, me kusht që të mos ndikojë negativisht në kontributin për rritjet e prodhimit kombëtar.

Mënyrat e zhvillimit të burimeve

Prej shkaqeve të rrallësisë lidhur me burimet natyrore, është edhe mënyra e keqe në shfrytëzimin e burimeve të disponueshme, sepse kjo shkakton dobësimin e pamundësinë e burimeve për të prodhuar dhe për të plotësuar nevojat. Prandaj, mënyrat e format e shfrytëzimit të burimeve natyrore, luajnë rol të rëndësishëm në humbjen e pakësimin e fuqisë prodhuese të burimit natyror. Islami është kujdesur për këtë aspekt dhe shumë hadithe profetike kanë ardhur për të na tërhequr vëmendjen për këtë. Dhe udhëheqësit e shoqërisë islame duhet t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë këtij aspekti. Është transmetuar se Muhamedi a.s. ka thënë: “O ju kurejshitë, ju i doni bagëtitë, por pakësoni ato sepse jeni në një vend ku bie pak shi. Mbillni pasi mbjellja është më e bekuar se kafkat”. Në një hadith tjetër transmetohet që Muhamedi a.s. ka ndaluar monopolin, përvetësimin, detyrimin dhe therjen e kafshëve femra”.
Nga këto hadithe mund të kuptojmë politikën për të cilën Islami i porosit pasuesit e tij, që lidhet me mënyrat e ruajtjes së burimeve natyrore dhe që është përpjekja për të ruajtur gjelbërimin, të mos priten a shkulen drunjtë, të trajtojmë burimet e disponueshme sipas natyrës së mjedisit dhe burimet t’i shfrytëzojmë sipas kushteve të mjedisit. Këtë e vërejmë nga fjalët e Muhamedit a.s. kur u drejtohet muhaxhirëve kurejshitë, që të ndryshonin mënyrën e investimit nga kultivimi i bagëtive tek kujdesi për mbjellje, sepse natyra e mjedisit nuk lejonte për këtë lloj shfrytëzimi, ndryshe nga ambienti në Mekë që mbështetet në kultivimin e bagëtive e jo në bujqësi. Bujqësia në zonën medinase është më e dobishme e më fitimprurëse. Prandaj, duhen bërë zëvendësimet e zgjedhjet kur të punojmë me burimet natyrore e të mos konsumojmë burimet prodhuese e të ruajmë ato me qëllim të shtimit të tyre, ashtu siç na porosit hadithi që na ndalon t’i therim delet, sepse, me therjen e tyre, ndeshemi me konsumim të një prej burimeve të disponueshme për plotësimin e nevojave të njerëzve. E tërë kjo vlen për çdo burim nga burimet e disponueshme të njeriut. Prandaj, obligohemi të kujdesemi për zhvillimin e burimeve natyrore dhe shtimin e tyre përmes shfrytëzimit të mirë.
Ajo për se na porosisin të gjitha hadithet e lartëpërmendura, është tregues i fortë për kujdesin e Islamit që të trajtojë aspektin që rezulton nga pamundësia e plotësimit të nevojave personale përmes trajtimit të shkaqeve të rrallësisë, lidhur me burimet natyrore.

Muhamed Abdullah el-Shebani
Përktheu nga arabishtja: Fuad Morina
Marrë nga revista el-Bejan, nr. 78

Dituria Islame / 214

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
34 °
Thu
35 °
Fri
36 °
Sat
35 °
Sun
38 °