Ballina Blog Faqe 61

A lejohet të kryhet haxhi prej kamatës bankare?

A lejohet të kryhet haxhi prej kamatës bankare apo një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin e Allahut?
Na urdhëro dhe na sqaro, për këtë. Zoti ju shpërbleftë!

Haxhi prej kamatës është haram, haram, haram. Haxhi patjetër duhet të jetë prej pasurisë hallall. Njeriu mund t’i afrohet Allahut me mëkat.

Poeti ka thënë:
Nëse shkon ne haxh me pasurinë e përlyer,
Nuk e ke kryer haxhin, por deveja ka shkuar haxh.

 

Muhammed Muteveli Sharavi

A i lejohet muslimanit të blejë dollar apo ndonjë monedhë tjetër me një çmim të ulët, dhe t’i shes ato pasi t’u rritet vlera?

Përgjigje:
Nuk ka ndalesë për këtë, pra nëse blenë dollar apo monedha tjera dhe i ruan derisa të rritet vlera e tyre dhe më pas i shet, ska gjë të keqe. Por duhet t’i blejë dorë më dorë, p.sh. blenë dollarin me rijal saudian dorë më dorë. Pra monedha duhet të shkëmbehet dorë më dorë sikurse shkëmbehet ari dhe argjendi.

Përktheu: J.B.
“Fetava Shejh Abdulaziz Ibën Baz”
https://udhezimi.com/

Ekonomia turke shënon rritje prej 5.9 për qind në tremujorin e tretë

Sipas TurkStat, PBB e Türkiyes në tremujorin e tretë arriti në 295.8 miliardë dollarë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Türkiyes regjistroi rritje prej 5.9 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, njoftoi të enjten autoriteti statistikor i vendit, transmeton Anadolu.

Sipas Institutit turk të Statistikave (TurkStat), PBB-ja e vendit arriti në 7.68 trilionë lira turke (295.8 miliardë dollarë) me çmimet aktuale në periudhën korrik-shtator të këtij viti.

“Vlera e shtuar u rrit me 8.1 për qind në ndërtim, 5.7 për qind në sektorin e industrisë, 5.1 për qind në financa dhe sigurime, 4.3 për qind në shërbime, 3.6 për qind në administratën publike, arsim, shëndetin e njeriut dhe aktivitetet e punës sociale, 2.7 për qind në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, 2.2 për qind në aktivitete të tjera të shërbimit, 1.7 për qind në informacion dhe komunikim dhe 0.3 për qind në bujqësi, pylltari dhe peshkim”, tha TurkStat.

TurkStat tha se gjatë të njëjtës periudhë shpenzimet e konsumit final të familjeve rezidente u rritën me 11.2 për qind, shpenzimet e konsumit final të qeverisë 5.3 për qind ndërsa formimi i kapitalit fiks bruto 14.7 për qind.

Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 14.5 për qind ndërsa eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1.1 për qind në bazë vjetore në tremujorin e tretë.

Në fillim të këtij viti, ekonomia turke regjistroi rritje me 4 për qind në tremujorin e parë dhe 3.9 për qind në tremujorin e dytë ndërsa vitin e kaluar pati rritje prej 5.5 për qind.

/aa/

 

Si të kërkoni rritje page për shkak të inflacionit?

Inflacioni dhe pushimet nga puna janë gjërat që i preukupojnë njërëzit më së shumti këtë vit. Muajt e fundit inflacioni ka shkuar duke u rritur. Për më tepër, shumë kompani të mëdha në botë si Goldman Sachs, Amazon dhe Spotify kanë njoftuar pushime nga puna, duke i bërë disa punëtorë të frikësohen se kjo mund t’u ndodhë edhe atyre. Rritja e kostove të jetesës ka bërë që shumë njerëz të shqetësohen dhe të kërkojnë mënyra për të ulur shpenzimet dhe për të rritur të ardhurat e tyre.

Nga ana tjetër, njerëzit po marrin gjithashtu përgjegjësi më të madhe për karrierën e tyre se kurrë më parë. Ata e shohin nevojën për ta drejtuar karrierën e tyre aty ku mund të përfitojnë dhe ku mund të ndihen më të pavarur. Kjo përfshin kërkimin e gjërave që u nevojiten, të tilla si një rritje page për të kompensuar kostot në rritje për shkak të inflacionit. Por a mund të negocioni vërtet për një rritje page gjatë një klime të vështirë ekonomike? Përgjigja është po, ju vetëm se duhet ta bëni atë në mënyrën e duhur.

Si mund të kërkoj më shumë para në bazë të inflacionit?

Është e rëndësishme të bëni disa detyra para se të kërkoni një rritje page në bazë të inflacionit. Mos harroni se një rritje page bazuar në inflacion do të thotë të kërkoni një shumë që do të mbulojë shpenzimet tuaja bazë, jo për një rritje ekstravagante të pagës suaj.

Për të llogaritur sa para ju nevojiten, zbuloni se cila është norma e inflacionit në vendndodhjen tuaj aktuale. Cila është paga mesatare për pozicionin tuaj në zonën tuaj dhe si krahasohet paga juaj aktuale? Çfarë është rritur më shumë për ju gjatë inflacionit: sendet ushqimore, gazi, kujdesi për fëmijët, etj?

Ju gjithashtu mund të bëni një kërkim të shpejtë për pozitën tuaj të punës në vendin tuaj për të parë se çfarë është aktuale për sa i përket pagave dhe përfitimeve. Këtë mund ta bëni në platformën – Rroga, e cila është e para në Kosovë që ju ndihmon të krahasoni pagën tuaj. Kur bëheni gati për të kërkuar rritje page shkruani numrat, rritjet në përqindje dhe çdo gjë tjetër që lidhet me situatën tuaj.

Më pas, bazuar në hulumtimin tuaj, përcaktoni se sa para ju nevojiten për të kompensuar kostot në rritje. Kjo duhet të jetë kërkesa juaj minimale për rritje rroge. Kur negocioni, është në rregull t’i siguroni shefit tuaj një gamë pagash në vend të një numri specifik, thjesht mbani në mend se shefi juaj mund të përpiqet të negociojë për numrin më të ulët. Kjo do të thotë që numri më i ulët në intervalin që propozoni duhet të jetë kërkesa juaj minimale bazuar në llogaritjet tuaja. Mund të jetë e dobishme të krijoni një fletë referimi me kërkimin tuaj dhe përqindjet për t’ia paraqitur shefit tuaj.

Negocimi i kostos së jetesës

Kur jeni duke u përgatitur për të folur me shefin tuaj, përgatituni të negocioni për përfitime ose rregullime të tjera nëse ata nuk mund t’ju japin një rritje rroge tani. Për shembull, nëse nuk mund t’ju sigurojnë një rritje rroge tani, a mund t’ju japin një rritje rroge në tre deri në gjashtë muaj? A mund t’ju japin një bonus të hershëm? A mund të punoni në distancë ose në një pozitë hibride (disa ditë në zyre dhe disa ditë nga shtëpia) për të kompensuar shpenzimet tuaja të udhëtimit? Nëse kjo nuk është e mundur, a mund t’ju rimbursojnë për shpenzimet e udhëtimit dhe/ose të drekës? A mund të negocioni për përfitime të tilla si kujdesi për fëmijët ose mbulim më i mirë i sigurimit shëndetësor? Bëni një listë të gjërave për të cilat dëshironi të negocioni.

Gjithashtu do të jetë e dobishme t’i kryeni disa detyra paraprakisht dhe të hulumtoni se çfarë po bëjnë kompanitë e tjera në industrinë tuaj për inflacionin dhe çfarë përfitimesh ofrojnë. Ju gjithashtu mund të kontaktoni kolegë nga rrjeti juaj për të zbuluar se çfarë po ndodh në industrinë tuaj dhe idetë se çfarë të negocioni nëse rritja e pagës nuk është e mundur në këtë moment.

A duhet të kërkoj një rritje gjatë një recesioni?

Është në rregull të kërkoni një rritje gjatë një recesioni, veçanërisht nëse ka kaluar një kohë që kur iu është rritur paga. Thjesht jini të arsyeshëm në lidhje me kërkesën tuaj dhe merrni parasysh shëndetin financiar të organizatës dhe industrisë suaj përpara se ta bëni këtë.

Nëse ju duket sikur tani nuk është koha më e mirë, bëni një shënim në kalendarin tuaj për të kontrolluar gjendjen financiare të organizatës ku ju punoni. Dhe përsëri, merrni parasysh gjëra të tjera për të cilat mund të negocioni, të cilat mund të ndihmojnë në kompensimin e inflacionit, të tilla si koha e lirë, puna në distancë ose përfitime më të mira.

Derisa kërkesa për një rritje page mes inflacionit dhe pushimeve nga puna mund të jetë e vështirë, njerëzit ndihen sikur tash është tregu i punonjësve dhe ata janë më të sigurt për të kërkuar gjërat që duan sesa kanë qenë në të kaluarën. Për më tepër, pandemia COVID-19 dhe Dorëheqja e Madhe i bënë shumë punëdhënës më të ndjeshëm ndaj nevojave të punonjësve. Kjo do të thotë që punëdhënësi juaj mund të jetë më i hapur për negociata se kurrë më parë./ AkademiPune

MORALI SI RRUGË SUKSESI

A e dini se njerëzit më të suksesshëm në jetën e tyre shkencore dhe shoqërore janë njerëzi me moralin më të mirë. Këtë e ka zbuluar shkenca tash së fundi ndërsa Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] ka paralajmëruar qysh moti për të.

Studime të shumta që janë ndërmarrë për të zbuluar sekretet e suksesit tek personalitet që kanë arritur famë dhe autoritet, si menaxher bankash e kompanish, pasanikë, liderë politikë, etj, kanë ardhur në përfundim se emërues i përbashkët i suksesit të tyre është një lloj i veçantë i etikës dhe sjelljes publike. Shumica e të anketuarve të kësaj kategorie janë përgjigjur se suksesi i tyre fshihet në metodën e sjelljes dhe etikës që e kanë përvetësuar, në korrektësinë, falje, nderimin e të tjerëve, ndihmën për të tjerët, trajtimin e sinqertë të nëpunësve, madje edhe dashurinë me nëpunësit, gjë që ka sjellë shtim të prodhimit. Disa të suksesshëm listës së shkaqeve të suksesit ia kanë shtuar edhe durimin, vetëpërmbajtjen, nderimin e shokëve dhe miqve, ndihmën e ofruar për fukara, e veprime dhe sjellje tjera të bukura.

Pra, e vërteta shkencore po dëshmon se morali i mirë është çelës i suksesit në këtë botë, ndërsa tek ne, fatbardhësisht, morali i mirë nuk është çelës i suksesit vetëm për këtë, por edhe për botën tjetër. Kështu e ka përshkruar efektin he ndikimin e moralit Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem], dhe, nëse ti do që të jesh afër tij [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem], atëherë duhet të kesh moral të mirë.

Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem] e ka vlerësuar për njeri më të mirë atë që ka sjelljen më të mirë. Në hadith autentik qëndron:
إن خياركم أحاسنكم أخلاقاً
Vërtetë, njerëzit më të zgjedhur nga ana juaj, janë ata me moralin më të mirë.

Njeriun më të afërt dhe njëkohësisht më të dashur tek ai në Ditën e Llogarisë e ka parë njeriun me moralin më të mirë. Ka thënë Pejgamberi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem]:
إن من أحبكم إلي وأقربكم مني مجلسا يوم القيامة أحاسنكم أخلاقاً
Vërtetë, më të dashurit nga ju për mua dhe më të afërtit me qëndrim tek unë në Ditën e Kiametit do të jenë ata që kanë moralin më të mirë.” [Transmeton Tirmidhiu.]

Aplikimi i këtyre haditheve në ejtën tonë të prëdtishme është çelës i suksesit nëd unja dhe ahiret. Këtë po e thonë shkencëtarët e kohës sonë ndërsa i dashuri ynë, Muhammedi [sal-laAllahu alejhis ve sel-lem], na e ka mësuar para katërmbëdhjetë shekujsh.

Pyetja që parashtrohet vetvetiu:

A nuk meriton ky profet fisnik çdo respekt, nderim dhe pasim?!
 
Abdudaim El-Kehil
www.kaheel7.com/ar
/sedatislami.com/

10 MËNYRA QË LEXIMI TË NA BËHET SHPREHI

Veddah el-Hadi

  1. Largoje botëkuptimin e gabuar që ke pasur për leximin.
  2. Mëso për dobitë e shumta që përfitojmë individualisht nga leximi.
  3. Hape shtegun e duhur, duke përzgjedhur libra të lehtë dh të fushave që t’i ka ëndja.
  4. Konsultohu me ekspertë për librat që fillimisht duhet lexuar në fushën që interesimi yt për të është më i madh.
  5. Ndarja e një kohe të caktuar për lexim, qoftë kjo edhe simbolike për fillim, p.sh. 10-20 min.
  6. Lexo për rrëfimet e të pasionuarve pas leximit sepse kjo ngrit nivelin e motivimit.
  7. Anëtarësohu në grupe të leximit, qofshin këto grupe fizike apo grupe virtuale.
  8. Themeloje një librari tërheqëse në ambientin familjar, e cila të lidh me librin, të nxit për lexim dhe vazhdimësi në të.
  9. Mos harro çdoherë gjatë udhëtimit të marrësh me vete një libër, sepse kjo nxit për ta shfletuar dhe lexuar atë.
  10. Diskuto me të tjerët në rrjete sociale ose grupe të leximit për librin/librat që ke ose kanë lexuar, sepse kjo na bën të ndiejmë se leximi ynë është i frytshëm dhe produktiv.

 /http://sedatislami.com/

A e dini origjinën e fjalës kusur?

I kërkoi kusurin. I ktheu kusurin. Fjala “kusur” rrjedh nga arabishtja. Është shumësi i fjalës “kesr” dhe nënkupton thyesat, të thyerat, monedhat e thyera. Fjala është gjerësisht e përdorur në gjuhën dhe kulturën arabe. Edhe në shkencën e fikhut përdoret me të njëjtin kuptim.
Dikur, njerëzit përdornin tre lloj monedhash; dinar (monedhë ari), dërhem (monedhë argjendi) dhe fels me shumësin fulus (monedha prej metaleve të tjera, kryesisht prej bakri). Dinari me dërhemin kishin vlerë të madhe, e cila përcaktohej në varësi të peshës dhe zakonisht njerëzit detyroheshin të punonin me thyesa; një dinar e çerek, një dërhem e gjysëm dhe herë-herë me thyesa më të vogla, kështu që monedhën e plotë e thyenin për të kryer punë sipas marrëveshjes. Këto të thyera, siç duket edhe në foto, quheshin kusur.
Dinari me dërhemin e plotë në peshë quheshin “vazin” (وازن).
Kusuret apo të thyerat mund të ishin një çerek dinari, e pesta apo e gjashta e tij, apo të papërcaktuar në madhësi. Fukahatë kanë folur shumë për lejimin e thyerjes së dinarëve dhe dërhemeve. Një pjesë e kanë konsideruar të ndaluar, madje të tjerë kanë shkuar deri aty sa ta vlerësojnë si fesad dhe shkatërrim në tokë. Sidoqoftë, ata kanë konsensus se pasi të jenë thyer lejohet përdorimi i tyre.
Çështjet e dinareve të plotë (vazine) dhe të thyerave (kusur) shtrihen në shumë tematika të fikhut islam që lidhen me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.
Nga këtu ka hyrë kjo fjalë në gjuhën shqipe. Duke qenë se sheriati përbënte themelin dhe bazën e marrëdhënieve tregtare në shoqërinë e hershme shqiptare e turke, e duke qënë se në përdorim ishin monedhat e arit dhe të argjendit, të cilat vlerësoheshin sipas peshës, këto koncepte hynë në fjalorin tonë shumë herët. Pas mbizotërimit të fuluseve (monedhave të bakrit, aluminit, etj), të cilat nuk vlerësoheshin sipas peshës, dhe sidomos pas mbizotërimit të bankënotave, të cilat ishin një vazhdim modern i fuluseve, kjo fjalë u përshtat me kohën dhe morri kuptimin me të cilin e përdorim edhe sot.
Fjala “kusur”, në shqip përdoret edhe me kuptimin e mangësisë, fajit dhe gjynahut. Me këtë kuptim e hasim në përdorime të tilla:
– Ç’kusur kam unë?
– E zunë kusuret.
– Ia falën kusuret.
Kjo fjalë gjithashtu vjen nga arabishtja por nga rrënja (قُصور) e cila është emër foljor i foljes (قَصَرَ). Kjo është e njëjta rrënjë nga e cila është marrë edhe fjala taksirat. Është një homonim i çuditshëm. Në pamje të parë duket si e njëjta fjalë. Në fakt, bëhet fjalë për dy fjalë të ndryshme, me kuptime dhe burime të ndryshme dhe duhej që në fjalorin e Akademisë së Shkencave të vendoseshin të ndara dhe jo të konsideroheshin si një fjalë e vetme.

Pregaditi: Florian Leli

DISA NGA FSHEHTËSITË E SUKSESIT NË JETË

“Me të vërtetë, suksesi në jetë vjen vetëm pas ndihmës së Allahut të Lartëmadhëruar. Pikërisht për atë arsye, ne kemi vërejtur se në histori njerëzit e suksesshëm kanë qenë njerëz të cilët posedonin disa veçori dhe karakteristika të përbashkëta, siç janë: dëshira dhe ambiciet për t’i realizuar qëllimet dhe planet e mëdha, të ekzistuarit e vetëbesimit të thellë dhe, në fund, njëra nga karakteristikat e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm gjatë historisë ka qenë edhe aftësia dhe shkathtësia për t’i ngritur dhe për t’i ndërtuar virtytet shpirtërore njerëzore.

Po ashtu, është e ditur se ekzistojnë edhe disa faktorë të jashtëm të cilët ndihmojnë në zgjerimin e numrit të njerëzve të suksesshëm në një shoqëri, siç janë p.sh.: rrethi i shëndoshë ku jeton, familja e shëndoshë e cila posedon tradita të bukura dhe të dobishme, prezenca e disa problemeve të caktuara në një shoqëri, të cilat tek disa individë të asaj shoqërie do ta stimulojnë frymën e të mirës, si dhe të ekzistuarit e stabilitetit shpirtëror tek individët e asaj shoqërie, si dhe te mbarë shoqëria në përgjithësi”.

 

Burimi: Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil
“Si të arrihet SUKSESI”

Të gjithë i duan ata që i zgjidhin problemet. Si të bëhesh një prej tyre?

Zgjidhja e problemeve është çelësi i udhëheqjes, është pikërisht kjo aftësi që i dallon liderët e mirë nga ata që kjo detyrë thjesht iu ka ardhur nga qielli. Nuk mund të bëhesh asnjëherë më i dashue për dikë sesa kur ia zgjidhni një problem e rrjedhimisht ia keni lehtësuar jetën. Ndenjat e falënderimit dhe mirënjohes shkojnë në skajet më të larta. Për të arritur deri këtu është koha që ta mësoni se si ta arrini.

Identifikoni problemin dhe përqendrohuni në zgjidhje

Identidikoni në imtësi problemin duke hulumtuar dhe për ta konsideruar me kujdes! Kjo do të thotë që duhet të bëni pyetje dhe të përpiqeni ta kuptoni se çfarë nuk është në rregull. Por më e rëndësishmja është t’i analizoni ditajet në mënyrë që ta kuptoni se cilët janë shkaktarët që e kanë krijuar problemin.

Neuroshkenctarët thonë se, truri juaj nuk mund të gjejë zgjidhje nëse përqendroheni në problem e jo në zgjidhje.

Kjo ndodh sepse përqendrimi në problem ushqen negativitetin e trurit, i cili nga ana tjetër shkakton emocione negative. Këto emocione bllokojnë zgjidhjet e mundshme. Prandaj, për t’u bërë një zgjidhës efektiv i problemeve, gjithmonë kërkoni për rezultatet dhe zgjidhjet e mundshme në vend që të përqendroheni te problemi. Do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat më pozitivisht dhe të zbuloni zgjidhje të reja.

Për shembull, merrni parasysh një situatë ku anëtarët e ekipit janë në mosmarrëveshje. Në vend që të nxitoni në përfundime, përpiquni të përcaktoni se çfarë e shkaktoi keqkuptimin. Përqendrohuni në zgjidhje duke përdorur teknikat e zgjidhjes së konfliktit! Nëse konflikti është midis dy punonjësve, ndihmojini ata ta zgjidhin atë vetë përmes inkurajimit, dëgjimit dhe kompromisit.

Praktikoni

Praktikimi i teknikave të zgjidhjeve të problemit mund t’ju ndihmojnë që të ndiheni më rehat gjatë procesit. Duhet të jeni në gjendje të përqendroheni jo vetëm në zgjidhjen e problemnve të punës, por edhe në shtëpi. Konsideroni bashkëpunimin me kolegët e industrisë suaj për të biseduar në lidhje me problemet herëdo-kurdo që të ndodhin.

Përndryshe, ju mund të konsideroni t’i bashkoheni një komiteti të krijuar ose të filloni tuajin për të adresuar një çështje të veçantë. Për shembull, mund të bashkoheni me një grup komuniteti që po punon për të minimizuar mbeturinat në komunitetin tuaj.

Jini mendjehapur

Tani më shumë se kurrë, ne jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht. Nëse po përpiqeni të trajtoni një problem të ndërlikuar, është më mirë të jini një mendje të hapur. Të jesh mendjehapur përfshin të jesh përgjegjës ndaj një game të gjerë perspektivash, faktesh dhe teorish.

Për të qenë një zgjidhës më i mirë i problemeve, duhet të jeni mendjehapur, e cila bazohet në dhembshurinë, dashamirësinë dhe vetëdijen. Një mendje e hapur mund të eksplorojë të gjitha përgjigjet e mundshme për një problem pa ego ose shqetësim për pasojat. Në fakt, është ndryshimi midis të menduarit brenda dhe jashtë kutisë metaforike. Kjo do t’ju ndihmojë të shihni problemet nga këndvështrime të shumta, gjë që do t’ju lejojë të gjeni zgjidhje më kreative.

“Ushtrojeni” trurin

Do t’ju duhet të ushtroni rregullisht reflekset tuaja për zgjidhjen e problemeve. Me kalimin e kohës, ai do të bëhet më i fuqishëm dhe efikas. Në fakt, studiuesit kanë zbuluar se aktivitete të tilla si lojërat e trurit mund t’ju ndihmojnë të bëheni më të zhdërvjellët intelektualisht.

Luajtja e lojërave që stimulojnë trurin si Sudoku, shahu dhe Kubi Rubikut në telefonin tuaj është një vend i shkëlqyer për të filluar. Ju mund të përdorni strategjitë fituese nga këto lojëra dhe t’i zbatoni ato në skenarë të të menduarit strategjik të botës reale. Ndryshe, edhe kultura e leximin ju bën që të jeni shumë të shkathët në të menduarit e shpejtë dhe analitik. /Akademi Pune

Erdogan: Rritet tregu global për ushqimin hallall, turizmin dhe financat

“Kërkesa për produkte dhe shërbime të certifikuara hallall është në rritje sepse këto produkte janë të pastra dhe të shëndetshme dhe preferohen nga muslimanët. Sot, tregu global i hallallit ka arritur një madhësi totale prej më shumë se 5 trilionë dollarë, veçanërisht në sektorë të tillë si ushqimi, turizmi, kozmetika dhe financat”, tha Erdoğan në një video-mesazh dërguar Samitit të 9-të botëror të produkteve hallall dhe Ekspozitës së 10-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për produktet hallall.

Duke vënë në dukje se kjo shifër po rritet çdo ditë në përputhje me nevojat dhe pritshmëritë e shfaqura, presidenti Erdoğan tha se dokumentacioni dhe standardizimi janë shumë të rëndësishëm si për të siguruar qasje në produktet dhe shërbimet e certifikuara hallall, ashtu edhe për të lehtësuar qarkullimin e produkteve dhe shërbimeve hallall në tregtinë ndërkombëtare.

Ai tha se garantimi i sigurisë ushqimore është me rëndësi strategjike për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Besoj se Samiti Hallall, i cili do të presë rreth 40 mijë të ftuar, përfshirë 10 mijë vizitorë të huaj, do të forcojë sigurinë ushqimore të vendeve islame”, tha Erdoğan.

Erdoğan tha se aktivitetet e Institutit të Standardeve dhe Metrologjisë së Vendeve Islame (SMIIC), i cili filloi veprimtarinë në vitin 2010, ishin jetike në këtë drejtim. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të OBI-t që t’i bashkohen Institutit për të ndihmuar në shmangien e konflikteve, mosmarrëveshjeve dhe pasigurisë në certifikimin hallall.

Duke theksuar se Türkiye i kushtoi vëmendje kësaj çështjeje duke prezantuar Agjencinë e saj të Akreditimit Hallall (HAK), Erdoğan tha se sektori duhet të ngrihet në nivelin që meriton.

Samiti mbahet nën patronazhin e Presidencës së Türkiyes ndërsa Agjencia Anadolu është partneri global i komunikimit të eventit.

/AA/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
20 %
Thu
24 °
Fri
33 °
Sat
34 °
Sun
37 °
Mon
39 °