Ballina Blog Faqe 130

Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është rihapur masa në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike që ka të bëjë me punësimin e vajzave dhe grave.

Sipas Muratit, deri më 15 prill të vitit 2023 bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muaj e parë.

“Nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim”, shkruan Murati në Facebook.

“Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, përfundon ai.

Çfarë parasheh Projektligji për Paga?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në parim Projektligjin e Pagave për Sektorin Publik. Opozita edhe pse i ka dhënë mbështetje këtij Projektligji, megjithatë ka kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve.

Sipas prezantimit të Projektligjit nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend. Koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78, shkruan Telegrafi.

Para se të vinte në Kuvend, ky Projektligj kishte qenë në konsultim publik për 15 ditë.

Duke e publikuar të plotë dokumentin, Kuvendi i Kosovës ka nxjerr edhe koeficientet e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.

Koeficientin më të lartë, pra 18 e ka Presidenti i vendit, pasuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vinë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17.

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të pasojnë kryetarët e komunave të tjera.

Në gjyqësor, prinë kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit.

Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Në fund, mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Koeficientet e zyrtarëve të nivelit qendror sipas Projektligjit për Pagat | Burimi: Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Korenica ka theksuar se shpejt pritet edhe miratimi përfundimtar dhe hyrja në fuqi.

“Ky ligj do të hyjë në fuqi në pjesën e parë të vitit 2023 – në tremujorin e parë dhe do të ndikojë pozitivisht. Me rritjen e pagave në sektorin publik do të plotësohet hapësira e krijuar si pasojë e inflacionit”, është shprehur Korenica.

Lidhur me vlerën e koeficienteve, ai ka nënvizuar se caktohet në bazë të buxhetit vjetor.

“Sigurisht që do të ketë rritje të rrogave. Koeficienti me sa kam informacion do të jetë 120 euro dhe mund të ketë ndonjë lëvizje të vogël. Ka qenë padrejtësi e madhe pabarazia me paga. Me këtë ligj kjo është eliminuar dhe është sjell në më pak se pesë shkallë”, ka shtuar ai.

Oda e Fiziterapeutëve të Kosovës ka thënë se diferenca në koeficientet e pagave është jashtëzakonisht e madhe dhe diskriminuese.

“Pas votimin në lexim të parë të Projektligjit për Pagat të Sektorit Publik, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën e vlerësimit të punës së fizioterapeutëve në sektorin publik, duke ulur koeficientet për fizioterapeutët nga 7.2 në 5.6, 5.5 dhe 5.4. Kjo ulje koeficienteve është diskriminuese dhe mos vlerësues për punën e fushës së fizioterapisë, gjithashtu nënvlerëson punën e fizioterapeutëve të diplomuar bachelor, i cili është i baras vlefshëm me fizioterapeutët me shkollim të mesëm me një dallim në pagë me 0.3 te vlerës së koeficientit”, thuhet në reagim.

Ndërsa, për Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ky Projektligj ka mangësi të mëdha dhe dështon t’i adresoj çështjet e përcaktuara.

“Projektligji për Pagat në Sektorin Publik është shumë i rëndësishëm për faktin se korniza ligjore është mjaft e fragmentuar me rreth 58 akte të ndryshme ligjore e nënligjore që kanë sjellë pabarazi të theksuar në paga për punë të njëjta në sektorin publik. GLPS ka identifikuar disa çështje të cilat mund të ngrisin prapë diskutim kushtetues por mund të jenë problematike edhe gjatë zbatimit në praktikë. Projektligji i ri dështon që në mënyrë thelbësore t’i adresoj çështjet e përcaktuara në aktgjykimin të Gjykatës Kushtetuese me të cilin shpallet i pavlefshëm Ligji Nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik”, thekson GPLS-ja.

Ali Sefaj nga BSPK-ja pati theksuar se me anë të këtij Projektligji po avancohet vetëm personeli politik, derisa po diskriminohen shërbyesit civilë.

“Projektligji për Paga do të duhej të kishte karakter jodiskriminues. Të parashihte pagë të njëjtën për punën e njëjtë, po ashtu do të duhej ta kishte vlerësimin jetik që do ta kishte secilin nëpunës. Për koincidencë, në këtë draft-ligj janë avancuar stafet politike tejmase, ndërsa personeli profesional duhet t’i kryej punët e përditshme”, pati thënë Sefaj.

Po ashtu, ai ka kërkuar që koeficienti në këtë Projektligj duhet të jetë fiks.

“Ky Projektligj nuk ka rrjedhë logjike, po ta kishte një të tillë, atëherë do të duhej të lidhet me pagën minimale dhe vlera prej 132 euro e demanton pagën minimale. Ne kemi kërkuar që vlera e koeficientit të jetë fikse, ndërsa ndryshimi të përcaktohet me ligj dhe ndryshimi të rrjedh mbi rritjen ekonomike dhe inflacioni. Po ashtu, kemi kërkuar që kategoritë që paguhen pak duhet të trajtohen dinjitetshëm dhe të mos kemi koeficientë nën 4, sepse nuk mund të jetë nën shërbim të republikës”, ka shtuar ai.

Ligji i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit prej 239 euro për vitin e parë. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë të shpërndarë në 69 nivele të koeficienteve. Koeficienti më i lartë është 10, pozitë kjo që e mban vetëm Presidenti i Kosovës, më pas është niveli i 9, ku bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.

Çfarë është fuzioni bërthamor dhe çfarë kanë arritur shkencëtarët?

Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm, njoftoi të martën “një arritje të rëndësishme shkencore” në përpjekjet prej dekadash për të përftuar energji nga fuzioni, forma e energjisë së Diellit dhe yjeve. Falë fuzionit bërthamor do të prodhohej energji elektrike duke përdorur nxehtësinë që përftohet nga ndërveprimi i reaksioneve bërthamore.

Shkencëtarët në Laboratorin Kombëtar “Lawrence Livermore” në Kaliforni prodhuan për herë të parë më shumë energji nga një reaksion i fuzionit, se energjia që shpenzohet për ta krijuar atë. Ky quhet ndryshe një bilanc pozitiv energjie, tha Departamenti i Energjisë.

Kjo arritje do t’i hapë rrugën përparimeve në fushën e mbrojtjes kombëtare dhe të ardhmes së energjisë së pastër, thanë Sekretarja Granholm dhe zyrtarët e tjerë.

Sekretarja Granholm u shfaq përkrah shkencëtarëve të laboratorit Livermore në një konferencë për shtyp në Uashington.

“Kjo është një arritje e rëndësishme për shkencëtarët dhe personelin e laboratorit që i kanë kushtuar karrierën e tyre bërjes realitet të fuzionit. Kjo arritje do të sjellë pa dyshim zbulime të mëtejshme”, tha Granholm, duke shtuar se ky moment “do të zërë vend në librat e historisë”.

Këshilltarja shkencore e Shtëpisë së Bardhë, Arati Prabhakar, e cila ishte në konferencën për shtyp përkrah Sekretares Granholm, tha se energjia nga fuzioni është “një shembull i jashtëzakonshëm i asaj që mund të arrihet me këmbëngulje” dhe “një mrekulli e inxhinierisë që është e pabesueshme”.

Mbështetësit e energjisë nga fuzioni shpresojnë se një ditë do të prodhohet energji pothuajse e pakufizuar, pa ndotje karbonike, dhe që do të zëvendësojë energjinë e prodhuar nga burime minerare apo me format e tjera tradicionale të prodhimit të energjisë. Prodhimi i energjisë së këtillë që do të furnizonte shtëpitë dhe bizneset është ende dekada larg realizimit. Por, shkencëtarët thonë se ky është megjithatë një hap domethënës.

“Është si shenja për të filluar garën”, theksoi profesor Dennis Whyte, drejtor i Qendrës për Shkencën e Plazmës dhe Fuzionin në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets. “Duhet të nxisim përpjekjet për t’i bërë të disponueshme sistemet e energjisë nga fuzioni, për të trajtuar problemin e ndryshimit klimatik dhe për sigurinë energjetike”.

Arsyeja pse krijimi i një reaksioni të fuzionit që prodhon energji ka qenë kaq i paarritshëm është kryesisht sepse shkencëtarët duhet të krijojnë kushte ekstreme në laborator në mënyrë që të ndodhin reaksionet. Zakonisht, laserë të mëdhenj përdoren për të nxehur hidrogjenin në temperatura në miliona gradë Celsius. Plazma që përftohet më pas kufizohet nën një presion jashtëzakonisht të lartë, duke bërë që izotopet të bashkohen me forcë të mjaftueshme që të shkrihen në një element tjetër, duke çliruar energji kur kjo ndodh, në formën e nxehtësisë.

Ricardo Betti, profesor në Universitetin në Rochester dhe ekspert i fuzionit me laserë, u shpreh se njoftimi është domethënës, por se ekziston një rrugë e gjatë për t’u përshkuar përpara se të kemi prodhimin e elektricitetit të qëndrueshëm.

Ai e krahason këtë arritje me momentin kur njerëzimi mësoi për herë të parë si të bënte përpunimin e karburantit dhe ta ndizte atë për të marrë energji.

“Ende nuk keni motorin. Nuk keni gomat”, tha profesor Betti. “Nuk mund të thoni se keni një makinë”.

Për të bërë punën kërkimore për fuzionin duhen burime dhe përpjekje të shumta. Njëra prej përqasjeve është shndërrimi i hidrogjenit në plazmë, një gaz me ngarkesë elektrike, që në vazhdim kontrollohet nga magnetë gjigandë. Kjo metodë po eksplorohet në Francë, me bashkëpunimin e 35 vendeve, në Reaktorin Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear, si dhe nga shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets dhe nga një kompani tjetër private. Vitin e kaluar, ekipet që punojnë me këto projekte në dy kontinente të ndryshme, njoftuan se po bënin përparim domethënës me teknologjinë e magnetëve që iu nevojiten për këtë proces./AP

“Për 2 orë e gjysmë, Kosova arrin në bregdet”, rruga e re në Shqipëri drejt finalizimit, shkurton kohën e udhëtimit

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpjeguar se rruga e re që pritet të finalizohet Kashar-Lekaj do të bëjë të mundur aksesimin më të shpejtë të Kosovës në plazhet e jugut.

Balluku tha se me ndryshimet e bëra ky aks do të përshkohet për 25 minuta bashkë me Bypassin e ri të Tiranës që sipas saj është një projekt i përfunduar.

“Është komplet rrugë e re, nuk ka asnjë lidhje me gjurmën dhe bën lidhjen e rëndësishme me Rinasin. Pasi rruga ekzistuese tashmë nuk përmbush asnjë kusht. Shkon deri në Kashar, pasi këtu krijohet nyja më e rëndësishme e infrastrukturës përsa i përket të gjithë autostradave”, tha ajo.

Pj.2.Idetë kryesore nga libri “Dotcom Secrets” nga Russel Brunson

Të tre skemat e hinkave për t’u vendosur për trafikun e ftohtë

Për nivelet themelore të ofrimit tonë dhe të trafikut të ftohtë, Brunson rekomandon tre lloje kryesore hinkash:

Hinka e produktit falas plus transportit me pagesë:

kjo lloj hinke përbëhet nga dy hapa/faqe dhe një ofertë e vetme, një ofertë ekskluzive e shfaqur pas pagesës. Faqja e parë përbëhet nga një video që shpjegon produktin ose shërbimin që ne japim sipas një skeme “kush, çfarë, pse, si”, d.m.th. duke iu përgjigjur pyetjeve kryesore të një përdoruesi që nuk na njeh. Faqja gjithashtu shpjegon qartë se si funksionon oferta, d.m.th., marrja e produktit falas me pagimin e kostove të transportit, dhe ekziston një formular për t’u plotësuar me detajet tuaja të transportit.

Faqja tjetër kërkon detajet e pagesës tuaj. Është e rëndësishme që kjo kërkesë të bëhet në një faqe tjetër për të kapërcyer momentin e parë të kontaktit në të cilin përdoruesit kanë më pak të ngjarë të fusin detajet e kartës së kreditit. Në faqen e pagesës është e mundur të futni një ofertë pop-up, që është një kuti e vogël e cila ju lejon të shtoni një produkte shtesë me një klikim. Pas pagesës, është mirë të futni një ofertë ekskluzive të disponueshme vetëm për ata që kanë bërë blerjen.

Hinka e ofertës vetë-likuiduese:

kjo strukturë e hinkës është vendosur gjithashtu në dy hapa dhe një ofertë finale ekskluzive. Hapi i parë është tërheqja e përdoruesve të trafikut të ftohtë me një joshje, qofte një video falas, raport ose e-libër përmes një faqeje që kërkon një adresë e-mail. Pasi të jepet adresa, përdoruesi zbarkon në një Landing Page në të cilën është e pranishme oferta e produktit, e paraqitur me një video ose tekst që e shpjegon atë përmes një teksti të parapërgatitur, historie, skenari.

Në këtë skenar, një personazh i suksesshëm, ndoshta personazhi tërheqës, tregon historinë e tij duke theksuar një problem dhe më pas shpjegon zgjidhjen, që është produkti ose shërbimi që duam të shesim. Është e rëndësishme, në këtë fazë, që emocionalisht t’i qasemi kandidatit, duke favorizuar identifikimin. Për të shitur produktin, futni një buton Call to Action, ose një ftesë për veprim, dhe futni një ofertë ekskluzive pas pagesës.

Hinka e vazhdimësisë:

kjo lloj hinke na ndihmon të shesim shërbimet tona drejtpërdrejt ose përmes provës në mënyrë të vazhdueshme, d.m.th. përmes pagesave të vazhdueshme dhe në kohë me kalimin e kohës, për shembull një tarifë mujore ose javore.

Në këtë rast ka dy mënyra të mundshme: nëse oferta jonë përfshin një test para blerjes, atëherë rekomandohet përdorimi i skemës “kush, çfarë, pse, si”, ndërsa nëse nuk përfshin këtë fazë atëherë është më mirë personazhi i skenarit, historia, zgjidhja. Në çdo rast, është mirë të përdoret kjo skemë si një fazë e dytë pas njërës prej dy hinkave të tjera kushtuar fazës së parë të ftohtë për t’u siguruar që ajo funksionon në mënyrën më të mirë.

 

Tri skemat e hinkave për trafik të vakët

Hinkë e përsosur për Webinar:

Kjo hinkë përdor formatin e njohur të webinarit për të shitur një produkt ose shërbim, dhe për shkak se webinaret mund të regjistrohen, ato gjithashtu mund të automatizohen për të fituar para pa mundim. Struktura bazohet në tre hapa kryesorë: në të parin, të gjithë përdoruesit drejtohen në një faqe me një video ose tekst që ndjek skemën “kush, çfarë, pse, si” dhe ftohen të regjistrohen për një webinar pasi të fusin një emër dhe adresën e postës elektronike. Më pas atyre u dërgohet një email konfirmimi për të kujtuar datën dhe orën e mbajtjes së webinarit.

Webinar-i do të përbëhet nga dy pjesë, e para me përmbajtje dhe e dyta me shpjegimin, promovimin dhe shtytjen e produktit ose shërbimit. Meqenëse jo të gjithë abonentët do të marrin pjesë, një hap i tretë është dërgimi i një videoje të regjistrimit me email. Ky regjistrim do të na lejojë të vazhdojmë të shfrytëzojmë përmbajtjen e webinarit për sa kohë që ne e konsiderojmë të rëndësishme falë një hinke të automatizuar.

Webinar i Hinkës së Padukshme:

Kjo hinkë gjithashtu përdor formatin e webinar-it për të angazhuar përdoruesit, por në këtë rast duke u mbështetur te përmbajtja. Pjesëmarrësit në webinar në fakt do të jenë në gjendje të paguajnë pasi të kenë marrë pjesë në të dhe vetëm nëse e konsiderojnë atë me të vërtetë të vlefshme.

Struktura ndjek linjën e hinkës së përsosur të webinarëve që sapo është parë, por për të marrë pjesë, përdoruesit duhet të fusin detajet e kartës së tyre të kreditit pa u ngarkuar asgjë. Në fund të webinarit ata do të pyeten nëse duan të paguajnë apo jo.  Nëse po, nuk kanë pse të bëjnë asgjë, përndryshe ata duhet të shkruajnë në një adresë e-maili, e cila zbulohet vetëm gjatë webinarit. Në këtë lloj hinke, pikat kryesore janë rëndësia dhe vlera e përmbajtjes së webinarit. Është mirë të parashikohet një ndërhyrje që zgjat disa orë, nga tre e lart, e cila është në të vërtetë e dobishme për përdoruesit.

Hinka e lançimit të produktit:

Kjo hinkë ndan prezantimin e një produkti në katër video, secila prej tyre shpjegon produktin ose shërbimin nga një këndvështrim tjetër, duke nxjerrë në pah avantazhet, metodat e përdorimit, përvojat dhe së fundmi ofertën. Ky lloj hinke është e dedikuar për trafikun e nxehtë dhe në fakt dërgohet personalisht në listën tuaj dhe atë të partnerëve tuaj.

 

Ofertat në nivelet më të larta të shkallës së vlerës duan një hinkë komplekse dhe të diferencuar

Kur arrihen nivelet më të larta të shkallës së vlerës, është e nevojshme të evoluoni metodat e kontaktit duke marrë shitje nga online në offline përmes përdorimit të kontakteve telefonike ose personale dhe shitësve profesionistë. Gjithashtu këtu është e mundur të përfitosh nga një hinkë shitjesh, por përveç pjesës në internet do të jetë e nevojshme të përfitosh nga kontakti personal.

Struktura e hinkës fillon në internet, me një faqe të parë që na ndihmon të kuptojmë dhe të mbajmë me vete përdoruesit të cilët në fakt mund të interesohen për produktin tonë kryesor; në këtë faqe ne fusim një video që shpjegon një studim rasti të një klienti dhe rezultatet që ata arritën me produktin/shërbimin tonë, me një thirrje përfundimtare për veprim që ju fton të regjistroheni.

Kushdo që klikon në këtë thirrje veprimi drejtohet në një formular që duhet të plotësohet në tërësinë e tij, duke përfshirë edhe atë që lidhet me arsyen pse produkti ose shërbimi është i nevojshëm.

Kushdo që nuk e plotëson këtë pjesë ose e plotëson me informacionin e gabuar nuk do të kontaktohet sepse nuk konsiderohet një kandidat i mirë. Pas kësaj faqe ju drejtoheni në një “faqe të detyrave të shtëpisë”, që është një hapësirë ​​në të cilën mund të shikoni video dhe të lexoni informacione për të mësuar më shumë.

Pas kësaj faqeje fillon procesi i vërtetë i shitjeve: nga informacioni i hedhur dhe profilizimi i marrë pas plotësimit të të gjitha fushave, është koha të transformojmë bisedën në internet në kontakt të drejtpërdrejtë. Kjo mund të bëhet ose personalisht, ndoshta në një event, prezantim, ose përmes shitësve.

Në këtë lloj hinke, është e rëndësishme që shitësit të sigurohen që të jetë klienti ai që kërkon të blejë shërbimin ose produktin, për shembull duke i bërë pyetje në lidhje me të preferencat e tij dhe duke shfrytëzuar anën emocionale. Pyetje të tjera që mund të bëjmë për të krijuar një kontakt emocional janë: “pse nuk i keni përmbushur ende ëndrrat tuaja?” ose “çfarë ju kufizon?”.

Përqendrimi gjithashtu te qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata të klientit dhe pyetja e tij nëse ai është i gatshëm të angazhohet janë mënyra të mira për ta përfshirë atë në blerjen e ofertës tonë.

Qëllimi përfundimtar është të hyjmë në kontakt emocional me klientin e mundshëm dhe të sigurohemi që ai të kërkojë produktin dhe të mos jemi ne ose shitësit tanë që e shtyjmë drejt shitjes. Në këtë mënyrë, klienti ynë ideal do të jetë në gjendje të kuptojë plotësisht vlerën e ofertës, duke e blerë dhe duke arritur më në fund në rampën më të lartë të shkallës së vlerës.

Çfarë mund të kujtojmë nga ky libër?

Një hinkë efektive e shitjeve është sekreti i suksesit të shumë bizneseve në internet, por përdorimi i strukturave të thjeshta të paracaktuara për të shitur nuk mjafton.

Për të ndërtuar një hinkë të përsosur duhet të dini gjithçka që vërtitet rreth biznesit, nga profilizimi i klientit të ëndrrave te krijimi i një personazhi tërheqës që bisedon me kandidatët, nga shkalla e vlerës deri te studimi i temperaturave të trafikut në hyrje.

Falë kësaj njohurie ne do të jemi në gjendje të nxisim të gjithë fuqinë e shtatë modeleve të gypave fitues të propozuar.

Sipërmarrësi Bardhyl Bytyqi rrëfen për kompaninë e tij në partneritet me WebFlow dhe qasjen “no-coding”

A po vjen fundi i karrierës për programuesit? Platformat globale “no-coding” kanë patur një vlerësim prej 12.17 miliardë dollarë në 2020 dhe vazhdojnë të rriten teksa sjellin lehtësi dhe kohë të reduktuar në krijimin dhe publikimin e faqeve në internet dhe aplikacioneve.

Bardhyl Bytyqi është një sipërmarrës shqiptar i Kosovës i spikatur për projektin e tij Azwedo, pjesë e kompanisë së tij “Wedoflow”, i cili ka përqafuar qasjen “no-coding”. I lindur dhe i rritur në Prizren të Kosovës, Bardhyli tregon se familja ka mbjellë vazhdimisht te ai dëshirën për sipërmarrje. Që prej vitit 2008 kompania e tij operon në Kosovë me qëllim krijimin e një modeli cilësor dhe të suksesshëm pikërisht në vendlindjen e tij.

“Kënaqësi është kur rritesh, ndërsa përmbushje është kur jep nga dija profesionale e të vlerësohet në shumë dimensione. Kjo ishte një ndër arsyet pse kam filluar Azwedo” shprehet ai.

Business Magazine vjen me një intervistë e cila na tregon edhe më shumë për historinë e Bardhylit dhe rrugëtimit të tij në biznesin që drejton sot.

Cila ka qenë inicitaiva jote e parë dhe ku qëndron ajo sot?

Po projektet që pasuan?

Iniciativat janë të shumta, mirëpo çfarë vlen të theksohet është platfoma “Ummah” e cila synon të ofrojë zgjidhje për nevojat e përditshme të muslimanëve në gjithë botën, duke përfshirë edhe shitblerjen përmes integrimit të tregut si nevojë e komunitetit e cila ka gjetur përkrahje në vendin tonë e deri në Malajzi e Indonezi.

Në sipërmarrje, janë të pashmangshme iniciativat e vazhdueshme për të depërtuar drejt suksesit, të cilat janë shumë evidente edhe në kompaninë “Azwedo” në Kosovë dhe “Grandify” në Francë.

Çfarë është Azwedo?

Cila është risia që sjell?

Kujt i shërben?

Azwedo është një kompani kreative softuerike në të cilën zhvillojmë produkte B2C/B2B dhe ofrojmë shërbime me të cilat ndihemi krenar.

Jam shumë me fat që e kam partner kreativ Nuhi Ademaj, ekipe zhvilluesish, dizajni dhe marketingu që së bashku ndërtojmë mundësi të reja në kompaninë tonë duke i shërbyer klientëve në mbarë botën me fokus në Europë dhe Amerikë.

Jemi e para dhe e vetmja kompani nga Kosova në partneritet me Webflow, një ndër kompanitë e cila vlerësohet me miliarda dollarë, me seli në Kaliforni. Wedoflow.com është produkt dhe shërbim i joni no-coding, i cili i shërben klientëve (individëve, startup-eve, kompanive dhe organizatave) që kërkojnë të ndërtojnë faqe dhe aplikacione të së ardhmes me animacione dhe ndërveprime që të lënë pa fjalë.

Disa nga produktet tona (në bashkëpunim me Grandify) janë:

  • Në industrinë e shëndetësisë; www.Dentaline.io që i mundëson klinikave dentare të menaxhojnë pacientët shumë më lehtë me ndihmën e inteligjencës artificiale
  • CVitae.io në industrinë e rekrutimit, që i ndihmon kompanitë të konvertojnë çdo dokument në CV mahnitëse në vetëm disa sekonda
  • Produkte të tjera në industrinë e edukimit që janë në zhvillim e sipër

Me zgjidhjet tona ndaj problemeve në industri të ndryshme, shërbehen ata që e çmojnë thjeshtësinë dhe e duan kreativitetin.

Për më tepër lexo Business Magazine 30!

 

Pj.1.Idetë kryesore nga libri “Dotcom Secrets” nga Russel Brunson

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

————————————————-\\

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

0000.000

 

 

Sipërmarrja nuk është heroike. Është njerëzore.

Të jesh sipërmarrës është e vështirë. Askush nuk e mohon vërtet këtë dhe as nuk duhet ta mohojë. Por për shumicën, kur dëgjojmë një deklaratë të tillë, pothuajse si parazgjedhje, mendimet tona kalojnë në stereotipet e vështirësive sipërmarrëse: rreziqet që ju merrni; sfida e pafundme për të bindur të tjerët për vlerën e idesë suaj; besimi se duhet të jesh gjithmonë, i aftë, madje edhe i matur  ju e dini listën. Por ndalo për një moment. Shikoni modelin.
Të gjitha ato mendime automatike dhe përshtypjet tona tipike të udhëtimit sipërmarrës kanë të bëjnë me një  një superhero mitik, një pushtues samitesh. Megjithatë, është një barrë e brendshme që te  mos bëhesh problemi më i madh i vetes duke arritur në përfundimin se duhet të përshtatesh me kostumin material dhe të veshësh pelerinën e superheroit. Sipërmarrja nuk është heroike. Është njerëzore. Dhe të harrosh se nuk është vetëm e rrezikshme, është e zakonshme. Është gjithashtu një zakon për t’u thyer më lehtë sesa mund të mendoni.

E vërteta rreth aventurës sipërmarrëse

Imazhi më i zakonshëm që ne shoqërojmë me sipërmarrësit është se ata vendosin flamurin e tyre të fitores në majë . Por përsëri, sipërmarrësit, madje dhe veçanërisht ata më të suksesshëm, janë më shumë njerëzorë sesa heroikë. Që do të thotë se ata janë të gabueshëm. Është ajo gabueshmëria që, e injoruar ose e anashkaluar, çon në telashe.

Në shumë mënyra, sipërmarrësit janë ‘aventurierët’ e botës së punës, të ngjashme me aventurat e jashtëzakonshëm – alpinisti i lirë i vetëm që kërkon të jetë i pari që ngjitet në murin shkëmbor që të tjerët i konsiderojnë të pamposhtur, ose skiatori trim që kërkon të kapërcejë rrugën e pakryqëzuar.  Kur më të mirët i plotësojnë këto bëma, ata shpesh marrin meritën e vetme, sikur thjesht të tregonin majën dhe shëtisnin atje një pasdite krejt vetëm.

Si aventurierët  dhe sipërmarrësit  sigurojnë në të vërtetë suksesin e tyre

Në librin e tij The Adventurer’s Son, eksperti i sporteve ekstreme Roman Dial ,  shpjegon se, ndërsa përralla e vetëm ngritjes së majës është joshëse, aventurierët e zgjuar, domethënë ata që arrijnë të qëndrojnë në majë në mënyrë të përsëritur, janë të kujdesshëm që të mos zhyten shumë në imazhin e aventurierit si hero ose të përpiqen të shkruajnë titullin e tyre para kohe. Në vend të kësaj, që në fillim, ata ndërtojnë me vetëdije kontrolle të realitetit, jo sepse planifikojnë të dështojnë, por sepse gjërat ndodhin, shpesh gjëra që njeriu nuk mund t’i trajtojë të gjitha vetëm./inc

“E marta e zezë”

E Marta e Zezë ishte 29 tetori 1929, dita kur pati një rënie prej 12% në Dow Jones Industrial Average. Ky indeks mat performancën e disa prej kompanive kryesore të listuara në bursën e Nju Jorkut.

Dita e së Martës së Zezë raportoi një rënie të ngjashme me një ditë më parë, të hënën, 28 tetor 1929, kur rënia në bursën e Nju Jorkut ishte 13%. Në këtë mënyrë vazhdoi tendenca rënëse që kishte nisur të enjten, 24 tetor, kur rënia ishte 11%.

Gjatë ditës së tregtimit të së Martës së Zezë pati një valë të madhe shitjesh aksionesh dhe shumë kompani emblematike të tregut amerikan panë rënien e stoqeve të tyre, siç ishte rasti me General Motors.

Të gjitha këto humbje në tregun e aksioneve të Amerikës së Veriut, të vendosura fizikisht në Wall Street në Big Apple, shënuan fillimin e Depresionit të Madh që zgjati deri në vitin 1932. Kjo ishte kriza më e madhe ekonomike e shekullit të 20-të.

Origjina e së Martës së Zezë

Në vitet 1920, industri të ndryshme filluan të lulëzojnë në Shtetet e Bashkuara, si sektori i automobilave. Përveç kësaj, blerjet me kredi filluan të bëhen të njohura, duke siguruar akses më të madh në financim.

Një pikë tjetër për t’u marrë parasysh është se një numër i madh njerëzish filluan në vitet 20 të investojnë në bursë. Shumë prej tyre kishin blerë Liberty Bonds. Këto ishin letra me vlerë borxhi të lëshuara nga qeveria amerikane për të financuar shpenzimet ushtarake.

Ajo që ndodhi është se me blerjen e këtyre obligacioneve të qeverisë, investitorët e rinj filluan të familjarizohen me tregjet financiare. Shumë nga këta njerëz madje u inkurajuan të spekulonin mbi letrat me vlerë si aksionet e kompanive. Në këtë mënyrë, ata kërkonin të rrisin pasurinë e tyre.

E marta e zezë dhe lëndët e para

Një tjetër faktor që ndikoi të martën e zezë ishte rënia e çmimeve të lëndëve të para bujqësore në mesin e vitit 1929. Kjo, në funksion të një korrje të madhe në Evropë që do të ulte çmimet.

Përveç kësaj, filloi të regjistrohet një rënie në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe makinave, pasi konsumatorët tashmë ishin të ngarkuar me borxhe.

Me të gjitha sa më sipër, u krijua një stuhi e përsosur që shkaktoi Crac e 29./definebusinessterms/

Botërori i Katarit: si e afroi Lindjen me Perëndimin

Suksesi i arritur nga shteti i Katarit në organizimin e Kupës së Botës FIFA, i cili do të përmbyllet pas finales së madhe më 18 dhjetor, zbulon çdo ditë korrektësinë e qasjes së tij për të shpërfillur fushatat sistematike të shpifjeve të këtij shteti të Gjirit Arab, ndaj të cilit ai është ekspozuar prej vitesh dhe që nga viti 2010 fitoi organizimin e eventit sportiv global.

Katari iu përgjigj skeptikëve me veprime, jo me fjalë, dhe me përpjekje të palodhura dhe punë të vazhdueshme, duke u fokusuar në organizimin më të mirë të Kupës së Botës ndonjëherë, raporton agjencia shtetërore e Katarit QNA.

Pas fillimit spektakolar të Kupës së Botës FIFA Katar 2022, Katari arriti të hapë një kapitull të ri në historinë e mikpritësve të Kupës së Botës si vendi i parë arab dhe i Lindjes së Mesme që pret këtë ngjarje sportive megaglobale.

Ceremonia e hapjes ishte një përvojë unike e bashkimit të Lindjes me shijen e pastër të Katarit dhe modernitetin e Perëndimit, me ritmin e saj të shpejtë. Ajo u karakterizua nga shkëlqimi vizual që nuk është parë më parë në hapjen e Kupës së Botës, duke përdorur teknologjitë më të fundit në dritat, tingujt dhe efektet vizuale.

Katari i dha Kupës së Botës një aromë thjesht arabe, përmes ceremonisë së hapjes në stadiumin Al Bayt, dizajni i të cilit u frymëzua nga një tendë tradicionale beduinësh, kuaj arabë, në një performancë mahnitëse që ndërthur traditën arabe dhe kulturën ndërkombëtare.

Me organizimin e Kupës së Botës FIFA Katar 2022, Shteti i Katarit dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga arabët për të gjithë botën, duke u bërë thirrje të gjithëve që të “bashkohen” për të ndërtuar ura midis të gjitha racave, feve, kulturave dhe gjinive.

Për më tepër, duke pritur Kupën e Botës, Katari formoi një forum për dialogun midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Imazhi i tmerrshëm i promovuar nga Perëndimi për Katarin dhe për arabët në përgjithësi, është shumë ndryshe nga realiteti që kemi dëshmuar në këtë vend… Është e vërtetë që kultura arabo-islame është e ndryshme nga kultura jonë, por duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë. Secili prej nesh është i ndryshëm dhe duhet ta pranojmë njëri-tjetrin për të bashkëjetuar”, tha gazetari sportiv meksikan Ignacio Suarez.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Doha në faqen e internetit të AD Noticias, Suarez tha gjithashtu:

“Duhet të pranojmë se Katari dhe bota arabe që shohim janë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kemi dëgjuar në mediat perëndimore”, shtoi ai.

Duke komentuar propagandën “për vendosjen e kufizimeve ndaj grave”, për shembull, Suarez konfirmoi se gratë në Katar bëjnë një “jetë normale”.

“Ata ngasin makinat e tyre, shkojnë në punë, në kafene dhe restorante, shijojnë kohën me fëmijët e tyre dhe komunikojnë me të gjithë përmes rrjeteve sociale dhe internetit. Gratë në tregjet e Katarit gjejnë të njëjtat produkte që shiten në tregjet perëndimore,” tha ai.

Studiuesi, intelektuali dhe shkrimtari britanik Simon Chadwick tha se duke organizuar Kupën e Botës, Katari arriti ta zhvendosë këtë ngjarje nga një zonë më e ngushtë gjeografike dhe ta përhapë atë në të gjithë rajonin me përsosmërinë e tij – nga Lindja e Mesme në Afrikën e Veriut.

Për më tepër, është bërë një rast ku marrin pjesë të gjithë banorët e rajonit.

Ai vuri në dukje se organizimi i Kupës së Botës nga Katari befasoi shumë. Ndërsa disa prisnin që ky turne të ishte thjesht një “ngjarje e Katarit”, në të cilën shumë tifozë nga bota arabe, si dhe vende të tjera, nuk do të merrnin pjesë, turneu dëshmoi pikërisht të kundërtën – një pjesëmarrje të madhe nga pjesë të ndryshme të planetit. Kjo i dha turneut një atmosferë të jashtëzakonshme.

Duke folur për programin “Insights” të uebsajtit francez Skema BS, Chadwick shtoi se Kupa e Botës në Katar tregoi shtrirjen e “kohezionit midis popullit të Katarit, arabëve dhe Gjirit”.

Chadwick theksoi se organizimi i këtij evenimenti madhor sportiv është një konfirmim i njohjes së vendeve arabe si të barabarta me të tjerat në botë në organizimin e ngjarjeve sportive globale, pavarësisht nga të gjitha paragjykimet.

Sipas tij, kjo tregon se organizimi i Katarit i turneut i ka dhënë këtij evenimenti një dimension simbolik par excellence./tesheshi/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
overcast clouds
12.1 ° C
12.1 °
12.1 °
80 %
1.1kmh
100 %
Mon
21 °
Tue
22 °
Wed
22 °
Thu
19 °
Fri
15 °