Ballina Blog Faqe 129

Brukseli bie dakord për detajet e taksës së parë kufitare të karbonit në botë

Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për taksën e parë kufitare të karbonit në botë, duke finalizuar detajet ditën e dielën përballë pretendimeve nga partnerët kryesorë tregtarë të bllokut se kjo taksë krijon barriera tregtare proteksioniste.

Agjencitë rregullatore të mjedisit dhe ministrat nga i gjithë blloku nënshkruan Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), një mjet i cili do t’i detyrojë importuesit e huaj që të mbulojnë koston e emetimeve të tyre të karbonit, pasi marrëveshja u miratua përkohësisht të martën.

Kjo marrëveshje, një pjesë qendrore e strategjisë së BE-së për të reduktuar emetimet e saj të karbonit në zero neto deri në vitin 2050, pritet të miratohet zyrtarisht nga liderët në Këshillin Europian dhe të bëhet pjesë e ligjit të BE-së nga Parlamenti Europian, përpara se të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Peter Liese, negociatori kryesor për parlamentin europian, tha për Reuters të dielën se CBAM ishte “ligji më i rëndësishëm i klimës i bërë ndonjëherë në Europë, dhe disa thonë në të gjithë botën”. Liese tha se një sasi e madhe e emetimeve të CO₂ do të reduktohen “deri në çmimin më të ulët të mundshëm”.

Megjithatë, marrëveshja ka ngjallur polemika me partnerët kryesorë tregtarë të BE-së, të cilët thonë se ajo do t’i ekspozojë industritë e tyre ndaj konkurrencës së pandershme.

SHBA dhe Afrika e Jugut, në veçanti, kanë thënë se CBAM do të penalizojë në mënyrë të padrejtë prodhuesit e tyre, të cilët tani mund të përballen me një valë importesh me çmime të lira nga kompanitë që nuk janë të gatshme të paguajnë tarifën e BE-së dhe, si rrjedhojë, vendosin t’i eksportojnë mallrat e tyre diku tjetër.

Ligjvënësit europianë rrezikuan gjithashtu që të ushqejnë këto kritika, pasi ranë dakord të diskutojnë nevojën për subvencione për të mbështetur eksportuesit me qendër në BE dhe, “nëse është e nevojshme”, ata do të paraqesin një propozim për kthime të taksës deri në vitin 2025.

Adina Georgescu, drejtore për energjinë dhe klimën në organin tregtar të industrisë metalike Eurometaux, tha se politikëbërësit duhet të “gjenin një zgjidhje për t’i bërë eksportet tona konkurruese”. Georgescu shtoi: “Kompanitë tona nuk mund të përballojnë humbje të mëtejshme të të ardhurave dhe pasiguri shtesë, duke llogaritur kërcënimin e sotëm të krizës ekzistenciale të energjisë.”

BE pretendon se kthimet e taksave të karbonit do të ishin në përputhje me rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë. Megjithatë, disa analistë kanë thënë se një mbështetje e tillë do të binte ndesh me rregullat, nëse importuesit e huaj duhet të blejnë certifikata nga BE për të mbuluar emetimet e tyre të karbonit në të njëjtën kohë.

Negociatorët në Bruksel ranë dakord gjithashtu që të krijojnë një Fond Social për Klimën, i cili do të ndihmojë familjet më vulnerabël, bizneset e vogla dhe përdoruesit e transportit që të përballen me efektet e çmimit të karbonit. Fondi do të jetë aktiv midis viteve 2026 dhe 2032 dhe mund të ofrojë deri në 65 miliardë euro ndihmë./FT

5 këshilla shkencore për të rritur vetë-motivimin

Vetë-motivimi është gjendja e brendshme që na ndihmon të fillojmë, të vazhdojmë ose të përfundojmë një veprim të caktuar. Për shembull, ne mund të jemi të vetë-motivuar për të ngrënë diçka kur jemi të uritur. Mund të jemi të motivuar të vazhdojmë të punojmë në një punë në mënyrë që të mund të paguajmë faturat tona, ose mund të motivohemi të ndërpresim një marrëdhënie kur kjo nuk na bën më të lumtur. Pothuajse çdo sjellje që mund të mendoni mund të ketë origjinën nga vetë-motivimi.
Nëse doni të ndërtoni dhe të rrisni vetë-motivim, ka disa aftësi kyçe që mund të zhvilloni. Këtu janë disa:
1. Bëjeni synimin më social. Hulumtimet e kaluara midis punonjësve kanë treguar se faktori i vetëm që kontribuoi më shumë në përkushtimin  të cilin ata e konsideruan si pjesë të motivimit ishte një nevojë për lidhje sociale (Nohria, Groysberg, & Lee, 2008). Kur mendojmë për vetë-motivimin, mund të imagjinojmë orare rraskapitëse ose lista të gjata të detyrave, por e vërteta është se ne mund ta bëjmë më të lehtë motivimin nëse gjejmë mënyra për t’u lidhur ndërsa ndjekim qëllimet tona. Pra, nëse ka një aktivitet që e keni të vështirë ta bëni, përpiquni ta bëni këtë aktivitet më social.
2. Gjeni fushën ku jeni më të aftë. 
I njëjti studim që përmendëm më lart tregoi gjithashtu se ndjenja sikur e kuptojmë atë që po bëjmë në punë mund të na bëjë të jemi më produktivë (Nohria, Groysberg, & Lee, 2008). Kjo ka kuptim, apo jo? Kur jemi të mirë në diçka, ajo është më pak zhgënjyese dhe na pëlqen më shumë. Hulumtimet e lidhura sugjerojnë që ne qëndrojmë më të angazhuar dhe të motivuar kur vështirësia e një detyre është në mes të qenit shumë e vështirë(që mund të na bëjë të ndihemi keq me veten) dhe shumë e lehtë (që mund të jetë e mërzitshme).
3. Sulm ose mbrojte. 
Studiuesit në vendin e punës sugjerojnë se dy shtysa të tjera mund të na motivojnë: dëshira për të fituar gjëra që rritin mirëqenien tonë (p.sh. ushqimi, paratë, përvojat, argëtimi) dhe dëshira për të mbrojtur veten (p.sh. pronën tonë, arritjet, besimet, etj.; Nohria, Groysberg, & Lee, 2008). Kështu që mund të jetë e dobishme t’i kujtojmë vetes këto shtysa dhe se si veprimet tona mund të na ndihmojnë t’i përmbushim ato.
4. Ndërtoni zakone. 
Sapo e kemi zakon të bëjmë diçka, bëhet shumë më e lehtë të vazhdojmë ta bëjmë atë. Kjo do të thotë se të mësuarit se si të ndërtoni zakone mund të jetë një aftësi vërtet e dobishme për t’u bërë më të vetë-motivuar. Për të krijuar zakone, BJ Fogg, autor i ” Zakoneve të vogla “, thotë të fillojmë me një zakon të vogël, të vogël dhe të vogël dhe ta rritim atë që andej. Për shembull, nëse doni të keni zakon të ecni një milje çdo ditë, filloni duke bërë një hap jashtë derës tuaj, pastaj disa hapa dhe vazhdoni të shtoni nga një hap të vogël në të njëjtën kohë.
5. Përcaktoni synimet e zbatimit.
Synimet e zbatimit janë si një plan rezervë: Ata vendosin strategji para kohe në rast se Plani A nuk funksionon (Gollwitzer, 1999). Për të krijuar një synim zbatimi, thjesht vendosni një synim që nëse X ndodh, atëherë ju do të bëni Y. Për shembull, nëse keni nevojë të shkoni te dentisti, atëherë do ta bëni punën tuaj më vonë atë mbrëmje.psychologytoday

Makina e parë diellore nuk ka nevojë të rikarikohet për muaj me radhë

Startup holandeze Lightyear nisi të prodhojë makinën e parë elektrike në seri në botë, që gjeneron energji drejtpërdrejt nga drita diellore.

Modeli i parë, Lightyear 0, kushton 250.000 euro (259.000 dollarë) dhe deri më tani janë bërë rreth 150 porosi.

Lightyear parashikon të prodhojë rreth 1 mijë ekzemplarë të modelit në stabilimentin e Valmet Automotive Oyj në Finlandë, duke nisur me një ritëm, një makinë në javë.

Brenda gjysmës së dytë të vitit tjetër, prodhimi pritet të rritet në pesë ekzemplarë në javë – deklaroi në një intervistë për Bloomberg, CEO dhe themeluesi, Lex Hoefsloot.

Sipas Hoefsloot, makina, e cila ka panele diellore në kofano dhe në pjesën e sipërme, mund të udhëtojë për dy muaj pa pasur nevojë të rikarikohet në Amsterdam gjatë verës, dhe për shtatë muaj në Portugali. Energjia e përftuar nga dielli do të shtojë deri në 70 kilometra (43 milje) autonomi në lëvizje çdo ditë.

Makinat me energji diellore kanë luftuar për të shkuar përtej fazës së prototipit, për shkak të sipërfaqes së madhe që kërkojnë panelet diellore. Mbledhja e fondeve në ditët e para ishte një sfidë, pasi investitorët hezitonin të investonin paratë e tyre në një koncept të ri, tha Hoefsloot.

“Tani, ne jemi në një fazë shumë më të matur”, duke shtuar se shumica e investimeve kanë ardhur nga Holanda. Lightyear siguroi 81 milionë euro nga një grup investitorësh të udhëhequr nga Holanda në shtator.

Kompania, e themeluar në Holandë në vitin 2016, ka zhvilluar edhe Lightyear 2, modelin e dytë me vëllim të lartë, me çmimin që nis nga 30.000 euro.

Lightyear 2 mendohet se do të nisë prodhimin brenda vitit 2025, sipas kompanisë dhe është prenotuar nga shoqëritë leasing dhe car sharing LeasePlan Corp NV dhe MyWheels.

Si ta shëtisni botën pa harxhuar shumë para

Në pamje të parë, të udhëtosh botën duket shumë e shtrenjtë, por ka shumë mënyra sesi ju të bëni pushime fantastike pa u shqetësuar për llogarinë tuaj bankare.

1. Rezervoni biletën muaj përpara

Edhe pse duket si një këshillë klasike udhëtimi, është shumë e rëndësishme. Duke u bazuar tek Skyscanner, muajt më të lirë për të bërë rezervime janë Nëntori dhe Maji. Sa më parë të rezervoni, aq më e lirë është bileta.

2. Vini re paketat (Package Deals)

“Package Deals” janë një mënyrë praktike për të kursyer para. Arsyeja se pse këto paketa ekzistojnë është që diçka jo e shitur të shitet me atë më të shiturën. Për këtë arsye, mendoj se ju duhet të bëni kërkime përpara se të bleni këto paketa.

3. Fokusohuni në periudhat kalimtare

Nëse po kërkoni për një vend specifik për të udhëtuar, si një plazh ose një resort skish, atëherë të shkuarit gjatë stinëve të ndërmjetme do t’ju kursejë goxha. Jo vetëm koha do të jetë e këndshme, por nuk do të rrethoheni nga grupe të tjera turistësh.

4. Mësoni të gatuani

Ndoshta mënyra më e mirë për të kursyer është duke gatuar vetë. Dita ka tre vakte, imagjinoni nëse do të hanit jashtë për secilën prej tyre.

5. Kthejeni në një udhëtim pune

Kompromisi midis punës dhe udhëtimit është një udhëtim pune. Mundohuni të bindni shefin tuaj që të shkoni në ndonjë konferencë ose takim jashtë shtetit. Kjo do të ishte një shkëputje efektive nga rutina e përditshme, por pa u shkëputur kompletisht nga puna.

6. Sa më shumë aq më mirë

Një mënyrë fantastike për të kursyer para është që të marrësh njerëz të tjerë me vete. Kjo varet shumë nga njerëzit që do të donit të kishit me vete në pushime, por duke udhëtuar me një grup kostot ulen shumë.

7. Shmangni “kurthet” e turistëve

Nuk po them që të mos vizitoni vendet popullore, por duhet të kuptoni që kur udhëtoni, ka shumë skema marketing-u që t’ju zhvasin gjatë pushimeve. Thjesht dhe pastër, shkoni vetëm aty ku doni të shkoni dhe kaq, mos u influenconi nga taktikat e industrisë të turizmit.

8. Fokusohuni në gjërat falas

Bota është e mbushur me gjëra 100% falas. Shumë pika turistike, aktivitete etj janë duke ju pritur, vetëm se duhet të dini ku të kërkoni. E di që është pak e konsumuar nëse them “gjërat më të mira në botë janë falas”, por në këtë rast, është e vërtetë.

Ikja e punëtorëve nga vendi, kompanive u kërkohet t’i rrisin pagat

Në Kosovë vitet e fundit është rritur numri i punëtoreve që janë duke u larguar nga vendi, e largimi i tyre po vlerësohet së është duke u bërë për shkak të pagës jo të dinjitetshme dhe kushteve jo të mira në punë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha për EO se duke marr parasysh që në shumë kompani është përgjysmuar numri i punëtorëve, vetë kompanitë tash duhet ta marrin parasysh rritjen e pagës për punëtorët.

“Mendoj që pronarët e kompanive duhet të jenë më të zëshëm se sa vetë sindikata për rritjen e pagave të punëtoreve pasi që ata po atakohen në mënyrë direkte sepse në shumë kompani tani  është përgjysmuar numri i punëtoreve të këtij sektori pasi që punëtorët vetëm po mungojnë dhe mendoj që shqetësuese duhet të jetë në rend të parë edhe për pronar të kompanive”, tha ai.

Sipas Azemit, është për keqardhje numri i madh i punëtorëve që janë duke u larguar, por sipas tij, jemi në një kohë që “jetojmë sot për nesër” dhe me një pagë prej 200 eurove nuk mund të ja dalë as një familje në Kosovë.

“Është shumë e dhimbshme këto që jemi duke i thënë, por kemi një lëvizje jashtëzakonisht shumë të madhe të ikjeve të punëtoreve nga Kosova, në rendë të parë është çështja e pagës, por përpos pagës janë edhe kushtet tjera, mos implementimi i ligjit të punës, mos pasja fare e marrëveshjes kolektive dhe ligjeve tjera. Ka ardhur një kohë që nuk mund të pritet sepse ne po jetojmë sot për nesër, dhe me këto paga që i kemi është shumë normale që nuk mund të i’a dalin”, tha ai.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, tha se punëtorët po të kishin një pagë të dinjitetshme ata nuk do të largoheshin, por do ta jepnin kontributin e tyre edhe në Kosovë.

“Po kjo është shqetësuese për atë edhe ne kemi kërkuar që mundësisht të përfshihen në ligjin e pagave që të kenë një pagë të dinjitetshmet, andaj nëse ka diçka të dinjitetshme me siguri që ata do të mund të dhurojnë edhe kontribut këtu brenda në Kosovë”, tha ai.

Ai shtoi se Qeveri e Kosovës nuk është duke ndërmarr hapa për ta ndaluar këtë dukuri.

Shabani theksoi se punëtorët nuk mund të akuzohen për largimin e tyre, sepse ata janë duke kërkuar që të kenë një jetë më të mirë.

“Po mendoj që nuk është e mjaftueshme, kjo po shkakton krizën kjo është duke vazhduar shpërngulja masive, sidomos kuadrove profesionale të cilat bashkësia evropiane është duke i kërkuar, mirëpo qytetarët nuk mund t’i akuzojmë sepse ata kërkojnë zgjidhje për jetën e tyre që të kenë një mirëqenie më të mirë”, tha ai./ekonomiaonline/

National Geographic: Mensur argjentari njeriu që kurdis të vetmen orë hënore në botë për 50 vite rresht

Rrugët e qytetit të vjetër të Sarajevës, dikur një treg qendror në epokën otomane, janë të mbushura me shitës që merren me tregtinë e tyre stërgjyshore.

Mensur Zlatar, mbiemri i të cilit do të thotë argjendar, ka një dyqan miniskulësh pranë xhamisë së madhe Gazi Husrev-beg, e cila mban emrin e oficerit të lartë osman që zhvilloi metropolin boshnjak në shekullin e 16-të. Përgjatë rrugës, mbi qytet ngrihet lart një Sahat-Kullë me simbole të pazakonshme që mbulojnë fytyrën e saj.

Shumicën e ditëve Zlatar mund të gjendet duke riparuar bizhuteri dhe orët e dëmtuara. Por 71-vjeçari ka një jetë të dytë. Për gjysmë shekulli, ai ka qenë kujdestar i kohës së faljes së namazit në Sarajevë, një titullar i njohur ndryshe edhe si muvekit.
Dy herë në javë që nga viti 1967, Zlatar është ngjitur në kullën 76-shkallëshe ku në majë të saj mendohet të jetë ora e vetme hënore publike në botë, për ta kurdisur atë.

Ai rregullon mekanizmin në katër fytyrat e orës, për pesë kohët e përditshme të namazit të kërkuara nga Islami. Pa rivendosjen manuale, ora do të ndalonte së funksionuari brenda një jave.
Katedralja, xhamia dhe sinagoga në qendër të Sarajevës flasin për historinë e diversitetit fetar të qytetit. Përreth, konvergojnë rrugicat gjarpëruese në lindje dhe në perëndim, ndërsa ndërtesat e mëdha austro-hungareze qëndrojnë mbi rrugët e ngushta të epokës osmane.

Por ky unitet i qetë maskon një histori të përgjakshme. Në vitet ’90-ta gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Sarajeva ra nën rrethim për 1,425 ditë, rrethimi më i gjatë i një kryeqyteti në historinë e luftës moderne. Edhe në kohët kur Sarajeva ishte e rrethuar nga snajperët që po zgjidhnin civilët që guxonin të linin shtëpitë e tyre, Zlatar u ngjit në shkallët e Sahat-Kullës për të kryer ritualin e kurdisjes.
Kulla e orës është ndërtuar në shekullin e 16-të, dhe ora e tanishme është futur 300 vjet më vonë, sipas Behija Zlatar, ish-kreu i Institutit Oriental të Sarajevës, dhe kunata e Zlatarit. Në vitin 1876, pasi ora origjinale u prish, u vendos ora e tanishme në kullë dhe kjo është edhe dëshmia e parë e regjistruar me shkrim e shfaqjes së një muvekiti.


Që atëherë, pesë muvekit kanë kryer këtë punë, e cila përfshinte një pagë simbolike. Gjyshi i Zlatarit ishte njëri prej tyre, herë pas here i ndihmuar nga babai i tij. Si adoleshent, Zlatar filloi trajnimin e tij, dhe kur paraardhësi i tij vdiq, ai mori përsipër detyrën. “Në atë kohë, muvekiti ishte një person i madh”, thotë kohëmatësi i thinjur. Që nga Lufta e Dytë Botërore, vetëm ai dhe paraardhësi i tij kanë shërbyer si kujdestarët e orës.

“Sa të jem i shëndetshëm do të vazhdoj ta kryej këtë detyrë,” shkruan Zlatari në e-mail. Por, ai shpreson të dalë në pension pas një gjysmë shekulli të shërbimit. Ai u përpoq të trajnonte birin e tij për të marrë këtë detyrë përsipër, por ai nuk jeton afër. Në vend të tij, administratori i xhamisë Gazi Husrev-beg rekomandoi që një nga punonjësit e rinj të xhamisë të ndjekë hapat e Zlatarit duke u ngjitur në të 76 shkallët e kullës. Pasi të pensionohet, ky i ri do të marrë përsipër traditën e nderuar prej kohësh.

Kulla e orës i ka mbijetuar okupimit austro-hungarez, shtypjes socialiste të dallimeve fetare në kohën e Jugosllavisë dhe rrethimit më namëkeq në historinë moderne. A do të mbijetojë kjo orë këtë gjysmë shekulli të smartfonëve dhe aplikacioneve që dërgojnë njoftime për kohën e lutjes? Njerëzit nuk mbështeten më në orët publike, as nuk dinë si ta lexojnë hënën. “Sot ju keni më shumë njerëz që zotërojnë aeroplanë se njerëzit që kanë zotëruar orë në shekullin e 17-të,” thotë Zlatar. “Tani për tani, ajo është thjesht simbolike”. /tesheshi.com/

Pse sipërmarrësit duhet të praktikojnë vetë-ndërgjegjësimin, përuljen dhe empatinë ?

Është e vështirë të lexosh për sagën e momentit të Martin Shkrelit, themeluesin e fondit mbrojtës dhe CEOn e kompanisë farmaceutike, pa ndjerë nevojën e menjëhershme për të bërë një dush.

Shkreli u “shfaq në skenë” në fillim të këtij viti kur kompania e tij Turing Pharmaceutical përvetësoi të drejtat e medikamentit Daraprim për pacientët e prekur me HIV/AIDS dhe e rriti çmimin e tij me 5000%, nga 13,53$ për dozë në 750$ për dozë.

Shumë menduan se historia do mbetej me kaq, por mjerisht nuk qe ky rasti! Më 17 Dhjetor të 2015-ës, Shkreli u arrestua në New York nën akuzat për mashtrime me sigurinë. Lajmi mbuloi kopertinat e gazetave dhe u pasyrua gjerësisht në media, ndërsa njerëzit patën njëfarë kënaqësie me mjerimin ligjor të zotit Shkreli. Personazhi publik i Shkrelit ishte aq i bezdisshëm dhe kontroversial saqë bëhej fjalë për çështje kohe para se të “bëhej e keqja e vetes.” Sipërmarrësit dhe liderat mund të mësojnë shumë nga kjo situatë.

Me pak fjalë, kishte të drejtë Google: “Mos u bëj i keq.”

Bëhu i ndërgjegjshëm

Një gjë që kam vënë re te zoti Shkreli është mungesa e pabesueshme e vetëndërgjegjësimit që demonstroi në lidhje me mediat. Kam zbuluar se ky është një tipar i përbashkët i shumë njerëzve që sillen keq.

Autorët e veprimeve agresive ose “shurdhe” motivohen nga motivues që ndodhen në subkoshiencën e tyre dhe dështojnë që të kuptojnë se sa dëm u shkaktojnë marrëdhënieve dhe organizatave ku bëjnë pjesë. Nga ana tjetër, kur individët janë të ndërgjiegjshëm mjaftueshëm për të njohur veprimet e tyre, njerëzit tentojnë t’i falin.Hapi i parë drejt vetë-ndërgjegjiësimit është të njohësh dhe të jesh i hapur ndaj gjërave që shkaktojnë stres, ankth dhe negativitet në jetën tënde. Duke filluar nga këtu është e mundur të kuptosh se je duke gabuar.

Një nga tiparet më të dobishme dhe të admirueshme të sipërmarrësve është aftësia për të pranuar gabimet e tyre dhe për të ecur përpara.

Qëndroni kokëulur

Askujt nuk i pëlqen të merret me egomaniakë. Ka disa gjëra sepse ca njerëz e shohin veten më të mirë se të gjithë të tjerët. E di, kam qenë edhe vetë fajtor për këtë. Në të njëzetat e mia të hershme, kisha njëfarë suksesi në karrierën time dhe isha krenar për veten time. Siç e kam thënë edhe më parë, babai im (një biznesmen i suksesshëm) më merrte mënjanë dhe më inkurajonte për të qenë kokëulur.

“Të gjithë rrëzohemi në një moment të caktuar,” më thoshte ai, “qëndro modest, se në këtë mënyrë njerëzit që do kesh përreth do të duan të të ndihmojnë të ngrihesh sërish, dhe jo të të rrëzojnë.”

Fjalët e babait më kanë mbetur në mendje dhe vazhdojnë të thonë të vërtetën. Të përqafosh modestinë ju ndihmon që njerëzit të kenë prirjen për t’ju ndihmuar kur dështoni, dhe jo t’u bëhet qejfi për fatkeqësinë tuaj./ Shkruar nga Chris Myers, themelues startupesh dhe autor i Forbes.

Lidershipi i suksesshëm- FUSHA PERSONALE E MORALIT DHE SJELLJES (Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA)

Edhe në këtë njësi do të vazhdojmë të flasim për lidershipin edukativ sipas mësimeve të përfituara nga rrëfimi i Llukmanit a.s. në Kur’an.

Në tre njësitë paraprake kemi trajtuar lidershipin edukativ në:

Aspektin e besimit i manifestuar në Teuhid, besimin e pastër në Zotin një,
Aspektin e meditimit në dijen dhe fuqinë e pakufishme të Allahut e cila parasheh frikën prej Tij dhe vëzhgimin e Tij në çdo gjë që bëjmë, e fshehtë apo publike, dhe
Aspektin shoqëror i manifestuar në urdhërimin për të mirë dhe ndalimin nga e keqja për ta ruajtur shoqërinë nga rrënimi moral dhe përmbysja e vlerave
Në këtë njësi do të shpalosim qasjen Kur’anore nga rrëfimi i Llukmanit a.s. përkitazi me edukimin personal dhe reflektimin e tij në raport me vetveten dhe të tjerët.

Kur besimi i pastër lëshon rrënjë në zemër, atëherë efektet e tij pozitive duhet të vërehen deri në gjymtyrë, sepse nuk mund të paramendohet që një mysliman i sinqertë të kundërshtojë vetveten duke shfaqur të kundërtën e asaj që fsheh në zemër dhe as të jetë i devotshëm dhe të bëjë vepra të këqija! Kjo është e pamundur! Konsiderojmë se e meta më e madhe në historinë e myslimanëve e cila madje edhe ka çuar në rënien e qytetërimit islam dhe ka përfshirë të gjitha nivelet e shoqërisë, duke filluar nga liderët e deri tek njerëzit e thjeshtë, është kundërthënia morale dhe etike ndërmjet asaj që thonë e besojnë dhe asaj që veprojnë. Kjo demagogji, jo vetëm që ndalohet rreptësisht në fe por konsiderohet si një nga mëkatet e mëdha!

Allahu xh.sh. thotë:

“O besimtarë, përse thoni atë që nuk e bëni? 3. Është shumë e urryer për Allahun të thoni atë që nuk e bëni!” [ Saf: 2-3]

Në vazhdën e këshillave dhënë të birit, Llukmani a.s. kaloi tek çështja e edukatës dhe moralit që duhet të ketë në raport me njerëzit, duke e ndaluar nga nënçmimi i njerëzve dhe nga mburrja ndaj tyre. Mesazhi i fshehur brenda rreshtave të këtyre këshillave parasheh që, përderisa ndalohet nga këto tipare, të shfaq të kundërtat e tyre, respektivisht barazinë me të tjerët dhe ndalimin e shfaqjes së epërsisë! Epërsia vlen vetëm në devotshmëri dhe në vepra, në moral, sjellje e dije, pavarësisht nga njeriu, rraca, ngjyra, gjinia, pozita a familja.

Kështu na mëson Kur’ani:

“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” [Huxhurat: 13]

Kjo është peshorja e vërtetë e njohjes së njerëzve dhe trajtimit të tyre. Islami ka bërë një lidhje të fuqishme ndërmjet besimit dhe moralit duke e konsideruar këtë të fundit si pjesë të pandarë të personalitetit të besimtarit ngase nuk mund të paramendohet që një besimtar të pretendojë besim të fortë në njërën anë dhe në anën tjetër të bëjë vepra që janë në kundërshtim të plotë me moralin islam.

Pejgamberi Muhammed a.s. ka qenë i dalluar në fushën e moralit e madje edhe është marrë shembull dhe model për moralin. Për këtë shkak në Kur’an nuk mund të gjesh ndarje ndërmjet besimit dhe veprës së mirë dhe këtë me qëllim që ana e brendshme dhe ana e jashtme e besimtarit të jenë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën.

Së këndejmi, ajo që ne shohim sot tek disa myslimanë të cilët bëjnë vepra që ndeshen direkt me besimin dhe moralin islam nuk është gjë tjetër pos një treguesi të fortë të injorancës së tyre në raport me fenë, sistemet, ligjet dhe normat e shtetit. Është po kështu edhe pasojë e neglizhencës së institucioneve fetare përkatëse për të prezantuar bukuritë e fesë dhe etikën e trajtimit të këtij defekti moral dhe edukativ tek ata njerëz.

Me këtë rast nuk do të doja të lë pa përmendur dhe rolin denigrues të disa qarqeve mediatike dhe institucioneve të caktuara që mundohen të shpërfytyrojnë Islamin duke e prezantuar ashtu siç nuk është!

Duke qenë se mendjemadhësia dhe kryelartësia janë sëmundje të lashta dhe si të tilla janë ndër më të shëmtuarat dhe irrituarat, atëherë këshilla e Llukmanit përmban edhe këtë porosi për tu larguar prej tyre. Kjo edhe për faktin se ato janë djallëzore sepse i pari që shfaqi mendjemadhësi dhe kundërshtoi ta respektonte urdhrin e Allahut për t’i bërë sexhde Ademit a.s. ishte djalli. Këtë na e shpjegon Allahu në disa vende në Kur’an, si:

“Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë engjëjve: “Përuljuni në sexhde Ademit!” – Të gjithë iu përulën, përveç Iblisit. Ai nuk ishte nga ata që u përulën. Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”. [ A’rafë: 11-12].

Rasti i Llukmanit a.s. me të birin e tij në këtë kontekst eshtë paralajmërim për ne që të qëndrojmë largë prej dy tipareve shumë të shëmtuara, e ato janë: Ndalimi nga mendjemadhësia dhe kryelartësia.

Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

LIDERSHIPI I SUKSESSHËM (sipas vizionit kur’anor dhe studimeve bashkëkohore)

A e dini pse rrugët në Katar janë me ngjyrë të kaltër?

Katari prej ditësh është në qendër të vëmendjes dhe përveç futbollit, njerëzve u interesojnë edhe detaje, të tilla si rrugët, të cilat janë me ngjyrë të kaltër.

Për shkak të temperaturave të larta në Katar, jeta ndonjëherë është e padurueshme. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të përdorin teknologji inovative në Doha. Një prej tyre është asfalti me ngjyrë të kaltër, pra një shtresë e trashë një milimetër e ngjyrës së kaltër, e cila bën të mundur uljen e temperaturave të sipërfaqes deri në 20 gradë, transmeton Qataraliving.

Dhe kështu, në projektin pilot, asfaltin e zi u ringjyros. 200 metrat e parë u përdorën si një lloj eksperimenti në të cilin sensorët monitoruan ndryshimin e temperaturës për 18 muaj. Temperatura ka rënë nga maksimumi 69 gradë me më shumë se 10 gradë në asfaltin ngjyrë të kaltër.

Në qytet u përpoqën me ngjyra të tjera, jeshile, e kuqe, vjollcë, por e kaltra dha rezultatet më të mira.

Një projekt i ngjashëm u vu në zbatim në Los Anxhelos, ku rrugët dhe disa kënde lojërash u mbuluan me një shtresë të veçantë. Efekti i uljes së ngrohjes ishte i dukshëm dhe arriti në rreth shtatë gradë.

/Motilokal.

Bizneset që hapin vende të reja pune për gratë do të mbështeten nga shteti për tre muaj

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është rihapur masa në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike që ka të bëjë me punësimin e vajzave dhe grave.

Sipas Muratit, deri më 15 prill të vitit 2023 bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muaj e parë.

“Nisur nga ky muaj e deri më 15 prill, bizneset që hapin vende të reja pune për vajza e gra do të mbështeten me deri në 50 për qind të pagës për tre muajt e parë, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me vendim”, shkruan Murati në Facebook.

“Kusht për kualifikim është që personi që punësoni ju si biznes, të mos ketë qenë në marrëdhënie pune më herët”, përfundon ai.

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
overcast clouds
15.2 ° C
15.2 °
15.2 °
72 %
0.9kmh
100 %
Sun
15 °
Mon
21 °
Tue
22 °
Wed
22 °
Thu
19 °