Botërori i Katarit: si e afroi Lindjen me Perëndimin

Suksesi i arritur nga shteti i Katarit në organizimin e Kupës së Botës FIFA, i cili do të përmbyllet pas finales së madhe më 18 dhjetor, zbulon çdo ditë korrektësinë e qasjes së tij për të shpërfillur fushatat sistematike të shpifjeve të këtij shteti të Gjirit Arab, ndaj të cilit ai është ekspozuar prej vitesh dhe që nga viti 2010 fitoi organizimin e eventit sportiv global.

Katari iu përgjigj skeptikëve me veprime, jo me fjalë, dhe me përpjekje të palodhura dhe punë të vazhdueshme, duke u fokusuar në organizimin më të mirë të Kupës së Botës ndonjëherë, raporton agjencia shtetërore e Katarit QNA.

Pas fillimit spektakolar të Kupës së Botës FIFA Katar 2022, Katari arriti të hapë një kapitull të ri në historinë e mikpritësve të Kupës së Botës si vendi i parë arab dhe i Lindjes së Mesme që pret këtë ngjarje sportive megaglobale.

Ceremonia e hapjes ishte një përvojë unike e bashkimit të Lindjes me shijen e pastër të Katarit dhe modernitetin e Perëndimit, me ritmin e saj të shpejtë. Ajo u karakterizua nga shkëlqimi vizual që nuk është parë më parë në hapjen e Kupës së Botës, duke përdorur teknologjitë më të fundit në dritat, tingujt dhe efektet vizuale.

Katari i dha Kupës së Botës një aromë thjesht arabe, përmes ceremonisë së hapjes në stadiumin Al Bayt, dizajni i të cilit u frymëzua nga një tendë tradicionale beduinësh, kuaj arabë, në një performancë mahnitëse që ndërthur traditën arabe dhe kulturën ndërkombëtare.

Me organizimin e Kupës së Botës FIFA Katar 2022, Shteti i Katarit dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga arabët për të gjithë botën, duke u bërë thirrje të gjithëve që të “bashkohen” për të ndërtuar ura midis të gjitha racave, feve, kulturave dhe gjinive.

Për më tepër, duke pritur Kupën e Botës, Katari formoi një forum për dialogun midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Imazhi i tmerrshëm i promovuar nga Perëndimi për Katarin dhe për arabët në përgjithësi, është shumë ndryshe nga realiteti që kemi dëshmuar në këtë vend… Është e vërtetë që kultura arabo-islame është e ndryshme nga kultura jonë, por duhet ta kuptojmë dhe ta pranojmë. Secili prej nesh është i ndryshëm dhe duhet ta pranojmë njëri-tjetrin për të bashkëjetuar”, tha gazetari sportiv meksikan Ignacio Suarez.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Doha në faqen e internetit të AD Noticias, Suarez tha gjithashtu:

“Duhet të pranojmë se Katari dhe bota arabe që shohim janë krejtësisht të ndryshme nga ajo që kemi dëgjuar në mediat perëndimore”, shtoi ai.

Duke komentuar propagandën “për vendosjen e kufizimeve ndaj grave”, për shembull, Suarez konfirmoi se gratë në Katar bëjnë një “jetë normale”.

“Ata ngasin makinat e tyre, shkojnë në punë, në kafene dhe restorante, shijojnë kohën me fëmijët e tyre dhe komunikojnë me të gjithë përmes rrjeteve sociale dhe internetit. Gratë në tregjet e Katarit gjejnë të njëjtat produkte që shiten në tregjet perëndimore,” tha ai.

Studiuesi, intelektuali dhe shkrimtari britanik Simon Chadwick tha se duke organizuar Kupën e Botës, Katari arriti ta zhvendosë këtë ngjarje nga një zonë më e ngushtë gjeografike dhe ta përhapë atë në të gjithë rajonin me përsosmërinë e tij – nga Lindja e Mesme në Afrikën e Veriut.

Për më tepër, është bërë një rast ku marrin pjesë të gjithë banorët e rajonit.

Ai vuri në dukje se organizimi i Kupës së Botës nga Katari befasoi shumë. Ndërsa disa prisnin që ky turne të ishte thjesht një “ngjarje e Katarit”, në të cilën shumë tifozë nga bota arabe, si dhe vende të tjera, nuk do të merrnin pjesë, turneu dëshmoi pikërisht të kundërtën – një pjesëmarrje të madhe nga pjesë të ndryshme të planetit. Kjo i dha turneut një atmosferë të jashtëzakonshme.

Duke folur për programin “Insights” të uebsajtit francez Skema BS, Chadwick shtoi se Kupa e Botës në Katar tregoi shtrirjen e “kohezionit midis popullit të Katarit, arabëve dhe Gjirit”.

Chadwick theksoi se organizimi i këtij evenimenti madhor sportiv është një konfirmim i njohjes së vendeve arabe si të barabarta me të tjerat në botë në organizimin e ngjarjeve sportive globale, pavarësisht nga të gjitha paragjykimet.

Sipas tij, kjo tregon se organizimi i Katarit i turneut i ka dhënë këtij evenimenti një dimension simbolik par excellence./tesheshi/

Artikulli paraprak“Fajde e legalizuar”: Kamatat e mikrofinancave për kredi konsumuese mbi 40%
Artikulli tjetër“E marta e zezë”

Comments are closed.