Hiqni shpërqendrimin e mediave sociale, pengesa kryesore për punën e thellë
Mediat sociale janë fajtorët kryesorë kur bëhet fjalë për punën dhe jetën sipërfaqësore. Autori flet për qasjen “një përfitim çfarëdo”, sipas të cilit ndihemi të justifikuar për përdorimin e një rrjeti social nëse mund të identifikojmë një përfitim të çfardoshëm, ose çfarëdo gjëje që mund të humbasim duke mos e bërë atë.
Përkundrazi, duhet të përdorim një qasje “artizanale” për zgjedhjen e mjeteve tona të networking-ut. Pra, duhet të identifikojmë faktorët kryç që përcaktojnë suksesin dhe lumturinë në jetën tonë profesionale dhe personale dhe të përdorim një mjet vetëm nëse ndikon pozitivisht në këta faktorë që tejkalojnë qënësishëm qasjet negative.
Sipas autorit, të punosh në thellësi është praktikisht e pamundur nëse ndjen nevojën të kridhesh në mediat sociale çdo dy minuta. Këshilla është që të zbatohet parimi Pareto, sipas të cilit në shumë zona 80% e një efekti përcaktohet nga 20% e shkaqeve të mundshme. Prandaj është thelbësore të përqendrohemi në atë që bën ndryshimin drejt qëllimeve tona dhe për shumicën prej nesh media sociale nuk e bën.
Një tjetër këshillë për të ndaluar thirrjen e rrjeteve sociale është të planifikoni kohën tuaj të lirë, duke menduar paraprakisht për aktivitetet ose për të kultivuar një hobi, në mënyrë që të mos përfundoni të hipnotizuar nga njoftimet. Përfundimi: Nëse doni të eleminoni varësinë nga mediat sociale dhe faqet argëtuese, duhet t’i jepni trurit tuaj një alternativë cilësore, si një libër apo hobi tjetër përmbushës që ju bën të ndiheni të kënaqur dhe të filloni ditën pasardhëse më të qetë.
Midis zgjedhjes për të jetuar në hiper-lidhje dhe vendimit për të eleminuar plotësisht mediat sociale ekziston një zgjedhje e tretë. Të pranosh që këto mjete nuk janë të mbrapshta dhe se disa prej tyre mund të jenë gjithashtu të dobishme për sukses dhe lumturi, por në të njëjtën kohë mësoni ta bëni qasjen e tyre në rezervat e kohës dhe vëmendjes, shumë më të kufizuar.
Përfundoni punën çdo ditë në të njëjtën kohë dhe strategji të tjera për të ndaluar sipërfaqësoren
Nëse të intereson seriozisht puna në thellësi, duhet të heqësh dorë nga sipërfaqësorja. Duhet të planifikosh kohë për punë të thellë dhe të shpenzosh sa më pak kohë të jetë e mundur në punë sipërfaqësore. Për shumicën e bizneseve, eliminimi i një pjese të madhe të sipërfaqësores, do ta linte bilancin të pandryshuar.
Nëse nuk eleminoni vetëm sipërfaqësoren, por gjithashtu e zëvendësoni me punë të thellë, biznesi do të jetë më i suksesshëm. Një sasi e caktuar e punës sipërfaqësore është e pashmangshme, por duhet ta mbani të kufizuar në një pikë ku nuk cënon aftësitë tuaja për të kultivuar plotësisht përpjekjet më të thella që përcaktojnë ndikimin tuaj.
Këtu janë disa strategji për ta bërë këtë:
Programoni çdo minutë të ditës suaj.
Qëllimi nuk është që t’i përmbaheni programit me çdo kusht, por gjithmonë të mbani fokusin në atë që po bëni me kohën tuaj, edhe nëse do të thotë të rishikoni vendimet tuaja disa herë gjatë gjithë ditës. Nuk ka të bëjë me detyrim, por me vetëdije.
Ky zakon në fakt ju bën që ta trajtoni kohën tuaj me respekt dhe të pyesni veten në periudha të ndryshme të ditës: “Çfarë mund të bëj me kohën e mbetur në këtë ditë?” Pa një strukturë, koha përthithet nga sipërfaqësorja, e cila na kënaq në moment, por na largon nga krijimtaria dhe prodhimi i vlerës.
Përfundoni punën çdo ditë në të njëjtën kohë.
Autori sugjeron 5.30 pasdite, por ju mund të zgjidhni kohën tuaj, e rëndësishme është ta respektoni atë. Ky zakon, pas rezistencave të para, do të jetë i lehtë për tu përvetësuar dhe shumë i fortë në ndikimin e tij.
Bëhuni i vështirë.
Pra, rifitoni kontrollin e email-eve. Krijoni filtra në faqen tuaj për tu kontaktuar dhe kur u përgjigjeni email-eve, bëjeni atë me një qasje të përqendruar në proces. Në vend që të përgjigjeni shpejt për të hequr mendjen tuaj, përgjigjuni me saktësi duke vlerësuar situatën, hapat në progres dhe hapat e ardhshëm. Në këtë mënyrë, do të merrni pak më shumë kohë por do të shmangni më shumë email-e sqaruese në të ardhmen.
Në fund, mos harroni se keni edhe mundësinë të mos i përgjigjeni fare email-eve! Në veçanti, keni të drejtë ta bëni kur një mesazh është i paqartë dhe jua bën të vështirë të shkruani një përgjigje të arsyeshme, kur propozimi nuk ju intereson ose kur nuk do t’ju sjellë asgjë veçanërisht të mirë ose nuk do të ndodhë ndonjë gjë veçanërisht e pakëndshme nëse nuk përgjigjeni.
Çfarë mund të kujtojmë nga ky libër?
Aftësia për të zbatuar punë të thellë po bëhet gjithnjë e më e rrallë dhe në të njëjtën kohë gjithnjë e më e vlefshme në ekonominë tonë. Në këtë kontekst, do të jenë të paktë ata që do të lulëzojnë, ata që mësojnë të kultivojnë këtë aftësi duke e bërë atë thelbin e jetës së tyre të punës.
Ekonomia e informacionit do të shpërblejë gjithnjë e më shumë ata që do të jenë në gjendje të mësojnë shpejt aftësi të reja komplekse dhe të punojnë me standardet e përsosmërisë, veçanërisht në fushën e teknologjisë.
Të dyja këto karakteristika kërkojnë një angazhim për punë të thellë pa shpërqendrime. Aftësia për t’u përqendruar ju lejon të prodhoni vlerë dhe të arrini një gjendje kënaqësie, kuptimi dhe lumturie në jetë dhe punë. Siç thotë shkrimtari Winifred Gallagher: “Unë do të bëj një jetë të përqendruar, sepse është lloji më i mirë i jetës që ekziston”.