Ballina Ekonomi Islame 6 rregulla që ta shtojnë furnizimin, lumturinë dhe qetësinë – Hoxhë Fuad...

6 rregulla që ta shtojnë furnizimin, lumturinë dhe qetësinë – Hoxhë Fuad Ferati

Merre një rregull!

  1. Sa më shumë të shtosh sadakanë, aq më shumë shtohet furnizimi yt.
  2. Sa më shumë të shtosh përkushtimin në namaz, aq më shumë shtohet lumturia jote.
  3. Sa më shumë të shtosh mirësinë ndaj prindërve, aq më shumë shtohet suksesi në jetën tënde.
  4. Sa më shumë të shtosh istigfarin (kërkimin e faljes nga Allahu), aq më shumë të largohen shqetësimet dhe të shtohet furnizimi.
  5. Sa më shumë të shtosh bindjen dhe mendimin e mirë për Allahun, aq më shumë realizohen dëshirat e tua.
  6. Sa më shumë të shtosh kënaqësinë me atë që Allahu ta ka caktuar, aq më shumë shtohet qetësia e zemrës sate.

Hoxhë Fuad Ferati

Artikulli paraprakBIZNESI ME PARIME: MUNGESA E NJOHURIVE PËR EKONOMINË ISLAME – Mr. Fuad Ferati
Artikulli tjetërTë bëhesh mjeshtër në arsyetimin e vonesës – Dr. Abdulkerim Bakkar