5 Cilësi produktive për studime efektive

Shumë njerëz lexojnë libra, por kur u kërkohet ti sjellin ndër mend, ata kanë vështirësi të kujtojnë. Jeni një prej tyre? A keni ndjekur orë  mësimi të diturisë, të etur për të mësuar rreth fesë, por ndjeheni se nuk po mbani mend asgjë? Gjatë orës së mësimit, a i thoni vetes “nuk ka mundësi ta harroj këtë pikë, kështu që nuk ka nevojë ta shkruaj”; dhe pastaj një javë më vonë nuk ju kujtohet një rresht i seancës që keni marrë pjesë?

Sa herë që shkoni në klasë ose lexoni  libër, apo edhe dëgjoni një fjalim islam , ka disa qëndrime produktive përpara se të studioni që duhet të përpiqeni t’i zbatoni. Më poshtë janë vetëm disa qëndrime që duhet të keni:

Ikhlasi
Duhet të pyesni veten “pse po e mësoj apo po lexoj këtë libër”? “A është kështu që njerëzit mund të më quajnë person të ditur”? “A është për të fituar në debate”? A është për të tërhequr vemendjet e njerëzve drejt jush ?

Nëse ndonjë nga këto pyetje zbatohet , atëherë nuk do të përfitoni fare në studimet tuaja.
Ibn Mesudi ka thënë: “Dituria nuk është transmetim i vazhdueshëm, por është dritë që vendoset në zemër.
“Vërtet ata që i frikësohen Allahut janë të diturit.” [Sure Fatir, ajeti 28]

Sufjan Eth-Theuri ka thënë: “Shkëlqimi i diturisë është vetëm për faktin se ajo e bën njeriun t’i frikësohet dhe t’i bindet Allahut, përndryshe është si çdo gjë tjetër.

Synimi
Gjëja e parë që duhet të merret parasysh është se dija që do të mësoni është ibadet, është një formë e adhurimit privat, një veprim ndërmjet teje dhe Allahut (Subhanehu ue Te’ala).

Sufjan Eth-Theuri tha: “Nuk kam gjetur asgjë më të vështirë se qëllimet e mia”.
Shikoni veprat tuaja, ato që bëhen haptazi dhe ato që bëhen fshehurazi, a janë veprat tuaja publike më te shumta se veprat tuaja të fshehta, a ju kënaqin më shumë veprat publike se te fshehtat  Nëse është kështu, ju duhet të shikoni thellë në qëllimin tuaj. Për kë po e bëni këtë, për njerëzit apo për Allahun (Subhanehu ue Te’ala)?

Takvaja
Shembulli i atij që kujton Zotin e tij dhe atij që nuk e kujton është si shembulli i te gjallit dhe te vdekurit.
Studenti i dijes duhet të fillojë me Emrin e Allahut dhe të jetë i vetëdijshëm se Allahu (Subhanehu ue Te’ala) po e sheh . Kjo do të sjellë bereqet në studimet tuaja insha’Allah.

“Kushdo që përpiqet të jetë i suksesshëm në kërkimin e diturisë duke insistuar në ngrënien, pirjen dhe gjumin e tepruar, po përpiqet të pamundurën.” [Pjesë të shkëputura nga libri “Mënyrat e kërkuesit të dijes”]

Heshtje
Ndonjëherë, kur mësoni dhe keni studiuar, tundoheni të lironi gjuhën dhe ndonjëherë ju pëlqen të flisni më shumë sesa të dëgjoni.
“Kushdo që beson në ditën e fundit le të thotë atë që është e mirë ose le të heshtë.” (Buhariu)

Imam Shafiu tha nëse dëshiron të thuash diçka, le të mendojë, nëse arrin në përfundimin se nuk ka të keqe, fol. Nëse arrini në përfundimin se fjalët tuaja do të sjellin dëm, mos fol.

Lukmanin (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) u pyet: “Si u bëre kaq i mençur? Ai u përgjigj: Unë nuk kërkoj atë që nuk më nevojitet dhe nuk flas për atë që nuk më intereson. [Pjesë të shkëputura nga libri “Mënyrat e kërkuesit të dijes”]

Përulësia
Një qëndrim tjetër që duhet të kemi është të respektojmë mësuesit tanë dhe të dimë se ka gjithmonë dikush më të ditur se ne.
Imam Shafiu tha: “Unë do t’i ktheja faqet e librave të mi para Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të) në mënyrë shumë të butë dhe të qetë, në mënyrë që ai të mos shqetësohej nga zhurma, nga respekti për të. .”
Ibn Abbasi: “E përula veten si student, kështu që u bëra i nderuar si mësues”.

Kur dikush mëson dijen, ajo duhet ta përulë atë. Nëse thua, unë shoh njerëz të ditur me sjellje të këqija, ajo që sheh është thjesht një fjalë që ata e përziejnë me gjuhën e tyre herë pas here, e herë-herë e refuzojnë me zemrat e tyre. Kjo nuk është njohuri e sinqertë që ka depërtuar në jetën e tyre.

Për të qenë produktiv, duhet të mësojmë sjellje, sjellje me njohuri. Abdullah ibn Mubarek ka thënë: “Kam kaluar tridhjetë vjet duke mësuar sjelljet dhe njëzet vjet duke mësuar diturinë.”

Herën tjetër që dëshirojmë të studiojmë, le të shohim nëse mund të kemi këto 5 qëndrime të thjeshta produktive për të rritur përfitimet e përpjekjeve tona.

Përktheu :EKONOMIAISLAME

Burimi : productivemuslim

Artikulli paraprak18 burimet e bereqetit
Artikulli tjetërA ju stresojnë lajmet? Ja cilat janë 4 mënyrat për të mbrojtur shëndetin tuaj mendor