Ballina Enciklopedi Pasuria, sadakaja dhe nijeti: Tri mësime që përcaktojnë vlerën e njeriut

Pasuria, sadakaja dhe nijeti: Tri mësime që përcaktojnë vlerën e njeriut

Trametohet nga Ebu Kebsheh el-Enmari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Janë tri gjëra për të cilat betohem, prandaj mbajini mend mirë!

  • Pasuria e robit nuk pakësohet nga dhënia e sadakasë.
  • Asnjë robi nuk i bëhet padrejtësi dhe ai duron ndaj saj, veçse Allahu ia shton krenarinë.
  • Robi nuk e hap derën e lypjes, veçse Allahu ia hap atij derën e varfërisë” – ose tha një shprehje të ngjashme me të.

Pastaj ju tregoj një hadith tjetër, prandaj mbajeni mend mirë!

Dynjaja është për katër lloje njerëzish:

  1. Një rob të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe dije. Ai i frikësohet Zotit të tij në lidhje me atë pasuri, i mban lidhjet farefisnore dhe e di se çfarë të drejte ka Allahu në pasurinë e tij. Ky është në pozitën më të mirë.
  2. Një rob të cilit Allahu i ka dhënë dije, por nuk i ka dhënë pasuri. Ai ka qëllim të sinqertë dhe thotë: ‘Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.’ Ky shpërblehet sipas nijetit të tij dhe shpërblimi i të dyve është i njëjtë.
  3. Një rob të cilit Allahu i ka dhënë pasuri, por nuk i ka dhënë dije. Ai e shpenzon pasurinë e tij pa dije, nuk i frikësohet Zotit të tij në lidhje me të, nuk i mban lidhjet farefisnore dhe nuk e di se çfarë të drejte ka Allahu në pasurinë e tij. Ky është në pozitën më të keqe.
  4. Një rob të cilit Allahu nuk i ka dhënë as pasuri, as dije. Ai thotë: ‘Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.’ Ai do të gjykohet sipas nijetit të tij dhe barra e mëkatit e të dyve është e njëjtë.”

Hadith sahih (i saktë), sipas shejh Albanit, në Sahih et-Tirmidhi.

Allahu na bëftë prej atyre që, kur u jep pasuri, e shpenzojnë atë në bindje ndaj Tij dhe, kur nuk u jep, i ruajnë zemrat me nijet të sinqertë! Amin!

Hoxhë Ensar Sylejmani

Artikulli paraprakBIZNESI ME PARIME | MBAJE FJALËN DHE PËRMBUSH PREMTIMET!