Workation, 10 qytetet më të mira për të punuar në një destinacion pushimesh

Pse të punoni në shtëpi kur mund t’i përgjigjeni një telefonate nga një plazh në Karaibe, apo të keni dritaren e zyrës në një kafe parisiene? “Workation” (Work + Vacation – punë + pushime) është një nga tendencat e udhëtimit në këto kohëra pandemie. Bëhet fjalë për një mënyrë pune që ndërthur smart working me destinacione tipike pushimesh.

 

Ka njerëz që kanë punuar gjithnjë nga shtëpia dhe të tjerë që, deri disa muaj më parë, as nuk e kishin çuar ndër mend idenë që të punonin nga shtëpia. Siç e dimë, pandemia ndryshoi gjithçka, Nga një anë, ajo ka vënë në rrezik të ardhmen e zyrave dhe në tjetrën, ka ofruar mundësi të paprecedenta të të menduarit të mënyrës, por mbi të gjitha, vendit ku punojmë.

Sot, jo vetëm blogger dhe të ashtuquajturit influencer e gëzojnë luksin të punojnë në një vend me diell duke ndërthurur email-et dhe telekonferencat në distancë me një zhytje në det, por edhe profesionistët e lirë dhe smart worker. Në teori, mjafton një lidhje e mirë me internet dhe një kompjuter për të punuar në çdo cep të botës. Tryeza klasike nuk është më e nevojshme.

Dhe nëse me të vërtetë duhet, mund të ketë një pamje nga deti, malet, apo të gjendeni në një dhomë hoteli të kushtueshme. Por cilat janë qytetet më të mira në botë për të ndërthurur “biznesin me kënaqësinë?”. Shoqëria gjermane Holidu, motor kërkimi për shtëpi pushimesh, përpiloi një listë me destinacionet më të mira, duke u fokusuar edhe tek buxheti.

Holidu analizoi 150 qytete në botë si destinacione për “workation”, duke marrë në konsideratë faktorë si qiraja mujore e një apartamenti me një dhomë gjumi, kostoja e një kafeje, dy birra në bar, një drekë në një restorant, tarifa për të lëvizur me taksi. Elemente të tjera të marrë në analizë janë: orët me diell, shpejtësia e WiFi, numri i aktiviteteve për t’u bërë, atraksionet turistike, si dhe numri i hashtag-ëve të lidhura me qytetin.

Më poshtë janë dhjetë qytetet më të mira për të mirëpritur ata që duan të ndërthurin punën në distancë me kohën e lirë.

 

10. Në vend të dhjetë të këtij klasifikimi renditet Phuket, në Tajlandë.

9. Në vend të 9, Bukureshti, Rumani
Qyteti ka ndër lidhjet WiFi më të shpejta në botë, (54 Mbps), tarifa ekonomike udhëtimi me taksi (mesatarisht 0.41 euro/km) dhe për dy birra vendase do të paguani vetëm 3 euro.

8. Stamboll, Turqi

7. Mumbai, Indi

5. Në vend të pestë (me pikë të barabarta) renditen Buenos Aires (Argjentinë) dhe Budapesti (Hungari).
Kryeqyteti i Hungarisë spikat për çmimet e ulëta të kafesë dhe pijeve, ndërsa kryeqyteti i Argjentinës për numrin e teatrove (280) dhe për qiranë mujore të një apartamenti (267 euro).

4.Barcelonë, Spanjë

“Tërheqëse dhe dinamike, me shpejtësi të mirë të WiFi dhe çdo lloj zgjidhje për coworking”. Në Instagram numërohen më shumë se 62 milionë foto të publikuara me hashtag #Barcelona. Qyteti renditet i dyti për numrin më të madh të hapësirave për coworking në Europë, pas Londrës. Shpejtësia e internetit është mesatarisht 37 Mbps.

3. Lisbonë, Portugali

Ndër faktorët e vlerësuar janë aksesi i lehtë në plazh dhe taksi (kushtojnë vetëm 0.47 euro/km).

2. Nju Delhi, Indi

Nju Delhi vlerësohet për larmishmërinë e hapësirave për coworking (165) dhe qirasë së apartamenteve ndër më të ulëtat – 208 euro në muaj për një apartament.

1.Bangkok, Tajlandë

Edhe pse shpejtësia e internetit nuk është ndër më të mirat (28 megabit për sekondë), kryeqyteti i Tajlandës e kompenson me më shumë se 450.000 hotspot WiFi, me kosto jetese të lira dhe hapësira të shumta për coworking (117). Ndër të tjera, Bangkoku është një qytet i hapur dhe mirëpritës ndaj punonjësve të huaj. Ka një numër të madh dyqanesh, tregjesh, restorantesh tipike, atraksione të shumta dhe një natyrë të mrekullueshme.

/ Corriere della Sera

Artikulli paraprakKy është vendi më i shtrenjtë për të dërguar punëtorë jashtë shtetit
Artikulli tjetërNdalohet shitja e produkteve plastike njëpërdorimshme në Slloveni