KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj pret në takim prokurorin Munishi: Fokus, lufta ndaj krimit ekonomik

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezaj, priti sot në takim Prokurorin e Shtetit dhe Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe me qëllim të forcimit të mëtejmë të koordinimit ndërinstitucional në fushën e luftës kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal.

Gjatë takimit, u diskutua për sfidat aktuale, si dhe identifikimin dhe ndjekjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë sistemin tatimor dhe ekonominë e vendit. U theksua rëndësia e shkëmbimit të informatave dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale, si dhe nevoja për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në rastet ku identifikohen shkelje të rënda të ligjit.

Drejtori Murtezaj shprehu gatishmërinë e plotë të ATK-së për të qenë një partner i besueshëm në procesin e hetimeve financiare dhe zbatimit të ligjit, duke theksuar se lufta kundër krimit ekonomik është ndër prioritetet kyçe të institucionit që ai drejton.

Nga ana tjetër, Prokurori Munishi vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm me ATK-në dhe theksoi se bashkërendimi i veprimeve mes institucioneve relevante është thelbësor për të pasur një qasje më efikase dhe më të strukturuar në luftimin e fenomeneve që cenojnë rendin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëpunimi i ndërsjellët mes dy institucioneve garanton integritet të sistemit fiskal në Republikën e Kosovës.ATK

Artikulli paraprakDisa parime themelore islame
Artikulli tjetërNjoftim për Tatimpaguesit – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)