Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MFPT) Nr. 01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë si dhe në dokumentin Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale/Softueret Elektronike Fiskale është i hapur procesi i aplikimit për certifikim dhe mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).
Me këtë rast, ftojmë të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) si dhe personat juridikë që të aplikojnë për t’u bërë Operatorë Ekonomikë të autorizuar për shitje, instalim dhe mirëmbajtje të SEF-ve, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga ATK.
Kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm për certifikim dhe mirëmbajtje mund të gjenden në faqen zyrtare të ATK-së. Ju ftojmë të shkarkoni dokumentin:
Aplikimi bëhet fizikisht përmes dorëzimit të kërkesës dhe dokumentacionit përcjellës origjinal në zyrën e Arkivit të Zyrës Qendrore të ATK-së.
Për më shumë informata, mund të na kontaktoni përmes:
Tel: +383 38 200 255 09
Email: [email protected]
Uebfaqe: www.atk-ks.org











