Ballina ASK Bilanci Vjetor i Energjisë, 2024

Bilanci Vjetor i Energjisë, 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bilancit Vjetor të Energjisë në Republikën e Kosovës për vitin 2024 me te dhëna preliminare

Rritet konsumi final i energjisë në 2024, krahasuar me 2023

 

Struktura e energjisë primare e konsumuar në Kosovë për vitin 2024 përbëhet nga: thëngjilli, produktet e naftës (benzina, nafta, mazuti, kerozina dhe gazi i lëngëzuar i naftës-GLN), biomasa, hidroenergjia, energjia e erës, energjia solare dhe biokarburantet. Energjia elektrike trajtohet si burim primar vetëm për sasinë e importit dhe eksportit. Kjo qasje është e bazuar në metodologjinë e EUROSTAT-it.

 

Pjesëmarrja e burimeve primare në dispozicion (%)

Llojet e  burimeve primare energjetike në dispozicion (ktoe)

Konsumi final i energjisë

 

Të dhënat për sasinë e energjisë së konsumuar në vitin 2024 janë përmbledhur dhe analizuar në bazë të hulumtimeve të ndryshme të kryera gjatë viteve në Kosovë nga institucione përkatëse. Përveç kësaj, janë përdorur edhe të dhëna administrative të marra drejtpërdrejt nga institucionet relevante që monitorojnë sektorin e energjisë.

 

Pjesëmarrja e sektorëve të ekonomisë në konsumin e energjisë (%)

 

Konsumi final i energjisë për vitin 2024 ishte 1477.2 ktoe, duke shënuar një rritje prej 3,93% krahasuar me vitin 2023.

 

Konsumi final i energjisë sipas sektorëve ekonomikë, 2024

 

Konsumi i të gjitha burimeve të energjisë në sektorin e industrisë

 

Në vitin 2024, konsumi i energjisë (i të gjitha produkteve energjetike), në sektorin e industrisë ka  shënuar një rënie të lehtë prej (-1,14%), krahasuar me vitin 2023.

 

Produktet e naftës rezultojnë të jenë produktet më të konsumuara në sektorin e industrisë, me një sasi prej 65%. Pas produkteve të naftës vjen energjia elektrike me 26%, thëngjilli 5%, si dhe biomasa me 4% të konsumit të përgjithshëm në këtë sektor.

 

Konsumi i energjisë në sektorin e industrisë, 2024

 

 

Shkarko komunikatën

https://askapi.rks-gov.net/Custom/1890ee33-0935-415b-aa55-5d25fbe06577.pdf

Artikulli paraprakNjoftim për Tatimpaguesit – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)
Artikulli tjetërStatistikat e Mirëqenies Sociale, Maj 2025