SADAKAJA LIGJËROHET QË TË VDEKURIT T’I DHUROHET SHPËRBLIMI I SAJ

Allahu e detyroi respektimin e prindërve, nxiti të mbahen lidhjet farefisnore dhe nxiti në bamirësi ndaj të tjerëve. Prej respektit më të madh dhe lidhjes më të fortë dhe bamirësisë më të lartë është t’i bësh dobi apo të jesh dobiprurës pas vdekjes, për atë që e respektoje dhe e vizitoje në dynja, e kur ndërroi jetë iu ndalën veprat dhe filloi jeta e ahiretit të tij. I vdekuri pas vdekjes më së shumti ka nevojë për ato vepra që janë përmendur nëpër argumente të sakta se shpërblimi i tyre iu shkon të vdekurve. Një ndër ato vepra është edhe dhënia e sadakasë për të vdekurin dhe dijetarët janë unikë se ajo i shkon të vdekurit dhe ai përfiton nga ajo duke u bazuar në argumentet që kanë ardhur, e ndër to, hadithi që përcillet prej Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, e cila thotë se një burrë i tha Pejgamberit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur dhe s’ka lënë fare testament. Sikur të fliste do të jepte sadaka. A ka shpërblim ajo nëse unë do të jepja për të? – Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të,tha: “Po/”

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell për një njeri se i tha të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, që prindi i tij ka ndërruar jetë dhe ka lënë trashëgimi, mirëpo nuk ka lënë porosi, nëse jap sadaka për të, a ia shlyen kjo sadaka gjynahet atij? U përgjigj: “Po.”

Në hadith tjetër që përcillet nga ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Sad ibën Ubade, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i ndërroi jetë nëna e vet dhe të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i tha:

“O i Dërguar i Allahut, nëna ime ndërroi jetë dhe unë nuk isha prezent, a i bën dobi sadakaja nëse e jap për të?” U përgjigj: “Po.” Sadi tha: “Atëherë të kam dëshmitar se bahçen time e jap sadaka për të.”

Në hadithin që Amër ibën Shuajbi e transmeton nga babai i tij, i cili përcjell nga gjyshi i tij, thotë se El-As ibën Uail u zotua në kohën e para Islamit të therë njëqind deve dhe Hisham ibën El-As e theri pjesën e tij prej pesëdhjetë deveve dhe Amri për këtë gjë e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, dhe iu përgjigj:

“Nëse prindi yt e ka realizuar teuhidin/njësimin e Allahut dhe ti agjëron dhe jep sadaka në vend të tij kjo do t 7 bëjë dobi atij. ”

Imam Esh-Sheukani, Allahu e mëshiroftë, në komentin e hadithit thotë:

“1 Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e lajmëroi se vdekja e prindit të tij në kufër është pengesë që t’i shkojë ndonjë dobi pas vdekjes, kurse nëse e ka realizuar teuhidin/njësimin e Allahut atëherë ajo vepër pranohet për të dhe shpërblimi i shkon atij.”

Çështja nuk përfundon vetëm se me sadakanë e fëmijës për prindin, po madje edhe shoku i bën dobi shokut të tij të vdekur, ashtu siç erdhi me një hadith që e përcjell Uathile ibën Eska’ë, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se ishim me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, në lufitën e Tebukut dhe erdhi një prej fisit Beni Sulejm dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, një shok i joni e meritoi zjarrin (për shkak se ka vrarë dikë dhe nëse Allahu nuk e mëshiron ai do të futet në zjarr).” I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i tha:

“Lironi një skllav mysliman për të, se për çdo organ të liruar, Allahu do ta lirojë nga zjarri i xhehenemit edhe çdo organ të tij. ”

Sahabët kur e kuptuan vlerën e sadakasë për të vdekurin nxituan të japin sadaka për të vdekurit e tyre e ndër ta edhe Abdurrahman ibën Aufi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili për nënën e vet i liroi dhjetë skllevër, kurse Aisha për vëllain që i kishte vdekur në gjumë liroi skllevër nga skllevërit e tij.

 

Andaj, o ti që posedon moral të mirë dhe që nuk e harron bamirësinë e tjetrit ndaj teje, ktheje atë mirësi dhe bamirësi, me mirësi dhe bamirësi më të madhe. Ata në varrin e tyre më së shumti janë nevojtarë për mirësinë tënde, ditët ecin dhe ashtu si vepron do të veprohet me ty, pra, ashtu si i respekton prindërit dhe je bamirës ndaj familjarëve dhe njerëzve të mirë ashtu femijët e tu do të të respektojnë dhe do të sillen mirë me të afermit e tu dhe me ata që i respektoje në jetën tënde.

Artikulli paraprakBrian Chesky parashikon një të ardhme jashtëzakonisht të ndryshme të udhëtimit dhe jetesës dhe kjo tingëllon e shkëlqyeshme
Artikulli tjetërMjaft thatë “Jam shumë i zënë”