Sa pemë ka në Tokë? Hartat e reja dhe studimet mbi biomasën bimore

Rreth tre trilionë, që do të thotë 3.040.000.000.000 pemë. Global Tree Density është harta që mat, edhe pse në mënyrë jo të saktë, dendësinë e pemëve. Nëse klikoni mund të merrni më shumë detaje për të pasur një ide më të qartë të zonave pyjore. Por studimin që vlerëson numrin e saktë të pemëve e gjeni në një artikull të vitit 2015 në Nature. Sipas Tom Crowther, kërkues i ETH në Zyrih, do të kishte vend për 1.2 trilionë pemë të reja në nivel global.

Po pse të numërosh pemët? Jo vetëm për t’i bërë homazh Greta Thunberg dhe gjithë organizatave mjedisore që po kapërcejnë komunikimin e institucioneve, qeverive dhe kompanive. Biomasa bimore është një variabël ekologjike vendimtare për të kuptuar evolucionin dhe ndryshimet e mundshme në të ardhmen të sistemit klimatik, në shkallë lokale, rajonale, madje edhe globale. Për këtë arsye njihet nga Global Climate Observing System (GCOS) si një nga 54 variablat klimatike të rëndësishme që përdoren për të karakterizuar klimën.

Ky është një artikull i Info Data me nismë të ESA në bashkëpunim me NASA-n. Këto ditë janë publikuar harta të reja që japin një tablo globale të shpërndarjes së biomasës në sipërfaqe dhe dendësinë hapësinore në tre vite të ndara: 2010, 2017, 2018. Hartat janë një kombinim të dhënash nga misioni Copernicus Sentinel-1, instrumenti ASAR i Envisat dhe Advanced Land Observing Satellite (ALOS-1 e ALOS-2) , së bashku me shtimin e informacionit nga burimet e vëzhgimit të Tokës.

Të dhënat e vëzhgimit të Tokës përdoren për të konfirmuar dhe për të vërtetuar saktësinë ose për të identifikuar paragjykimet në modelet klimatike. Hartat e reja kanë ulur vlerësimet e pasigurisë dhe do të ndihmojnë në kufizimin e mëtejshëm të modeleve.

Në thelb, dhe sipas drejtuesit shkencor të ekipit Shaun Quegan, hartat e reja kapin nivelet më të larta të biomasës në zonat pyjore me dendësi, të tilla si tropikët, për shkak të përmirësimeve të mëdha të algoritmit.

Burimi: InfoData/ Il Sole 24 Ore

Artikulli paraprakDisa Fakte për Mjedisin, 2019-2020
Artikulli tjetër7 mënyra të thjeshta për t’i bërë takimet me ekipin të suksesshme