Disa Fakte për Mjedisin, 2019-2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka nxjerrë publikimin “Disa Fakte mbi Mjedisin” për vitin 2019-2020.

Publikimi “Disa Fakte mbi Mjedisin” synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Ky publikim jep informacion rreth treguesve ekonomiko-socialë, treguesve të energjisë, të mbetjeve, të bujqësisë dhe pylltarisë, të transportit hekurudhorë, treguesve të motit dhe cilesia e ajrit.

Treguesit e elementeve të motit: në vitin 2019 numri më i madh i ditëve më të reshura  ishte në prill, 19 ditë, ndërsa në vitin 2020 ka qenë në muajin qershor, 16 ditë.

Në vitin 2020 temperatura maksimale ka qenë në Korrik 28.9° C, ndërsa temperatura më e ulët ka qenë në Janar -4.5° C.

Kështu, sipas këtij publikimi te treguesit ekonomiko-socialë: numri i përgjithshëm i popullsisë

rezidente në Kosovë per vitin 2019 ishte 1.782.115 banorë.

Te treguesit për energji:  sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për shfrytëzim në vitin 2019 ka qenë 2707.11 ktoe. Sasia e thëngjillit në dispozicion për vitin 2019 ka qenë 1556.38 ktoe.

Gjatë tremujorit të katërt të  vitit 2020 (TM4 2020) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.37 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 796.3 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 51.6 GWh.

Te treguesit e bujqësisë: Gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ne vitin 2019 ishte 420 141 hektarë, pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) 217 931ha ose (51.9 %), ndërsa tokë e punueshme –ara 188 364.69 ha ose (44.8 %).

Te treguesit e pylltarisë: Gjithsej sipërfaqja pyjore në vitin 2020 ishte  481 000 ha.

Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90% të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuara nga dushqet dhe ahu. Kurse, pyjet halore mbulojnë rreth 7% të pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hermoqi.

Te treguesit e transportit hekurudhor: në vitin 2020 numri i pasagjerëve ka qenë 58 mijë; sasia e mullarëve të transportuara ka qenë 408 mijë ton.

Te treguesit e ajrit: vlerat mesatare mujore të PM2.5, gjatë periudhës janar-dhjetor 2019, bazuar në të dhënat e IHMK, kishte tejkalime të theksuara të VML për PM2.5. Kurse, gjatë vitit 2020 ka pasur vlera shumë tё larta tё pluhurit nё formё PM 10 dhe PM2.5 nё disa lokalitete të vendit. /ask/

Artikulli paraprakSi të jemi krijues para klientit
Artikulli tjetërSa pemë ka në Tokë? Hartat e reja dhe studimet mbi biomasën bimore