Sa kushton qiraja e tokës bujqësore në Europë?

Në BE, jo e gjithë toka është në pronësi të fermerit që e punon atë.

Shumë fermerë marrin me qira tokën e tyre, si një vendim biznesi afatshkurtër ose afatgjatë.

Ndër shtetet anëtare për të cilat disponohen të dhëna, marrja me qira e një hektari tokë të punueshme dhe/ose kullota të përhershme ishte më e shtrenjta në Itali, mesatarisht 837 € në vit në 2020.

Në fakt, ndër rajonet e BE-së për të cilat disponohen të dhëna, çmimet më të larta të qirasë për këtë lloj toke bujqësore në vitin 2020 u regjistruan në rajonin italian të Friuli-Venezia Giulia (mesatarisht 1 714 € për hektar), ku ishte paksa më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare.

Ky informacion vjen nga të dhënat për qiratë e tokës bujqësore të publikuara nga Eurostat.

Në vitin 2020, dhënia me qira e tokës bujqësore ishte më e lira në Sllovaki.

Aty një hektar kushtonte mesatarisht 57 € për vit.

Ndërkohë rajonet më të lira në BE për marrjen me qira të tokës bujqësore ishin Central Norrland dhe Upper Norrland në Suedi (të dyja 34 € në vit).

Në të gjitha rajonet e BE-së marrja me qira e tokave me bar të përhershëm ishte më e lirë se marrja me qira e tokës së punueshme. /scan-tv/

Artikulli paraprakIdetë kryesore nga libri “The Startup Owner’s Manual” -Steve Blank, Bob Dorf / PJESA E DYTË
Artikulli tjetërKu është mirë të investosh në këtë moment lufte dhe pasigurie globale?!