Puna në dyqanet ushqimore dhe restorante ku serviren ushqime te ndaluara

Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Vendimi i dymbëdhjetë: Puna në dyqanet ushqimore dhe restorante.

Muslimanit nuk i lejohet të punojë në dyqane dhe restorante, ku serviren ndër të tjera dhe ushqime të ndaluara fetarisht, nëse kjo punë përfshin kontakt të drejtpërdrejtë me objektet e ndaluara, si servirja e pijeve alkoolike, mishit të derrit, ose përgatitja e tyre etj. Gjithsesi në këtë rast merret në konsideratë gjendja e domosdoshmërisë, e cila duhet të kufizohet brenda masës së saj, si dhe duhet bërë çdo përpjekje për të dalë nga kjo gjendje. Në këtë rast muslimani që ka këtë punë duhet ta urrejë me zemër atë dhe të jetë plotësisht i vendosur për t’u zhvendosur në një punë tjetër me mundësinë e parë që i jepet për këtë gjë. Ky musliman duhet të bëjë të gjitha përpjekjet serioze në çdo kohë për të gjetur një punë tjetër të lejuar. Lejohet të punohet si roje ose pastrues në këto dyqane ose restorante, nëse kjo punë nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me këto sende të ndaluara, si shitja, transporti, përgatitja apo servirja e tyre. Nuk është e pëlqyeshme për muslimanin të punojë si larës i gotave dhe pjatave, që përdoren për servirjen e ushqimeve të ndaluara, sepse kjo është një ndihmesë jo e drejtpërdrejtë në drejtim të këtij gjynahu.

Artikulli paraprakSi veprohet me pasurinë e fituar haram?
Artikulli tjetërNdikimi i ushqimit në pastërtinë e kafshëve të fermave dhe lejimin e tyre