Për vetëm 4 muaj kosovarët paguan 80.7 milionë euro interesa në banka

Për vetëm 4 muaj, Janar-Prill 2022, qytetarët e Kosovës kanë paguar 80.7 milionë euro në formë interesash nëpër bankat komerciale.

Kjo e reflekton fitimin në nivel rekord të bankave në dy vitet e fundit.

Vitin e kaluar fitimi neto shkojë mbi 100 milionë euro, duke e tejkaluar mesataren prej 80 milionë euro, sa ka qenë vit pas viti.

Edhe sivjet trendi duket progresiv. Vetëm për katër muaj, janar-prill, fitimi neto ka arritur në 44.6 milionë euro.

Nëse analizohet raporti mujor i BQK-së atëherë shihet se kjo rritje e fitimeve në masë të madhe i atribuohet të hyrave nga jo-interesi, përkatësisht të hyrave nga shërbimet.

Prej 111.8 milionë euro sa ishin të hyrat e sektorit në total, 80.7 milionë euro ishin të hyra nga interesat për kredi, ndërsa 31 milionë euro të hyra nga jo-interesi, apo shërbimet. Shpenzimet e sektorit për këtë periudhë në total janë 67.2 milionë euro./Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakSjellja e muslimanit në raport me gjërat e gjetura (Rregullat e shitblerjes)
Artikulli tjetërLibri “Suksesi në Shitje” – Denis Gafuri