Libri “Suksesi në Shitje” – Denis Gafuri

Libri tregon me detaje për raporte të ndërlikuara që hasim në punë, sfida, pengesa por edhe kënaqësi që nuk shuhen dot siç është edhe marrëdhënia e mirë me klientët. Ky libër sjell diçka të re për shitjet në trojet tona, duke hulumtuar në arkivat shqiptare, amerikane dhe angleze.Vetë autori në këtë libër rrëfen ngjarjet me një këndvështrim të veçantë që e karakterizon atë si person.“Suksesi në shitje” rrëfen më së miri historinë e një shitësi modern dhe të suksesshëm.

QËLLIMET

Vendosja e qëllimeve, qoftë në sferën personale, qoftë në atë profesionale, është e domosdoshme për sukses në karrierë. Njeriu pa qëllim është si një anije e cila del nga porti dhe po s’pati një adresë se ku do të shkojë, ajo do të sillet vërdallë poshtë e lartë. Pasi ti jetë shpenzuar karburanti, do të mbetet mes hiçit në oqean. Anija me objektiv të caktuar, pa pasur parasysh stuhitë e oqeanit dhe vështirësitë gjatë lundrimit, do të arrijë me sukses në destinacionin e saj.

“Qëllimi është një ëndërr me afat të caktuar. “ ~ Napoleon Hill

Parimet e vendosjes së objektivave, sipas trajnerit legjendar, Brian Tracy, duhet të jenë të qarta, dhe lehtë të kuptueshme, që të mund të jenë sa më efektive. Ato duhet të jenë sfiduese me sfida të nivelit të lartë, në mënyrë që ta shtysh veten për ti arritur ato.

Mirëpo, pa nivel të lartë të përkushtimit, është e vështirë të arrihet çfarëdo objektivi, posaçërisht ato qëllime të cilat janë më sfiduese. Qëllimet duhet ti keni specifike, me qëllim të qartë e konciz që të mund ta kuptoni saktë se ç’dëshironi të arrini.

Objektivat duhet të jenë të matshme sepse kjo iu mban të motivuar. Në këtë mënyrë ti i vendos hapat në afate kohore dhe mund të festosh me arritjet që të shtyjnë përpara. Për këtë arsye idetë duhet gjithmonë të jenë të matshme dhe të vlerësueshme.

Shumë njerëz nuk mund ti arrijnë qëllimet e tyre pasi i kanë vendosur në nivele të paarritshme për ta. Qëllimet e pamundura i shtyjnë të angazhohen më tepër, por, pastaj ata zhgënjehen dhe dorëzohen pa i kompletuar ato.

Preferohet që të vendosen qëllimet e arritshme që me angazhimin optimal në punë të vijë rezultati i dëshiruar dhe gradualisht të ngritet niveli i qëllimeve. Para se ti vendosësh objektivat, ti duhet ti vizualizosh sikur ti kesh arritur ato, ta ndiesh paraprakisht kënaqësinë e arritjes së suksesit.

VLERAT

Vlerat kryesore janë besimet themelore të një personi ose organizate. Këto parime udhëzuese diktojnë sjelljen dhe mund të ndihmojnë njerëzit të kuptojnë dallimin ndërmjet veprimit të drejtë dhe të gabuar. Ka shumë lloje të ndryshme të vlerave thelbësore në botë, varësisht nga konteksti, ato duhet shikuar dhe analizuar.

Ti shpeshherë dëgjon duke diskutuar se si u dashurua një çift. Ata do të thonë se kanë ndjenja dhe vlera të njëjta. Në këtë rast, ata shpesh flasin për vlerat themelore, ose bindjet  e brendshme që diktojnë se si duhet jetuar jeta. Ja disa nga vlerat të cilat dallohen prej tjerave dhe të cilat theksohen në statusin e kompanive të ndryshme: siguri, seriozitet, besnikëri, angazhim, mungesë paragjykimesh, konsistencë, ndershmëri, efikasitet, risi, kreativitet, humor të mirë, dhembshuri, shpirt aventurier, motivim, pozitivitet, optimizëm, pasion, respekt, durim, guxim, arsim, këmbëngulje, patriotizëm, shërbim për të tjerët, ambientim.

  • Mos u dorëzo;
  • Përkushtoju punës;
  • Ji i fiksuar dhe i fokusuar;
  • Diamantet i ke nën këmbët tua, duhet vetëm t’i kërkosh.

Ne zakonisht nuk jemi të vetëdijshëm për vlerat të cilat i kemi nën këmbët tona dhe në afërsinë tonë. Së pari, që kemi shëndetin, familjen, punën, kolegët, kemi miqtë dhe bashkëpunëtorët etj. Krejt këto janë vlera për të cilat nuk jemi të vetëdijshëm dhe i marrim si të garantuara. Këto i marrim si dhuratë të obligueshme! Mos harro, dikush nuk i ka as disa nga këto vlera, por mundohet ta gjejë kënaqësinë edhe me ato pak që i ka.

Të jemi mirënjohës dhe t’i kultivojmë të gjitha vlerat, sado që i kemi, se ato jan shtylla stimulimi për të arritur sukses në jetë.

 

Në këtë libër do të gjeni përplot teknika të dëshmuara që do t’i japin shtysë shitjeve tua dhe do t’i ngrejë ato në lartësi të reja.

Në këtë libër do të gjesh shumë gjëra që tashmë i di, por që nuk i praktikon.

Përmblodhi : EKONOMIAISLAME

Artikulli paraprakPër vetëm 4 muaj kosovarët paguan 80.7 milionë euro interesa në banka
Artikulli tjetërKrizë pas krize: si po rritet pasuria botërore