Ballina Blog Faqe 509

Vlerësimi i Menaxherit

Tregim mbi vlerësimin?

Një djalosh, akademik i shkëlqyer aplikoi per pozitën e menaxherit në një kompani të madhe.

Ai e kaloi intervistën e parë, drejtori e bëri intervistën e fundit, dhe mori vendimin final.

Drejtori zbuloi nga CV-ja se rezultatet dhe arritjet e këtij djaloshi ishin të shkëlqyera në të gjitha drejtimet, që nga shkolla e mesme deri tek kërkimet postdiplomike, nuk kishte vit e që ai të mos kishte treguar sukses.

Drejtori e pyeti, “A e keni fituar ndonjë bursë në shkollë?” djaloshi u përgjigj “asnjë”.

Drejtori pyeti, “ A i pagoi babai juaj shpenzimet e studimeve?” Djaloshi u përgjigj, “Babai im kishte ndërruar jetë kur unë isha një vjeç, nëna ime ishte ajo e cila i pagoi shpenzimet e mia të studimeve.

Drejtori pyeti, “Ku kishte punuar nëna juaj?” Djaloshi u përgjigj, “Nëna ime lante robat për pagesë.
Drejtori i kërkoi djaloshit që t’i tregojë duart e tij. Djaloshi i tregoi duart e tij të cilat ishin të buta dhe të përsosura.

Drejtori pyeti, “A e ke ndihmuar nënën ndonjëherë me parë në larjen e robave?” Djaloshi u përgjigj, “Kurrë, nëna ime gjithnjë kërkoi nga unë që të studijoja dhe të lexoja më shumë libra. Tutje, nëna ime mund t’i lajë robat më shpejt se unë.

Drejtori tha, “E kam një kërkesë. Kur të kthehesh sot, shko dhe pastroi duart e nënës tënde, dhe pastaj eja e takohu me mua nesër në mëngjes.”
Djaloshi mendoi se shansi i tij për të fituar punën ishte i lartë. Kur u kthye në shtëpi, ai me kënaqësi kërkoi nga nëna e tij që ta lejojë ti pastrojë duart e saj. Nëna e tij u ndje e çuditur, e lumtur por me ndjenja të përziera, ajo i tregoi duart e saj të birit.

Djaloshi i pastroi duart e nënës së tij ngadalë. Duke i pastruar ato, filluan t’i rridhnin lotët.

Ishte hera e parë kur ai vërejti se duart e nënës së tij ishin aq të rrudhosura, dhe kishte shumë plagë në to. Disa plagë ishin aq të dhimbshme sa që nëna e tij dridhte kur ato u pastruan me ujë të pastër.

Ishte kjo hera e parë që djaloshi kuptoi se ishin mu këto duar të cilat lanin çdo ditë për t’ia mundësuar atij pagimin e shpenzimeve për shkollim. Rrudhat në duart e nënës ishin çmimi të cilin ajo u desh të paguaj për diplomimin e tij, përsosmërinë akademike dhe të ardhmen e tij.

Pasi kishte përfunduar pastrimin e duarve të nënës, djaloshi në heshtje pastroi të gjitha rroba tjera të mbetura për nënën e tij.
Atë natë, nëna dhe djali biseduan për një kohë shumë të gjatë.
Mëngjesin tjetër, djaloshi shkoi në zyrën e drejtorit.

Drejtori vërejti lotët në sytë e djaloshit, dhe e pyeti: “A mund të më thuash se çfarë ke bërë dhe mësuar dje në shtëpinë tënde?”

Djaloshi u përgjigj, “I pastrova duart e nënës sime, dhe gjithashtu i mbarova së lari rrobat tjera të mbetura pa larë.”
Drejtori pyeti, “Të lutem më trego për ndjenja tuaja.”
Djaloshi tha, Numër 1, tani e di se çka është vlerësimi. Pa nënën time, nuk do të isha treguar i suksesshëm ashtu si jam sot.

Numër2, duke punuar së bashku dhe duke ndihmuar nënën time, vetëm tani unë kuptova se sa vështirë dhe mund është ta bësh që një punë të kryhet.

Numër3, kam mësuar të vlerësoj rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënieve familjare.

Drejtori tha, “Kjo është ajo çfarë unë dëshiroj që menaxheri im të jetë. Dua të rekrutoj personin i cili mund të vlerësojë ndihmën e të tjerëve, personi i cili di vuajtjet e të tjerëve gjatë kryerjes së punëve, dhe personin i cili nuk do t’i vejë paratë si synim parësor në jetën e tij. Ju jeni të punësuar.

Më vonë, ky djalosh punoi shumë, dhe fitoi respekt nga vartësit e tij. Secili punëtor punoi me zell dhe si ekip. Performanca e kompanisë ishte përmirësuar jashtëzakonisht.

Fëmija, i cili është mbrojtur dhe vazhdimisht i janë plotësuar gjërat çfarëdo që ai dëshironte, do të zhvillohej me “Mentalitet të së drejtës” dhe çdoherë do të vendoste së pari për veten e tij. Ai do të ishte injorant ndaj përpjekjeve që prindërit e tij bëjnë për të.

Kur ai të fillojë të punojë, ai do të pretendojë se çdonjëri duhet ta dëgjojë atë, dhe kur ai bëhet menaxher, ai kurrë nuk do të dijë për vuajtjet e punëtorëve të tij dhe çdoherë do të fajësojë të tjerët. Për këtë lloj të njerëzve, të cilët ndoshta mund të jenë të aftë akademisht, mund të jenë të suksesshëm për kohë të shkurtë, por përfundimisht nuk do të ndjejnë kuptimin e arritjeve. Ai do të shfryhej dhe plotë urrejtje dhe do të fjalosej më shumë. Nëse ne jemi ky lloj i prindërve mbrojtës, a jemi vërtetë duke e treguar dashurinë tonë apo në vend të saj jemi duke e shkatërruar jetën e fëmijëve tanë?

Mund të lejoni që fëmija juaj të jetojë në një shtëpi të madhe, të mësojë për piano, të shikojë në ekran të madh të TV-së. Por kur ta preni barin, ju lutem lejoni që edhe fëmija juaj ta përjetojë atë. Pas ushqimit, lejoni që t’i lajnë pjatat e tyre dhe të luajnë me birila bashkë me vëllezër dhe motrat e tyre. Nuk është pse nuk keni para për të punësuar një kujdestare, por sepse ju dëshironi t’i doni ata në mënyrë të duhur.

Dëshironi që ata të kuptojnë, pavarësisht se sa të pasur janë prindërit e tyre, një ditë flokët e tyre do të zbardhen, njëjte sikurse nëna e atij djaloshi. Gjëja më e rëndësishme është që fëmija juaj të mësojë të vlerësojë përpjekjet dhe të përjetojë vështirësitë dhe të mësojë për mundësinë e të punuar me të tjerët.

Përktheu: Visar H. KORENICA

Si të njohim psikopatinë në shoqërinë tonë?

Njeriu është një qenie e gjallë e familjes homo sapiens, që në gjuhën latine do të thotë: i aftë për të kuptuar, i ditur, i zgjuar, i sjellshëm. Megjithëse nga ana biologjike edhe njeriu është kafshë, ai nuk hyn në klasën e kafshëve sepse sipas shkencëtarëve ai ka aftësi të mendojë. Njeriu gjithashtu është edhe e vetmja qenie që ka aftësi të analizojë sjelljen e tij dhe të kuptojë pasojat. Për shkak të formave të aktivitetit të trurit, kushteve të jetës dhe ndikimeve sociale, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat aftësi.

Në kulturën tonë materialiste njihen dhe trajtohen sëmundjet e trupit, por shumë pak njihen dhe trajtohen sëmundjet e pjesës shpirtërore të tij. Një nga këto sëmundje është psikopatia, e cila prek rreth 6 për qind të shoqërisë.

Psycho, greqisht quhet shpirt dhe pathia = semundje, pra, psychopathia është sëmundje e shpirtit. Këtu përfshihen njerëz me disa karakteristika, pjesa më e madhe e të cilëve me pozicione në politikë dhe në biznes. Në këto fusha me konkurrencë të egër lind nevoja e përdorimit të gënjeshtrës, tipar i perfeksionuar në sëmundjen e psikopatisë.

Në qarqet më të larta të pushtetit mizoria dhe mungesa e mëshirës janë parakusht për sukses, mundësi kjo për lulëzimin e mentalitetit psikopatik. Për shkak të fuqisë së madhe shkatërruese të një psikopati në një shoqëri është e rëndësishme për të gjithë të mësojmë të njohim modelet e tyre të sjelljes. Ky është hapi i parë për tu mbrojtur nga ata.

Përmes filmave jemi njohur me karaktere psikopatësh — si njerëz që kenaqen duke torturuar dhe vrarë viktimat e tyre — formë ekstreme e psikopatisë. Llojet e tjera të psikopatëve jetojnë të panjohur ose të pazbuluar midis nesh.

Psikopatia është e përhapur në të gjithë spektrin e njerëzimit pavarësisht nga raca, kultura apo klasa ekonomike. Një psikopat njihet vetëm kur ai bën gjëra për të cilat duhet ndërgjegje. I vetmi qellim i psikopatit është të kontrollojë dhe të zhvasë deri në pushtimin e plotë të parikthyeshëm të trupit, ndergjegjës dhe shpirtit të njerëzve të tjerë. Ky kontroll arrihet nëpërmjet ngjarjeve traumatike ose shfrytëzimit të ngjarjeve të kaluara traumatike deri në thithjen e plotë të energjive të viktimave të tyre. Ajo që i intereson një psikopati është pushteti, pasuria dhe kontrolli mbi njerëzit. Megjithëse psikopati është shumë tërheqës, sjellja e tij ngjan me helmin me veprim të ngadalshëm.

Kush janë disa nga karakteristikat kryesore përcaktuese të karakterit psikopatik:

– Inteligjenca mesatare deri ne te lartë me sjellje sipërfaqësore;

– Mungesa e iluzioneve dhe shenja të tjera të të menduarit irracional;

– Mungesa e frikës, ankthit dhe simptoma të tjera neurotike të shoqëruar me vetëbesim dhe aftësi në të folur;

– Pasiguria, mosrespektimi i rregullave dhe detyrimeve, të mos kuptuarit e ndjenjës se përgjegjësisë;

– Mungesa e ndershmërisë dhe sinqeritetit, mungesa e pendimit, turpit dhe fajit;

– Egocentrik patologjik, i përqëndruar tek vetvetja dhe vetë-kënaqësia;

– Mungesa e vetë-reflektim dhe mos pranimit të kritikave nga të tjerët;

– Dështim në përmbushjen e qëllimeve të tyre, jetë jo e rregullt (me përjashtim të planeve të zhvillimit te kultit personal, shkatërrimit si dhe qëllimeve manipuluese.

Llojet më të zakonshme të psikopatëve janë:

Narçizi

Ka dy lloje themelore të narcisit: fizik dhe mendor. Narciset fizike për shkak të boshllëkut e tyre të brendshme vazhdimisht kanë nevojë për stimuj të rinj adrenaline. Këto stimuj i marrin duke filluar nga aktivitetet kriminale, abuzimit të drogës, akte të çuditshme seksuale.

Narcisët mendor duan mendjen e tyre.  Ata janë arrogant, mospërfillës dhe rekomandojnë veten e tyre si me të zgjuar se të gjithë të tjerët.  Ata marrin kënaqësi tyre narcistike nga fama, çmimet dhe simbolet e statusit që ndjellin zili tek të tjerët.

Mashtruesi

Mashtruesit psikopatë janë shumë bindës. Ata janë gënjeshtarë të shkëlqyer dhe të përdorin këtë talent për të mashtruar të tjerët. Në ndryshim nga narciset ata mashtrojne jo për te fituar dashurinë, por paratë.

Psikopatët mashtrues jane inteligjent dhe spekullojnë në bursë, imobiliare, banka etc. Mashtrimet e tyre kanë të bëjnë shpesh me shuma të medha por sipas të njëjtit skenar, ble lirë e shit shtrenjtë. Veprimtaria e tyre mund të rrënojë, degë të mëdha bankare deri ekonomi shtetesh.

Psikopat profesionist

Psikopatet keqbërës janë më të rrezikshmit, por numri i viktimave të tyre është i vogël. Psikopatët profesioniste kanë për qellim të shkaktojnë miliona viktima. Ata kanë shkruar historinë me gjenocide dhe shkatërrime te kombeve, shteteve, perandorive. Shembuj janë, Hitleri, Stalini, Pol Pot, Ivani i Madh, Caligula, Nero, etj. Disa janë në krye të politikës, të tjerë në krye të sistemit financiar, si J.P. Morgan, Randolph Hurst, dhe Mayer Rothschild -vepra e të cilëve ka rezultuar me shkatërrim të ngjashëm.

Psikopatët profesioniste janë po aq të egër, narcisa dhe te pandërgjegjshëm si edhe psikopatët e tjerë, por ata janë shumë të zgjuar. Ato mund të gjenden kudo, por sidomos në qeveritë, institucione të medha industriale dhe fetare. Në keto vende një psikopat mund të bëjë karrierë të përsosur me zgjuarësinë që i karakterizon, me aftësitë manipuluese, mashtruese, elokuencën dhe atraktivitetin për të simuluar njeriun e aftë, të kualifikuar.  Pasi arrijne një pozicion në pushtet, ata tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta duke abuzuar me pushtetin dhe duke e përdorur atë si armë për të tiranizuar dhe sabotuar të tjerët.

Psikopatët në politikë, në saj të pamëshirshmërisë dhe dinakërisë së tyre kanë një avantazh të veçantë mbi rivalët e tyre jo-psikopatë. Si gënjeshtarë të përsosur ata janë në gjendje të bëjnë premtime absurde në fushatat politike me qëllim per t’u shplarë trurin njerëzve naivë, të ndjeshëm, hallexhinj, të pa shkolluar, që fatkeqësisht përbëjnë masën më të madhe të popullsisë. Kur duan të zgjidhen, ata mashtrojnë njerëzimin, ata e paraqesin veten në publik si mirëbërës, bashkëshortë e prindër të përsosur, konsulentë dhe këshilltarë. Ata punojnë me truke të pista, vrasje, atentate, përndjekje, luftëra dhe gjenocid.

Është e rëndësishme të kuptohet se turma nuk ka ndërgjegje. Individët kanë ndërgjegje. Por në momentin që individi bëhet pjesë e një turme, e humb ndërgjegjen. Shumica e organizatave janë turma ku sundon ndërgjegjia e udhëheqësve, të cilët në fraksion të sekondës mund të kthehen në grabitqarë që mund t’ju marrin edhe jetën të tjerëve.

Sjellja e psikopatit

Dobësia e psikopatëve është tek sjellja, e cila është e parashikuesheme kur ti e ke kuptuar që personi është psikopat. Detajet e veprimeve të tyre ndryshojnë, por shumica e psikopatëve ndjekin të njëjtin model: nëse ata duan të mashtrojnë një individ ose një organizatë. Strategjia e tyre është si vijon:

Psikopatët e karrierës i kuptojnë shumë mirë nevojat e njerëzve. Ashtu sikurse magjistarët ata kanë aftësi të kuptojnë shpejt tipin e personit nëpërmjet anës verbale dhe jo verbale të komunikimit. Teknika është e thjeshtë: Bëhen pyetje dhe të vëzhgohet reagimi i personit të intervistuar. Qëllimi i vetëm i kësaj faze studimi është, vleresimi nëse personi i pyetur mund të jetë nje viktimë e mundshme.

Si manipulohen viktimat?

Joshja

Nëse personi ose organizata hyn në kategorine e viktimës së mundshme, praktikohet thjesht sipas të dhënave të tij. Nëse personi është, për shembull, i pakënaqur me pamjen, do të lavderohet pamja, nëse ka pasiguri në nivelin e arsimit, do të bëhen komplimente për inteligjencë. Njerëzve lakmitare i jepen informacione të brendshme ku bëhet pasuri e shpejtë. Psikopatet i trullosin viktimat e tyre me lavdërime dhe kujdesen për argëtimin e tyre në mënyrë që të krijohet dhe varësi nga adrenalina. Nese një psikopat kerkon të depërtoje ne një organizatë, ai pretendon të jetë punonjës i përsosur dhe i përulet vartësve duke u bërë shërbëtorin më të përkushtuar per të mirën e përbashkët.

Ata janë të përulur, të zellshëm dhe ruajtës të sekretit.  Ata për të ardhur në pushtet fokusohen së pari dhe afrohen me të suksesshmit,  ku shpesh përshkruhen si shërbëtorë të zellshëm dhe bythlëpirës deri sa arrijnë qëllimin.

Përça dhe sundo

Ashtu si kafshët grabitqare që izolojne viktimat e tyre nga kopeja, edhe psikopatët  izolojnë viktimat e tyre nga pjesa tjetër e njerëzimit, të udhëhequr nga parimi “përçaj dhe sundo”.

Në një nivel personal, punohet të sabotohet marrëdhënia e viktimës me familjen dhe miqtë e tij. Familja dhe miqtë shpesh reagojnë me zemërim ndaj viktimës, e lënë atë vetëm pa mbështetje dhe udhëzime. Në një organizatë psikopatët veprojnë politikisht në të njëjtën mënyrë. Ndërtojnë fronte brenda organizatës duke vënë grupe të ndryshme të luftojnë me njëri-tjetrin për të shkaktuar sa më shumë kaos qe të jetë e mundur. Psikopatit i duhet kaosi si uji peshkut, sa më shumë aq më mirë. Në sfond, ata tërheqin njerezit sylesh, më pak inteligjentë duke i siguruar që ata janë njerëzit më të aftë dhe me besnikë që mbrojnë interesat e tyre. Ato helmojnë mjedisin dhe përhapjen e stresit, nervozizmin, në mënyrë që të bëhet e vështirë për të përmbushur punën aktuale. Kontrolli i organizatës merret përfundimisht nga shkaktarët e kaosit, nga psikopatët që e shkaktuan atë.

Frika dhe tirania

Faza e fundit e strategjisë së një psikopat është tirania: kontrolli sadist absolut i viktimës së tij. Në një marrëdhënie pas muajit të mjaltit fillojnë të dalin të vërtetat. Psikopati fillon të kontrollojë, të abuzojë dhe bëhet i dhunshëm. Taktikës së fjalëve të bukura dhe përkujdesjeve i zë vendin taktika e frikës, dhe abandonimit për ta trembur atë emocionalisht.

Në një organizatë fillon me heqjen e përfitimeve, rritjen e orëve të punës, me kushtet e prodhimit dhe kontrolle duike kthyer punonjësit në skllevër: te pafuqishëm dhe të panevojshëm. Ata janë vetëm rrota në një makinë e cila i shërben vetëm psikopatëve.

Kombet e sunduara nga psikopatë, kthehet në shtete policore të korruptuar që gjenden gjithmonë në gadishmëri lufte kundër armiqve të krijuar vetë apo imagjinarë. Popullsia bëhet paranojake dhe neurotike dhe në fund të fundit, qytetarët bëhen psikopatë të nivelit sekondar. Në një shoqëri psikopate njerezit duhet t’i përshtaten sistemit të vlerave të pamëshirshme për të mbijetuar.

Mbrojtja kundër psikopatëve për të përballur të keqen

Psikopatët janë një hap përpara njerëzve të zakonshëm: Shumica e njerëzve mesatare nuk beson se ekzistojnë monstra të tilla. Paaftësia për të kuptuar këtë mentalitet njerëzor grabitqar është pjesërisht për shkak të një morali të kultivuar dhe arsimimit të mangët. Përmes shkollave dhe fesë mësojmë një moral të thjeshtuar dhe të idealizuar shoqëror si: “çdo qenie njerëzore është e mirë”, “një për të gjithë, të gjithë për një, gjithkush është i veçantë”, etj. Ideale këto që në fakt fshehin të vërtetën mbi shoqërinë njerëzore dhe mekanizmave aktuale të sundimit te saj.

Një tjetër arsye pse shumë njerëz nuk e denoncojnë të keqen është frika. Shumë njerëz nuk mund të përballojnë ankthin që i shkakton frika e denoncimit të një të keqeje që ata i tremben dhe zgjedhin një mënyrë të lehtë dhe të rehatshme duke e mohuar atë, sipas principit: nëse monstrat nuk ekzistojnë, ato nuk mund të dëmtojnë.

Masa e parë për tu mbrojtur nga psikopatët është të njohin ekzistencën e tyre. Ky është një avantazh psikologjik: duke qenë të informuar mbi ekzistencën e tyre, i njohim më lehtë dhe në kohë. Këta njerëz grabitqarë janë pjesë e shoqërisë nga të cilët duhet të mbrohemi. Përmes aftësive të tyre të maskimit ata bëhem të pa identifikueshëm. Psikopatët janë të vështirë për tu zbuluar. Është e rëndësishme të kuptojmë se të gjithë jemi viktima të mundshme. Njerëzit të cilët mendojnë se bëjnë përjashtim, bëhen vetëm më të dëshiruar.

Moza Boçari

8 Karakteristika të një prindi të suksesshëm

  1. I drejtohet Allahut me lutje në çdo kohë për ta ruajtur fëmijën e tij. Po ashtu edhe për ta dëlirësuar dhe udhëzuar veten e tij.

2. Është pasqyrë për fëmijët e tij, si në fjalë ashtu edhe në vepra. Vepra e tij e vërteton fjalën e tij.

3. Loz me të voglin e fëmijëve dhe i mbjell edukatën e mirë atij, sillet butë dhe ngrohtë me të madhin e fëmijëve dhe i dhuron miqësi të mirë atij.

4. Bën kujdes në braktisjen e shtëpisë dhe shtyrjen e mungesës së patjetërsueshme në shtëpi.

5. E ruan familjen e tij nga mjetet tunduese dhe nga mekanizmat shkatërrues, e pastron shtëpinë nga gjithçka që është e padobishme dhe që sjell dëm!

6. I mbikëqyr bindjet, besimet, moralin dhe sjelljen e fëmijëve në shtëpi, në shkollë, në evente.

7. E ka në konsideratë moshën që kanë kur është në pyetje orientimi i tyre, duke u’a thjeshtësuar predikimin, këshillat e udhëzimet.

8. I ruan ata nga jeta e shfrenuar sepse ajo sjell shkatërrim, i ruan nga shpërdorimi sepse është gjynah, i ruan nga pakujdesia sepse ajo sjell në rrezik.

Çelësi i Suksesit nga Aid El Karni | Përktheu Agron Islami

Shkrimtari i dalluar dhe çfarë i duhet atij

1. Shkrimtari i dalluar nuk shkruan derisa të jetë bërë ekspert i çështjes për të cilën ka qëllim të shkruajë, derisa të ketë notuar në sekretet e asaj lëmie.

2.I mbledhë informacionet e shpërndara, i përmbledh, i radhit, i sqaron të paqartat, i fakton ato. Ky është qëllimi i përpilimit.

3. Mban një ekulibër ndërmjet përshkrimeve të gjata dhe atyre të mërzitshme.

4. Hedh në punimin e tij shembuj të bukur, mendime të kristalta, fjali të lehta, mënjanohet nga të koklaviturat dhe të pakuptueshmet.

5. E rilexon atë që ka shkruar. Largohet nga fjalët e padëgjuara, Po ashtu largohet edhe nga fjalët e thjeshta dhe popullore.

6. I përzgjedh çështjet të cilat nuk janë hulumtuar dhe për të cilat njerëzit ndjejnë nevojë.

7. Nuk kap pendën të shkruajë veçse në artin e vet dhe nuk shmanget derisa ta perfeksionojë, në të kundërtën ajo për të llogaritet njollosje.

8. E zhvesh punimin e tij nga çdo sharje, ofendim, fyerje, lëndim.

9. Nuk i’a merr sytë bukuria e asaj që ka shkruar dhe nuk ndjen vetëpëlqim dhe mendjemadhësi.

10. I përmend në referencë gjërat gë i ka huazuar. Bën shumë kujdes nga plagjiatura, kopjimi, përvetësimi dhe vjedhja!

Cilësitë e ligjëruesit me influencë

1. Gëzon sinqeritet dhe paanshmëri, bën kujdes nga syfaqësia, vetëpëlqimi dhe mburrja.

2. Është i zoti në gjuhën e tij letrare, po ashtu bën stërvitje të shumta për fjalime, ligjërata, deklarata dhe hytbe.

3. Posedon memorizime të shumta që e ngrejnë personalitetin e tij në ligjërime si p.sh. pasazhe kuranore, hadithe profetike, letërsi, urtësi, rrëfime, shembuj sublimë e të bukur.

4. Di të jetë mesatar dhe të mbajë ekuilibrin ndërmjet drojës nga Zoti dhe të shpresuarit në Të. Që njerëzit të mos bien në gjynahe për shkak të shpresës në mëshirën dhe faljen e Zotit,e nga ana tjetër edhe të mos bien në shkurajim për shkak të humbjes së shpresës në Të.

5. Shmanget nga thëniet, citatet dhe shembujt e çuditshëm, që nuk i miraton as teksti i shenjtë fetar e as logjika.

6. E ka parasysh gjendjen e njerëzve dhe mendjet e tyre, nuk i sfidon ata me gjëra të urryera që janë helmuese për ta.

7. Ka edukatë me njerëzit, ka butësi në ligjërimet e tij, shmanget nga shtrëngesa e dispozitave dhe retorikës.

8. Është i kujdesshëm në fjalime dhe i zhvillon ato në stilin më të bukur, ka theks të pastër kur flet, fjalimin me zgjuarsi e fillon dhe me art e mbaron.

9. Shmanget nga të lavdëruarit e vetes. Po ashtu edhe nga të nënçmuarit e saj!

Çelësi i Suksesit nga Aid El Karni | Përktheu Agron Islami

Administrator i shkëlqyeshëm dhe shenjat e novacionit

1. Preciz në punët e tij, titullar në administratën e tij, i përgatitur në çështjet e udhëheqësisë së tij.

2. Është rregullator i talentuar. E vendos çdo gjë në vendin e vet, edukon me veprën e tij më shumë se sa me fjalën e tij.

3. Përfundon punët e tij ditë pas dite; tek ai nuk ka pështjellime, zvarritje dhe stresim.

4. Punonjësit në administratë i funksionalizon sipas dhuntisë, specializimit dhe mundësisë që kanë për të punuar.

5. Ka vëzhgim të hollë, është i papërkulshëm në marrjen e vendimeve, konsultohet me të tjerët dhe mendon thuktë.

6. I këndshëm në bashkëveprim, ka moral prej një toleranti, është parimor dhe jo i dhunshëm.

7. Njeri aktiv, i pajisur me intuitë, vështrues i vazhdueshëm, me koncentrim të fuqishëm, i pëlqen përsosmëria, serioziteti dhe cilësia e lartë.

8. Përfiton nga përvojat dhe eksperimentet e të tjerëve duke lexuar dhe duke ndenjur me ta. Në kohën e pushimit punon, kurse në kohën e punës pushon.

9. E dallon shquarja, kreativiteti, e akomodon e veçanta, përpiqet gjithnjë për më lart.

10. Shmanget nga përsëritja e gabimeve, përfiton nga dështimet, i’a tërheq vëmendjen vetes nga ngecja, është optimist, nuk e njeh dëshpërimin dhe dorëzimin.

Mësuesi i suksesshëm dhe virtytet e tij të ndritshme

MËSUESI I SUKSESSHËM DHE VIRTYTET E TIJ TË NDRITSHME

1. Është model i mirësisë për nxënësit e tij, i dashur tek ata dhe i nderuar.

2. Gjithnjë i pranishëm në orën e tij mësimore, i kujdesshëm dhe i interesuar për t’u sjellë dobi studentëve dhe për t’i ngjitur ata lart në shkallët e diturisë.

3. I zhveshur nga vrazhdësia, ashpërsia, vulgariteti, mendjemadhësia dhe mendje-cektësia. U afrohet nxënësve me dashuri  dhe ata po ashtu i afrohen atij me dashuri.

4. Izolues në dijen e tij, i dalluar në artin e tij, hulumtues në teorinë e tij.

5. Është lexues i rregullt, është enciklopedi njohurish; ka njohuri për kulturën e kohës së tij dhe di objektivat e popullit të tij.

6. I mprehtë në atë që thotë, zbavitës me nxënësit e tij, entuziast gjatë mësimit dhe shpjegimeve të leksioneve.

7. Studioz në vazhdimësi, preciz në terminet profesionale dhe i rregullt në punën e tij.

8. Qëndron larg çdo komprometimi dhe gjëje të dyshimtë, i pajisur me karakteristika të bukura.

9. Nuk konsumon shaka të tepruara, fjalë boshe, ahmakllëk, argëtime, por fjalë të këndshme. Është folës me shije dhe ka gjuhë të pastër.

Çelësi i Suksesit nga Aid El Karni | Përktheu Agron Islami

5 gjëra që e dallojnë një lider motivues

Liderët duhet të nxisin gjithmonë një kulturë të mësuari e cila të mbajë gjithmonë lart shpirtin e inovacionit brenda ambienteve të punës.Strategjitë e përdorura nga CEO të famshëm dhe të suksesshëm janë inovative dhe unike, por ato gjithsesi mund të shërbejnë si një shembull shumë i mirë dhe për të tjerë të cilët mund t’i huazojë ato për të inkurajuar në të njëjtën mënyrë stafin e tyre që të jetë gjithmonë i frymëzuar.
Ja se cilat janë strategjitë që ata ndjekin:

1. Drejto me pasion dhe pasionin ua transmeto dhe atyre që punojnë me ty dhe për ty

2.Bëhu shembulli që të gjithë duan të ndjekin

3. Rri i gatshëm të krijosh një kulture pune ku punonjësit të ndihen të lirë të pyesin

4. Të jesh i gatshëm për të ndryshuar

5. Nxiti punonjësit që të mësojnë vazhdimisht. Google i lejon punonjësit e tij që të shpenzojnë rreth 20 për qind të kohës së tyre në punë duke kërkuar në internet gjëra të ndryshme që i nevojiten për punën e tyre. EO/

5 Iphone Aplikacione pa te cilat muslimani produktiv nuk mund te jetoj!

Më pyetën një ditë cilat janë 5 aplikacionet e mia të iPhone-it pa të cilat nuk mund të jetoj… dhe këto janë ato:

  1. Quran Reader nga Batoul Apps (2,99 $)

Ky është një aplikacion i shkëlqyeshëm për të lexuar Kuran, veçanërisht kur ju keni ngecur në trafik ose duhet të duroni pritje të gjata. Ajo që më pëlqen më shumë për këtë aplikacion është ndryshe nga aplikacionet e tjera të Kuranit ajo ka një imazh të vërtetë të faqeve të Kuranit dhe jo një version bazë të shkrimit arab. (p.s. kam dëgjuar se ky aplikacion në iPad është edhe më e mahnitshëm!)

  1. Guidance nga Batoul Apps (2,99 $)

Llogaritësi i kohëve të namazeve + Drejtimi i Kibles. Ҫdo musliman produktiv që ka një telefon celular duhet të ketë një lloj programi të Llogaritësit të namazeve ose një program drejtimin e Kibles të instaluar në telefonin e tyre, shumica e platformave kanë disa prej këtyre programeve kompjuterike. Për iPhone, Guidance është aplikacioni më i mirë për këtë qëllim. Një nga tiparet e saj më të mira është gjetja e xhamisë më të afërt duke përdorur funksionin GPS të iPhone.

  1. Reminders! Aplikacioni nga Ripe Apps (1.99 $)

Me plotë kuptimin e fjalës më shpëton nga kujtesa ime afatshkurtër! Sapo më kujtohet diçka që duhet ta mbaj mend më vonë ose kur dikush më kërkon që të bëj diçka për ta në një datë / kohë të mëvonshme, e fut në aplikacionin Reminder dhe më nuk mirrem me të. Reminder do të më njoftojë në kohën e duhur dhe do të më detyrojë të ndërmarr masa. Ndërfaqja është shumë intuitive dhe e lehtë për t’u përdorur, për shembull, nëse vë vërejtje për të thirrur një person në një kohë të caktuar, në kohën e caktuar, një faqe do të shfaqet me numrin e personit që duhet ta thërras e gatshme për thirrje vetëm me një prekje !

  1. Aplikacioni QuickCal nga SmellyPuppy (0,99 $)

Ҫuditërisht, Apple nuk ka qenë në gjendje të prodhojë një aplikacion të mirë kalendarik për iPhone. Kjo është ajo ku QuickCal plotëson hendekun. Për çdo ngjarje ose aplikim, ju thjesht shkruani në aplikacion, p.sh. “Termini tek doktori javën tjetër në ora 6 pas mëngjesit në spitalin e KPM” dhe automatikisht cakton atë takim për ju në kalendarin tuaj së bashku me kohën dhe vendndodhjen dhe cakton një kujtesë 30 minuta më parë. Aplikacion i shkëlqyeshëm!

  1. SimpleNote (falas)

Keni pasur ndonjëherë ide të shkëlqyeshme, por jo stilolaps apo letër afër për ta shkruar? SimpleNote është aty për t’ju shpëtuar. Edhe pse ka shumë aplikacione për marrjen e shënimeve në iPhone, kjo është me të vërtetë e thjeshtë! Shkruajeni shënimin tuaj dhe do të sinkronizohet automatikisht midis iPhone tuaj apo kompjuterit tuaj,në mënyrë që të keni mundësi t’i qaseni shënimeve tuaja kudo në çdo kohë.

Ja pra, 5 aplikacione për iPhone pa të cilat muslimani produktiv nuk mund të jetojë! Cilat janë aplikacionet tuaja të preferuara? /productivemuslim/

ATRIBUTET E FETVADHËNËSIT TË DREJTË DHE MORALI I TIJ

1. E realizon atë që thotë, përgjatë dhënies së përgjigjes fetare është i lirë fizikisht, emocionalisht dhe intelektualisht. Është besnik në fetvanë e tij, i ndrojtur ndaj Zotit të tij.
2. Preokupimi i tij është ruajtja e vetes përpara njerëzve, ka qëllim të mirë me fetvanë dhe sinqeritet me Zotin. Është i sinqertë si në brendinë e tij ashtu edhe në të jashtmen e tij.
3. Përgjigjet me fakte, është i justifikuar nga gabimi kur përdorë argumentin, largohet nga imitimi, nga çështjet naive e jo shkencore, ndjek dritën e së vërtetës.
4. Ka njohuri për gjendjen e njerëzve, pështjellimet e jetës së tyre dhe çështjet tjera të jetesës së tyre. Përgjigjet i jep konform gjendjes së tyre dhe në përputhje me realitetin.
5. Nuk e bën konfuz pyetësin duke i treguar shumë citate dhe simbolika, por i’a ofron përgjigjen e qartë dhe të kapshme.
6. Për atë që ai nuk e di thotë “Nuk e di”-sepse kjo është gjysma e diturisë.
7. I lexon dhe studion citatet dhe shkrimet e çdo dijetari duke analizuar argumentet e tyre. Bën dallueshmërinë ndërmjet të fortit dhe të dobëtit.
8. Është i preokupuar me dijet e transmetuara, me të saktat jo të saktat. Gjithmonë hulumton, gdhend e verifikon.

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
77 %
1.5kmh
75 %
Sat
15 °
Sun
23 °
Mon
22 °
Tue
24 °
Wed
24 °