Ballina Blog Faqe 508

Shoqëria në harmoni: Si të jemi në një rreth i cili na mban të lumtur dhe produktiv

SHOQËRIA HARMONIKE

“Nëse shiu nga retë është tjetër,
Uji ynë i pijshëm është nga retë e njëjta.
Nëse prejardhja na bën të ndryshëm,
Feja jonë na bën të njejtë,
Feja të cilën e marrim në vend të prindëve”.

Definoje rolin tënd

Ti, si njëri, ke më shumë role. Ke rol ndaj vetvetes tënde, rol ndaj familjes, rol ndaj punës tënde, ndaj nxënësve, ndaj miqve, ndaj fëmijëve të tu, e ndonjëherë ke rol në shoqëri, në sferën e kulturës, ekonomisë… etj. Përcaktimi i qëllimit të qartë ndaj secilit rol do të të bëjë të jesh më i përqendruar drejt realizimit dhe ndërtimit të një shoqërie kompakte.

I pari nga këto role

Roli dhe detyra më e rëndësishme për ty është ajo që të ka urdhëruar Allahu i Lartëmadhëruar:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin)e mbikqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Tahrim, 6).
Po, ai është roli yt ndaj teje dhe ndaj familjes tënde. Në të vërtetë, roli dhe detyra më e rëndësishme është roli i babait ndaj fëmijëve të tij, ashtu që të ndërtojë një shtëpi të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet në themelet e vlerave dhe principeve të vërteta në shpirtrat e femijëve të tij, do të ndërtojë ndjenjat e përkatësisë familjare, ashtu që ta nxjerrë gjeneratën e suksesshme në rrugën e drejtë.
Detyrat kanë edhe minimumin e tyre, që nuk mund të braktiset, e ai është zbatimi i dispozitave të sheriatit. Ato duhet të zbatohen
në të gjitha rolet në mënyrën më të mirë, me zemër të mirë dhe me dashuri. Në të vërtetë, po që se njeriu e humb moralin, atëherë ai i humb edhe të gjitha raportet e tij. Po qe se ekziston sjellje e shkëlqyer në të gjitha detyrat dhe rolet e rekomanduara, atëherë ai njeri bëhet pjesë e ekipit që është arti i suksesit.
“Atëherë kur t’i realizojmë rolet dhe detyrat tona, jeta do të na bëhet mjaft e gjatë dhe e plotësuar. Do të fillojë nga dita kur lindi njerëzimi dhe do të vazhdojë pasi që ta braktisim këtë Tokë. Me të
vërtetë, ne jetojmë jetë të shumëfishtë dhe në një masë të caktuar ne e shumëfishojmë ndjenjën tonë përmes roleve që gëzojmë dhe i shumëfishojmë ndjenjat tona me jetën që jetojmë”.

PESË FUQITË E BASHKËSISË SHOQËRORE

Me qëllim që të ndërtojmë plotësisht raporte shoqërore dhe një shoqëri kompatibile, ne  medoemos duhet të jemi të aftë t’i përmbushim disa detyrime të caktuara ndaj vetes dhe ndaj bashkësisë sonë shoqërore.

E para: Dashuria e pakushtëzuar

Po që se dashuria buron dhe vjen nga brendia, nga thellësitë e njeriut, atëherë ajo do të përhapet edhe jashtë tij, madje do t’i bartë me vete fjalët dhe veprat e bukura. Dashuria është një veprim që përfshin në vete praktikat më të mira gjatë jetës së përditshme. Nëse dashuria shndërrohet në vepër, nëse dashuria është prezent në komunikim me të tjerët, atëherë ajo dashuri jep fruta dhe dashuri të reja. E nëse praktikohet përmes britmave dhe zhurmës gjatë përditshmërisë me të tjerët, atëherë ajo dashuri përjeton vdekje.
Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë:
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”.(er-Rum,21)
Do të vëresh se në këtë ajet bëhet fjalë për lidhjet bashkëshortore, andaj orvatu që të nxjerrsh ndonjë përtundim. Logjiko për shprehjen e theksuar dashuri, që njëkohësisht do të thotë edhe respekt, vlerësim, ashtu siç do të thotë edhe mirësi dhe mëshirë. Prandaj, fryti i dashurisë është mëshira, që njëkohësisht është edhe themel i dashurisë së pakushtëzuar.
Përqendrohu tek lidhja, tek dashuria, e jo tek pasoja e lidhjes dhe e dashurisë, si edhe vepro për zhvillimin dhe përparimin e asaj lidhjeje dhe asaj dashurie, pikërisht ashtu siç thotë Kur’ani Fisnik: “… dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim’. (el-Insan, 9).
Lidhjet dhe raportet duhet të vendosen pikërisht për shkak të lidhjeve dhe raporteve, e jo për shkak të pasojave të atyre lidhjeve dhe të atij raporti.
Po që se ne, kryesisht, kërkojmë dhe i presim rezultatet dhe pasojat e lidhjes dhe vetëm dobinë e lidhjeve, në atë rast, ne e kemi bërë atë lidhje vetëm në mënyrë sipërfaqësore, në mënyrë formale dhe ne do të përqendrohemi vetëm në dëshirat dhe ëndjet tona, ndërsa të tjerët do t’i injorojmë. Kështu pra, dashuria do të humbasë në mënyrë graduale, ashtu siç humbet mirësia dhe sinqeriteti.

Vetëm shihe zemrën e madhe të Muhamedit s.a.v.s. atëherë kur ai e vizitoi Taifin (më qëllim që t’i thërriste ata në fenë islame). Disa grupe fëmijësh të këtij vendbanimi u organizuan dhe hodhën gurë mbi Muhamedin s.a.v.s. Këmbët i kishte të përgjakura, e pasi që erdhi koha e fitores ai tha: “Jo, nuk e dëshiroj ndëshkimin për ta. Përkundrazi, e lus Allahun që pasardhësit e tyre të bëhen robër të sinqertë të Allahut,
që vetëm Atij t’i përkulen dhe që të mos i përshkruajnë Atij partner” (Buhariu, 224 dhe Muslimi, 1795).
Kjo është zemra e madhe së cilës nuk i interesuan vetëm frytet dhe dobia, përkundrazi ajo është zemra e cila dashuron që nga rrënjët e saj, nga thelbi i saj, e cila posedon mëshirë ndaj njerëzve që gabojnë. Tani do të të paraqitet burimi i pastër në zemrat e njerëzve, kur atyre iu dhuron, sinqerisht dhe pa kurrfarë kushti, dashurinë dhe mëshirën tënde.
Ateherë kur nga ata njerëz, të cilëve iu dhuron dashuri, nuk kërkon asgjë, atëherë kur njerëzve iu dhuron gjithçka në mënyrë të sinqertë, do të zbulosh në shpirtrat e tyre të thellë njerëzishmërinë. Ja kjo është dashuria pa kufi, dashuria e pakushtëzuar.

Pranoji njerëzit ashtu siç janë

Njerëzit posedojnë mundësi dhe potenciale të mahnitshme.
Natyrisht, ata individë dallohen nga njëri-tjetri, por pasi që ti t’i pranosh njerëzit ashtu siç ata janë në esencë, atëherë gjatë harmonizimit dhe ndihmës reciproke do të përjetosh një kënaqësi që sjell me vete ndjenjat e kënaqësisë në të dy palët. Pikërisht atëherë do të jetosh në dashurinë pa kufij.
Psh., nëse babai vendos kushte për dashurinë ndaj fëmijëve të tij, ai do të humbasë shumë në raportet ndërmjet tij dhe femijëve, do të humbasë ndjenja e harmonisë dhe ndihmës reciproke, do të lindë një presion i madh ndërmjet atyre dhe atij vetë, prandaj zgjidhja e vetme është dashuria pa kufij, dashuria pa kushte!
Babiliusi ka thënë:
“Ti nuk je në gjendje të bësh që njëra këpucë t’iu shërbejë të dy këmbēve”.
Ndoshta t’i vëren dhe e përjeton birin tënd ndryshe nga ajo që ai e përjeton vetveten e tij: Moskuptimet, ndëshkimet dhe ndalesat do të lindin vetëm ftohje dhe largësi ndërmjet fëmijëve dhe prindërve të tyre. Zgjidhja është: lëshoje fëmijën tënd, le të jetojë si të dëshirojë, le ta shfrytëzojë mendjen dhe potencialin e tij, e jo ta jetojë jetën tënde, mirëpo, ndiqe dhe përcille atë, qëndro vigjilent ndaj tij me qëllim që të mos devijojë nga rruga e drejtë apo të mos bjerë në ndonjë rrezik. Prandaj, roli yt si prind është dashuria dhe udhëzimi në harmoni me aftësitë të cilat janë dhunti nga Zoti, e që fëmija nuk i posedon.
Nëse ke besim në aftësitë e individëve të tjerë, kjo do të thotë se ti i dashuron pa kurrfarë kushtëzimesh. Prandaj, dëgjoje këtë porosi e cila flet për njohjen dhe për mënyrën se si duhet t’i njohësh njerëzit e tjerë:
“Më i mëshirshmi nga umeti im ishte Ebu Bekri; më i guximshmi nga umeti im ishte Omeri; më i turpshmi nga umeti im ishte Othmani; më i dijshmi i umetit tim për Librin e Allahut ishte Ubeji bin Kabi; njohësi më i mirëi sheriatit nga umeti im ishte Zejd bin Thabiti; njohësi më i mirë në umetin tim për hallallin dhe haramin ishte Muadh bin Xhebeli dhe çdo umet posedon besnikun e tij, ndërsa besniku i umetit tim është Ebu Ubejde (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të gjithë ata) (Tirmidhiu, 3791 dhe Ahmedi, 12493).

Një metodë e shkëlqyer

Qe të dashurosh pa kushtëzime, që t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë, që të përsosesh në këtë shkathtësi, mëso që të shohësh me sytë e të tjerëve, logjiko sinqerisht për atë se çka dëshirojnë ata, e jo për atë se çfarë dëshiron ti.

NJË TREGIM
Një ditë, Ralf Valdo Emerson dhe biri i tij u orvatën që ta fusin kalin në stallē. Mirëpo, ata bënë një gabim të zakonshëm, kur nuk menduan për atë se çfarë dëshironin të bënin. I ati u orvat që ta shtynte kalin, ndërsa i biri i tij ta tërhiqte prapa. Megithatë, kali i nguli këmbët e tij në tokë dhe refuzonte që të largohej nga kullota. Këtë skenë e vërejti shërbëtorja e tyre. Ajo e kuptoi se çfarë kishte dëshiruar kali, andaj e vuri gishtin e madlh në gojën e kalit me qëllim që ta ndillte dhe ta detyronte atë që të hynte në stallë, gjë që edhe pati sukses.
Ky është një rrëfim qesharak, mirëpo, nëse kjo gjë ndodh me kafshët, atëherë si do të duhet të veprojmë me njerëzit? Sekreti qëndron në dashurinë e pakushtëzuar, që do të thotë t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë në esencë, t’iu përshtatesh nivelit të tyre dhe në atë mënyrë do të gjejmë zgjedhje për problemet reciproke.

E dyta: Ta përfitosh nga brenda

Numri më i madh i njerëzve orvaten për t’i rregulluar raportet me njerëzit që janë përreth tyre në atë mënyrë që t’i përfitojnë përmes parave. Disa njerëz posedojnë pasuri të mëdha dhe janë në gjendje që përmes parave t’i blejnë njerëzit dhe trupin e tyre, megjithatë nuk
mund t’i blejnë me para zemrat e njerëzve, shpirtrat e tyre, emocionet e tyre, mendjen e tyre, me një fjalë, brendinë e tyre nuk mund ta blejnë.

Njerëzit nuk janë pronë e jona. Ne nuk kemi pronësi mbi ta. Ky është një fakt që shumë njerëz nuk e kanë në konsideratë. Ne mund ta posedojmë vetëm dashurinë e tyre, e nëse e posedon dashurinë e një njeriu, atëherë ti je në gjendje ta lëvizësh entuziazmin e tij, shpirtin tij. Për ta përfituar brendinë e njeriut dhe shpirtin e tij, ti duhet ta mësosh që ai të bëhet i përgjegjshëm për vetveten e tij. për sjelljen e tij, për veprat e tij, kështu që dhuroja tërë kujdesin dhe diturinë e nevojshme.
Obligimi dhe roli yt i vërtetë ndaj njeriut është që ti t’i ndihmosh me fjalë të mira, me lëvdata, ta lutësh Zotin për të, të posedosh qëllim të sinqertë për të, ta këshillosh dhe ta udhëzosh në mënyrë të mirë dhe të ëmbël atëherë kur tek ai paraqitet ndonjë mangësi, e jo ta urdhërosh atë dhe të paraqitesh ndaj tij në mënyrë të ashpër.

E treta: Dhjetë mënyra për të arritur deri tek njeriu

Ato janë sjellje të ëmbla dhe të këndshme të cilat gjenden në brenditë e zemrave të mëdha. Kjo është një ndihmë dhe një harmoni e butë dhe e ëmbël që i mbështet rrënjët në sentencën e gjuhës angleze me domethënien themelore prekja e njerëzishmes (Human Touch).
Numër 1: dëgjoje (Hear Him);
Numër 2: kuptoji dhe respektoji ndjenjat e tij (Understand his feelings);
Numër 3: stimuloje vullnetin e tij (Motivate his desire);
Numër 4: vlerësoje punën e tij (Appreciate his efforts);
Numër 5: informoje (News him);
Numër 6: stërvite (Train him);
Numer 7: udhëzoje (Open his eyes);
Numër 8: orvatu që ta kuptosh veçorinë e tij (Understan his Unigueness);
Numër 9: mbaj lidhjet me të (Contact him);
Numër 10: respektoje (Honour him).

E katërta: Esenca e raportit

Bëhet fjalë për filozofinë e rregullës së artë të autorit Zig Ziglar, e cila thotë:
“Ti je në gjendje të realizosh në jetë gjithçka që dëshiron, përderisa i ndihmon njerëzit e tjerë në orvatjet e tyre për ta realizuar atë që dëshirojnë.”
Vlera e vërtetë e raporteve të mira ndërmjet njerëzve është të ekzistuarit e vazhdueshëm të një lloji të këmbimeve të ndibmës në të kuptuar, në mësim dhe në modesti.
Shumë njerëz përqendrohen vetëm në nevojat dhe problemet e tyre, e kështu i anashkalojnë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve. Këta njerëz, veprimtarinë e këtillë e konsiderojnë vetëm mjet ose urë se si të arrijnë dhe të realizojnë qëllimet e tyre. Në këtë rast, humbasin raportet e mira ndërmjet njerëzve. Jeta e vërtetë dhe e plotë ekziston vetëm nëse ekziston kuptueshmëri reciproke, si dhe ndihmë ndërmjet njerëzve, gjë që ndërtohet duke bërë mirë ndaj njëri tjetrit në tejkalimin e problemeve. Ky princip i bërjes mirë ndërmjet vete ekziston në Kur’anin Fisnik, ku Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë:
“Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send”. (en-Nisa, 86).
Gjithashtu, një rekomandim i këtillë hyjnor ekziston edhe në thëniet e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i cili ka thënë:
“Aii cili në emër të Allahut kërkon mbrojtje tek ju, ofroni mbrojtje; ai i cili në emër të Allahut kërkon diç nga ju, jepjani; ai i cili ju thërret, përgjigjuni; ai i cili ua bën ndonjë të mirë, shpërblejeni.”( Ebu Dawudi, 1672 dhe Nesai, 2567).
Kujdesu për nocionet e kthimit dhe pjesëmarrjes në ndihmën ndaj të tjerëve, e më pas pason edhe mëshira, puna, dhënia… Fjala është për sjelljet
reciproke. Po që se bëjmë ndonjë sjellje të kundërt me këto, atëherë pasojat do të jenë kontraproduktive. Me të vërtetë, vrazhdësia, ashpërsia, injorimi, përqeshja ose tallja e njerëzve të tjerë, shkakton vdekjen e dashurisë dhe vdekjen e ndihmës reciproke dhe të harmonisë ndërnmjet njerëzve: “Kush nuk është i mëshirshëm ndaj të tjerëve, as atij nuk i takon mëshira”.(Buhariu, 5997 dhe Muslimi, 2319)

E pesta: Zgjoji potencialet e tua të fshehura

Harmoninë në shoqëri ti duhet ta perceptosh në brendinë e saj, përmes aftësive të tua sekrete, të cilat gjenden në pjesët më të thella të shpirtit tënd.
Fuqia e shkathtësisë: me tërheqjen tonë në vetvete, në zemrëndhe në shpirtin tonë, mësojmë se si duhet të depërtojmë edhe në shpirtin e njerëzve të tjerë. Pra, kështu orvatemi që t’i kuptojmë ata. Në këtë rast, ne shohim me sytë e tyre dhe i vërejmë nevojat e tyre dhe atëherë e kuptojmë se edhe ata janë njerëz që meritojnë respekt.
Gjithashtu, në dobësitë e tyre do të shohim rastin se si duhet t’i ndihmojmë, si ti dashurojmë dhe si ti ndryshojmë më së miri.

Fuqia e imagjinatës dhe kreativitetit: njohja efikase e shpirtrave tanë dhe e shkathtësive tona për kreativitet, do të na i zbulojë potencialet e kreativitetit tek njerëzit e tjerë dhe do të vërejmë rezultate të mahnitshme. Do të na paraqiten mundësitë kreative mahnitëse të njerëzve të tjerë, mundësi mjaft praktike dhe reale. Kështu
që, atëherë do ta kemi të njohur frazën dhe stereotipin aktual: ekziston vetëm një zgjidhje.
Një aftësi dhe shkathtësi të këtillë do të mund ta arrijmë vetëm përmes shoqërimit konstant dhe përmes dialogut me individin tjetër, veçanërisht kjo i dedikohet dëgjimit të tjetrit, këmbimit të fjalëve të bukura dhe të këndshme, ballafaqimit dhe njohjes së mundësive dhe potencialeve tek tjetri.
Atëherë kemi arritur sukses në pajtueshmëri dhe në mirëkuptimin reciprok. Pra, pikërisht kështu lirshëm, haptazi dhe në mënyrë të sinqertë kemi shprehur mendimin tonë dhe mund të presim që ai të jetë edhe i pranuar. Këtu tanimë jemi të lirë për t’i vendosur raportet dhe lidhjet e vërteta me tjetrin, e kështu ta presim ndihmën reciproke.
Tani mund ta eliminojmë dobësinë prezente në shpirtrat tanë, si edhe në shpirtrat e individëve të tjerë. Po ashtu, tani mund ta realizojmë në mënyrë praktike atë që është më e rëndësishme dhe tani mund të këndojmë me të vërtetë:

“I Mëshirshmi nuk krijoi asgjë më bukur
se pamja kur muslimanët qëndrojnë në harmoni,
kur zemrat dashurohen,
janë si hekuri i kalitur”.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

A jam unë fatlum? Suksesi i vërtetë dhe shmangja e vajtimit të përhershëm

FSHEHTËSITË TË CILAT SHËNOJNË MBIJETESËN

Pasi që je drejtuar për udhëtim drejt suksesit, atëherë duhet ta ndiesh vlerën luftës për sukses. Pasi që të mendosh mirë për vetveten tënde dhe për ata që janë përreth teje, do të vëresh se luftërat vijnë nga të gjitha anët.

Dhe që të mbijetosh në sukses pa kufi, është e domosdoshme që t’i njohësh dhe t’i arrish në mënyrë rrënjësore, fshehtësitë, që janë treguar në katror, të cilat sigurojnë fat. Në këtë rast do të qëndrosh drejt dhe do të synosh drejt artit të suksesit.

KËNAQËSIA E BRENDSHME

“O shërbëtor i trupit, sa vuan për shkak të shërbimit tënd,
Nuk e lodhe shpirtin tënd me poshtërimet dhe humbjet.
Afroju shpirtit tënd, plotësoji virtytet e tij,
Sepse ti je njeri me shpirt, e jo me trup.”

A JAM UNË FATLUM?

Pyetja më e rëndë të cilën njeriu mund t’ia parashtrojë vetvetes kur ai është në vetmi, atëherë kur logjikon thellë për realitetin, është:
A jam unë fatlum? Ndoshta ai ka arritur funksionin më të lartë në shoqëri, posedon pasuri të shumta, njerëzit e përmendin dhe flasin vetëm për të, mirëpo a është njeriu i atillë vërtet fatlum?

A paraqesin arritjet e tij fat të vërtetë apo vetëm formalitet? A ndihet njeriu i
këtillë fatlum dhe i kënaqur? A ndien në thellësinë e shpirtit të tij kënaqësi të vërtetë?

PUSHIM I LEHTË
Ndalu per një moment; qëndro vetëm me veten tënde, largohu nga njerezit, hesht para
ndjenjave të tua të thella dhe pyete vetveten tënde: A jam unë fatlumë?

Pyetjet, të cilat shkaktojnë luftë dhe vështirësi në shpirt, janë të llojit të këtillë: Kush jam unë? A e njoh vetveten time? A i njoh aftësitë e mia? A kam qëllim në jetën time?
A dëshiroj që pas vdekjes sime të lë ndonjë gjurmë të bukur?

Numri më i madh i njerëzve merren me këto pyetje vetëm para fundit të jetës së tyre. Nga dita në ditë, këto pyetje depërtojnë në brendinë e njeriut, në jetën e tij rutinë dhe pasojë e tyre është lufta. Kjo luftë shkakton pakënaqësi në shpirtin e njeriut, ndërsa tek perëndimori shkakton edhe brenga të papara dhe barrë të rëndë, andaj 80% e shoqërisë amerikane pason veset e dëmshme dhe praktikon të këqija të tilla siç është alkooli dhe droga. Pse? Përgjigja është e thjeshtë. Për shkak të mosekzistimit të prehjes dhe kënaqësisë shpirtërore.

Pikërisht kjo bën që në disa shtete, siç është p.sh. Suedia, njerëzit të jetojnë me brenga dhe me ngarkesa shpirtërore, edhe pse populli suedez është i vetmi popull që bën një jetë si në ëndrra kur është fjala për standardin jetësor dhe përparimin ekonomik dhe ku nuk ndihet asnjë frikë nga varfëria, pleqëria ose papunësia. Duke marrë parasysh argumentet e lartshënuara, qytetarët prapëseprapë jetojnë me brenga. Tërë jetën janë nën një frikë të rëndë, nën një presion (shpirtëror).. Vazhdimisht ankohen, janë të pakënaqur, të dëshpëruar dhe të shqetësuar deri në atë masë sa që ndonjëri i jep fund jetës nëpërmjet vetëvrasjes”.

Natyrisht, në pyetje është çështja shpirtërore dhe ankthi, rrënjët e të cilëve gjenden thellë në shpirtin e njeriut. Këto çështje shpirtërore bëjnë që, në SHBA, treqind policë në një vit, dhjetëra prej tyre vetëm në Nju Jork, të kryejnë vetëvrasje, ndërsa prej vitit 1987 numri i vetëvrasjeve te policët amerikanë është vazhdimisht në rritje.
Të gjitha këto janë shkaqe të cilat shpien në një vuajtje të jashtëzakonshme shpirtërore, në vështirësi dhe brenga, edhe pse shumë më herët Islami i largoi këto vuajtje dhe mundime, atëherë kur Allahu në Kur’anin Fisnik shpalli: “Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen”.  (er-Rad, 28).

Me të vërtetë, fshehtësia e vetme e suksesit është qetësia dhe kënaqësia e zemrës, që e bëjnë njeriun të kënaqet në jetën e tij. Ajo është fshehtësia të cilën e zbuloi imam Ibnul Kajimi, i cili ka thënë:
“Në zemër mund të lindin çrregullime qe mund të mposhten po qe se ajo i drejtohet Allahut
të Lartëmadhëruar; në zemër ekziston një egërsi që mund të zhduket vetëm përmes dashurisë ndaj Allahut të Lartëmadhëruar; në zemër ekziston dëshpërimi që mund të mënjanohet vetëm përmes fatit, për shkak të njohjes së Allahut dhe raportit të pastër e të sinqertë me Të.

Në zemër ekziston brengë e cila mund të qetësohet vetëm po qe se ajo i afrohet Allahut të Lartëmadhëruar. Në zemër ekziston zjarri i dëshpërimit të cilin mund ta shuajë vetëm kënaqësia dhe durimi ndaj urdhrave, ndalesave dhe normave të Allahut xh. sh., deri në Ditën e Gjykimit. Në zemër ekziston mjerim të cilin mund ta zevendesojë vetëm dashuria ndaj Allahut, pendimi i sinqertë ndaj Tij, si dhe të përmendurit e Tij në mënyrë të sinqertë.
Madje edhe nëse zemra e ka fituar tërë këtë botë dhe gjithçka që është në të, nuk do të mund ta mposhtte mjerimin dhe varfërinë që lindin në të (zemër)”.

Këtu bëhet fjalë për raportet me Allahun, për orientimin e njeriut në raportin ndaj Tokës dhe qiellit, që e bën njeriun të jetojë i qetë dhe fatlum. Bëhet fjalë për fshehtësinë e cila imam Ahmed ibn Hanmbelin e bëri ne fat dhe të qetë, edhe pse rrobat e tij ishin lecka të cilat ai vetë i kishte arnuar, edhe pse jetonte në një shtëpi prej balte, edhe pse ushqehej vetëm me një copë bukë dhe me vaj. Pas tij mbetën këpucët e tij, për të cilat përkthyesit e veprave të tij transmetojnë: “Shtatëmbëdhjetë vite barti të njëjtat këpucë. Arnonte me dorën e vet. Hante mish një herë në muaj. Sipas kritereve të sotme, ai ka qenë një njeri i mjerë dhe i varfër, megjithatë ata (që e lakmojnë këtë botë) nuk e dinë se kënaqësinë e brendshme dhe fatin e brendshëm nuk mund t’i perceptojë askush nga gjinia njerëzore, për shkak se ato janë thellë në brendinë e njeriut, për atë se fati dhe kënaqësia kanë lidhje me
Allahun xh.sh. Në të vërtetë, fjala është për shpirtin që i jep ritmin jetës; fjala është për dritën që njeriut ia shndrit rrugën; fjala është për fshehtësinë që është art i suksesit: “Atëherë kur Allahu i Lartëmadhëruar e dashuron robin e Tij, e thërret Xhibrilin dhe i thotë: ‘Allahu i Lartëmadhëruar e do atë njeri, duaje edhe ti’, kështu që Xhibrili e do atë. Më pas Allahu i thërret banorët e qiejve: “Allahu i Lartëmadhëruar e do atë njeri, dojeni edhe ju”, e kështu e duan edhe banorët e qiejve. Pastaj Allahu i dhuron atij njeriu edhe dashurinë e njerëzve të tjerë në Tokë” (Buhariu-220 dhe Muslimi-2637).

Arti i suksesit nuk mund të arrihet vetëm përmes pajtimit dhe fjalëve të bukura, ai mund të arrihet vetëm përmes fshehtësisë më të madhe, përmes raporteve me Allahun e Lartëmadhëruar dhe përmes imanit (besimit) të fuqishëm që sjell me vete kënaqësi të brendshme.

Vetëm në këtë mënyrë do të mund ta bësh të shkëlqyer jetën përreth teje, do t’i përcjellësh buzëqeshjet që shndrisin me kënaqësi dhe do të jetosh jetë të lumtur.

VAJTIMI I PËRHERSHËM

Atëherë kur Abdullah ibn Abbasi (radijAllahuanhu) e kishte humbur të parit dhe e kishte kuptuar se do të jetonte i verbër deri në fund të jetës dhe se do të ishte peng i errësirës ndaj jetës dhe qenieve të gjalla, ai nuk e kishte vajtuar fatin e tij të rëndë. Përkundrazi, ai e kishte deklaruar kënaqësinë e tij të brendshme duke thënë:
“Nese Allahu ia ndaloi syve të mi dritën e Tij,
Gjuha dhe zemra ime e kanë dritën e tyre.
Zemra ime është e mençur, ndërsa mendja ime nuk është çrregulluar,
E në buzë qëndron shpata, e cila assesi nuk është e thyer”.
Njerëzit e këtillë ishin fatlumë të vërtetë. Ata ndriçonin me buzëqeshjet e tyre të sinqerta, buzëqeshje që buronin nga zemrat që paraqisnin kënaqësinë e brendshme të thellë. Do të theksojmë shembullin e Ibn Tejmijes, atëherë kur ai ishte burgosur në një nga burgjet e Damaskut. Ai vetëm buzëqeshte dhe, në atë mënyrë, iu mbante leksione të tjerëve se si arrihet në të vërtetë kënaqësia. Atëherë ai thërriti:
“Çka janë duke më përgatitur armiqtë e mi? Xheneti im dhe kopshti im qëndrojnë në gjoksin tim, e kudo që të shkoj ato vijnë pas meje, nuk më braktisin. Burgosja ime është vetëm një tempull për mua, mbytja ime është dëshmi, ndërsa dëbimi nga vendi im s’është veçse një udhëtim i këndshëm”.

Kjo është thirrja e fundit për të humburit, për ata të cilët mundohen dhe për ata të cilët janë të robëruar nga kjo botë. Ata u preokupuan me zbukurimet e kësaj bote, andaj mblodhën gjithçka që ishte e mundur, përjetuan kënaqësi në gjithçka, flinin në dhoma komode dhe fitonin me duart e tyre para të shumta: A jeni ju të kënaqur? A jeni ju fatlumë?

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Çka është suksesi? Si bëhet lufta për suksesin?

LUFTA PËR SUKSESE

Shpresa është ajo pas së cilës zemrat rrahin që nga lindja.
Shpresa është magjia që vazhdimisht lind në një frymë të re.

PYETJE HUTUESE

Pyetja e cila më shkaktoi shumë mundime dhe vështirësi, e cila ma vështirësoi shpirtin dhe mendjen… është: Çka është suksesi? Shumë njerëz e kanë kërkuar atë në vendin që nuk është i tyre dhe janë kthyer siç kthehet ai i cili kërkon margaritarë në shkretëtirë. Janë kthyer me duar të zbrazura, të rraskapitur, me zemër të thyer, pa shpresë “.

A ËSHTË SUKSES PASURIA?

A është sukses grumbullimi i parave në llogaritë bankare, apo mburrja me pasuri të patundshme dhe ndërtesa? Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Prandaj, mos të mahnitë (mos e shih të mirë) pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, Allahu do vetëm ti dënojë me to në jetën e kësaj bote e tua nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafira”.  (et-Tevbe, 55).

Gjithashtu Allahu thotë:
“E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshënm”. (el-Humeze, 3).
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Do të shkatërrohet ai i cili është rob i parasë”. (Buhari, 2887). Kështu pra, ai i cili jeton për shkak të grumbullimit të parasë dhe pasurisë do të shkatërrohet dhe do të jetë i dëshpëruar. Do ta paraqesim vetëm një skenë të vërtetë nga jeta e atyre të cilët bëhen robër të parasë dhe do të shohim se në çfarë mënyre ata luftojnë dhe si e pësojnë:

“Për atë që kjo botë është preokupimi dhe brenga më e madhe, Allahu do ta bëjë që ta shijojë varfërinë, do ta shpërndajë pasurinë e tij dhe, më në fund, personit të këtillë do t’i takojë vetëm ajo që ia ka caktuar Allahu më herët. (Tirmidhi-2465 dhe ibn Maxhe-1081)
Është fakt i pamohueshëm se ekzistojnë qëllime fisnike për arritjen e pasurisë, mirëpo që arritja e pasurisë të jetë pikërisht qëllimi dhe kuptimi i jetës, madje edhe koha të cilën njeriu e ka në dispozicion të shfrytëzohet vetëm për këtë qëllim, kjo është fatkeqësia dhe shkatërrimi me i madh.

Sa e sa njerëz ekzistojnë e që posedojnë miliarda, mirëpo prapëseprapë jetojnë në frikë dhe me një brengë të madhe? Sa e sa të pasur ekzistojnë e që janë të pafat dhe të pakënaqur se sa gjatë do të jetojnë? Sa e sa prej tyre kanë kohë për diçka tjetë, përveç grumbullimit të parave?

Sa e sa të pasur ekzistojnë të cilët e konsiderojnë të ndaluar diçka që Allahu e ka lejuar vetëm e vetëm që ta mbrojnë pronën e tyre? Të këtillët nuk jetojnë në qetësi, të këtillët nuk flenë të qetë. Sa e sa individë ekzistojnë, prona dhe pasuria e të cilëve shkatërrohet para fundit të jetës së tyre dhe ata mbeten për të jetuar shkatërrimin e tyre? Prandaj, parashtrohet pyetja: A është me të vërtetë suksesi në pasuri?

A ËSHTË SUKSES FAMA?

Njeriu dëshiron të arrijë famë dhe pozitë të lartë me qëllim që njerëzit të flasin nëpër ndeja të ndryshme për të dhe ta lavdërojnë atë para të tjerëve… Megjithatë, sa të famshëm janë ata individë që janë të pafat? Sa njerëz të famshëm ekzistojnë të cilët dëshirojnë të shëtisin në vende publike, e që të tjerët të mos i takojnë, e as të mos e pengojnë? Sa e sa individë ekzistojnë të cilët qeshin rrejshëm para të tjerëve, si dhe flasin genjeshtra sikur të ishin të bëra me mjaltë? Megjithatë, pasi që mbeten vetëm, atëherë zemra iu flaket dhe iu pëlcet para barrës së realitetit.
Sa individë ekzistojnë që kanë arritur pozita të larta, ndërsa familjet e tyre vuajnë, fëmijët e tyre janë në rugë të devijuar, si dhe ndihen sikurse skllevër të lidhur në zinxhirë, gjë që nuk është një gjendje e natyrshme për njeriun!? Prandaj parashtrohet pyetja: A është me të vërtetë suksesi në famë?

SUKSESI PA KUFIJ

Kjo është një baraspeshë, ky është mesi, kjo është fshehtësia të cilën të gjithë e kërkojnë në shekullin e njëzetenjëtë. Suksesi nuk është në sasinë e shumtë të parave, edhe pse paraja është e nevojshme.
Suksesi nuk qëndron tek fama, nuk është as tek fëmijët, e as tek fjalët e formuluara. Përkundrazi, fshehtësia e suksesit pa kufij qëndron në brendinë dhe në thellësitë e shpirtit njerëzor. Suksesi pa kufij është çështje shpirtërore, nuk mund të shihet me sy, e as që mund të matet me sasi, e as që e posedojnë thesaret, as që mund të blihet me para.
Beteja më e madhe e jetës është pikërisht ajo që zhvillohet në thellësitë e shpirtit njerëzor, ndërsa ne preokupohemi me ritmin e shpejtë të jetës. Ne jetojmë nën një barrë të rëndë dhe nën një mundim të vështirë. Ndonjëherë ne preokupohemi me përfitimet e kësaj jete,
ndonjëherë dëshirojmë t’i kushtohemi familjes, e ndonjëherë dëshirojmë të dëfrehemi. Jeta nuk është e lehtë dhe në fund të natës vjen agimi.

E më pas do ta mësosh se fshehtësia e suksesit pa kufij do të ftojë në vete, do ta mposhtë vetveten dhe do të të ndryshojë përbrenda.

SUKSESET E KUFIZUARA

Është plotësisht e sigurt se ekzistojnë suksese të cilët janë me karakter të përkohshëm. Sukseset e tilla kufizohen vetëm me formën e jashtme. Në princip, sukseset e tilla janë tradhti nga brenda, tradhti nga jashtë dhe formalitet kundruall brendësisë së njeriut.

Pikërisht ajo formalja dhe e jashtmja tek njeriu është në kundërshtim me brendësinë e tij, gjë që shkakton konflikt dhe luftë. Pashmangshmërisht se njëra do të fitojë. Nëse fituese është ana e jashtme dhe ajo formale, atëherë rezultati dhe suksesi i dukshëm, me të cilin njeriu tregohet para të tjerëve, është i përkohshëm. E nëse fituese është brendësia,
atëherë rezultati është suksesi pa kufij. Logjiko mirë thënien e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem në rastin kur përshkroi tre grupet e njerëzve të cilët do të dënohen në zjarrin e xhehenemit, e njëri prej atyre grupeve do të jenë ata të cilët e lexojnë Kur anin; “me qëllim që të tjerët të pohojnë: “Sa bukur lexon Kur ‘an”.(Muslimi -1905)
Ky grup njerëzish ka arritur që të korrë sukses dhe të ekspozohet para të tjerëve, mirëpo ata nuk e kanë arritur dimensionin e brendshëm shpirtëror, ndërsa rezultat përfundimtar dhe fitore e vërtetë konsiderohet ajo që ndërtohet dhe arrihet nga brenda.

FILLO MENJËHERË!

Suksesi nuk është ekspozimi. Përkundrazi, sukses është fakti i dukshëm i fundosjes së thellë në zemrat e individëve të suksesshëm.
Prandaj, zhytu në shpirtin tënd pas suksesit pa kufij, dhe mos ua vë veshin sukseseve që kanë karakter sipërfaqësor dhe formal. Mos lejo që të të mashtrojnë, sepse ti je i fuqishëm: Besimtari i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur tek Allahu se besimtari i dobët (Muslimi-2664). Këto janë fjalë të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem të cilët na e përkujtojnë lëvizjen dhe fillimin. Po ashtu thuhet se edhe Aristoteli kishte thënë: “Gjërat të cilat medoemos t’i mësojmë, do t’i mësojmë vetëm nëse i zbatojmë në praktikë”.

Me qëllim që të fllosh, thjesht, duhet ta incizosh dhe të njihesh me gjendjen tënde të brendshme, e cila do ta zbulojë dhe do ta tregojë gjendjen tënde reale.

KUSH JAM UNË?

Njeriu orvatet që ta arrijë suksesin që gjendet në brendinë e tij, e jo në fytyrën e tij, e as në rrobat e tij, por thellë në shpirtin e tij. Kjo mundet të realizohet vetëm përmes një heshtjeje të thellë dhe përmes të të dëgjuarit të zërit të brendshëm që flet për luftërat e shpirtit të tij, për ëndjet e shpirtit të tij dhe që i parashtron pyetjet: Kush jam unë? Cili është roli im në jetë? Çfarë sjellje kam unë? Kush janë shokët e mi?

“Zeri im do të jetë më i fuqishëm, më i tmerrshëm dhe më bindës atëherë kur do të gënjej për veten time”. Kjo është luftë e vërtetë ndërmjet zërave të brendshëm. Rezultati është përgjigja jonë: a dëshirojmë të bëhemi numra të cilat e kanë vlerën e tyre, apo dëshirojmë qetësinë dhe paqen e brendshme?

Të gjitha këto janë fakte të cilat shkaktojnë trysni të mëdha psikologjike që shpien deri në konflikte të thella shpirtërore tek njeriu dhe ai konflikt ka për rezultat njohjen intuitive të shpirtit të tij. Dëgjoje zërin tënd të brendshëm dhe mposhte veten tënde. E vërtetë është ajo që na e përshkroi Semnuni i mençur: “Kush fiutet në shpirtin e tij dhe e njeh atë, ai është në gjendje të hyjë në shpirtrat e të tjerëve dhe t’i njohë ata
Drita dhe aftësia e dallimit është drita e vërtetë e rrënjëve të thella. Ajo është përgjigje ndaj çdo pyetjeje për të cilën nuk ekziston përgjigje.

Atëherë kur nga thellësirat e tua do të burojë ndjenja dhe pamja jote tjetër, në këtë rast unë do të mund ta vërej këtë. Kjo është një fuqi e madhe të cilën e përshkroi edhe psikologu Vilijenm Xhorxh Xhordan, i cili ka thënë: “Mua mi kanë treguar mjaft individë aftësitë e tyre të çuditshme, aftësitë e të mirës dhe të keqes, gjurmët e tyre të fshehura dhe të dhembshme, të cilat nuk mund të vërehen në jetën e tyre, ma treguan të vërtetën për veten e tyre, e jo ato me të cilat dëshirojnë të ekspozohen'”.
Këto janë fakte të cilat i theksoi Il’ja Ebu Madi në kasiden e tij të titulluar Shkrimet:
“Kam ardhur vetëm, por nuk e di se prej nga? Megjithatë kam ardhur.
E kam pare vetëm rrugën para vetes dhe jam nisur.
Do të mbetem udhëtar, e dëshiroja këtë apo jo.
Si ka ardhur vetëm? Si e ka parë rrugën vetëm?..nuk e di as unë”.
Me të vërtetë, sinqeriteti me ndihmën e ndjenjës shpie drejt zbulimit të epshit dhe dëshirës.

REZYME

Behu ai që je, e jo ndonjë tjetër! Ky është rezultati përfundimtar i luftës së brendshme, ashtu siç edhe e kishte përshkruar poeti dhe filozofi Pol Valery, kur kishte thënë: “Sa misioni vështirë është për t’u bërë ai që je!”
Atëherë do ta mësosh se si duhet vepruar! Do t’i njohësh principet dhe vlerat e tua, do të dish se me cilin do të takohesh dhe në zemrën tënde do të depërtojë aftësia e dallimit për vetveten, e kështu nga zemra jote do të zhduket errësira dhe brenga. Më pas, zemra jote do të posedojë vetëm dy kritere, vetëm dy standarde.

KRITERI NUMËR NJË:

FRIKA NGA ALLAHU I LARTËMADHËRUAR

Rezultati që vijon nga raporti i rregullt me Allahun e Lartëmadhëruar është ligji se mbi ty ekziston vetëm Zoti, Krijucsi i cili i di mirë veprat e tua, madje sado që t’i mashtrosh njerëzit, sado që të ekspozohesh para tyre si i mirë, apo sado që t’i verbërosh ata. Të jesh i sigurt se asnjëherë nuk
do të mund ta mashtrosh Allahun e Lartëmadhëruar, Zotin e të gjithë njerëzve, e as që do të mund të shërbehesh me çfarëdo lloj mashtrimesh të tjera kundër Tij, pasi Ai çdo herë është Vigjilent dhe përcjell gjithçka.

KRITER NUMËR DY:

RRUGA DHE MËNYRA E TË DËRGUARIT TË ALLAHUT SALALLAHU ALEJHI UE SELEM

Metoda islame, metoda e Kur’anit që ecën nëpër tokën e njeriut, është shkencë e vërtetë dhe dituri për të gjithë njerëzit. Ajo metodë është shembull nga e kaluara se si duhet jetuar në të tashmen dhe si duhet të planifikohet jeta për të ardhmen…
Prandaji, fillo për ta formuar personalitetin tënd dhe njihe vetveten tënde!

 

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Arsyet e dështimit të bizneseve të reja

Fatkeqësisht, shumica e bizneseve nuk jetojnë më shumë se 10 vjet. Nga statistika të përgjithshme, gjysma e bizneseve mbyllen brenda 5 viteve të para, ndërsa rreth 70% brenda 10 viteve.Shumë sipërmarrës edhe pse dështojnë në biznesin e parë dhe janë pjesë e këtyre statistikave të dështimit, vazhdojnë të tentojnë dhe mund të arrijnë suksesin me tentativat e radhës.Në grafikun më poshtë tregohen arsyet më kryesore sipas një studimi të CB insights. Sipas industrive dhe vendit, këto arsye marrin edhe rëndësi të ndryshme sa i përket dështimit./Eo

Bota është e interesuar të di si Turqia të mos ketë asnjë rast të infeksionit me koronavirus

Sipas Daily Sabah, rreth 26 shtete kanë kontaktuar autoritetet turke përmes ambasadave të tyre në Ankara ose përmes ministrive të tyre të shëndetësisë për të marrë informacion mbi përvojat e Turqisë dhe mënyrat për të luftuar korona virusin. Në atë listë përfshiheshin vendet më të goditura, si Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut.
Kërkesat për ndihmë janë bërë pasi është zbuluar se Turqia nuk ka regjistruar asnjë infeksion përveç Iranit, fqinjit të saj në Lindje, në të cilin 194 njerëz kanë vdekur deri tani nga ky virus.
Sidoqoftë, nuk është rastësi që Turqia ka arritur të mbrohet kundër koronavirusëve. Nëse merret parasysh fakti që ky vend ka prezantuar në kufij pajisje për matjen e temperaturës së trupit, pasi disa raportuan rastet e para të infeksionit dhe kështu reaguan shumë më shpejt se të gjitha vendet e tjera.
Turqia nuk ka raportuar ende ndonjë infeksion
Në janar, Ministria Turke e Shëndetësisë instaloi tre kamerat e para termale në aeroportin e Stambollit, i cili monitorohet nga porta e shtetit për në botë, ku miliona udhëtarë arrijnë ose mbërrijnë në destinacionet e tyre.
Masat paraprake jo vetëm që përfshinin matjet e temperaturës së trupit, por Ministria e Shëndetësisë i dërgoi të gjithë udhëtarët që vinin nga Kina për kontrolle shtesë dhe në karantinë të gjithë ata që shfaqnin edhe simptomat më të vogla. Më vonë, këto masa u shtrinë edhe për udhëtarët e tjerë që vinin nga vendet që konfirmuan rastet e infeksionit të koronavirusit.
Pas përhapjes së epidemisë, ministria e shëndetësisë shtrëngoi masat dhe zgjeroi përdorimin e kamerave termike dhe kontrolle shtesë në të gjitha vendkalimet e saj kufitare, duke monitoruar nga afër pasagjerët që kishin temperatura të larta ose kolliteshin.
Ndërsa të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet në Turqi u vunë nën një kontroll të rreptë, ishte e qartë për autoritetet se personi i infektuar mund të hynte edhe si “i pazbuluar” pasi që inkubacioni po zgjat për 14 ditë dhe kështu filloi dezinfektimin masiv të të gjitha vendeve publike dhe transportit urban. .
Në Stamboll, komuna ka vendosur të vendosë sanitizuesit e duarve në stacionet e metrosë, linjat e autobusëve që kalojnë nëpër disa qytete turke, veçanërisht ato që i përkasin palës aziatike.
Ministria turke e arsimit njoftoi gjithashtu se dezinfektuesit po përdoren në shkolla për të parandaluar infeksionin koronavirus. Ministri Ziya Selçuk urdhëroi që të gjitha sipërfaqet të jenë të pastra dhe kështu të obligohen të gjitha shkollat profesionale të prodhojnë rreth 100 tonë dezinfektues që t’i dërgojnë në këto institucione arsimore.
Selçuk tha se mësuesit tashmë kishin njoftuar nxënêsit se si të mbroheshin nga virusi dhe u kërkoi prindërve që vazhdimisht t’i kujtojnë fëmijët e tyre për rregullat e higjenës dhe t’i mbajnë larg nga “vendet e mbyllura dhe të mbipopulluara”.
Shtatë vende u interesuan të blinin një pajisje testi të prodhimit vendor turk ndaj koronavirusit
Kryetari i Turkish Airlines (linja ajrore kryesore, İlker Aycı) u tha gazetarëve se linja ajrore dezinfekton rregullisht aeroplanët me “metoda efektive dhe shkencore të dezinfektimit”, dhe dezinfektimi mbulon të dyja fluturimet për në Azi dhe 26 vende të tjera që konsiderohen të rrezikuara nga përhapja e koronaviruseve.
Rreth shtatë vende ishin të interesuar të blinin një pajisje testi të prodhimit turk . Raporti thotë se Azerbajxhani, Xhibuti, Japonia, Kirgistani, Katari, Turkmenistani dhe Vietnami kanë folur me International Health Services Inc. (USHAŞ), një filial i Ministrisë Turke të Shëndetësisë, për blerjen e pajisjeve, raporton Klix.
Të avancuara me pajisje lokale dhe resurse tjera, pajisja prodhon rezultate në 90 deri 120 minuta. E paraqitur në fillim të shkurtit pajisjet e testimit kanë një shkallë saktësie prej 99.6% – tha ministria.

10 thënie inspiruese për pavarësinë nga njerëz të suksesshëm

Këtu janë disa fjalë të mençura inkurajuese për pavarësinë nga ndërmarrësit e suksesshëm.

Estee Lauder, bashkë-themeluese e kompanive “Estee Lauder”:
“Unë nuk erdha këtu duke ëndërruar ose duke menduar për të. Erdha këtu duke e bërë atë”.

Autorja e novelave romancë me shitjet më të mira Nora Roberts:
“Nëse nuk shkoni pas asaj që e dëshironi, nuk do t’a keni kurrë. Nëse nuk bëni pyetje, përgjigja është gjithmonë jo. Nëse nuk shkoni përpara, jeni gjithmonë në të njëjtin vend”.

Rachael Ray, biznesmene dhe personalitet televiziv
“Vendosni se kush jeni dhe qëndroni të vërtetë ndaj saj. Marka ime është e bazuar shumë në atë se si jetoj në jetën time”.

Gerry Schwartz, bashkë-themeluesi i “CanWest Global Communications”:
“Mua më pëlqen pavarësia e drejtimit të vetëm të barkës. Më pëlqen të kontrolloj elementet, ta bëj erën, valët dhe ujin të funksionojnë për mua”.

Mary Kay Ash, themeluese e kozmetikës “Mary Kay”
“Ne duhet të kemi një motiv, një qëllim në jetët tona. Nëse nuk e dini se ku po shkoni, nuk keni një qëllim. Qëllimi im është të jetoj jetën në atë mënyrë se kur të vdes, dikush mund të thotë: ‘asaj i interesonte’”.

Richard Branson, ndërmarrës serik dhe themelues i “Virgin Group”:
“Unë besoj në diktaturën dashamirëse, nëse unë jam diktatori”.

Steve Jobs, bashkë-themeluesi dhe ish-kryeshefi Ekzekutiv i “Apple”:
“Duke marrë parasysh faktin se do të vdes së shpejti është mjeti më i rëndësishëm në të cilin kam hasur i cili më ka ndihmuar të bëj zgjedhje të mëdha në jetë. Sepse pothuajse gjithçka, të gjitha pritshmërisë e jashtme, e gjithë krenaria, e gjithë frika e turpit ose dështimit, këto gjëra zhduken në fytyrë të vdekjes, duke lënë vetëm ato që janë me të vërtetë të rëndësishme. Duke kujtuar se do të vdisni është mënyra më e mirë për të shmangur kurthin e të menduarit se keni diçka për të humbur. Ju tashmë jeni të zhveshur. Nuk ka asnjë arsye për të mos ndjekur zemrën tuaj”.

Presidenti i ShBA-së, ndërmarrësi i suksesshëm, Donald Trump:
“Unë nuk kënaqesha duke fituar për një jetesë të mirë. Unë dëshiroja të lija përshtypje”.

Niklas Zennstrom, bashkë-themeluesi i Skype:
“Nëse dëshironi të jeni një ndërmarrës, nuk është një punë, është një stil jetese. Ajo ju definon. Harroni pushimet, shkuarjen në shtëpi në 6 pasdite. Gjënë e fundit të cilën do ta bëni në mbrëmje do të jetë dërgimi i e-maileve, gjëja e parë në mëngjes leximi i atyre, dhe ju do të zgjoheni në mes të natës. Por është shumë shpërblyese, për shkak se ju përmbushni veten”.

Jerry Weintraub, ish-kryeshef Ekzekutiv i “United Artists” dhe regjisor:
“E kam mësuar se nuk jam një ekzekutiv i mirë. Jam një ndërmarrës dhe jam kreativ. Duhet t’i besoj instinktit tim dhe të bëj atë që dua”./EO

Hapat për një ndryshim të suksesshëm të karrierës

Jeni  të interesuar për një karrierë të re? Nëse është kështu, është e rëndësishme që të merrni  kohë për të vlerësuar gjendjen tuaj të tanishme, për të shqyrtuar mundësitë e karrierës dhe për të zgjedhur një karrierë që do të jetë e kënaqshme për ju.

1. Vlerësoni punën tuaj aktuale. Mbani një ditar të përditshëm për reagimet tuaja në situata të ndryshme të lidhura me ambientin e punës. Cilin aspekt të punës suaj pëlqeni dhe jo? A janë pakënaqësitë tuaja në lidhje me përmbajtjen e punës, kolegët që ju punoni apo kulturën e kompanisë?
2. Vlerësoni interesat tuaja, vlerat dhe aftësitë. Rishikoni rolet e suksesshme në të kaluarën tuaj, punët vullnetare, projektet për të identifikuar aktivitetet e preferuar dhe aftësitë. Përcaktoni nëse vlerat tuaja themelore dhe aftësitë janë adresuar nëpërmjet karrierës suaj të deritanishme.
3. Rrihni idetë për alternativa të karrierës duke i diskutuar vlerat, interesat  tuaja me miqtë, familjen, kontaktet nga rrjeti i juaj dhe këshilluesit e karrierës.
4. Kryeni një vlerësim paraprak të disa fushave për të identifikuar disa targete të preferuara.
5. Lexoni sa më shumë  për këto fusha dhe arrini nga kontaktet personale që keni në këto fusha të keni intervista informale.
6. Identifikoni aktivitete vullnetare dhe të pavarura në lidhje me fushën tuaj të interesit si p.sh nëse jeni duke menduar të kaloni në fushën e botimeve në karrierën tuaj, provoni të editoni në një gazetë.
7. Investigoni oportunitete edukimi që do të lidhin jetën tuaj profesionale me fushën e re. Konsideroni të merrni kurse gjatë mbrëmjes në një kolegj lokal, apo ndiqni kurse të tilla online. Kontaktoni grupe profesionale në fushën tuaj të interesit dhe shkëmbeni opinionet me ta për sygjerime.
8. Shikoni mënyra për të zhvilluar aftësitë tuaja në punën tuaj aktuale. P.sh nëse kompania juaj ofron trajnime regjistrohuni në sa më shumë kurse të mundeni.
9. 
Konsideroni rolet alternative brenda industrisë që ju aktualisht punoni e cila do të mund të përdori njohjen e industrisë që ju tashmë keni. P.sh nëse ju jeni programues që nuk dëshironi të programoni konsideroni teknikat e shitjes ose menaxhimin e projektit./DP

Funksionet e tregut

Rëndësia e tregut shihet qartë nga vetë funksionet që i kryen tregu.

Tregu në mënyrë objektive bën vlerësimin e të mirave dhe shërbimeve, kapitalit, punës etj. Prodhuesit që bëjnë shpenzime të larta nuk mund ti shesin prodhimet e tyre për shkak se blerësit do të blejnë prej prodhuesve me çmime më të lira.
Tregu mundëson prodhuesve të kujdesen për zmadhimin, përmisimin e cilësis së të mirave dhe shërbimeve ashtu që konsumatorët do ti plotësojnë  nevojat e tyre në nivel më të lartë dhe më cilësor.

Me zgjerimin e asortimanit (llojllojshmërisë të prodhimeve)  zmadhohet zgjedhja e lirë e konsumatorëve. Tregu me konkurrencën mundësojnë ofertë të pasur gjë që do t’i mundësoj konsumatorit të plotësoj shijet e veta.

Bizneset që të fitojnë në treg vazhdimisht për piqen të zmadhojnë efikasitetin e tyre nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së re, përsosjes së mënyrave  për të ardhur sa më afër konsumatorëve duke ju dhënë atyre të mira dhe shërbime me cilësi më të mirë.

 

  1. Tregu nxit bizneset që të kujdesen për një punë sa më ekonomike. Edhe ky funksion është i lidhur ngushtë me konkurrencën e cila ndikon tek biznesi:
    1. Të zvogëloj shpenzimet e materialit dhe energjisë
    2. Të kujdeset për zvogëlimin të mbeturinave
    3. Të kujdeset për zvogëlimin e ndotjes së ambientit jetësor

Në treg kemi edhe disa paraqitje negative siç janë:

  • Monopolizimi
  • Konkurrenca jo-lojale
  • Çmimet e fyera

Monopolizimi – për një biznes themi se ka monopol në treg atëherë kur ai është i vetmi ofrues i ndonjë të mire apo shërbimi ose ai biznes e krijon pjesën më të madhe të ofertës në treg si dhe ndikon tek konsumatorët nëpërmjet çmimeve të larta. Konsumatorët këtu janë të detyruar t’i pranojnë këto çmime pasi zgjedhja e tyre është e kufizuar. Kjo paraqitje negative mund të pengohet, mënjanohet nëpërmjet kontrollit të çmimeve monopoliste nga ana e shtetit.

Konkurenca Jo-lojale – mes bizneseve është jo e ndershme është konkurrencë që përhap informata jo të sakta për kualitetin cilësinë  e prodhimeve dhe shërbimeve të konkurrentit,  gënjen konsumatorët me qëllim që të mposht konkurrencën.

Çmimet e fryera – është një paraqitje negative që ndodh kur disa biznese me zvogëlim të përkohshëm të ofertës ose duke shfrytëzuar disa momente të volitshme të tregut bën zmadhimin artificial të çmimeve. Kur ndodhin nga ana e shtetit nëpërmjet instrumenteve dhe masave të veta për të krijuar marrëdhënie normale në treg.

Llojet e tregjeve

Ekzistojnë klasifikime dhe ndarje të ndryshme të tregjeve sipas kritereve të ndryshme, prej ku dalin edhe lloje të ndryshme të tregjeve.

Sipas lëndës së shitblerjes dhe qëllimit të saj në treg dallojmë:

–          Tregun e të mirave dhe shërbimeve

–          Tregun e faktorëve të prodhimtarisë (tregu i parave, kapitalit dhe punës)

Këto tregje janë tregje ku krijohen marrëdhënie mes fondeve të parasë(popullatës dhe bizneseve).

TREGU I TË MIRAVE DHE SHËRBIMEVE: njihet edhe si treg i konsumit personal (këtu janë blerësit, konsumatorët, individët, amvisëritë që blejnë për të plotësuar nevojat e tyre personale). Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes konsumatorëve dhe bizneseve, mes konsumatorëve që i këmbejnë paratë e tyre për të mira dhe shërbime të prodhuara nga ana e bizneseve.

TREGU I FAKTORËVE TË PRODHIMTARISË: njihet edhe si treg për konsumin e prodhimtarisë dhe shërbimeve për shkak se të mirat e blera harxhohen (konsumohen) nga ana e bizneseve që do t’ju nevojiten për të realizuar procesin e prodhimtarisë dhe kryerjen e shërbimeve. Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes pronarëve të resurseve dhe bizneseve.

Varësisht nga ajo se cili resurs është lëndë e shitblerjes dallojmë disa lloje të këtij tregu. p.sh. Në tregun e parave ofrohet edhe kërkohet mjete në para dhe letra me vlerë në një afat të shkurtër kohor ( 1 vit) edhe atë për nevojat e prodhimtarisë dhe qarkullimit. Në tregun e kapitalit ofrohen dhe kërkohen mjete në para në një afat të shkurtër kohor prej 1 deri në 10 vjet  që d.m.th në këtë treg ofrohen mjete investuese. Tregu i punës është treg specifik ku ofrohet puna e profileve të ndryshme për nevojat e ekonomisë.

Sipas madhësisë së rajonit kemi ndarje të tregjeve duke u nisur nga supozimi se prodhimet e veçanta realizohen në një rajon më të vogël ose më të madh. Këtu dallojmë:

  • Tregun lokal
  • Tregun Regjional
  • Tregun Nacional
  • Tregun Ndërkombëtar

 

Tregu Lokal (komunal) : është treg i kufizuar rajonal ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve, më tepër tregje lokale formojnë tregun Regjional ( Ohër – Strugë – Dibër ).

Tregu Nacional : paraqet tregun e një shteti ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve në ndikimin e ofertës dhe kërkesës nacionale

Tregu Ndërkombëtar : është treg ku bëhet shitblerja mes subjekteve të shteteve të ndryshme.

Nga aspekti kohor dmth : se kur bëhen, realizohen marrëdhëniet mes ofertës dhe kërkesës në treg dallojmë:

–          Tregun e kalueshëm

–          Tregun e tanishëm

–          Tregun e ardhshëm

 

Banka Qendrore e Kosovës dhe fushë-veprimtaria e saj

NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT E BQK-SË

Me 27 korrik 2010 Kuvendi i Kosovës ka miratuar  Ligjin nr.03/L-209 për “Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pasardhëse Autoritetit Qendror të Kosovës, është subjekt juridik publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitave të ligjit të lartcekur që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese. BQK-ja nuk  regjistrohet në librin e regjistrimeve të bizneseve.

BQK-ja si subjekt juridik në bazë të nenit 3 të ligjit për këtë institucion ka kompetencë të plotë, po ashtu ka edhe kompetencë të veçantë që:

  1. Të hyjë në marrëdhënie kontraktore
  2. Të ndërmarrë procedura ligjore dhe të jetë subjekt i këtyre procedurave.
  3. Të fitoj, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe te paluajtshme

BQK-ja është institucion i pavarur në kryerjen e detyrave të veta, pra me këtë nënkuptojmë që në  çdo kohë duhet të respektohet pavarësia e këtij institucioni, nga çdokush që mundohet që të ndikojë në anëtarët e organeve vendimmarrëse apo personelit të BQK-së. Por, nga kjo pavarësi nuk duhet nënkuptuar që BQK-ja nuk jep përgjegjësi për punën e vet, përkundrazi BQK-ja të paktën njëherë në vit, varësisht edhe prej nevojës raporton para Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe para publikut në lidhje me realizimin e politikave dhe objektivave të saj.

BQK-ja si objektivat të saj që i ka të parapara konkretisht në nenin 7 të ligjit të lartcekur ku shprehimisht përcaktohen këto objektiva të cilat janë:

  1. Që të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të pagesave.
  2. Objekivi i dytë i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj është të kontribuoj në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore.
  3. BQK-ja mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverise së Kosovës.

4.Vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.

Për përmbushjen e këtyre objektivave parësore BQK-ja ka një varg detyrash per ti kryer ku do ti përmendim veç disa prej tyre ku përcaktohen në nenin 8:

  1. Përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut, si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;
  2. Rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare
  3. Promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;
  4. Sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;
  5. Mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;

Ndërkohë për t’i realizuar qëllimet e saja BQK-ja mund të hapë dhe të mbajë në librat e saj llogari të parave dhe letrave me vlerë për bankat dhe institucionet tjera financiare, bankat e huaja, institucionet financiare ndërkombëtare dhe sipas kërkesës që i drejtohen mund te mbajë edhe për qeveritë e huaja, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat donatore. Por, nuk mundet që të hapë dhe të mbaje në librat e saj llogari për institucionet jo financiare dhe për personat fizik.

Banka Qendrore e Kosovës mundet që të veprojë edhe në tregjet financiare me blerje, shitje, huadhënie ose huamarrje të të drejtave dhe të instrumenteve të tregtueshme si dhe metaleve të çmuara, por mundet edhe te kryej operacione kreditore me bankat dhe pjesëmarrësit e tjerë të tregut që veprojnë në vendin tonë me huadhënie të mbështetur në kolateral adekuat. Këto veprime BQK-ja i bën për t’i përmbushur objektivat dhe detyrat e veta që i ka parashtruar para vetës.

 

MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, QEVERINË DHE SHTETIN

Përgjegjësia e Bankës Qendrore para Kuvendit të Republikës së Kosovës specifikohet në nenin 29 të ligjit për Bankën Qendrore ku specifikisht thuhet “Guvernatori me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ose me nismën e vet, së paku një herë në vit, dëgjohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore të: BQK-ja dhe në të njëjtën kohë përgjegjësinë që ka ky institucion financiar karshi të zgjedhurve të popullit.

Po ashtu BQK-ja ka raporte të ndërlidhura edhe me ekzekutivin e vendit ku paraqitet si këshilltar financiar dhe agjent fiskal, ku për këtë raport bëhet fjalë edhe në nenin 30 te ligjit për BQK konkretisht janë këto dispozita:

 

  1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për Qeverinë.
  2. Banka Qendrore mund, për dhe në emër të Qeverisë, të pranojë huazime të jashtme, të menaxhojë dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe detyrimet financiare të Shtetit ndaj palëve të jashtme.
  1. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me Qeverinë, të veprojë si agjent fiskal për llogari të Qeverisë ose për agjenci tjetër publike të përcaktuar nga Qeveria.
  2. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara nga Shteti.

Edhe pse ekziston një raport kaq i mirë në mes ekzekutivit të vendit dhe BQK-së, por ekziston një nen (neni 33) ku i ndalohet kreditimi direkt dhe indirekt i institucioneve të vendit dhe çdo agjencie tjetër publike nga ana e BQK-së, me përjashtim të kredive brendaditore për të siguruar funksionimin e rregullt të pagesave.

 

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
100 %
1kmh
73 %
Sun
24 °
Mon
22 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °