ATRIBUTET E FETVADHËNËSIT TË DREJTË DHE MORALI I TIJ

1. E realizon atë që thotë, përgjatë dhënies së përgjigjes fetare është i lirë fizikisht, emocionalisht dhe intelektualisht. Është besnik në fetvanë e tij, i ndrojtur ndaj Zotit të tij.
2. Preokupimi i tij është ruajtja e vetes përpara njerëzve, ka qëllim të mirë me fetvanë dhe sinqeritet me Zotin. Është i sinqertë si në brendinë e tij ashtu edhe në të jashtmen e tij.
3. Përgjigjet me fakte, është i justifikuar nga gabimi kur përdorë argumentin, largohet nga imitimi, nga çështjet naive e jo shkencore, ndjek dritën e së vërtetës.
4. Ka njohuri për gjendjen e njerëzve, pështjellimet e jetës së tyre dhe çështjet tjera të jetesës së tyre. Përgjigjet i jep konform gjendjes së tyre dhe në përputhje me realitetin.
5. Nuk e bën konfuz pyetësin duke i treguar shumë citate dhe simbolika, por i’a ofron përgjigjen e qartë dhe të kapshme.
6. Për atë që ai nuk e di thotë “Nuk e di”-sepse kjo është gjysma e diturisë.
7. I lexon dhe studion citatet dhe shkrimet e çdo dijetari duke analizuar argumentet e tyre. Bën dallueshmërinë ndërmjet të fortit dhe të dobëtit.
8. Është i preokupuar me dijet e transmetuara, me të saktat jo të saktat. Gjithmonë hulumton, gdhend e verifikon.

Artikulli paraprakDijetari i vërtetë musliman dhe veçoritë e tij të bukura
Artikulli tjetër5 Iphone Aplikacione pa te cilat muslimani produktiv nuk mund te jetoj!