Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2018/2019

Fertiliteti ka rënie krahasuar me vitet e mëparshme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për “Gratë dhe Burrat në Kosovë”, për vitet 2018/2019

Të dhënat statistikore që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë, 2018/2019“ janë afatgjate dhe me analiza të shkurtra, të cilat pasqyrojnë situatën gjinore në Kosovë, sipas sektorëve të jetës ekonomike dhe sociale.

Për përgatitjen e këtij publikimi janë përdorur të gjitha burimet e të dhënave të disponueshme, që ofrojnë informacion të plotë statistikor për të ndihmuar në perceptimin e situatës gjinore.

Publikimi “Gratë dhe Burrat në Kosovë” publikohet çdo dy vjet dhe përmban këta kapituj: Popullsia, Shëndetësia dhe Mirëqenia, Arsimi, Mbrojtja Sociale, Jurisprudenca, Tregu i Punës, Të ardhurat dhe Vendimmarrja.

Informacionet statistikore, që janë paraqitur në publikimin “Gratë dhe Burrat në Kosovë 2018/2019“ paraqesin disa fakte të rëndësishme për disa indikatorë: Koeficienti i maskulinitetit ishte 110.6 për meshkuj dhe 100 për femra (më i lartë se raporti i përgjithshëm i raportit gjinor të popullsisë); Mosha mesatare e të martuarve për vitin 2019 ishte 28 vjeçare për gra dhe 31 vjeçare për burra; Të dhënat e fertilitetit kanë rënë, krahasuar me vitet e mëparshme nga 3 fëmijë për një grua në 2003, në 2 fëmijë për një grua në vitin 2019; Shkalla e punësimit te gratë ishte 13.9%, ndërsa te burrat 46.2%; dhe Shkalla e papunësisë për vitin 2019 për gratë ishte 34.4% kundrejt 22.6% të burrave.

Artikulli paraprakRritje e lehtë e indeksit të kostos së ndërtimit në TM3 2020
Artikulli tjetërNjoftim për Tatimpagues – ATK