Fabrikat e Behgjet Pacollit në Gjakovë, ia bëjnë “bllok” Ramiz Kelmendit e Mimoza Kusari- Lilës!

Dy nga fabrikat më të mëdha në Gjakovë, Intertex dhe Intertex Leather, që janë pjesë e Mabetex-it të Behgjet Pacollit, kanë refuzuar që të takohen me zëvendëskryeministrin Ramiz Kelmendi dhe me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimzoa Kusari- Lila.

Kështu ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime të saja të afërta me menaxhmentin e këtyre fabrikave.

Sipas këtyre burimeve, arsyeja pse menaxhmentet e këtyre fabrikave nuk kanë pranuar takim me Kelmendin dhe me Kusari- Lilën, ka të bëjë me atë se si qeveria qendrore, ashtu edhe ajo lokale, jo vetëm që nuk po e mbështesin veprimtarinë e fabrikave, por edhe po e pengojnë.

“Vendimi për ta refuzuar Kelmendin e Kusari- Lilën ishte bazuar në faktin se qeveria dhe komuna vijnë aty vetëm për propagandë politike, e në anën tjetër, si qeveria lokale, ashtu edhe ajo qendrore vetëm sa kanë bërë pengesa, duke mos ofruar asnjë lehtësirë”, tha në anën tjetër, një burim brenda kompanisë Mabetex, e cila menaxhon edhe me dy fabrikat në Gjakovë: Intertex dhe Intertex Leather.

Ndërkaq, gjatë qëndrimti në Gjakovë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka thënë se në komunën e Gjakovës ka mjaft biznese si ato të tekstilit, të cilave iu mungon hapësira e duhur për të punuar, ndërsa, si Qeveri kanë formuar fondin për garantim të kredive për ato biznese të cilave iu mungon kapitali.

Sipas një komunikate të Komunës së Gjakovës, Kusari-Lila ka bërë të ditur edhe njëherë kërkesat e komunës së Gjakovës drejtuar qeverisë së Kosovës dhe AKP-së, të cilat ende nuk janë adresuar, për funksionalizimin e zonës industriale si dhe për hyrje-daljet e qytetit projekt ky që është mbështetur nga BERZH. Kusari-Lila ka theksuar që një bashkëpunim i mirë në mes të nivelit qëndror dhe atij lokal ka ndikim shumë të madh për ekonominë e vendit.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi është shprehur se në vazhdën e vizitave nëpër komuna do të vizitojmë edhe bizneset lokale të komunës së Gjakovës për të parë nga afër mungesat dhe përparësitë e këtyre bizneseve.

Artikulli paraprakDogana bëri histori, gati mblodhi 1 miliard euro
Artikulli tjetër“Pse të jemi të varur nga dollari dhe euroja?