Dogana bëri histori, gati mblodhi 1 miliard euro

Dogana e Kosovës, ka arritur që të mbledh më shumë mjete në krahasim me planin që e kishte si synim.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë me dije për RTKlive se për herë të parë presin që të kalojnë shifrën prej 1 miliard eurove të hyra.“Që nga themelimi nuk kemi mbledhur këtë shumë që po arrijmë këtë vit”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se deri Dogana e Kosovës, për momentin është mbi 98 milionë euro më shumë.“Dogana e Kosovës, ka mbledhur 964 milion euro apo 11% më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje tregon përkushtimin e doganës në luftimin e evazionit fiskal dhe kontrabandës”, ka thënë ai.,Sipas tij deri tani Dogana ka mbledhur mbi 964 milionë euro.

Artikulli paraprakShuarja e bizneseve shënon rritje, nuk e përballojnë konkurrencën
Artikulli tjetërFabrikat e Behgjet Pacollit në Gjakovë, ia bëjnë “bllok” Ramiz Kelmendit e Mimoza Kusari- Lilës!