Disa tregues që dëshmojnë se jeni duke bërë një punë të shkëlqyer

Kur është hera e fundit që shefi juaj ju lavdëroi për një punë të kryer mirë? Ai mburrej me ju gjatë gjithë kohës, por u bë kohë që nuk kujtoni një levdatë të tij. Kjo ju bën të dyshoni se ju nuk po e bëni punen tuaj siç duhet?  Të jeni të sigurt, se ka të ngjarë të mos jetë ajo që mendoni ju. Këtu janë pesë shenja kryesore që ju jeni ende një punonjës i mrekullueshëm.

1. Po merrni më shumë komente.
Duket e çuditshme. A nuk duhet të merrni më shumë lëvdata dhe më pak reagime nëse vërtet po punoni mirë? Por, mendoni për këtë në këtë mënyrë: Ju jeni duke performuar aq mirë saqë tani shefi juaj dëshiron t’ju japë mjetet, burimet dhe kritikat konstruktive që ju nevojiten për t’u bërë edhe më të mirë. Ju e keni vendosur shiritin lart për veten tuaj dhe tani është detyra e menaxherit tuaj që të vazhdojë t’ju sfidojë. Pra, mos supozoni automatikisht se reagimet e shtuara janë një gjë e keqe.

2. Ju merrni shumë pyetje.
Kur kolegët tuaj kanë pyetje ose hasin probleme, ju jeni zakonisht personi i parë tek i cili ata drejtohen për ndihmë dhe udhëzim. Pse? Epo, sepse njerëzit ju besojnë. Ju e keni vendosur veten si një burim ekspert dhe bashkëpunëtorët tuaj janë të kënaqur t’ju afrohen për ndihmë në situata të vështira. A do ta bënin këtë nëse nuk do të ishit një punonjës i aftë që duket se ka një kontroll të fortë në gjithçka që kërkon pozicioni juaj? Me siguri jo.

3. Ju jeni ai nga i cili varet shefi juaj.
“A mund ta bësh këtë për mua?” është një pyetje që e dëgjoni disa herë në javë. Kur menaxheri juaj ka nevojë për diçka të kujdesshme, ju jeni i pari tek i cili ai ju drejtohet. Pra, jo, ndoshta shefi juaj nuk po bën lëvdata si dikur. Por, fakti që ju beson mjaftueshëm për t’u mbështetur tek ju pa një mendim të dytë është një shenjë e mirë që menaxheri juaj ju shikon ende si një aset të mrekullueshëm për ekipin.

4. Ju jeni përgjegjës për punën tuaj.
Nëse menaxheri juaj tani po ju lejon të merrni pronësinë e projekteve tuaja  pa asnjë mikromenaxhim  ju mund të ndiheni mirë për faktin se e keni provuar veten mjaftueshëm për të fituar besimin e tij të padiskutueshëm.

5. Ju kërkohet të përfaqësoni kompaninë.
Ju jeni dërguar në një angazhim për të folur në emër të punëdhënësit tuaj. Ju kërkohet të shkoni në një takim me partnerë të jashtëm. Kur lind një mundësi shtypi, ju jeni një nga punonjësit që citohet. Pavarësisht nga situata specifike, mesazhi mbetet i njëjtë: Ju jeni duke bërë një punë kaq të mrekullueshme, saqë shefi juaj është i kënaqur që ju të veproni si ambasador për kompaninë tuaj./themuse/

Artikulli paraprakSi u ndryshoi gjendja punëtorëve të Twitter, pas ardhjes së Elon Musk ?!
Artikulli tjetërPër të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë

Comments are closed.