Për të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë

Për të gjashtin vit me radhë, Forbes publikoi klasifikimin e punëdhënësve më të mirë në botë. Renditja e vitit 2022 u përpilua në bashkëpunim me Statista. Shoqëria e kërkimeve në treg anketoi 150 mijë punonjës me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në kompani shumëkombëshe në 57 vende për të përcaktuar se cilat shkëlqejnë në:

-ndikim dhe imazh
-zhvillimin e talentit
-barazinë gjinore
-përgjegjësinë sociale.

Klasifikimi i këtij viti përfshin në total 800 kompani.

 

Punëdhënësi më i mirë në botë: Grupi Samsung

Industria: Konglomerat
Vendi: Koreja e Jugut
Punonjës: 266,673

Grupi Samsung është themeluar në vitin 1938, selia e tij është në Seul, Korenë e Jugut.

Sipas Forbes, kompania teknologjike u cilësua si një nga punëdhënësit më të mirë edhe për të sapodiplomuarit.
Ky është viti i tretë me radhë që Grupi Samsung renditet i pari, pasi kapërceu nga vendi i 106-të në vitin 2019.

Sipas “The Korea Herald”, kompania u vlerësua nga Forbes në 2020 dhe 2021 për mënyrën se si e trajtoi pandeminë COVID-19, duke u dhënë përparësi sigurisë dhe shëndetit të punonjësve.

Microsoft u rendit i dyti në listë. E themeluar në vitin 1975, Selia e kompanisë është në Redmond, Uashington. Microsoft renditet edhe në listat e Forbes të punëdhënësve më të mirë për gratë dhe të diplomuarit e rinj. Në vitin 2020, Microsoft u rendit në vendin e 21-të në listën e Fortune 500 të korporatave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara në bazë të të ardhurave totale. Podiumi mbyllet me IBM. Kompania është themeluar në vitin 1911, selia e së cilës ndodhet në Armonk në Nju Jork.

Përveçse është një nga punëdhënësit më të mirë në botë, IBM përfshihet edhe në klasifikime të tjera të Forbes, duke përfshirë punëdhënësit më të mirë për veteranët dhe kompanitë më të vlerësuara. Sipas Fortune, është edhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në botë, me më shumë se 297.800 në vitin 2022. Në vitin 2021, Amazon renditej e 4-ta, por këtë vit ka zbritur në vendin e 14-të. Këtë vit, në vendin e 4-t renditet Alphabet./ forbes/businessmag

Artikulli paraprakDisa tregues që dëshmojnë se jeni duke bërë një punë të shkëlqyer
Artikulli tjetërHistoria e inflacionit