Ballina Artikuj FAJI NUK ËSHTË VETËM I NJË BREZI – Mos u bëj hallkë...

FAJI NUK ËSHTË VETËM I NJË BREZI – Mos u bëj hallkë e re e së keqes

Tregohet se një gjykatës në një prej vendeve kishte dënuar me vdekje një të ri vetëm gjashtëmbëdhjetëvjeçar, për shkak të një krimi të rëndë që kishte kryer.

Kur erdhi çasti i ekzekutimit të dënimit, një burrë doli nga turma dhe tha:

“Prisni! Mos e ekzekutoni këtë të ri, por ekzekutoni babanë e tij, sepse nuk e ka edukuar siç duhet.”

Atëherë i riu tha:

“Babai im më ka edukuar, por babanë tim nuk e ka edukuar babai i tij!”

Kështu janë edhe problemet e popujve: ato nuk krijohen nga një brez i vetëm, as nuk mund të zgjidhen nga një brez i vetëm. Si problemet, ashtu edhe zgjidhjet, kanë natyrë grumbulluese; pasojat e tyre përcillen nga një brez te tjetri.

Nuk kërkohet që një njeri i vetëm të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të ndrequr gjithçka që kanë prishur brezat para tij. Ajo që kërkohet është të kuptojë vendin e vet në zinxhirin e ndikimit dhe të kujdeset që të mos bëhet një hallkë e re në vazhdimësinë e së keqes.

E rëndësishme është që secili prej nesh të bëhet pjesë e zgjidhjes, e jo vazhdim i problemit.

Dr. Abdulkerim Bakkar

Artikulli paraprakKËSHILLA PËR ATË QË E KANË RËNDUAR BORXHET