Ballina Artikuj A do ta zërë inteligjenca artificiale vendin e mësuesit?

A do ta zërë inteligjenca artificiale vendin e mësuesit?

Sa më shumë rritet aftësia e inteligjencës artificiale për të shpjeguar mësimet, për të përgatitur aktivitete, për të korrigjuar përgjigjet dhe për të dhënë informacion brenda pak sekondash, aq më shpesh shtrohet pyetja:

Nëse makina mund të bëjë shumë nga ato që bën mësuesi, atëherë përse na duhet mësuesi?

Ndoshta gabimi qëndron te vetë pyetja.

Detyra e mësuesit nuk është vetëm të jetë burim informacioni. Informacioni tashmë është i qasshëm për të gjithë, ndërsa inteligjenca artificiale mund ta gjejë, ta organizojë dhe ta paraqesë me një shpejtësi që tejkalon aftësinë e njeriut.

Por arsimi është më shumë sesa përcjellje e njohurive.

Mësuesi vëren kur një nxënës e ka humbur interesimin, kupton kur një tjetër ka nevojë për një mënyrë ndryshe shpjegimi dhe e di kur nxënësit i duhet një pyetje e kur një fjalë inkurajuese. Ai dallon edhe kur gabimi është një mundësi për të mësuar, e jo thjesht një përgjigje që duhet korrigjuar.

Prandaj, përfshirja e inteligjencës artificiale në arsim nuk nënkupton domosdoshmërisht fundin e rolit të mësuesit. Ajo mund të nënkuptojë ripërcaktimin e këtij roli.

Një studim i fundit me mësues të ardhshëm të shkencave, ende në fazën e përgatitjes profesionale, tregoi se shqetësimi ndaj inteligjencës artificiale ishte në nivel mesatar. Pjesëmarrësit vlerësuan përfitimet e saj në arsim, por shprehën edhe shqetësime për të ardhmen profesionale dhe ndërveprimin njerëzor. Gjithashtu, ata e panë inteligjencën artificiale si një ndihmëse të mësuesit në shumë detyra.

Pra, çështja nuk është: A të zgjedhim mësuesin apo inteligjencën artificiale?

Por: Si ta vëmë inteligjencën artificiale në shërbim të arsimit, pa humbur dimensionin njerëzor që e bën mësimdhënien një proces edukimi të njeriut, e jo thjesht përcjellje informacioni?

Mendoj se ajo që shkakton më së shumti konflikte dhe keqkuptime mes burrit dhe gruas është mënyra e ndryshme e shprehjes së vetes, dëshirave dhe nevojave. Secili thotë diçka, ndërsa tjetri e kupton ndryshe nga ajo që ai ka dashur të shprehë.

Sipas meje, zgjidhja qëndron në kapërcimin e këtyre keqkuptimeve përmes empatisë, dëgjimit të vëmendshëm, tolerancës, mendimit të mirë për njëri-tjetrin dhe interpretimit dashamirës të fjalëve e veprimeve.

Shkurtimisht: jeta familjare kërkon një menaxhim të ngjashëm me atë të kompanive të mëdha, por edhe diçka më shumë: të dish t’i kalosh pa i vënë në dukje disa mangësi, të mos nxitosh në gjykime dhe të tregosh fisnikëri në sjellje.

Dr. Abdulkerim Bakkar

Artikulli paraprakFAJI NUK ËSHTË VETËM I NJË BREZI – Mos u bëj hallkë e re e së keqes