Si u ndryshoi gjendja punëtorëve të Twitter, pas ardhjes së Elon Musk ?!

Punëtorët në Twitter e kanë ushqimin pa pagesë në orët e punës. Ky është fakt interesant por jo edhe i pa zakonshëm në ‘Blue Chip’ korporatat.

Të njejtën politikë stimuluese korporative ka ndjekë edhe Goldman Sachs dhe banka ku unë kam punuar për shumë vite.

Goldman heqi nga “menyja” ushqimin pa pare para disa muajve përderisa ne në Bankë shpenzonim deri në £38 mln në vit për ushqim dhe privilegje tjera për stafin deri në vitin 2014. Pas këtij viti ne u detyruam që ta ndalim spiralen e shpenzimeve dhe mënyja pa pare u hoq!

Elon Musk që dje ka vendosë që ushqimi pa pagesë të ndalet në kantinat e Twitter dhe se ai u kërkon stafit të shpenzojnë orë më shumë në punë dhe ushqimin ta paguajnë nga xhepi i tyre.

Kjo masë e Musk po shkakton shumë zhurmë tashmë në gjithë botën korporative gjithandej!

Unë mbaj mend kur ftohesha nga ndonjë kolegë i një banke tjetër, klient ose kontraktues, zakonisht dreka për mua ishte pa pare. Më besoni që ishte ndjenjë e mirë që të mos e fusje dorën në xhepin tënd biles dy herë në javë.

Shkonte ajo kënaqësia morbide aq larg sa që dikur takimet i organizoja jashtë bankës mundësisht afër restoraneve të mira sepse e dija që vet nuk paguaja sepse paguante klienti ose kontraktuesi, ose në disa raste kolegu/ja tjetër që kish interes në drejtim timin.

Bankat në Londër dhe New York deri në vitin 2014 kemi shpenzuar veç për ushqim dhe privilegje të stafit diku rreth $12 miliardë për tri dekada. Shumë e madhe kur bën llogari humbjet e mëdha që restoranet dhe krejt gastronomia përreth bankave kanë pësuar në gjithë atë potencial qarkullimi e përfitimi.

Pa marrë parasysh që një drekë pa pagesë është një gjë e vlerësume dhe e kënaqshme (qilipir) për ne, prapë se prapë mendoj se obligimi për tu ushqyer duhet të jetë i individit dhe këtu korporata nuk duhet të ketë dorë edhe nëse e jep shërbimin pa pare.

Nganjëherë ne jemi të verbuar nga egocentrizmi ynë dhe nuk e mendojmë të miren kolektive dhe ky si fenomen është shumë i përhapur në sektorin publik edhe privat deri diku – sepse ne mendojmë se vetëm pse një drekë e ofruar nga punësuesi pa pagesë nuk do të thotë që në një mënyrë a tjetër ti nuk e paguan mos edhe dyfishin dikur.

Prandaj personalisht preferoj ta di se ku e çoj atë para dhe se gjithmonë do të isha me dyshim se pse punëdhënësi e bën obligim të më ushqejë mua.

Këtë radhë në Twitter si duket gjeli është kthyer në kotecin e tij për të sunduar dhe fytyrat e dëlirësuara të punëtorëve të Twitter u hiqet edhe një arsye tjetër mos me buzëqesh!

Prapë them; Më mirë një drekë pa pagesë se sa mizerja me e fut dorën në xhep sidomos kur i ki edhe pesë ditë deri te rroga edhe kur në xhiro mund ti kesh paratë e fundit veç për dy ditë.

Çfarë ndjenje !

Shkrim nga: Emanuel Bajra

EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakDan Pena: “Këshilltari” i udhëkryqit që bëri një pasuri prej 50 miliardë dollarësh
Artikulli tjetërDisa tregues që dëshmojnë se jeni duke bërë një punë të shkëlqyer