Ballina Artikuj Statistikat e Mirëqenies Sociale, Maj 2025

Statistikat e Mirëqenies Sociale, Maj 2025

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2025.

Bie numri i përfituesve nga ndihma sociale në maj 2025, krahasuar me maj 2024

Numri i përfituesve nga skemat pensionale dhe skemat e tjera të mirëqenies sociale

Rënie e përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë

 Në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-23,3%); skema për pensionet e Trepçës (-20,5%); skema e ndihmës sociale (-13,5%); skema për pensionet familjare (-8,6%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-2,3%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,9%); skema për veteranët e luftës (-1,3%);skema e kompensimeve për personat e verbër (-1,0%).

 Rritje e përfituesve nga skemat e pensioneve,krahasuar me një vit më parë

 Në muajin maj 2025, krahasuar me muajin maj 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,1%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,0); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (8,2%); skema e pensioneve bazike të moshës (5,6%);  skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (4,6%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,9%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (2,4%).ASK

Artikulli paraprakBilanci Vjetor i Energjisë, 2024
Artikulli tjetërÇfarë është bereqeti dhe si mund ta fitojmë në jetën tonë?