Miliona njerëz e ndjekin Kupën e Botës me pasion të madh.
Ata i dinë emrat e lojtarëve.
Diskutojnë për taktikat dhe rezultatet.
Dhe presin ndeshjet me padurim, orë pas ore.
Kjo është krejtësisht e kuptueshme, sepse sporti është një pjesë e bukur e jetës së njerëzve.
Por pyetja që meriton pak më shumë reflektim është:
Çfarë ka mbetur nga edicionet e mëparshme të Kupës së Botës?
Sa lojtarë kanë qenë yje botërorë dhe pas disa vitesh janë harruar?
Sa kombëtare kanë festuar titullin dhe më pas vendin e tyre e kanë zënë të tjerët?
Sa ndeshje e kanë mbajtur botën të gozhduar para ekraneve, e sot janë vetëm kujtime?
Jeta na mëson se shumë prej gjërave që na tërheqin vëmendjen sot janë të përkohshme nga natyra e tyre. Prandaj, urtësia nuk qëndron në heqjen dorë nga kënaqësitë e lejuara, por në atë që ato të mos bëhen qendra e gjithë jetës sonë.
Është bukur të shijosh ndeshjet, por edhe më bukur të pyesësh veten:
* A po investoj në ndërtimin e së ardhmes sime aq sa investoj në ndjekjen e ekipit tim të preferuar?
* A po i kushtoj leximit të një libri, mësimit të një aftësie të re apo memorizimit të diçkaje nga Kurani, po aq kohë sa i kushtoj kampionateve dhe turneve sportive?
Problemi nuk është te Kupa e Botës…
Problemi është kur njeriu shndërrohet në spektator edhe në jetën e vet.
Kur ndjek sukseset e të tjerëve, ndërsa projektin e tij personal e shtyn vit pas viti.
Fituesi i vërtetë nuk është vetëm ai që ngre kupën…
Por ai që ndërton veten çdo ditë, në mënyrë që kur ndeshjet të mbarojnë, t’i mbetet diçka që i sjell dobi në këtë botë dhe në tjetrën.
Dr. Abdul Karim Bakkar










