Ballina Blog

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takim bilateral ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sami Salihu me bashkëpunëtor, ka pritur sot në zyrat e saj delegacionin nga Drejtoria e të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e administrimit tatimor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për tema me rëndësi strategjike dhe operacionale për të dyja administratat, përfshirë: përdorimin e zgjidhjeve të teknologjisë informative me burim të hapur; procedurat për rimbursimin automatik të TVSH-së; si dhe menaxhimin e rrezikut të përmbushjes tatimore.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sami Salihu, theksoi rëndësinë e qasjes dhe përvojës së ATK-së në këto fusha, me theks të veçantë në zhvillimet teknologjike që ATK ka implementuar me sukses, ka përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Nga ana tjetër, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DHP të Maqedonisë së Veriut Fisnik Mela, tha se për ne si administratë tatimore është me rëndësi të mësojmë nga përvojat konkrete dhe të suksesshme si ato të ATK-së. Zhvillimet që kemi parë në përdorimin e zgjidhjeve të hapura, procedurat e avancuara për rimbursim automatik të TVSH-së dhe qasja ndaj menaxhimit të rrezikut janë shembuj të mirë të modernizimit që synojmë edhe ne.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të praktikave më të mira në administrimin tatimor, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndarë përvojat e saj dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë, në funksion të një administrimi modern, efikas dhe në shërbim të qytetarëve.ATK

Turqia thyen rekord në prodhimin bujqësor, hyn në 7 vendet e para në botë

Prodhimi bujqësor i Türkiyes arriti një nivel rekord, duke u rritur nga 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023, në 74 miliardë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 7 për qind që e vendosi vendin midis shtatë vendeve më të mira në botë në këtë sektor, njoftoi sot ministri i Bujqësisë dhe i Pylltarisë i vendit, Ibrahim Yumaklı.

“Prodhimi ynë bujqësor, i cili ishte 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023, u rrit me 7 për qind në 74 miliardë dollarë në vitin 2024, duke na vendosur midis shtatë vendeve më të mira në botë”, tha Yumaklı në X.

“Sipas të dhënave të Bankës Botërore, prodhimi ynë bujqësor u rrit nga 68,9 miliardë dollarë në vitin 2023 në 74 miliardë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 7 për qind. Me këtë, ne kemi hyrë në shtatë vendet e para në nivel global. Për herë të parë, vendi ynë ka tejkaluar shifrën prej 70 miliardë dollarësh”, shtoi ai.

Yumaklı gjithashtu përgëzoi ata që kontribuuan në sukses, përfshirë prodhuesit dhe industrialistët.

BURIMI:TRT Balkan dhe Agjencitë

Aeroporti i Stambollit kryeson sërish në Evropë për nga numri i fluturimeve

Aeroporti i Stambollit u regjistrua si aeroporti më i ngarkuar në Evropë në javën e fundit të qershorit me një mesatare prej 1.553 fluturimesh ditore, tha ministri i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu, transmeton Anadolu.

Aeroporti i Stambollit tejkaloi aeroportet “Paris Charles de Gaulle”, “Frankfurt” dhe “London Heathrow” nga 23-29 qershor, tha Uraloğlu në një deklaratë.

Në të njëjtën listë, qendra e rivierës turke e aeroportit të Antalias u rendit e 10-ta me një mesatare prej 996 fluturimesh në ditë, shtoi ai.

Uraloğlu tha se sipas një raporti nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) që mbulon periudhën 23-29 qershor, Turqia në tërësi u rendit e gjashta midis vendeve evropiane për sa i përket vëllimit të trafikut me një mesatare prej 3.992 fluturimesh në ditë, duke lënë pas vende të tilla si Greqia, Holanda dhe Polonia.

“Turqia nuk është më vetëm një vend transit në transportin ajror, por është bërë një qendër rajonale dhe globale”, tha ai. Uraloğlu theksoi se numri mesatar i fluturimeve ditore në Turqi është rritur me 15 për qind krahasuar me periudhën para pandemisë së COVID-19.

Ai nënvizoi se Turqia u bë një nga gjashtë vendet në 10 vendet e para që kanë arritur nivelet para COVID-19, me një rritje të vazhdueshme të numrit të fluturimeve.

Ministri turk njoftoi se Aeroporti i Stambollit u rendit i shtati në botë midis 25 aeroporteve globale, me një mesatare prej 773 nisjesh ditore nga 23 deri në 29 qershor.

/AA/

Njih klientin tënd: 17 lloje dhe si të sillesh me ta

Të bërit biznes mund t’ju takojë me lloje të ndryshme të klientëve. Nëse arrini ta kuptoni si duhet të punoni me shumë lloje të klientëve, ju ndihmon t’i përvetësoni teknikat për t’i forcuar lidhjet me njerëz dhe t’i rrisni të ardhurat. Në këtë artikull do të flasim për rëndësinë e njohjes së klientëve të ndryshëm dhe do ta përshkruajmë secilin prej llojeve të klientëve.

Klientët e pasigurt

Disa klientë mund të mos e dinë saktësisht se çfarë duan nga biznesi juaj. Këta klientë mund të kenë ide të qarta për atë që nuk duan, por përpiqen të kuptojnë ose t’ju tregojnë se çfarë presin.

Kur trajtoni klientë të pasigurt, ndihmojini ata të marrin në konsideratë qasjet ose faktorët më të mirë për nevojat e biznesit të tyre. Shkruani vendimet pasi të keni rënë dakord për to dhe kërkoni nga klienti t’i shqyrtojë këto dokumente për t’u siguruar që të dy të kuptoni hapat e ardhshëm.

Klientët urgjentë

Klientët urgjentë shpesh kërkojnë afate të shpejta për produktet ose shërbimet tuaja. Këta klientë mund të kenë frikë se do të vonohen me marrëveshjet ose projektet e tyre dhe duan të riorganizojnë biznesin tuaj më shpejt sesa lejojnë aftësitë tuaja.

Nëse klienti juaj është me nxitim për të marrë produkte ose shërbime, pyesni ata për ndjenjën e urgjencës! Zbuloni nëse ata kanë një detyrë specifike që po përpiqen të kryejnë dhe sa i ngushtë është afati i tyre! Shpjegojani klientit tuaj kufizimet tuaja kohore, të tilla si koha e funksionimit ose projektet nga klientët e tjerë! Punoni për të zhvilluar një afat kohor me klientin që është sa realist aq edhe i realizueshëm!

Klientët që nuk përgjigjen

Ndonjëherë, mund të punoni me klientë që nuk u përgjigjen emaileve, telefonatave ose komunikimeve të tjera për javë ose muaj të tërë. Kur ky lloj klienti rishfaqet, ata papritmas mund të kenë një ndjenjë më të madhe urgjence dhe të kërkojnë që takimet ose përditësimet e projektit të ndodhin menjëherë.

Për të punuar me klientët që kanë periudha që nuk përgjigjen, shkruani pritshmëri të qarta në fillim të marrëdhënieve të biznesit tuaj! Nëse klienti ndalon së përgjigjuri ndërsa jeni duke punuar së bashku, kujtojani me butësi këto pritshmëri dhe rëndësinë që kanë oraret e sakta për të dy palët.

Klientët jo realë

Klientët me pritshmëri të mëdha shpesh kanë ide të mëdha për drejtimin e biznesit të tyre, projektet e ardhshme ose përpjekje të tjera vizionare. Megjithatë, këta klientë ndonjëherë mund t’ju kërkojnë të kryeni shërbime, përtej asaj që mund të ofrojë biznesi juaj.

Vendosni parametra të qartë me këta klientë, në lidhje me aftësitë e biznesit tuaj! Përshkruani shërbimet ose produktet tuaja të cilësisë më të lartë dhe diskutoni pritshmëritë realiste! Nëse bisedoni rregullisht me klientin, krijoni axhenda për takimet tuaja që klienti mund t’i shqyrtojë dhe t’u shtojë tema para kohe! Planifikimi i agjendës së takimit tuaj paraprakisht mund ta ndihmojë klientin tuaj të mbetet i fokusuar në temat dhe idetë më të rëndësishme.

Klientët empatikë

Klientët empatikë lidhen me mënyrën se si ndihen të tjerët. Ata zakonisht kënaqen me ndërveprimet sociale dhe mund t’ju ofrojnë shumë entuziazëm dhe reagime pozitive. Megjithatë, një klient empatik mund ta ketë të vështirë të jep kritika, ose të flasë nëse dëshiron të ndryshojë një aspekt të shërbimeve tuaja. Ata gjithashtu mund të kenë vështirësi në marrjen e këshillave konstruktive.

Tregoni klientit empatik që i vlerësoni shumë nevojat e tyre, duke i dëgjuar mirë dhe aftër idetë e tyre! Merrni shënimë gjatë bisedave dhe përfshini edhe reagimet për idetë e tyre në shërbimin tuaj. Nëse duhet t’i ofroni “feedback” klientit empatik, duhet ta bëni në atë mënyrë që i merr parasysh ndjenjat që ata kanë.

Klientët që përqendrohen në përfitime

Shumë klientë presin shërbim ose produkt jashtëzakonisht cilësor, që ia vlejnë për atë çmimin që e paguajnë. Pra, nganjëherë ju duhet të punoni me klientë që janë shumë të koncentruar për shpenzimet dhe përfitimet. Kjo mund të jetë një sfidë, nëse punoni në një industri që ofron vlerësime të kostos paraprakisht, dhe pas përfundimit të shërbimeve tuaja.

Nëse i vendosni që nga fillimi të gjitha gjërat, nuk do ta keni të vështirë.

Klientët që e monitorojnë punën tuaj nga afër

Disa klientë kontrollojnë rregullisht ose kërkojnë përditësime të projektit më shpejt se sa vetë ju mund ta boni punën për atë projekt. Këto janë llojet e klientëve të cilët kërkojnë detaje të vogla në lidhje më punën që bëni dhe shpesh janë skeptikë për shumë aspekte të projektit. Me këta klientë duhet të vendosni kufij

Klientët të cilët kërkojnë ndryshime pas përfundimit

Organizata juaj mund të punojë nganjëherë me klientë të cilët kërkojnë ndryshime të shërbimit ose produktit, pasi të jenë kompletur dhe dërguar. Përpara se t’i bëni ndryshimet e kërkuara, sigurohuni që klienti ta kuptojë se çfarë logjikisht ajo do të thotë, t’i arrini ato pritshmëri, por edhe t’ia bëni klientit të qartë se sa kushton ai ndryshim në kohë dhe shpënzime financiare.

Klientë të pavendosur

Një lloj tjetër i klientëve është ai i cili e ka vështirë që të vendosë. Këta klientë mund të kërkojnë që të vendosni për gjithçka rreth shërbimit, ndryshimeve ose çështjeve të tjera rreth projektit. Nxitni këta klientë që t’ju japin rekomandime se çfarë ju duhet më së shumti, për të punuar në to. Shkruani dhe kërkoni nga klientët që të shihni vendimet, në mënyrë që të dy palët të jeni të pajtuar.

Klientët efikasë

Klientët efikasë e mbajnë komunikimin e tyre të shkurtër dhe direkt. Ata e dinë se çfarë duan dhe nuk befasohen asnjëherë nga përfundimet e punës suaj. Me këta klientë duhet të komunikoni në të njëjtën formë, të jini të përmbledhur dhe të saktë.

Klientët tradicionalë

Klientët tradicionalë duan që gjëra të qëndrojnë gjithmonë të njëjta. Këta klientë mund të kenë qenë profesionalë për një kohë të gjatë, dhe duan që gjërat të shkojnë në atë vijë. Kur të punoni këta klientrë, përdorni metdodat tradicionale, por nxisni ta t’i kuptojnë se sa të rëndësishme janë proceset e modernizuara në biznes!

Klienët që punojnë jashtë orarit

Disa që punojnë edhe jashtë 8 orëshit tradicional të punës, mund t’ju kërkojnë që ta bëni të njëtën. Ata mund t’ju thërrasin gjatë orëve që jeni jashtë zyrës, gjatë natës ose edhe gjatë fundjavës. Po ashtu, ata nganjëherë shkojnë aq larg sa caktojnë takime jashtë orëve të punës.

Nëse keni klientë që punojnë në këtë formë, tregoni qartazi kornizat tuaja kohore përpara se të filloni të punoni me ta. Tregoni që të gjitha komunikimet mund t’i bëni vetëm gjatë kohës së punës!

Klientët trendi

Këta klientë zakonisht janë në njohuri të lajmeve më të reja të biznesit dhe produkteve. Sidoqoftë, ata nganjëherë mund të kërkojnë gjëra të fundit, por të cilat nuk përputhen me llojin e biznesit të cilin e bëjnë. Kur të punoni me ta, bëni të qartë këtë dhe tregoni që disa gjëra nuk përputhen me atë që ata po kërojnë.

Klientët me përvoja negative

Disa klientë mund jenë sfides, për aryse se janë përballur me përvoja negative që nga bashkëpunimi me ju. Këta klientë mund të lënë reagime negative në faqen tuaj, ose në rrjetet tuaja sociale. Flisni personalisht me këta klientë, që ta fitoni përsëri simpatinë e tyre! Kërkoni faljen për përvojën jo të kënaqshme dhe shpjegoni se çfarë jeni duke bërë në pjesën e përsosmërisë së produktit ose shërbimit.

Klientët që janë përqendruar rreth sigurisë

Shumë klientë në ditët e sotme, shqetësohen në lidhje me rrezikun nga krimet kibernetike. Kjo mund t’ju krijojë sfida të mëdha, nëse ata ngurrojnë që t’i japin informacionet e nevojshme. Në raste se përballeni me këta klientë, atëherë duhet t’ua tregoni sistemin tuaj të sigurisë kibernetike.

Klientët me lidhje personale

Pavarësisht që mund të konsiderohet si formë e lehtë për të punuar me këta klientë, kjo i ka sfidat e veta. Shembull, nëse klienti juaj është familjar ose shok i ngushtë, atëherë mund të kërkohen disa favore shtesë nga të dyja palët.

Edhe në këtë lloj duhet të jeni të vendosur në lidhje me kufijtë. Lini anash lidhjet që i keni jashtë punës dhe përfundoni punën, ashtu si me çdo klientë tjetër!

Klientët që punojnë për komunitete

Disa klientë më shumë marrin vendime për komunitetin sesa për veten. Këta klientë zakonisht punojnë për organizata të mëdha. Nëse klienti juaj dëshiron të konsultohet me komunitetin, kërkoni që të punoni me një ose disa përfaqësuses të tyre, për ta pasur më të lehtë. /Akademi Pune

Një shembull nga Kur’ani për paranë dhe pasurinë – Historia e Karunit

Kur një musliman shpenzon para bujarisht për të ndihmuar nevojtarët, kjo kënaq Allahun i cili e shpërblen atë me lumturi në këtë jetë dhe në tjetrën. Por nëse me këtë pasuri individi bëhet mendjemadh, egoist dhe mosmirënjohës ndaj Krijuesit, atëherë atë do ta ndjek stresi dhe dënimi. Andaj, paraja konsiderohet thikë me dy teha.

Historia e Karunit në Kur’anin fisnik është një shembull i influencës së tmerrshme që paratë dhe pasuria mund të kenë mbi qeniet njerëzore me dobësi të pashërueshme.

A mundet që paraja vetëm me tërheqshmërinë e saj të sjell sigurinë, paqen e mendjes dhe shpirtit? Fakte nga e kaluara dhe e tashmja thonë se jo, veçanërisht kur njerëzit grumbullojnë pasurinë e tyre në mënyra të paligjshme (haram).

Karuni ka jetuar në kohën e Musait, alejhis-selam. Ai ishte një njeri i keq i cili grumbulloi një pasuri shumë të madhe duke shfrytëzuar dhe shtypur popullin e tij. Thesari i tij u shtua dhe u shtua, por ai nuk ishte kurrë mirënjohës ndaj Zotit të tij. Ai jetoi si një tiran mendjemadh i cili nuk kujdesej për askënd.

Shumë nga njerëzit e tij, të cilët dëshironin jetën tjetër më tepër sesa jetën e kësaj bote, e këshilluan atë të mos sillej me arrogancë por të bënte të mira.

Megjithatë, Karuni nuk i dëgjoi ata. Ai nuk e mori vesh që e gjithë ajo që ai kishte ishte një begati nga Allahu. Karuni ka thënë me mendjemadhësi:
“Ai (Karuni) tha: ‘Më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime’.” [el-Kasas: 78]

Kur Karuni ecte në pronën e tij, ata njerëzit të cilët dëshironin jetën e kësaj bote e admironin atë dhe dëshironin të bëheshin të njëjtë si ai në pasuri dhe madhështi. Por të tjerë më të ditur i treguan atij që shpërblimi i Allahut është për ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe janë të durueshëm.

Megjithatë, ai nuk i kushtoi kujdes kësaj dhe kështu meritoi dënimin e Allahut. Ai u takua me një fund të tmerrshëm që nuk i ka kaluar askujt nëpër mendje:
“Po ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati ndonjë që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.” [el-Kasas: 81]

Historia përsërit vetveten dhe histori të tilla ndodhin dhe kanë ndodhur. Madje edhe në jetën tonë bashkëkohore mund të shohim njerëz që veprojnë si Karuni.

Nëse qëniet njerëzore do merrnin në konsiderim gabimet e të tjerëve dhe do përpiqeshin të mësonin diçka nga ato, jeta do të bëhej më e mirë. Të pasurit duhet të ndihmojnë të varfërit. Ata duhet të ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre për nevojtarët për t’i bërë ata të kënaqur dhe që vet të shpërblehen me Xhenet. Ndërkohë ata janë të lirë të gëzojnë çfarë posedojnë, pa devijime. Me të vërtetë ata me këtë do të jetojnë në paqe.

Historia e Karunit është në Kur’an si një shembull për çdo kënd të mësojë. Ai është i përshkruar me zbukurimet dhe rrobat e tij kur shfaqej përballë atyre njerëzve që mblidheshin për të parë.

Kjo, ngase ai fshihej prapa mureve të pallatit të tij gjatë gjithë kohës, duke u gëzuar me veten dhe thesaret e tij, e kur dilte, të gjithë e vështronin atë të mahnitur.

Si në çdo shoqëri, njerëzit ndryshonin në opinionet rreth tij. Grupi i të humburve, të cilët ishin të mashtruar nga paraqitja dhe nuk i interesonte e vërteta mbrapa saj, e admiruan atë. Ata e kishin zili dhe dëshironin për vete një pasuri të tillë.

Megjithatë, një grup i dytë, i cili përfshin besimtarët me mendjet e ndritura, i doli para duke e paralajmëruar dhe e këshilluan atë.

Por të gjitha thesaret, ari, rojet dhe robërit nuk e mbrojtën këtë burrë. Njerëzit u kthyen në drejtim të pallatit dhe papritmas nuk e gjetën atë. Pallati nuk ishte më. Megjithëse ndërtesa ishte e fortë dhe e rrethuar me mure të larta, nuk mundi t’i rezistonte fatit të saj. Toka e gëlltiti atë dhe Karuni u shkatërrua, me gjithë pasurinë dhe mendjemadhësinë e tij.

Shtëpitë e mëdha, paratë e shumta, luksi ose autoriteti nuk janë të mira po nuk pati besim dhe bindje ndaj Allahut.

Çfarëdo fuqie që një njeri mund të gëzojë nuk mund as ti bëjë mirë e as të dëmtojë veten e tij. Nuk mund kurrë të shkaktojë stres ose të sjellë lumturi pa vullnetin e Allahut, subhanehu ve teala.

Pas këtij fundi të tmerrshëm të Karunit, ata të cilët dikur ishin magjepsur nga lavdia e pasurisë së tij u kthyen në vete. Ata patën një goditje të fortë dhe nuk mund të besonin syve të tyre.

Dhe si rrjedhojë, ndjenjat e tyre ndryshuan:
“E ata që dje lakmonin të ishin në vendin e tij filluan të thonë: A nuk e shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh do të na rrafshonte në tokë edhe neve, sa habi sesi jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim.” [el-Kasas: 82]

Gjithë bukurisë së kësaj jete do t’i vijë fundi herët ose vonë. Vetëm besimtarët që punojnë shumë për të kënaqur Allahun dhe duke iu larguar të vepruarit keq, ose të pendohen, do të jetojnë në Parajsën e përhershme — Xhennet.


Dr. Hanan Abdu el-Tahavi
Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja

Çfarë është bereqeti dhe si mund ta fitojmë në jetën tonë?

Bereqeti

Bereqet do të thotë shtim dhe zhvillim. Bereqet në pasuri, pra shtim i pasurisë. Bereqet në shtëpi do të thotë lumturia, harmonia, qetësia etj. Ndërsa në ushqim do të thotë, edhe pse është pak, por ka dukje, pra shpenzimi i tij ka bereqet.

Bereqeti në fëmijë është shumica e tyre, e morali i tyre i lartë. Në familje, mirëkuptimi e dashuria ndërmjet tyre; në kohën, koha e lirë dhe zgjatja, e kryerja e planeve të bëra. Në shëndet, shëndeti i plotë. Në jetë, zgjatja e saj dhe veprat e mira gjatë jetës. Në dije, thellimi e njohja e saj. Pra, bereqeti përmbledh të gjitha anët e mira, e mirësitë e shumta. Nuk është diçka anormale të kërkojmë bereqetin… por si?!

A fitohet bereqeti ashtu sikur fitojmë për të jetuar? Apo kjo është dhuratë nga All-llahu që ia jep disave e disave jo?! Apo e ka bërë All-llahu i Madhëruar të përgjithshme, çdokush mund ta arrijë atë?! Apo i ka zgjedhur disa prej robërve të Tij, e i ka veçuar, e nuk i takon askujt tjetër përveç tyre?!


Mrekullitë e Isait, birit të Merjemes, alejhi selam

Isait, alejhi selam, i dhuroi All-llahu bereqet: “më ka dhënë bereqet”. Ejani pra të shikojmë bereqetin që All-llahu i ka dhënë këtij të dërguari të nderuar.
Nga bereqetet që i ka dhënë është: zbritja e sofrës nga qielli, në të cilën hëngrën populli i tij. I ka dhënë mundësi të ngjallë shpendë nga balta me lejen e All-llahut, i shëron memecët dhe të verbërit me lejen e All-llahut, i ngjalli të vdekurit me lejen e All-llahut, e në fund ngrihet për të zbritur përsëri në tokë, për të vënë drejtësi, e t’i japë fund padrejtësisë dhe fitneve. Të thyejë çdo kryq e të vrasë derrat, dhe se ai nuk është vrarë e as kryqëzuar sikur thonë të krishterët, porse All-llahu, subhanehu ve teala, e nderoi dhe e ngriti pranë Tij.
E ditën e gjykimit do të jetë dëshmitar kundër atyre të cilët gënjyen për të dhe shpifën ndaj tij.


Çështje të cilat sjellin bereqet:

I kemi shkurtuar këto në 16 pika:

1. Kur’ani:
All-llahu i Madhëruar e ka quajtur atë të bereqetshëm, ku ka thënë: “Ky është libër të cilin e kemi zbritur të bereqetshëm……”
Ndërsa Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
“Mos i bëni shtëpitë tuaja varre, shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet sureja Bekare.” (Sahih el-Xhamia 7227)

2. Devotshmëria dhe imani:
Nuk ka dyshim se imani dhe devotshmëria janë nga çështjet që sjellin bereqet. All-llahu i Madhëruar thotë:
“Edhe sikur banorët e fshatrave të besonin e të bëheshin të devotshëm, do t’u hapnim atyre bereqet nga qielli dhe toka.”
Bashkëshorti gjen bereqet me devotshmërinë e tij në bashkëshorten, fëmijët dhe rizkun e tij.

3. Dhikri – Përmendja e All-llahut:
Në fillim të çdo pune përmendim All-llahun. Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem:
“Nëse futet njeriu në shtëpinë e tij, e përmend All-llahun e Madhëruar, gjithashtu edhe tek ushqimi i tij, thotë shejtani: nuk keni sot as vend për të fjetur e as darkë. E nëse futet në shtëpi e nuk e përmend All-llahun e Madhëruar, shejtani thotë: gjetëm vend të fjetjes; gjithashtu edhe tek ushqimi i tij, nëse nuk e përmend All-llahun, shejtani thotë: e gjetëm darkën.” (Sahih el-Kelim)

4. Grumbullimi rreth ushqimit:
Është bërë i bereqetshëm ai ushqim rreth të cilit grumbullohen njerëzit. Ka thënë, salallahu alejhi ve selem:
“Ushqimi i dy vetave mjafton për tre, e i tre vetave mjafton për katër.” (Sahih et-Tergib 2129)
E shohim këtë më shumë në iftarin e muajit Ramazan, për arsye se numri i të grumbulluarve shtohet.

5. Syfyri:
E kjo për thënien e të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem:
“Me të vërtetë në syfyr ka bereqet.”
Bereqeti i kësaj është: shpërblimi i agjërimit, sevapi i madh, mbajtja e agjërimit me lehtësi dhe devotshmëri në adhurim të All-llahut.

6. Uji i zemzemit:
Ky burim i dalë nga brendësia e shkretëtirës, nga një tokë e thatë që nuk kishte asnjë lloj uji, e as ndonjë mal me burime afër. Asnjëherë nuk është ndërprerë.
Ka thënë për të Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem:
“All-llahu e mëshiroftë Umu Ismailin. Sikur të kishte lënë burimin Zemzem – apo ka thënë – sikur të mos e kishte mbledhur, do të ishte bërë burim i përhapur.” (Sahih el-Xhamia 8079)

7. Vaji i ullirit:
Pema e ullirit është pemë e bereqetshme. E ka thënë këtë All-llahu i Madhëruar në Kuran ku ka thënë në suren Nur:
“…E llamba e futur në një enë qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen, e ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk i merr rrezet), vaji i të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare.”
Ashtu sikur e dimë, vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh.

8. Nata e Kadrit:
Çdokush prej nesh e di se çfarë bereqeti ka kjo natë. I mbledh pjesëtarët e familjes kujdestari i tyre, e u flet për bereqetin dhe dobitë e mëdha që ka kjo natë.
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
“Me të vërtetë Ne e zbritëm (Kuranin) në një natë të bereqetshme dhe Ne me të vërtetë ua kemi tërhequr vërejtjen.”

9. Dy festat e Bajrameve:
Të cilat fillojnë me faljen e namazit të Bajramit. E falënderojnë All-llahun për mirësitë e shumta që u ka dhënë, u jep bereqet në këto mirësi, ua shton e ua zgjeron ato.
Për këtë ka thënë Umu Atijeh, radiallahu anha:
“Ishim të urdhëruara që të dilnim ditën e Bajramit, edhe shërbëtoret, edhe femrat me të përmuajshmet, qëndrojnë pas njerëzve, bëjnë tekbir kur ata bëjnë tekbir, bëjnë dua kur ata bëjnë dua, shpresojnë bereqetin e kësaj dite dhe pastërtinë e saj.” (Sahih el-Bukhari)

10. Ushqimi hallall:
Ushqimi hallall është ushqimi më i mirë në të cilin All-llahu lëshon bereqet.
Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem:
“O ju njerëz! All-llahu është i Mirë dhe nuk pranon vetëm se të mirën.” (Sahih el-Xhamia 2744)
All-llahu i Madhëruar nuk lëshon bereqet në mallin haram dhe nuk u sjell pronarëve të tij gjë tjetër përveç fukarallëkut dhe pakësimit.

11. Shtimi i falënderimit:
E kjo është e qartë nga thënia e All-llahut të Madhëruar:
“…E po të falënderoni, padyshim Ne do t’ua shtojmë.”
E shtimi këtu përfshin çdo gjë: qoftë në pasuri, në shëndet, në jetë e të gjitha mirësitë e All-llahut, të cilat nuk kanë të numëruar e as që mbaron llogarimi i tyre.

12. Sadakaja:
Të cilën e shumëfishon All-llahu i Madhëruar nga dhjetë e deri në shtatëqind fish. E ia shumëfishon ende atij që do.
E nuk ka dyshim se sadakaja sjell bereqet në pasurinë e njeriut e shton atë.
Ka thënë All-llahu i Madhëruar:
“…Shembulli i atyre që shpenzojnë pasurinë e tyre në rrugë të All-llahut është sikur shembulli i një fare, e cila çel shtatë kallinj, në çdo kallinj ka njëqind kokrra; All-llahu ia shton atij që do; All-llahu është i Gjithëdijshëm.”
Ka thënë Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem:
“Një e mirë është e barabartë me dhjetë të mira, deri në shtatëqind fish. Edhe e keqja, sikur kjo, vetëm nëse fal All-llahu për të.”

13. Respekti dhe vizita e të afërmve:
Siç ka thënë i Dërguari, salallahu alejhi ve selem:
“Vizita e të afërmve dhe morali i mirë i ndriçojnë shtëpitë dhe e shtojnë jetën.” (Sahih Tergib 2524)

14. Të zgjuarit herët:
E kjo kur njeriu zgjohet herët dhe i fillon punët e tij qysh në mëngjes.
Ka thënë i Dërguari i All-llahut, salallahu alejhi ve selem:
“I është dhënë bereqet umetit tim në të ngriturit herët.” (Sahih el-Xhamia 2841)

Shumë persona flasin për shkakun e suksesit të tyre në jetë, mbas ndihmës së All-llahut të Madhëruar, është kryerja e punëve të tyre qysh herët në mëngjes.

15. Martesa:
Edhe kjo është një nga shkaqet e sjelljes së bereqetit.
Disa nga të parët tanë të mirë (selefus-salih) kërkonin të martoheshin me qëllim që t’u shtohej rizku. Sepse ata e kuptuan këtë nga thënia e All-llahut të Madhëruar:
“E martoni nga mesi juaj ata që janë të pamartuar, martoni edhe salihunët (të përkushtuarit) dhe robët e robëreshat tuaja. Nëse janë të varfër, All-llahu do t’i pasurojë nga begatitë e Tij. All-llahu është i Gjithëdijshëm.”
Gjithashtu thënien e All-llahut të Madhëruar:
“Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e rizkut. Ne ju furnizojmë juve dhe ata.”

16. Planifikimi:
Si ka mundësi që ndonjëri të pengojë planifikimin, duke menduar se çdo gjë lehtësohet me bereqet?
A gjejmë sot ne familje që planifikojnë për të ardhmen e për të ardhmen e fëmijëve të tyre, apo thjesht i lënë çështjet ashtu?
Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë ta rishikojmë këtë pikë. Kemi nevojë të planifikojmë e të përgatitemi për të ardhmen, e pastaj t’i mbështetemi All-llahut dhe të kërkojmë prej Tij, subhanehu ve teala, bereqetin.


Marrë nga: www.islamway.com
Përktheu: F. Gurra

Bilanci Vjetor i Energjisë, 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Bilancit Vjetor të Energjisë në Republikën e Kosovës për vitin 2024 me te dhëna preliminare

Rritet konsumi final i energjisë në 2024, krahasuar me 2023

 

Struktura e energjisë primare e konsumuar në Kosovë për vitin 2024 përbëhet nga: thëngjilli, produktet e naftës (benzina, nafta, mazuti, kerozina dhe gazi i lëngëzuar i naftës-GLN), biomasa, hidroenergjia, energjia e erës, energjia solare dhe biokarburantet. Energjia elektrike trajtohet si burim primar vetëm për sasinë e importit dhe eksportit. Kjo qasje është e bazuar në metodologjinë e EUROSTAT-it.

 

Pjesëmarrja e burimeve primare në dispozicion (%)

Llojet e  burimeve primare energjetike në dispozicion (ktoe)

Konsumi final i energjisë

 

Të dhënat për sasinë e energjisë së konsumuar në vitin 2024 janë përmbledhur dhe analizuar në bazë të hulumtimeve të ndryshme të kryera gjatë viteve në Kosovë nga institucione përkatëse. Përveç kësaj, janë përdorur edhe të dhëna administrative të marra drejtpërdrejt nga institucionet relevante që monitorojnë sektorin e energjisë.

 

Pjesëmarrja e sektorëve të ekonomisë në konsumin e energjisë (%)

 

Konsumi final i energjisë për vitin 2024 ishte 1477.2 ktoe, duke shënuar një rritje prej 3,93% krahasuar me vitin 2023.

 

Konsumi final i energjisë sipas sektorëve ekonomikë, 2024

 

Konsumi i të gjitha burimeve të energjisë në sektorin e industrisë

 

Në vitin 2024, konsumi i energjisë (i të gjitha produkteve energjetike), në sektorin e industrisë ka  shënuar një rënie të lehtë prej (-1,14%), krahasuar me vitin 2023.

 

Produktet e naftës rezultojnë të jenë produktet më të konsumuara në sektorin e industrisë, me një sasi prej 65%. Pas produkteve të naftës vjen energjia elektrike me 26%, thëngjilli 5%, si dhe biomasa me 4% të konsumit të përgjithshëm në këtë sektor.

 

Konsumi i energjisë në sektorin e industrisë, 2024

 

 

Shkarko komunikatën

https://askapi.rks-gov.net/Custom/1890ee33-0935-415b-aa55-5d25fbe06577.pdf

Njoftim për Tatimpaguesit – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MFPT) Nr. 01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë si dhe në dokumentin  Kërkesat specifike teknike dhe funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale/Softueret Elektronike Fiskale është i hapur procesi i aplikimit për certifikim dhe mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF).

Me këtë rast, ftojmë të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) si dhe personat juridikë që të aplikojnë për t’u bërë Operatorë Ekonomikë të autorizuar për shitje, instalim dhe mirëmbajtje të SEF-ve, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga ATK.

Kriteret e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm për certifikim dhe mirëmbajtje mund të gjenden në faqen zyrtare të ATK-së. Ju ftojmë të shkarkoni dokumentin:

Kushtet dhe Procedurat për Aplikim, Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuereve Elektronike Fiskale (SEF)

Aplikimi bëhet fizikisht përmes dorëzimit të kërkesës dhe dokumentacionit përcjellës origjinal në zyrën e Arkivit të Zyrës Qendrore të ATK-së.

Për më shumë informata, mund të na kontaktoni përmes:

Tel: +383 38 200 255 09

Email: [email protected]

Uebfaqe: www.atk-ks.org

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj pret në takim prokurorin Munishi: Fokus, lufta ndaj krimit ekonomik

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Ilir Murtezaj, priti sot në takim Prokurorin e Shtetit dhe Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, z. Kujtim Munishi.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit institucional dhe me qëllim të forcimit të mëtejmë të koordinimit ndërinstitucional në fushën e luftës kundër krimit ekonomik dhe evazionit fiskal.

Gjatë takimit, u diskutua për sfidat aktuale, si dhe identifikimin dhe ndjekjen e veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë sistemin tatimor dhe ekonominë e vendit. U theksua rëndësia e shkëmbimit të informatave dhe zhvillimit të kapaciteteve profesionale, si dhe nevoja për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta në rastet ku identifikohen shkelje të rënda të ligjit.

Drejtori Murtezaj shprehu gatishmërinë e plotë të ATK-së për të qenë një partner i besueshëm në procesin e hetimeve financiare dhe zbatimit të ligjit, duke theksuar se lufta kundër krimit ekonomik është ndër prioritetet kyçe të institucionit që ai drejton.

Nga ana tjetër, Prokurori Munishi vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm me ATK-në dhe theksoi se bashkërendimi i veprimeve mes institucioneve relevante është thelbësor për të pasur një qasje më efikase dhe më të strukturuar në luftimin e fenomeneve që cenojnë rendin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Bashkëpunimi i ndërsjellët mes dy institucioneve garanton integritet të sistemit fiskal në Republikën e Kosovës.ATK

Disa parime themelore islame

Përpara se të shpjegojmë konceptin islam të zbutjes së varfërisë, duhet të kemi të qarta disa fakte dhe parime themelore të Islamit. Së pari, Islami nuk është thjesht një fe në kuptimin e gabuar që shpesh i jepet, por është një sistem – një tërësi e gjallë – që udhëheq jetën njerëzore në tërësi. Për shkak të natyrës së tij fetaro-politike, nuk ka ndarje në të as në jetën shpirtërore dhe as në atë materiale. Në Islam, rezultati në jetën tjetër varet nga veprat e bëra në këtë jetë.

Së dyti, adl (drejtësia) është thelbi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve, dhe vëllazëria i eliminon të gjitha dallimet e kastës, ngjyrës, besimit, racës, klasës etj. Prandaj, barazia është themeli i rendit politik në shtetin islam dhe burimi i forcës së tij.

Së treti, në çdo plan dhe veprimtari, njeriu është në qendër, dhe mirëqenia e tij ka përparësi ndaj çdo objektivi tjetër, duke u realizuar në mënyrë që nevojat bazë të të gjithëve (ose shumicës) të plotësohen me mundësi të barabarta për të gjithë. Në këtë drejtim, tri pika udhëzuese duhet të jenë gjithmonë parasysh:
(i) interesi i përgjithshëm i shoqërisë ka përparësi ndaj interesit individual;
(ii) lehtësimi i vështirësive ka më shumë rëndësi në Sheriatin Islam se sa promovimi i përfitimeve;
(iii) një dëm më i vogël mund të shkaktohet për të shmangur një humbje më të madhe. Prandaj, liria individuale brenda kufijve etikë është e shenjtë, përderisa nuk bie ndesh me interesin e përgjithshëm të shoqërisë dhe nuk shkel të drejtat e të tjerëve.

Së katërti, në kuadrin islam, zhvillimi ekonomik është një veprimtari e orientuar drejt qëllimeve dhe vlerave, që përfshin pjesëmarrje të sigurt dhe gjithëpërfshirëse të individit dhe synon maksimizimin e mirëqenies njerëzore në çdo fushë të jetës. Zhvillimi, përfshin rritje morale, shpirtërore dhe materiale, të gjitha të ndërthurura në mënyrë të integruar dhe që çojnë drejt të mirës përfundimtare të njerëzimit. Duke pranuar këto objektiva politike, duhet të braktisim përdorimin e modeleve të thjeshta përmbledhëse që e shohin rritjen si treguesin e vetëm të zhvillimit. Kjo do të kërkojë gjithashtu rishikimin e të gjithë fushës së planifikimit të investimeve, politikës së të ardhurave dhe pagave, zhvillimit rajonal dhe strukturës tatimore. Do të duhet të zhvillohen një sërë treguesish të përbërë për të matur si rezultatet ekonomike ashtu edhe ato shoqërore.

Nga pikat e mësipërme, bëhet më e lehtë të kuptohet qasja islame ndaj zbutjes së varfërisë, por duhet të jemi të qartë për një gjë që në fillim: Nuk ka ekzistuar kurrë një shtet plotësisht islam pas epokës së artë të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) dhe katër pasuesve të tij të drejtë. Shtetet dhe qeveritë që u shfaqën në vendet myslimane pas asaj periudhe, në shkallë të ndryshme, ishin të ndikuara nga devijime ideologjike që i larguan nga thjeshtësia dhe qartësia e ligjit dhe praktikës islame të dikurshme. Ne mund të identifikojmë dhe të marrim si shembull një ose më shumë modele nga historia islame, por ato realisht nuk e meritojnë epitetin “Islamike”. Zgjidhja e problemit është që gjithmonë t’i referohemi burimeve origjinale të udhëzimit — Kuranit dhe Sunetit.

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
45 %
5.1kmh
0 %
Wed
29 °
Thu
35 °
Fri
35 °
Sat
36 °
Sun
39 °