KOMUNIKATË PËR MEDIA – Takim bilateral ndërmjet Administratës Tatimore të Kosovës dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sami Salihu me bashkëpunëtor, ka pritur sot në zyrat e saj delegacionin nga Drejtoria e të Hyrave Publike të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e administrimit tatimor.

Gjatë këtij takimi u diskutua për tema me rëndësi strategjike dhe operacionale për të dyja administratat, përfshirë: përdorimin e zgjidhjeve të teknologjisë informative me burim të hapur; procedurat për rimbursimin automatik të TVSH-së; si dhe menaxhimin e rrezikut të përmbushjes tatimore.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sami Salihu, theksoi rëndësinë e qasjes dhe përvojës së ATK-së në këto fusha, me theks të veçantë në zhvillimet teknologjike që ATK ka implementuar me sukses, ka përmirësuar efikasitetin dhe transparencën në shërbimet ndaj tatimpaguesve.

Nga ana tjetër, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DHP të Maqedonisë së Veriut Fisnik Mela, tha se për ne si administratë tatimore është me rëndësi të mësojmë nga përvojat konkrete dhe të suksesshme si ato të ATK-së. Zhvillimet që kemi parë në përdorimin e zgjidhjeve të hapura, procedurat e avancuara për rimbursim automatik të TVSH-së dhe qasja ndaj menaxhimit të rrezikut janë shembuj të mirë të modernizimit që synojmë edhe ne.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe promovimit të praktikave më të mira në administrimin tatimor, me synim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe fuqizimin e kapaciteteve institucionale.

Administrata Tatimore e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ndarë përvojat e saj dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucionet homologe në rajon dhe më gjerë, në funksion të një administrimi modern, efikas dhe në shërbim të qytetarëve.ATK

Artikulli paraprakTurqia thyen rekord në prodhimin bujqësor, hyn në 7 vendet e para në botë
Artikulli tjetërKOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK prezanton të arriturat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 524.1 milionë euro të hyrat tatimore