Udhëzime për biznesmenët

Biznesmenët janë në nevojë të skajshme për udhëzime të caktuara, të cilat do t’i ndihmonin në krijimin dhe themelimin e objektivave të tyre. Dijetarët e menaxhimit, në përgjithësi, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë caktimit të themeleve të tilla dhe i kanë ndarë ato në kode dhe rekomandime. Prandaj, janë themeluar shoqëri me qëllim që t’i vënë në përdorim këto themele.

Kur’ani Famëlartë dhe Suneti i ndershëm përfshinë një grup të rregullave dhe parimeve, të cilat nëse përmbushen, prodhojnë sukses të madh për biznesmenët, si në këtë botë ashtu edhe në Botën Tjetër. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Ne ty të shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët.” (En-Nahl: 89)

I Dërguari i Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], e ka sqaruar këtë ajet në hadithin vijues:

“Po ua lë dy gjëra, për të cilat nëse kapeni fort, kurrë nuk do të devijoni: Librin e Allahut (Kur’anin) dhe Sunetin tim.”

Shumë nga fukahatë (juristët islam) dhe ekonomistët muslimanë janë orientuar me argumentim të pavarur (ixhtihad), me qëllim që të nxjerrin një përfundim të rregulloreve legale, të cilat kanë të bëjnë me biznesin.

Për më tepër, Libri i Allahut Fuqiplotë dhe Suneti i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] sigurojnë një bollëk të duave (lutjeve) që biznesmenët duhet t’i kujtojnë (ringjallin në kujtesë), kur merren me të tjerët.

Me pak fjalë, ky kapitull projekton disa nga rekomandimet më të rëndësishme në Islam, të cilat mund ta orientojnë biznesin drejt bregut të suksesit.

Gjithashtu, na e prezanton një koleksion të jashtëzakonshëm dhe mahnitës të lutjeve të cituara, të cilat përçojnë paqe dhe qetësi në shpirtrat tanë.

Artikulli paraprakStrategjia e ndryshimit të përqendrimit
Artikulli tjetër10 Mënyra si të bësh më të pëlqyeshëm vendin e punës