Tetë çelësat për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve – Arti i komunikimit

Arti i komunikimit

Komunikimi i brendshëm: Që duhet të dish se si të sillesh me veten tënde!

Komunikimi i jashtëm: Të dish se si të sillesh me njerëzit!

Shkalla më e lartë e komunikimit është pajtueshmëria, nëpërmjet të cilës ti e kthen konfliktin në afrimitet.

Nëse ti arrin ta zotërosh artin e komunikimit me të tjerët, kjo nënkupton se ti ke arritur në një fazë shumë të lartë të të kuptuarit të personaliteteve, sepse kjo tregon se ti ke kuptuar personalitetin tënd, dhe ke kuptuar edhe personalitetet e të tjerëve, dhe di se ti sillesh me fleksibilitet të plotë me ta.

Në disa raste, kur e shikon një person për herë të parë, mundet që ti të kesh ndjesi negative ndaj tij, dhe të mos ndihesh mirë me të, ose e kundërta. Nëse mendon negativisht për klientin tënd, ai e ndjen këtë, dhe ndjen të njëjtën gjë për ty, pavarësisht nëse ia thua këtë atij apo jo, prandaj duhet ta përgatisësh veten psikologjikisht, dhe ta presësh mirë klientin, me mirësjellje, me buzëqeshje dhe ndjenjë rehatie. Para se të fillosh punën, duhet ta qetësosh veten tënde psikologjikisht, në mënyrë që ta bësh edhe klientin të ndihet i çliruar, sepse, nëse ti nuk ndihesh i qetë nga ana psikologjike, nuk do të mund të komunikosh me të tjerët.

Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakBill Gates investon 10 milionë dollarë në një startup me 7 punonjës
Artikulli tjetërBalanca jetë-punë po bëhet normaliteti i ri