Bill Gates investon 10 milionë dollarë në një startup me 7 punonjës

Bill Gates vendosi të përdorë fondin e tij të përbashkët, Breakthrough Energy Ventures, për të investuar 10 milionë dollarë në një startup të vogël që ka 7 punonjës, pa klientë dhe 0 të ardhura. Kompania është e fokusuar në konvertimin e litiumit të papërpunuar në material baterie, ai quhet Mangrove Lithium dhe Gates beson se ka potencial të madh për të revolucionarizuar këtë treg.

Makinat elektrike përdorin bateri litium, sepse është metali më i lehtë dhe ka raportin më të lartë të ngarkesës ndaj peshës që lejon performancë më të mirë në automjete. Shitja e makinave elektrike është rritur shumë vitet e fundit, ndaj është një moment i mirë për t’u fokusuar në të.

Aktualisht, Mangrove Lithium ka vetëm një fabrikë të vogël në Vankuver. Falë investimit të themeluesit të Microsoft, ata do të mund të ndërtojnë një fabrikë komerciale në shkallë industriale. Prodhimi i makinave elektrike mund të pësojë shumë pengesa, sepse është e vështirë të sigurohen materialet e nevojshme, përfshirë litiumin.

/entrepreneur

Artikulli paraprakMikrofinancat me fitime rekorde, për 10 muaj fituan 11.8 milionë euro
Artikulli tjetërTetë çelësat për shërbimin e shkëlqyer ndaj klientëve – Arti i komunikimit