Sqarime rreth lizingut

A vlen e njëjta ndalesë për lizing siç vlen për kamatë?

***

Përgjigjja:

Me Emrin e Allahut, Mëshirëplotit, Mëshiruesit!

Blerja e veturës me lizing në sheriat konsiderohet e njëjtë sikurse blerja e saj me kredi kamatore. Pra, është e ndaluar. I vetmi dallim në këtë transaksion është se dallon hipotekimi, ku tek kredia e zakonshme merret si hipotekë një pronë apo pasuri, çfarëdo qoftë ajo, kurse te rasti i lizingut, vetë automjeti konsiderohet hipotekë, dhe nëse dështon pagesa nga ana e konsumatorit, atëherë konfiskohet vetura. Pra, në aspektin e pagesës dhe kamatës nuk kanë ndonjë dallim. Allahu e di më së miri!

Hoxhë Hekuran Helshani

Artikulli paraprakSi të veprojmë ndaj punëtorëve që ju kemi mbetur borxh?
Artikulli tjetërA konsiderohet kamatë nëse produktit i rritet çmimi kur e blen me këste?