Si të jepni dorëheqjen pa u ndier në faj

Dhënia e dorëheqjes në punë është një proces shumë i vështirë sepse ajo të do të thotë të marrësh përsipër risqe të shumta dhe të përballesh me sfida të reja në të ardhmen e afërt.

Të heqësh dorë nga puna në të cilën ju jeni aktualisht, do të thotë që të humbisni kontaktet me kologët, me mjedsin e punës ku ishit mësuar, me hapësirën e zyrës suaj, etj. Ju mund të keni kaluar një periudhë shumë të mirë gjatë kohës që punonit aty, dhe pikërisht kjo është një prej arsyeve që ju filloni të ndiheni në faj.

Dhe në mënyrë të tillë që ju ta shmangni këtë ndjesi negative dhe të mos ndiheni aspak në faj nëse dëshironi të jepni dorëheqjen nga puna juaj, ne ju vijmë në ndihmë me disa këshilla:

·         Tregohuni profesionalë

Si në rastin që ju e pëlqeni punën tuaj, ashtu edhe në rastin që ju e urreni atë, ju duhet ta trajtoni atë me respekt, sepse tek e fundit kjo është mënyra në të cilën veprojnë të gjithë punonjësit profesionalë. Kjo bën pjesë më shumë në kategorinë e rregullave të pashkruara, ju duhet të respektoni vendin tuaj të punës, kolegët, drejtuesit dhe të tregoheni sa më profesionalë të mundeni.

·         Tregohuni të zgjuar

Një nga cilësitë më të kërkuara tek punonjësit është korrektësia e tyre. Në ditët e sotme fatkeqësisht përballemi me punonjës të cilët vendosni në plan të parë gënjeshtrat dhe manipulimin. Ata përpiqen që të përfitojnë nga situata të ndryshme, vetëm e vetëm për t’u rrritur profesionalisht. Ju duhet të tregoheni të zgjuar dhe të mos bëni pjesë në këtë kategori punonjësish.

·         Flisni direkt me drejtuesit tuaj

Gjëja e parë që ju duhet të bëni pasi të keni marrë vendimin për t’u larguar nga puna në të cilën jeni aktualisht, është që të shkoni dhe të flisni direkt me drejtuesit tuaj. Është më mirë që vendimin që ju keni marrë t’ia komunikoni atyre vetë, sësa ata ta marrin vesh atë nga të tjerë.

·         Mendojeni mirë arsyen që do të jepni për largimin tuaj

Në mënyrë që të shmangni problemet e shumta që mund të krijohen nga dhënia e dorëheqjes suaj, ne ju këshillojmë që ju të keni argumenta shumë të fortë për të shpjeguar largimin tuaj nga puna. Por një gjë e tillë duhet të ndodhë vetëm pasi ju të jeni plotësisht të bindur se doni të largoheni nga puna në të cilën jeni.

·         Përqendrohuni në atë çka do të vijë më pas

Juve mund t’ju presë një e ardhme shumë optimiste, ndaj mos i lini mendimet negative që t’ju largojnë nga çdo mundësi që juve mund t’ju rezervojë e ardhmja. Po, ju mund të ndiheni të pasigurtë, sepse ky ndryshim që po merrni përsipër të bëni është shumë i madh, dhe një gjë e tillë është mëse e kuptueshme, por një fakt i tillë nuk duhet t’ju largojë nga një e ardhme më e mirë. Ndaloni së jetuari në të kalurën, jetoni në të tashmen dhe shpenzoni çdo energji tuajën në gjëra produktive.

·         Thjesht mos u ndieni në faj

Edhe pse qëllimi kryesor i këtij artikulli është që t’ju këshillojë që ju të mos ndiheni në faj për vendimin që do merrni në rast se vendosni që të largoheni nga puna, ne do t’jua thjeshtësojmë akoma edhe më shumë një vendim të tillë. Nëse jeni të sigurtë për hapin që po bëni, nëse avantazhet e largimit janë më të mëdha se ato të qendrimit, atëherë thjesht mos u ndjeni fare fajtorë dhe jepni maksimumin në punën tuaj të ardhshme.

Artikulli paraprakÇfarë parasheh projektligji për pagat?
Artikulli tjetërBritania nga 1 tetori rrit faturat e energjisë me 80%