Shoqëria e keqe

Shoqëria e mirë, e cila lidh besimtarët e devotshëm dhe të virtytshëm së bashku, është një begati e çmueshme. Në anën tjetër, shoqëria e keqe ose e pamoralshme është një mallkim që i shpie anëtarët e saj në lajthitje dhe humbje të dukshme. Jo-mirësia pritet nga shoqëria e keqe, e veçanërisht kur hipokrizia e mashtrimi i tyre garon për jetën e sotme e cila del në sipërfaqe. Ata janë një fatkeqësi e cila godet dhe bie mbi vendin dhe shoqërinë e tyre.

Shmangia nga shoqëria e njerëzve të pamoralshëm është urdhër nga Allahu i Madhërishëm dhe theksohet në Fjalët e Tij:

“Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.” (Hud: 113)

“Besimtarët të mos i miqësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë anash besimtarët.”                  (Ali Imran: 28)

“Ti (Muhamed) lajmëroj mynafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon Allahut.” (En- Nisa: 138-139)

Shumë hadithe në Sunet na njoftojnë mbi rrezikun e shoqërimit me mëkatarë dhe hipokritë. Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

“Çdo Pejgamber dhe halife ka dy shpura (retinues), e para e inkurajon atë të veprojë drejt dhe e shtyn drejt shtegut të mirësisë. Dhe e dyta, e shtyn atë të veprojë keq dhe e shpie në gropën e pafund të së keqes. Fitues është ai të cilin Allahu e dërgon në shoqërinë e grupit të parë.”

Shumë rreziqe të mëdha kanë rezultuar nga mbajtja e shoqërisë së keqe, jo vetëm për biznesmenët, por gjithashtu për shoqërinë si tërësi. Këto rreziqe manifestohen në cenimin e besimit, nxjerrjen e të fshehtës, tradhtinë, mashtrimin e të tjerëve dhe kështu me radhë. Kur gjynahqari i kupton qëllimet e tij të kësaj bote, ai kthehet nga të qenit mik në armik. Ai mund që madje të tradhtojë atdheun e vet për hir të pasurisë dhe të hollave që jepen nga armiqtë e shtetit dhe fesë.

Artikulli paraprakMorali i keq
Artikulli tjetërArmiqtë ndërluftues