SADAKAJAI PLOTËSON MANGËSITË E ZEQATIT

Allahu e detyroi dhënien e zeqatit dhe e bëri të jetë ndër shtyllat kryesore të Islamit pas namazit.

Allahu thotë:

“Faleni namazin, jepeni zeqatin dhe përkuluni në ruku bashkë me ata qëpërkulen (në namaz). ” (El-Bekare: 43)

Mosdhënien e tij e llogarit cilësi të paganëve:

“Mjerë ata të cilët i shoqërojnë Atij zota të tjerë, e të cilët nuk japin zeqatin.”

(El-Fusilet: 6-7)

Kurse iu kërcënua ashpër koprracëve dhe thotë:

“Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnëpër hir tëAllahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm. Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre edot’u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë qëgrumbulluat!.” (Et-Teube: 34-35)

I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, thotë:

Kujt Allahu ijep pasuri dhe nuk e nxjerr zeqatin e asaj pasurie, ajo do t’i shndërrohet Ditën e Kiametit, në gjarpër helmues me dy njolla të zeza, ia rrethon qafën Ditën e Kiametit, dhe ia kafshon faqet, dhe i thotë: Unë jam pasuriajote, unë jam thesari yt; e pastaj i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, e lexoi ajetin: Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit.” (Ali Imran: 180)

Çështja nuk përfundon vetëm me kaq, Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha:

Ai që nuk e jep zeqatin nuk është mysliman.

Disa dijetarë thanë se ai që nuk e nxjerr zeqatin për shkak të koprracisë ka bërë kufer, edhe pse e sakta është e kundërta e saj, duke u bazuar në fjalën e Allahut:

“Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe.” (Et- Teube: 11)

Allahu në ajet vëllazërinë në fe e bazoi mbi këto cilësi të përbashkëta, e nëse ato nuk bashkohen atëherë humbet vëlla- zëria në fe, e ajo nuk mund të humbet në asnjë rast tjetër, përveçse kur humbet imani dhe kur njeriu del nga Islami.

Duke marrë parasysh pozitën dhe rëndësinë e zeqatit dhe se njeriu ka mundësi të jetë i mangët në nxjerrjen e tij, të harrojë apo të gabojë në llogaritjen e tij, Allahu nga mëshira dhe bamirësia e Tij ndaj krijesave, e ligjëroi sadakanë vullnetare të jetë plotësuese për zeqatin kur ajo mangësohet apo në të llogaritja gabohet. Në të aludon hadithi që përcillet prej Temim Ed-Darij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Gjëja e parë për të cilën llogaritet njeriu Ditën e Kiametit është namazi, nëse e ka përsosur do t ’i shkruhet i plotë, e nëse ka pasur mangësi në të Allahu do t ’u thotë melekëve shikoni se a ka robi Im namaze vullnetare e me të t’i plotësohen farzet e mangëta? E pastaj do të veprohet njëjtë me zeqatin, e pastaj ngjashëm edhe me veprat e tjera.

Ajo në çfarë aludon hadithi është se shikohet zeqati i robit, nëse ai ka qenë pa mangësi i shkruhet i plotë, e nëse ka mangësi shikohet se a ka pasur sadaka vullnetare që t’ia plotësojë atë mangësi, e nëse nuk ka sadaka e plotëson zeqatin detyrues, atëherë do t’i nënshtrohet ndëshkimit të ashpër i cili është përshkruar nëpër citate, përveçse nëse Allahu ia fal dhe e mëshiron.

Artikulli paraprakCila është mosha ideale për të nisur një biznes?
Artikulli tjetërSfida e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë