Raporti më i ri i ASK-së për ndërmarrjet ekonomike në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e katërt (TM4) 2021

Në tremujorin e katërt të vitit 2021 (TM4) gjithsej janë regjistruar 2 416 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (TM3 2021) ka rënie për (-2.6%) të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2020) ka rënie për (-18.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 646 ndërmarrje të regjistruara (26.73%); Prodhimi me 296 ndërmarrje të regjistruara (12.25%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 251 ndërmarrje të regjistruara (10.38%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 237 ndërmarrje të regjistruara (9.80%); Ndërtimtaria me 183 ndërmarrje të regjistruara (7.57%), etj.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 314 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (95.78 %); me 5 deri 9 të punësuar ishin 58 sosh (2.4%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 29 ndërmarrje të regjistruara (1.2%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 15 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 765 ndërmarrje të regjistruara (31.66%); Ferizaj me 234 ndërmarrje të regjistruara (9.69%); Prizreni me 169 ndërmarrje të regjistruara (7%); Gjilani me 136 ndërmarrje të regjistruara (5.63%); Peja me 125 ndërmarrje të regjistruara (5.17%); dhe Fushë Kosova me 117 ndërmarrje të regjistruara (4.84%); ndërsa komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor. /EKONOMIA ISLAME/

Artikulli paraprakCili është biznesi më i preferuar për kosovarët edhe këtë vit?
Artikulli tjetërProdhuesit në krizë e me fitime minimale, doza e tretë si pengesë shtesë