Cili është biznesi më i preferuar për kosovarët edhe këtë vit?

Tregtia me shumicë dhe pakicë vazhdon të dominojë si aktiviteti më i preferuar i kosovarëve, kur është në pyetje marrja me biznes.

Kjo kategori prinë si më e kërkuara edhe në listën e ndërmarrjeve të regjistruara në tremujorin e katërt të vitit 2021, thuhet në raportin e ASK-së mbi ndërmarrjet ekonomike.

Prej 2 mijë e 416 ndërmarrjeve të regjistruara në këtë periudhë, 646 ishin te kategoria e tregtisë me shumicë dhe pakicë, apo shprehur në përqindje rreth 27 për qind.

E dyta është Prodhimi me 296 ndërmarrje të regjistruara apo 12.25 për qind, Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 251 ndërmarrje të regjistruara, Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 237 ndërmarrje të regjistruara dhe Ndërtimtaria me 183 ndërmarrje të regjistruara.

Veçori tjetër interesante është edhe dominimi i mikro-ndërmarrjeve. Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2, 314 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor apo 95.78 për qind. /Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakStrategjia e efektivitetit më të madh në kujdesin ndaj klientit
Artikulli tjetërRaporti më i ri i ASK-së për ndërmarrjet ekonomike në Kosovë