Qëllimet dhe objektivat e kodit etik islam

Kodi etik islam ka disa objektiva kryesore të caktuara:

  1. Themelimin e një kodi islam i cili rregullon, zhvillon dhe vërteton metodat biznesore brenda kornizës fetare. Ky kod gjithashtu simbolizon udhëzimin për t’i mbrojtur biznesmenët nga rreziqet.
  2. Ky kod do të jetë bazë ligjore për determinimin e përgjegjësisë së biznesmenëve dhe gjykimin e tyre së pari para vetë tyre, e pastaj para komunitetit, shoqërisë dhe madje para Vetë Zotit të gjithësisë.
  3. Gjithashtu, konsiderohet si dokument legal i cili miqësisht mund të vendosë çdo mos- marrëveshje që mund të lindë, në vend se biznesmenët t’u kthehen ligjeve e gjykatave të cilat mund t’i kundërshtojnë ligjet e Zotit.
  4. Kodi do të kontribuojë në zgjidhjen e shumë problemeve ndërmjet tyre (biznesmenëve) dhe shoqërisë në të cilën ata punojnë. Kjo, nga ana tjetër, do të rezultojë në formimin e lidhjeve vëllazërore dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre.
  5. Do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave dhe seminareve edukative dhe trajnuese të cilat iu adresohen biznesmenëve. Në këtë mënyrë, do të kombinojë vlerat morale dhe sjelljet e shëndosha me parimet e përkohshme biznesore.
  6. Kodi do t’i paraqesë tërë botës një mostër e model gjithëpërfshirës dhe origjinal të Islamit. Gjithashtu, do të theksojë zbatueshmërinë e tij në çdo vend dhe kohë. Për më tepër, nuk bie ndesh me mesazhet e Allahut të Madhërishëm.
Artikulli paraprakSi ta dini nëse ia vlen të ndiqni një ide biznesi
Artikulli tjetër5 gjëra që e dallojnë një lider motivues