Pastrimi i 10%shit të TRUSTIT!?

Pastrimi i 10%shit të TRUSTIT!?

Janë duke qarkullu disa fjalë e mendime e pyetje se a duhet me u pastru 10%shi nga investimi kamatarë që i shtohet kontributeve.

Jo, nuk ka nevojë të pastrohet e të hiqet asgjë nga shuma e disbursuar për 10% të trustit.

Ky është qëndrimi im dhe disa kolegëve të mi që kam diskutuar me ta për këtë çështje.

1. Sa i përket 10%shit që do të rimbursohet nga shteti, s’ka problem fare se është dhuratë nga shteti.

2. Ato shuma që nuk rimbursohen ka dy opinione:
A. Duhet me ba pastrim.

B. Nuk ka nevojë me ba pastrim – dhe ky qëndrim është më i njohur edhe tek dijetarët në botën islame.

C. Edhe në rastin e pastrimit kjo bëhet vetëm kur merret e tërë shuma e trustit përnjëherë, e jo gjatë pensioneve mujore, apo tani kjo që merret (10%) nga trusti, ngase konsiderohet vetëm si pjesë e kontributit e nuk hyn në të kamata e shtuar nga investimi haram (kur te marrim kapitalin tonë atëherë kamatën mund ta japim për bamirësi)

3. Sa i përket ZEKATIT ka disa mendime me trajtu si borxh si psh. me dhanë vetëm për një vit, ka edhe trajtime tjera të borxhit.
(përzgjedhja ime) me llogarit si pasuri të re e cila i shtohet buxhetit personal dhe të pritet havli (viti i zekatit) i plotë, nëse nuk harxhohet jepet zekati edhe për atë sasi të mbetur. (Nëse paraprakisht është plotësu Nisabi – kuota e Zekatit)

Hoxhë Llokman Hoxha

I harxhofshi ne hajr!

Artikulli paraprakBLOGERE MUSLIMANE…
Artikulli tjetërSi të punoni nën presion, 5 këshilla