Ballina Blog Faqe 67

Prezantimi në tregje për t’i mësuar e këshilluar frekuentuesit e tyre

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Ne edhe para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, dhe kanë ecur e shëtitur nëpër tregje.”(Furkan, 20)

Në këtë ajet Allahu na tregon se edhe të dërguarit para Muhamedit salallahu alejhi we selem, ishin njerëz të cilët hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ata frekuentonin tregjet në forma të ndyshme, ndonjëherë duke qenë kërkues të fitimit që afron puna si shitës në treg, e ndonjëher ishin prezent si inspektorues, korigjues dhe mbikëqyrës të tregjev në atë kohë. E kështu ishte edhe Shuajbi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i cili i vizitonte tregjet dhe i këshillonte tregtarët për të pasur kujdes nga manipulimi në peshore dhe nga nënvlerësimi i mallrave të cilat i paraqesin të tjerët në treg. E për këtë Allahu thotë: “Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: O populli im, adhurojen Allahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, dhe mos matni as mos peshoni mangu”.(Hud, 84)

E kështu vepronte edhe Muhamedi salallahu alejhi we selem, i cili dilte në tregje për t’i mësuar e këshilluar frekuentuesit e tyre, ndërsa mos përkrahësit e tij ishin ata të cilët nuk e besonin për të dërguar, dhe daljen e tij në tregje e quanin si të metë, pasiqë sipas tyre të dërguarit nuk janë ata të cilët ndjejnë nevojë për ushqim dhe pije e as për të dalur nëper tregje, e këtë na e rrefen Kurani duke thënë: “E ata thanë: Ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërgur një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues”. (Furkan, 7)

Ndërsa Allahu në Kuran na ka treguar për të dërguarit e Tij, gjithashtu edhe për të dërguarin e fundit Muhamedin salallahu alejhi we selem, se ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Nga kjo kuptojm se të dërguarit ishin njerëz të cilët kishin ndenja e shije, preokupime e mundime, por Allahu i kishte zgjedhur për të qenë të derguar për njerzit me shkas që t’i nxjerrin ata nga errësira në dritë.

 

Përkthim, Mr. Fuad Ferati

 

Kriza e fentanilit po “vjen” në Evropë

Fentanili ka një kosto prodhimi shumë më të ulët në krahasim me heroinën, por është shumë më i fortë se ajo. Në mënyrë indikative, vetëm në vitin 2022, vlerësohet të ketë shkaktuar 70,000 nga gjithsej 106,000 vdekje nga mbidoza e drogës në SHBA. Fentanili, ky opioid i fuqishëm sintetik i cili tashmë ka vërshuar tregun e drogave të forta në SHBA dhe ka shkaktuar një krizë, e cila rrezikon të transferohet në Evropë në të ardhmen.

Sipas Komisioneres së Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha në një intervistë që dha për Politico, se Evropa duhet të përgatitet për një krizë të mundshme të fentanilit në të ardhmen.

Fentanili dhe drogat e tjera sintetike nuk janë aktualisht një shqetësim kryesor për BE-në. Brenda kufijve evropianë, droga më e përdorur është aktualisht kanabisi dhe droga me rritje më të shpejtë është kokaina.

Megjithatë, të dhënat mund të ndryshojnë në të ardhmen dhe BE-ja duhet të përgatitet, siç thekson komisionerja evropiane, duke përmendur ndër të tjera edhe paralajmërimet që vijnë nga ana tjetër e Atlantikut.

Ylva Johansson së fundmi ka zhvilluar një bisedë përkatëse me ministrin e Jashtëm amerikan Anthony Blinken, i cili përmendi rrezikun e transferimit të krizës së fentanilit në Evropë.

Ekspertët e Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës dhe Varësisë nga Drogat kanë dhënë alarmin që nga viti i kaluar, duke paralajmëruar një rritje të mundshme të qarkullimit të opioideve sintetike brenda kufijve evropianë. “Ndalimi i kultivimit të lulëkuqes nga talebanët në Afganistan mund të zvogëlojë furnizimin me heroinë në Evropë, duke krijuar kështu mundësinë e një rritje të opioideve sintetike”, thuhet në raport.

 

 

Njoftim rreth pagesave për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë

Janë ekzekutuar pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë per muajin Shtator 2023

 

/kontabilisti.info/

67 milionë eksport, 523 milionë import: Në cilat vende shet e nga kush blen më shumë Kosova?

Kosova vazhdon të ketë shifra të larta mes importit dhe eksportit të mallrave. Gjatë muajit gusht, eksporti i mallrave kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 523,1 milionë euro. Por, nga cilat shtete blen më shumë Kosova e nga cilat shet. Këto janë të dhënat… 

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 3,1% në muajin gusht 2023, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2022, gjegjësisht në vlerë prej 455,8 milionë euro, krahasuar me deficitin 441,9 milionë euro në vitin 2022.

Eksporti mbulon importin me 12,9%.

Eksporti i mallrave në muajin gusht 2023 kishte vlerën 67,3 milionë euro, ndërsa importi 523,1 milionë euro, që është një rënie prej (-20,7%) për eksport, si dhe (-0.7%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 19,1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5,4% e përbëjnë produktet bimore.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16,9% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,4% e përbëjnë  mjetet e transportit; 6,0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5,9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 20,6 milionë euro, ose rreth 30,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-33,4%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,3%), Italia (3,3%), Holanda (3,2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,0 milionë euro, ose 41,5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1,8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11,8%), Greqia (6,0%), Italia (4,4%), etj.

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26,7 milionë euro, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-17,1%). Partnerë kryesorë për eksport ishin: Shqipëria (14,3%), Maqedonia e Veriut (13,4%), Mali i Zi (5,4%), Serbia (5,2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 73,2 milionë euro, ose 14,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-26,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (4,5%), Serbia (2,1%).

Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,9 milionë euro, ose 29,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (15,9%) dhe Zvicra (8,5%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 232,8 milionë euro, ose 44,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,0%) dhe Kina (12,7%).

 

/monitor.al/

ATK-ja ndryshon procedurat e rimbursimit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka ndryshuar Rregulloren mbi Procedurat e Rimbursimit.

Sipas ATK-së, qëllimi i kësaj rregullore është që të krijoj procedura për veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave për rimbursime.

“Qëllimi i Rregullores së Brendshme ATK 02/2023 mbi Procedurat e Rimbursimit është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK)”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Kjo rregullore hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga drejtori ekzekutiv i ATK-së.

Rregulloren mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore. /Telegrafi/

ANGAZHIMI ME TREGTI NË KOHËN E NAMAZIT

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, Krijuesit të tokës dhe qiejve, Gjykatësit të Ditës së Gjykimit. I lartësuar qoftë Ai, i Cili krijoi njëriun në formën më të përsosur dhe e dalloi nga të gjitha krijesat e tjera, salavatet dhe përshëndetjet tona ia dërgojmë Muhamedit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të,) familjes së tij, dhe të gjithë atyre që ndoqën dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit të kësaj bote.

 Të shkruash për namazin do të thotë të shkruash për çeshtjen më me rëndësi të fesë së Allahut, pas deshmise (Shehadetit), shtyllën mbi te cilën ngritët Islami, fe e pastër dhe madhështore.
Prandaj, me plot të drejtë mund të thëmi se namazi është shtylla më e rëndësishme pas dëshmisë (Shehadetit), këtë na e vërteton thënia e Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të,): “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: dëshminë la ilahe il-lallah muhamedun resulullah ( nuk ka zot tjetër që meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij), faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit, dhe agjërimin e Ramazanit” (Buhariu, 8 dhe Muslimi 21)
Megjithatë shihet se si njerëzit në kohën e fundit e anashkalojnë dhe e neglizhojnë namazin, e vonojnë atë nga koha e tij, apo ka raste edhe kur nuk e falin fare, pasi janë dhënë pas gjërave të kësaj bote, si puna, tregtia, e të ngjajshme më to dhe nuk i vlerësojnë ato të cilat i ka vlerësuar dhe i ka lartësuar i Gjithlartësuari.

Tregtia në esencë është e lejuar, andaj angazhimi me të është i lejuar në çdo kohë, pos kohëve të namazit, në momentin e thirrjes së ezanit besimtari obligohet ta lë tregtinë dhe ta falë namazin.
Kështu vepronin edhe gjenaratat e para të muslimanëve, ata mirreshin me tregti, mirëpo kur dëgjonin ezanin, ata ndalnin çdo gjë dhe shkonin për ta falur namazin. Kështu Allahu xh.sh. i lavdëron në Kuran: “Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Surja Nur, Ajeti 37).

Në këtë ajet Allahu xh.sh. na tregon për muslimanët të cilët nuk i pengonte asgjë nga përmendja e Allahut, e kështu duhet të jemi edhe ne, të mos jetë tregtia, apo puna shkakë për mos faljen e namazit në kohën e tij, por përkundrazi të jemi më të kujdesshëm dhe më praktikues të namazit, ngase namazi është lidhja jonë direkte me Allahun, lidhje e cila na i rregullon edhe punët e kësaj bote, e kur nuk i kemi raportet e mira me Allahun përshkak të tregtisë, si do të jetë jeta dhe puna jonë pastaj?!
Kështu që muslimani, me të dëgjuar ezanit, duhet ta mbyll dyqanin e tij, dhe t’i përgjigjet Allahut dhe ta falë namazin, e pasi të mbaron namazin le të punojë dhe t’i kërkojë begatitë e Allahut, ashtut siç na ka mësuar Allahu në Kuran, duke thënë: “E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, dhe përmendeni shpesh Allahun, në mënyrë që të gjeni shpëtim.”(Surja Xhuma, 10)
Në këtë ajet Allahu xh.sh na tregon se pasi ta kryejm namazin jemi të lirë për të punuar dhe për të tregtuar, duke kërkuar nga mirësitë dhe begatitë e Allahut mbi sipërfaqen e kësaj toke.

Allahu na bëftë nga besimtarët e drejtë të cilët nuk i mashtron puna e as tregtia nga adhurimi i Tij.

/Përkthim, përshtatje – Mr. Fuad Ferati/

Disa këshilla të përgjithshme për çdo musliman në fushën e biznesit – Nga Mr. Fuad Ferati

Disa këshilla të përgjithshme për biznismenët:
1- Të keni frikë Allahun dhe të jeni të sinqertë në biznesin tuaj.
2- Faleni namazin në kohë, dhe mos lejoni të përfundon namazi nga koha e caktuar për shkak të angazhimit në biznesin tuaj.
3- Lejoni punëtorët të falen gjatë orarit të punës në biznesin tuaj.
4- Mos punoni në kohën e namazit të Xhumas, por shkoni në xhami me të gjithë punëtorët e biznesit tuaj.
5- Të silleni me moral të mirë me klientët tuaj.
6- T’i përmbushni premtimet e juaja.
7- Të këshilloheni ndërmjet veti.
8- Të mos mashtroni.
9- Të jetë fusha e biznesit tuaj vetëm në atë që është hallall.
10- Mos lejoni që biznesi juaj të përfshihet në kamat.
11- Mos jepni mundësi për ryshfet.
12- Silluni mirë dhe drejtë me punëtorët e biznesit tuaj.
13- Ndihmoni ata të cilët kanë nevojë për t’iu ndihmuar.
14- T’i respketoni rregullat e përgjithshme të sheriatit në biznesin tuaj.
15- Të ndash zekatin nga pasuria juaj.

Mr. Fuad Ferati

Informacion me rendesi rreth faljes se 100 eurove te tatimit ne pronë

Pezullimi i vendimit për ndryshimet në Ligjin për Tatimin në Pronë, nga Kushtetuesja rrezikon që të humb afatet që janë paraparë për faljen e 100 euro tatim për qytetarët. Kjo pasi sipas vendimit më 30 shtator 2023 është afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë. E Kushtetuesja më 4 shtator vendosi që vendimi për ndryshimet në këtë ligj të pezullohet deri në nëntor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka konfirmuar për Express se pas vendimit të gjykatës, Kuvendet Komunale nuk mund të marrin vendime që lidhen me heqjen e 100 euro nga tatimi në pronë.

“Pas pezullimit të vendimit nga Kushtetuesja, Kuvendet Komunale nuk mund të marrin vendime ose të miratojnë faljen e 100 eurove tatim në pronë”, ka thënë ai për Express.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti tha se është duke ndodhur një kaos me pagesat e tatimit në pronë.

“Është duke ndodhur kaos me pagesat e tatimit në pronë. Masa e përkohshme, e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, që e pezullon zbatimin e Ligjit Nr.08/L-224 lidhur me tatimin në pronë vlen deri më 30 nëntor 2023. Ndërkaq, sipas ligjit në fuqi Nr.06/L-005, më 30 shtator 2023 është afati i fundit për pagesën e këstit të dytë të tatimit në pronë. Me shumë të drejtë kemi kërkuar që faturat e rivlerësuara të tatimit në pronë të fillonin së zbatuari nga janari i vitit të ardhshëm. Arsyeja ishte e thjeshtë: u dyfishua barra tatimore për shumë qytetarë dhe biznese pa asnjë njoftim paraprak dhe kishte plot të meta sa i përket zonimit të lagjeve”, tha ai.

E vendimin e Kushtetueses e pati kritikuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati.

Murati e cilësoi vendimin e Kushtetueses si “masë pezulluese për t’i mbrojtur komunat nga vetvetja”, në një shkrim në llogarinë e vet në Facebook.

“Madje për t’i shkuar ironisë deri në fund, paska pezulluar edhe vendimet që disa prej komunave tashmë i kanë marrë për faljen e një pjese të barrës tatimore. Krejt kjo në emër të parandalimit të ndërhyrjes në kompetenca të komunave…Pra po del ajo që pata paralajmëruar për gardën e vjetër, se qëllimin e kanë që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese”, shkroi Murati.

Më 4 shtator, Kushtetuesja e pranoi kërkesën e parashtruar nga Komuna e Prizrenit, duke vendosur masë të përkohshme deri në nëntor të vitit 2023 për nenin 5 të ligjit, derisa të merret një vendim përfundimtar.

Neni 5, veç tjerash, parashihte që çdo tatimpagues të kualifikohej për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 eurosh.

Kushtetuesja argumentoi se vendimi u mor bazuar në kompetencat vetanake të komunave, ku përfshihen edhe e drejta për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe shpenzimin e këtyre të hyrave sipas vendimit të vetë autoriteteve lokale.

“Për më tepër, vendosja e masës së përkohshme ndaj nenit 5 të ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën”, u tha në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji për tatimin në pronë hyri në fuqi më 14 gusht.

Më herët gjatë këtij viti, kreu i Ministrisë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte deklaruar se në bazë të ndryshimeve ligjore, 85 për qind e tatim-paguesve nuk do të paguanin asgjë për vitin 2023, 10 për qind të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro dhe vetëm 5 për qind e tatimpaguesve do të paguanin më shumë se 100 euro. /Express/

Disa faktorë të cilët ndikojnë në menaxhimin e mirë të pagës mujore gjatë furnizimit me gjërat e konsumimit mujor

1. Përpiloni listën e gjërave që u duhen për konsumim gjatë muajit në një listë, para se të dilni në treg (market).
2. Të jeni të kujdesshëm gjatë përpilimit të listës suaj, jepuni perparësi gjërave elementare, dhe mundësisht pakësoni gjërat e luksit.
3. Përmbajuni listës suaj, mos bleni artikuj të cilët nuk i keni shënuar në listën tuaj.
4. Në bazë të mundësive dilni në treg për tu paisur me gjërat që u nevojiten pa fëmijë pasiqë dalja me fëmijë ju detyron të bleni gjëra të cilat nuk i keni në listë, gjë e cila ndikon në shportën tuaj.
5. Femijëve ua bleni gjërat e shëndetshme dhe të arsyeshme, pasiqë kërkesat e tyre nuk kanë fund!
6. Realizimi i pagesave obligative në fillim të muajit si: (faktura e energjisë elektrike, faktura e ujit, internetit, dhe të tjera..!)
7. Ndaje një shumë të vogël nga paga juaj për bamirësi, ngase lëmosha është shkakë për shtimin e pasurisë.

Hoxhë Fuad Ferati 

Qëllimi i mirë

Me të vërtetë qëllimi i mirë është një portë e madhe nga portat e mirësisë, pavarësisht e veprove atë apo jo. Njëherit qëllimi i mirë është i kërkuar nga besimtarët në ç’do vepër përmes se cilës afrohen tek Allahu xh.sh. E kështu është e kërkuar edhe në rast të daljes në treg, apo dyqan, për tu pajisur me gjërat për të cilat ke nevojë, apo edhe kur del me qellim të shitëblerjes, apo në punën të cilen e vepron, e në rastë të daljes nga shtepia me qëllim të mirë do të shperblehesh nga Allahu për të, madje do të keni shtim në pasurinë, biznesin, tregtinë dhe punën tuaj.
Argument për këtë rregull është hadithi në vijim.
Omeri bin Hatabi, r.a., ka thënë: ”E kam dëgjuar Pejgamberin, s.a.w.s duke thënë: ” Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimeve(nijeteve), dhe çdo njeri shpërblehet sipas qëllimit që ka pasur. Kush bën hixhret(shpërngulet) për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Kush bën hixhret për të arritur diçka nga dynjaja, ose për t’u martuar me ndonjë grua, hixhreti i tij do të jetë për atë qëllim (që e ka shtyrë në një veprim të caktuar)”.

Buhariu këtë hadith e ka vënë në fillim të librit të tij, pra të sahihut të tij, si shenjë aluduese se çdo vepër, me të cilën nuk synohet kënaqësia e Allahut, është e kotë dhe nuk ka fryte as në dynja e as në ahiret.

Nga ky hadith kuptojmë se të gjitha veprat shpërblehen në bazë të qëllimeve të tyre, duke përfshi këtu edhe shkuarjën në treg, ku në rastë që një musliman dëshiron të shkojë në treg për të kërkuar furnizim të lejuar, apo për të blerë ushqim për ta ushqyer vetën apo familjen e tij, apo për të blerë rroba për vetën po edhe për familjen, apo kur del në treg për të blerë dhurata për të afërmit, apo në rastë të daljes nga shtepija për t’iu ndihmuar të tjerëve, apo për t’i këshilluar njerëzit në të mirë dhe për t’i ndaluar nga e nevoritura, gjatë tërë asajë kohe ai do të shpërblehët për shkak qëllimit të mirë me të cilin ka dal nga shtëpija e tij.

Prandaj besimtari duhet të këtë kujdes në këtë qeshtje dhe ta shfrytezoj këtë mundësi, në mënyrë që të arrijë shperblim nga Allahu xh.sh. për çdo herë që del nga shtëpia e tij përshkak të qëllimit të mirë me të cilin edhe ka dal.

Hoxhë Fuad Ferati

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
1.5kmh
0 %
Mon
36 °
Tue
38 °
Wed
37 °
Thu
36 °
Fri
41 °