Disa këshilla të përgjithshme për çdo musliman në fushën e biznesit – Nga Mr. Fuad Ferati

Disa këshilla të përgjithshme për biznismenët:
1- Të keni frikë Allahun dhe të jeni të sinqertë në biznesin tuaj.
2- Faleni namazin në kohë, dhe mos lejoni të përfundon namazi nga koha e caktuar për shkak të angazhimit në biznesin tuaj.
3- Lejoni punëtorët të falen gjatë orarit të punës në biznesin tuaj.
4- Mos punoni në kohën e namazit të Xhumas, por shkoni në xhami me të gjithë punëtorët e biznesit tuaj.
5- Të silleni me moral të mirë me klientët tuaj.
6- T’i përmbushni premtimet e juaja.
7- Të këshilloheni ndërmjet veti.
8- Të mos mashtroni.
9- Të jetë fusha e biznesit tuaj vetëm në atë që është hallall.
10- Mos lejoni që biznesi juaj të përfshihet në kamat.
11- Mos jepni mundësi për ryshfet.
12- Silluni mirë dhe drejtë me punëtorët e biznesit tuaj.
13- Ndihmoni ata të cilët kanë nevojë për t’iu ndihmuar.
14- T’i respketoni rregullat e përgjithshme të sheriatit në biznesin tuaj.
15- Të ndash zekatin nga pasuria juaj.

Mr. Fuad Ferati

Artikulli paraprakInformacion me rendesi rreth faljes se 100 eurove te tatimit ne pronë
Artikulli tjetërANGAZHIMI ME TREGTI NË KOHËN E NAMAZIT