Ballina Blog Faqe 68

5 gabimet më të shpeshta që mund t’i bëni në karrier

Pavarësisht se sa të sigurt ndjeheni në pozitën tuaj aktuale, nuk duhet të bëheni kurrë shumë të rehatshëm. Në kohën që po jetojmë, si rrjedhojë e jetës dinamike, mund të ndodhin edhe gjëra të papritura si: kompanitë blihen, disa prej tyre falimentojnë, ndryshimet e pronësisë, si dhe ndryshimet e tregut të punës. Prandaj, në rast të ndonjë ndryshimi eventual në karrierën tuaj, është e domosdoshme ta gjeni veten të përgatitur dhe t’i evitoni disa gabime që mund t’i bëni.

Nëse dëshironi të ndiqni rrugën më të mirë të karrierës dhe të jeni në gjendje të gjeni shpejt një punë të re kur është koha për ndryshime, shmangni këto pesë gabime potencialisht katastrofike në karrierë.

1. Ju gaboni kur nuk e sfidoni veten

Nëse e shihni se keni ngecje në teknologji apo ndonjë fushë tjetër, dhe vazhdoni me kokëfortësi të mos ndërmerrni masa për ta përmirësuar veten, aftësitë tuaja përfundimisht do të vjetrohen dhe kësisoj rrezikoni ta humbni vendin e punës si dhe të mos jeni të gatshëm të përballeni me ndryshimet në të ardhmen. Prandaj, është e domosdoshme të jeni në hap me kohën, t’i zhvilloni aftësitë që keni si dhe të mësoni aftësi të reja, që janë thelbësore në punën që bëni. Këtë mund ta bëni duke e sfiduar veten në projekte të reja si dhe të jeni të përditësuar me programe të reja kompjuterike që lehtësojnë punën tuaj.

2. Mos përditësimi i CV-së

Shpesh njerëzit kur fillojnë një punë të re, harrojnë se CV-ja e tyre duhet përditësuar vazhdimisht. Ndërsa, kur vjen koha për një ndryshim pune të çfarëdo lloji, bëhet shumë e vështirë të rregulloni shpejt CV-në, si dhe të mbani mend të gjitha gjërat që keni realizuar nëse nuk keni mbajtur shënime në vazhdimësi. Shumë njerëz tani përdorin LinkedIn ose platforma tjera për të përditësuar CV-në e tyre, ku cekin pozitat, arritjet, arsimin dhe përgatitjen profesionale.

3. Mos rrjetëzimi dhe eksplorimi i mundësive

Nëse refuzoni mundësitë për të marrë pjesë në ngjarje që organizohen nga kompania, kësisoj ju po izoloni veten tuaj. Nëse nuk zgjeroni rrjetin tuaj të njerëzve dhe distancoheni nga krijimi i miqve të rinj, ju nuk mund të prisni që të ju njohin se kush jeni dhe vlerat që shfaqni si person. Prandaj, është e nevojshme që të jeni sa më të shoqërueshëm dhe të takoni sa më shumë njerëz brenda industrisë dhe kompanisë ku aktualisht punoni.

4. Gaboni nëse nuk jepni maksimumin

Nëse nuk shfaqni gatishmëri për të ndihmuar kompaninë tuaj ose një klient, ose duke mos kontribuar në ekipin e punës, në këtë mënyrë ju dërgoni mesazh të gabuar te bashkpunëtorët tuaj. Si rrjedhojë, ata krijojnë përshtypje jo të mira për ju duke menduar se jeni dembelë në punën që bëni dhe se nuk jeni të interesuar pë bashkëpunim. Prandaj, është mirë që të shfaqni interes për punë shtesë edhe nëse keni kryer detyrat e caktuara që keni pasur, si dhe të merrni pjesë në punën në grup duke shkëmbyer ide dhe përvoja me të tjerët.

5. Mungesa e vetëbesimit

Nëse ju personalisht nuk besoni në veten tuaj, atëherë si mund të prisni që shefi apo kolegët tuaj të besojnë në ju? Bëni gjithçka që mundeni për të ndërtuar vetëbesimin tuaj. Filloni këtë duke i ndalur mendimet negative që mund t’i keni dhe të fokusoheni më shumë në pikat tuaja të forta dhe aftësitë që posedoni.

/AkademiPune

ATK-ja ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se ka nxjerr udhëzuesin me të cilin plotëson dhe ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor.

 

Sipas ATK-së, pajisja me këtë vërtetim mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

“Tatimpaguesi mund të pajiset me Vërtetim Tatimor online përmes sistemit elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa, personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor online përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve”, thekson ATK-ja.

“Vërtetimi Tatimor për personat fizikë afarist dhe personat juridikë, lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste si dhe në rastet kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave”, vijon njoftimi.

ATK tregoj se Vërtetimi Tatimor për individët, lëshohet vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim të pashlyer, mirëpo është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste.

“Vërtetimi Tatimor për personat fizikë jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste kur personi është i regjistruar në ATK dhe ka borxhe aktuale tatimore të pashlyera, mirëpo, është në procedurë të ankesave në Divizionin e Ankesave si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin”, shton ATK.

Ky Udhëzues fillon të zbatohet nga data 01 tetor dhe i njëjti shfuqizon “Udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor” të datës 14 tetor 2020.

Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së http://atk-ks.org në linkun Për Tatimpaguesit – Udhëzues, Manuale dhe Rregullore. /Telegrafi/

Presidenti Erdoğan takon Elon Muskun në Nju Jork

Gjatë takimit, presidenti turk i bëri thirrje gjigantit Tesla të krijojë fabrikën e saj të shtatë në Türkiye, tha Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u takua me shefin ekzekutiv të kompanisë Tesla, Elon Musk, të dielën në qytetin e Nju Jorkut, duke e ftuar atë në Türkiye dhe duke i kërkuar të krijojë fabrikën e shtatë Tesla atje.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në Shtëpinë Turke (e quajtur edhe Qendra Turkevi) në Manhatan, presidenti Erdoğan informoi Muskun, themeluesin e kompanive Tesla dhe SpaceX, për “përparimet teknologjike të Türkiyes, si dhe Vizionin e Türkiyes Digjitale dhe Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale”, tha në një njoftim Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes.

Duke kujtuar se me makinën elektrike turke Togg që goditi rrugët në Türkiye, Tesla hyri në tregun turk, Erdoğan i bëri thirrje kompanisë Tesla të krijojë fabrikën e saj të shtatë në Türkiye, thuhet në deklaratë.

“Presidenti Erdoğan deklaroi se mundësitë për bashkëpunim me SpaceX mund të lindin nëpërmjet hapave të ndërmarrë dhe që do të ndërmerren si pjesë e programit hapësinor të Türkiyes dhe e ftoi Muskun në Teknofest që do të mbahet në İzmir”, shtoi ai.

Sipas deklaratës nga Drejtoria Turke e Komunikimeve, Musk në këmbim tha se shumë furnizues turq tashmë po punojnë me kompaninë Tesla dhe se Türkiye është ndër kandidatët më të rëndësishëm për fabrikën e ardhshme.

Në përgjigje të ofertës së Presidentit Erdoğan për bashkëpunim me shërbimin satelitor Starlink të SpaceX, si dhe në inteligjencën artificiale, Musk tha se ata dëshirojnë të punojnë me autoritetet turke për të marrë licensën e nevojshme për të ofruar shërbime satelitore Starlink në Türkiye, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit, Erdoğan përmendi gjithashtu suksesin e Türkiyes në prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot Bayraktar TB2 (UAV), ndërsa Musk u përgjigj duke thënë se ishte i vetëdijshëm për interesin e botës për dronët Bayraktar.

TRT Balkan

Përfitimet që sjell puna në grup në vend pune

Kur përmendet puna në grup, zakonisht mendojmë për një grup njerëzish që punojnë në mënyrë efikase drejt një qëllimi të përbashkët. Vetë termi nuk ka konotacion negativ. Rëndësia e punës në grup për kulturën e korporatave nuk mund të nënvlerësohet, pasi ajo sjell përfitime të shumta. Disa nga përfitimet që ka puna në grupe:

Ngritet kreativiteti

Puna në ekip bashkon njerëzit me përvoja, aftësi dhe histori të ndryshme të punës, duke krijuar terren të përshtatshëm për krijimin e ideve dhe zgjidhjen e konflikteve.

Kur punonjësit punojnë vetëm, ekziston gjithmonë rreziku që ata të krijojnë një rutinë të mërzitshme pasi nuk kanë komunikim aktiv me kolegët e punës për shkëmbimin e ideve. Puna në grup inkurajon punonjësit që të ndajnë përvojat dhe të mësojnë nga njëri-tjetri

Më shumë entuziazëm

Bashkëpunimi krijon marrëdhënime më të mira ndërmjet kolegëve, pasi gjatë procesit ata njihen edhe më shumë me njëri tjetrin dhe rriten gjasat që projekti të përfundojë në kohë. Kur punët punët përfundojnë në afat, padyshim se edhe ngritet niveli i kënaqësisë në ekip dhe shtohet entuziazmi për projektet në vijim.

Ndërtohet mirëbesim në ekip

Besimi zhvillohet natyrshëm kur anëtarët e ekipit mbështeten te njëri-tjetri. Besimi i shtuar ndërton dhe forcon marrëdhëniet e punës, duke krijuar një mjedis në të cilin punonjësit mund të hapen në lidhje me shqetësimet, të ofrojnë ide të reja dhe të inkurajojnë njëri-tjetrin.

Zgjidhja e konflikteve

Një pjesë e rëndësisë së punës në grup është nxitja e aftësive për zgjidhjen e konflikteve. Të punoni si ekip nuk do të thotë të mos keni kurrë mosmarrëveshje. Anëtarët e ekipit mund të mos bien dakord rregullisht. Sidoqoftë, një ekip i fortë mospajtimet i trajton me maturi, duke dëgjuar shqetësimet e njëri-tjetrit dhe duke punuar së bashku drejt një zgjidhje të pranueshme reciprokisht.

Duke marrë parasysh pikat e lartcekura, puna grupore patjetër se sjell perspektiva të reja, ide inovative dhe më shumë kreativitet, si dhe do të rrisë produktivitetin për biznesin në tërësi.

/AkademiPune

Qytetarët e Kosovës për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për viza

Statistikat e Shengenit tregojnë se 121 mijë e 97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen.

Mbi katër milionë euro kanë shpenzuar kosovarët vitin e kaluar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022.

Liberalizimi i vizave në vitin 2024, jo vetëm që do t’i hapë kosovarët ndaj botës, por edhe do t’u kursejë shumë para, pasi që nuk do të shpenzohen shuma parash për tarifat e vizave, të cilat kushtojnë rreth 35 euro vetëm për aplikim.

Shpenzimet janë edhe më të larta pasi në qendrat e aplikimit për viza qytetarët paguajnë edhe më shumë për shërbimet e tjera përfshira gjatë procesit të aplikimit, që ndonjëherë kjo shumë në total mund të sillet prej 150 deri në 200 euro, ka treguar SchengenVisaInfo.com.

Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. 13, 674 aplikacione janë refuzuar vitin e kaluar, që kushtuan mbi 478 mijë euro.

Gjatë vitit 2022 aplikimet për viza që u dorëzuan nga shtetas kosovarë shënuan një nivel rekord, dhe këto shifra mund të rriten edhe më shumë pasi që gjithnjë e më shumë kosovarë po aplikojnë për viza për të udhëtuar drejt zonës së Shengenit.

Në nëntë vitet e fundit kosovarët kanë shpenzuar përafërsisht 22.3 milionë euro për aplikime për viza, ku shpenzimet më të larta janë regjistruar në periudhën pas dhe para pandemisë, konkretisht gjatë vitit 2022 dhe 2019, përkatësisht me 108,774 aplikime për viza të paraqitura në vitin 2019.

Rritja e numrit të kërkesave për viza të paraqitura në kohërat e pandemisë ishte 24,566 mijë (2020) përkatësisht 44,666 mijë (2021) aplikime të paraqitura.

Për më tepër, numri mesatar i aplikacioneve të paraqitura nga viti 2014 deri në vitin 2022 është 71,860, që arrin deri në 2.5 milionë euro. Megjithatë, shpenzimet do të konsideroheshin edhe më të larta në kohërat para pandemisë gjatë të cilave, pavarësisht faktit se u depozituan më pak aplikime, shkalla e refuzimit ishte dukshëm më e lartë se pas vitit 2020.

Më konkretisht, shkalla e refuzimit në vitin 2014 ishte 24 për qind, me 17,831 kërkesa për viza të refuzuara. Në vitin 2015, shkalla e refuzimit ishte 19.6 për qind, ndërsa ato ranë pak në periudhën pas pandemisë pasi vetëm 11.2 për qind e aplikimeve u refuzuan.

Vitin e kaluar, 102.017 aplikime për viza kanë rezultuar të suksesshme, duke ju mundësuar aplikantëve kosovarë të vizitojnë zonën Shengen, ndërsa numri i përgjithshëm i vizave me shumë hyrje që u lëshuan gjatë vitit të kaluar ishte 4.360

/monitor.al/

Ekonomia Islame – nga parimet në praktikë dhe logoja HALLALL

Shumë njerëz përpiqen gjithmonë t’i përshtasin Parimet Ekonomike Islame brenda terminologjisë moderne ekonomike, në vend që të marrin një qasje të anasjelltë, pa e kuptuar fare faktin, që kjo terminologji moderne e ka origjinën nga Grekët apo kërkimet e ekonomistëve muslimanë. Me qëllim që ta heqim këtë keqkonceptim me këtë artikull do të përpiqemi të ndriçojmë origjinën e koncepteve moderne ekonomike dhe aspektet kyçe të Ekonomisë Islame, duke përfshirë këtu edhe politikat monetare e fiskale nga parimet në praktikë.

Bazat e politikës monetare
Politika konvencionale monetare mund të gjurmohet mbrapa në kohë deri nga fundi i shek. XIX, kur standardi ishte ari, i cili në formën moderne njihet kallëpi standard i arit (KSA). KSA është një sistem në të cilin nuk qarkullojnë monedha ari, por në të cilin autoritetet kanë rënë dakord të shesin kallëpe ari sipas kërkesës për një çmim të fiksuar në këmbim të monedhës në qarkullim. Deri në vitin 1971 shumë monedha të botës mbështeteshin nga ari. Befasisht vlera aktuale e parasë letër apo elektronike nuk u mbështet më me ar, por mund të rregullohej nga krijuesit e monedhës.
Politikat monetare përpiqen ta stabilizojnë ekonominë, duke kontrolluar përqindjet e interesit dhe të shpenzimeve, duke i kufizuar borxhet qeveritare. Politika monetare është një pengesë e madhe për ekonominë e lirë të tregut, sepse qeveria e kontrollon ekonominë nëpërmjet politikës monetare, e cila nuk mundësohet në një ambient që funksionon me ar. Kjo është ajo çka ndodhi saktësisht në të ashtuquajturin Ekonomi e Tregut të Lirë Kapitalist më 1931, kur zëvendësimi i monedhave të arta u ndalua nga bankat. Me kalimin e kohës vetëm për të kontrolluar të ashtuquajturën Ekonomi të Lirë nëpërmjet politikave monetare u futën shtresa sipër shtresave politikat, ku në fillim u fut monedha, dhe më pas pozitat minuese monetare u mbuluan nëpërmjet rregullimit të librave të llogarive, dhe tashti nëpërmjet koncepteve të parasë plastike.
Politika monetare në Islam
Konceptet parësore të ekonomisë së lirë janë tashmë të pranishme Parimet Ekonomike Islame (PEI). PEI janë rreptësisht kundër përqendrimit të pasurisë dhe e ndalon nëpërmjet asaj edhe të keqen e Ribasë- (interesit kamator). Në të kundërt me politikën monetare konvencionale PEI nuk vuan nga e keqja e përqindjeve të interesit, nga benefitet e shtypjes së parave dhe marrja borxh nga popullata nëpërmjet formave të ndryshme si bonot etj. Meqë koncepti i interesit mungon në PEI, së këndejmi koncepti i politikës monetare në PEI është i kufizuar vetëm në standardin e arit, gjë për të cilën është zhvilluar qysh në fillimet e veta.
Standardi i arit bazohet në parimet islame. Islami i konsideron mallrat me vlerat e tyre të brendshme si monedhë. Mallrat në vijim janë shembull i përdorimit si monedhë: Ari, Argjendi, Orizi, Hurmat, Mielli, Elbi dhe Kripa. Çmimi i një malli vendoset nga vetë tregu pa ndonjë ndërhyrje qeveritare. Koncepti i parasë ishte mbizotërues edhe përpara profetit të fundit Muhamedit (alejhi selam), ku 1 dinar ari ishte baraz me 10 dërhemë argjendi. Edhe sot argjendi ka një barazi të caktuar me arin. Argjendarët zakonisht përdorin vula në dinarin dhe dërhemin për të provuar autenticitetin.
Në shumë rrëfime historike shpallet se ndërmjet Kalifëve të Drejtë ishte Osman ibni Afani r.a. ka qenë i pari që nxori monedha, ndërsa disa transmetime të tjera shpallin se ka qenë Omeri r.a. i pari që e bëri një gjë të tillë. Kur u mor Persia tre lloje monedhash qarkullonin në këto territore, me emrat Baghli prej 8 dang; Tabariu prej 4 dang; dhe Magribiu prej 3 dang. Omeri (sipas disave Osmani) futën një risi dhe nxorën dërhemin islam prej 6 dang. Sipas PEI roli i Bankave Qendrore nën PEI do të ishte për një Tregti Ndërkombëtare Kontabiliteti për vendin, produkte të shqyrtuara në përputhje me Sheriatin dhe për rregullimin e institucioneve financiare. Për pasojë koncepti i bankimit nën PEI do të ofronte Produkte Financiare sipas Sheriatit si ndëmjetëse, depozita ari për klientin dhe konvertimin e monedhës në ar në llogari të kërkesës së mbajtësit përveç trajtimit të monedhës në një fazë tranzitore.
Bazat e politikës fiskale
Politika fiskale kontrastohet me politikën monetare, e cila përpiqet ta stabilizojë ekonominë duke kontrolluar normat e përqindjes së interesit, normat e këmbimeve dhe furnizimin me para. Ajo përdor dy instrumente kryesore- shpenzimet qeveritare dhe taksimin. Ndryshimet në nivelin dhe kompozimin e taksimit dhe shpenzimet qeveritare mund të zbatohen në variablet ekonomike në vijim:
·        Kërkesën në total dhe në nivelin e aktivitetit ekonomik
·        Në modelin e alokimit të burimeve
·        Shpërndarjen e hyrjeve
Bazat e ekonomisë keinesiane
Ekonomia keinesiane e quajtur edhe keinesianizmi apo teoria keinesiane është një shkollë e mendimit makro-ekonomik e bazuar në idetë e ekonomistit të shek. XX Xhon Majnard Keines. Ekonomia keinesiane argumenton, se vendimet e sektorit privat nganjëherë çojnë në rezultate inefiçente makro-ekonomike dhe për këtë mbron ndërhyrjen e politikave aktive të sektorit publik, duke përfshirë këtu ndërhyrje të politikave monetare nga banka qendrore dhe ndërhyrje të politikave fiskale nga qeveria për të stabilizuar prodhimin e ciklit të biznesit. Teoritë që dormojnë bazën e ekonomisë keinesiane u paraqitën fillimisht në librin “Teoria e përgjithshme e punësimit, Interesave dhe Parasë” botuar më 1936. Interpretimet e Keinesit janë kontroversiale dhe shkolla të ndryshme mendimi e pretendojnë trashëgiminë e tij.
Ekonomia keinesiane mbron idenë e një ekonomie të përzier- ku mbizotëron sektori privat, por me një rol domethënës të qeverisë dhe sektorit publik- dhe shërbeu si modeli ekonomik pas Krizës së Madhe (1929), Luftës II Botërore dhe ekspansionit ekonomik pas-lufte (1945-1973), megjithatë ai e humbi disi ndikimin pas stagflacionit (stanjacion e inflacion ekonomik njëkohësisht) të viteve 1970. Ngjarja e krizës financiare globale e 2008 ka shkaktuar rigjallërimin e mendimit keinesian.
Politika fiskale në Islam
Gjatë qeverisjes islame të Medines ndodhi një shndërrim shoqëror si rezultat i ndryshimit të pronësisë së tokës, duke i dhënë individëve të çdolloj gjinie, etnie apo me të kaluar fetare të drejtën për të blerë, shitur, dhënë me qira dhe për ta trashëguar tokën. Bazuar në Kuranin Famëlartë duhen firmosur kontrata për transaksione të mëdha financiare, që kanë të bëjnë me bujqësinë, industrinë, tregtinë dhe punësimin. Kopjet e kontratave duhen ruajtur zakonisht nga të dyja palët e përfshira në marrëveshje, dhe së këndejmi të gjithë ajo që ne jemi duke praktikuar tashti nuk është diçka e huaj për Parimet Ekonomike Islame-PEI. Siç dihet mirë tashmë, që PEI janë të deduktuara nga Kurani dhe Suneti. Mendimtarët e hershëm ekonomikë islamë kanë zhvilluar modele të ndryshme ekonomike, që formojnë bazën konkrete të parimeve moderne ekonomike.

Nga Muhamed Eshref

 perkth: Roald A. HYSA

Dëshmia e një të shpëtuari nga ferri i sistemit kamatar!

Uilliam Lancaster, Këshilltar i Përgjithshëm i ndërmarrjeve inovative, Melburn, Australi, deklaroi:

“Unë, për shumë dekada kam qenë pjesë e sistemit perëndimor të financave, dhe me kalimin e viteve jam bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm për lakminë dhe korrupsionin që ekziston brenda tij. Për shumë vite kam menduar për dëmin që ka bërë kjo lakmi dhe ky korrupsion në jetën e miliona njerëzve të pafajshëm.

Tani kam filluar të edukohem në bazat e Financave Islame dhe jam mjaft i ngazëllyer që një ditë të bëhem pjesë e sistemit financiar islam, i cili vendos të mirën e shumicës mbi lakminë dhe interesat vetjake të pakicës, ashtu siç financat perëndimore kanë dëshmuar të bëjnë.

Unë besoj me vendosmëri se nëse sistemi bankar perëndimor do të funksiononte sipas udhëzimeve etike të Financave Islame, atëherë kurrë nuk do të kishte krizë financiare globale.

Unë nuk jam person religjioni, por, besoj fuqimisht në rezultatet etike, ashtu siç më thoshte xhaxhai im i ndjerë Berti, pak kohë para se të vdiste: “Uilliam, çfarëdo që të bësh në jetë, thjesht, bëj mirë, thjesht, bëj mirë.” Unë besoj se tani kam zbuluar një rrugë që do ta bënte krenar xhaxhain tim Bertin.”

Nga hoxhë Rijad Misini

Pse Turqia është një superfuqi botërore në prodhimin e lajthive?

Turqia kontribuon në 70 për qind të prodhimit global të lajthive, një sukses ekonomik dhe bujqësor që i duhej vendit për të arritur.

Në një gërmim arkeologjik të vitit 2022 të kryer në Tavsanli Hoyuk, një vend i zhytur në 8.000 vjet histori në Kutahya, u zbuluan mbetje lajthie që datojnë 4.200 vjet më parë.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm jo vetëm që theksoi historinë e lashtë dhe të nderuar të lajthive të varrosura në tokat pjellore të Türkiyes, por gjithashtu i jep besim pretendimit se bota trashëgoi lajthitë, një lojtar kyç në ekonominë turke, nga stepa e Anadollit.

Copat e lajthisë mund të gjenden në produkte të panumërta – nga çokollata te biskotat e deri te kollaçet e famshme franceze. Duke dhënë një shije unike dhe të parezistueshme, delikatesat e bëra me lajthi janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Lajthitë turke, me karakterin e tyre të veçantë, fusin këtë aromë të mrekullueshme në disa prej çokollatës më të mirë në botë, duke magjepsur shijet e tyre kudo.

Türkiye, fuqia botërore e prodhimit të lajthive, gjeneron 70 për qind të prodhimit të përgjithshëm botëror të lajthive. Provincat përgjatë bregdetit turk të Detit të Zi janë të famshme për kultivimin e lajthive, me qytetet Ordu dhe Giresun që kryesojnë për sa i përket prodhimit.

Me një eksport vjetor prej rreth 300 mijë tonë kokrra lajthie, Türkiye gjeneron rreth 2 miliardë dollarë nga ky eksport bujqësor.

Zyra e Produkteve të Tokës, një degë e Ministrisë Turke të Bujqësisë dhe të Pylltarisë, merr rolin kryesor në monitorimin e këtij malli të çmuar. Çdo vit Ministria përcakton çmimin e blerjes së lajthive nga prodhuesit. Këtë vit çmimi për çdo kilogram lajthi është fiksuar në 80 lira turke ose tre dollarë amerikanë.

“Si menaxherë të Zyrës së Produkteve të Tokës, ne jemi të vetëdijshëm për rolin kyç që luajnë lajthitë dhe ne përpiqemi të përmbushim detyrën tonë me përkushtim të palëkundur,” tha për TRT World, Ahmet Guldal, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së Produkteve të Tokës.

“Nëpërmjet viteve të përvojës ne kemi evoluar në një autoritet në industrinë e lajthive. Ne përpiqemi të sjellim një ndjenjë sigurie te kultivuesit tanë duke shpallur në mënyrë proaktive çmimet e blerjes për lajthitë përpara sezonit të vjeljes. Para periudhës së blerjes, ne përgatisim me kujdes qendrat tona blerëse në provincat e njohura për prodhimin e lajthive. Angazhimi ynë për të ofruar një proces pa probleme për prodhuesit tanë të çmuar është i dukshëm nëpërmjet sistemit tonë efikas të planifikimit që nuk siguron bezdi.”

Një korrje e mundimshme

Mehmet Zahid Kamadan, një tregtar 42-vjeçar nga Istanbuli, viziton fshatin stërgjyshërve të tij në Ordu çdo vit gjatë sezonit të korrjes.

Duke shpjeguar procedurat e gjata dhe dekurajuese të kultivimit të lajthisë, Kamadan tha: “Rruga e prodhimit të lajthisë është plot sfida, që kërkon përpjekje të vazhdueshme. Vëmendja e vazhdueshme ndaj pemëve të lajthisë është e domosdoshme në intervale të përcaktuara saktësisht gjatë gjithë vitit. Rajoni i Detit të Zi, i bekuar me reshje të shumta, ushqen jo vetëm lajthitë, por edhe një bollëk barërash të këqija. Për rrjedhojë, ne shpesh e gjejmë veten në detyrën e mundimshme për të pastruar fushat e lajthisë nga flora pushtuese”.

Aplikimi i plehrave dhe arti i krasitjes së pemëve janë një nga aspektet thelbësore të kultivimit të lajthisë, tha ai, duke shtuar se vjelja fillon në gusht mes vapës intensive të verës.

“Ne po punojmë pa u lodhur, por zelli ynë është shpërblyer mjaft, veçanërisht këtë vit, me qeverinë që ofron një çmim tërheqës për kilogram.”

Me gjysmë milioni njerëz të angazhuar në kultivimin e lajthive në Türkiye, qindra mijëra njerëz varen nga kjo tregti, e cila përfshin një sërë biznesesh nga sipërmarrësit që shesin pajisje për spërkatje pesticide deri te makinat dhe mjetet e tjera moderne bujqësore.

“Misioni ynë përfundimtar është të sigurojmë prosperitetin e qëndrueshëm të prodhimit të lajthive, një qëllim që varet nga dhënia e këtij produkti të dashur njohjen dhe respektin që e meriton në mënyrë të pamohueshme,” tha Guldahl.

“Duke bërë këtë, ne përpiqemi të ruajmë pozicionin udhëheqës të Türkiyes në skenën globale, një angazhim që nënvizon rëndësinë e thellë të përgjegjësisë së Zyrës së Produkteve të Tokës në lidhje me lajthitë.”

TRT World

Dyert e reja të eksportit do të hapen me “Helal Expo”

Më 23-26 nëntor në Qendrën e Panaireve në Stamboll do të mbahet Samiti i 9-të Botëror Hallall dhe panairi i 10-të Helal Expo 2023 i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), në të cilën Agjencia Anadolu (AA) do të marrë pjesë si “Partner i Komunikimit Global”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga Këshilli Botëror i Samitit Hallall, thuhet se vazhdojnë me shpejtësi punimet për Samitin Botëror Hallal dhe Panairin Hallall.

Turqia, e cila në “Shekullin e Turqisë” ka përcaktuar një objektiv eksporti prej 300 miliardë dollarësh në vitin 2025, ka përshpejtuar kërkimet e saj për tregje alternative. Aktualisht, Turqia kryen eksport në 197 vende dhe teksa rrit të ardhurat për njësi në eksporte, ajo është intensifikuar edhe në produkte (artikuj) alternative. Në këtë kuadër, edhe tregu hallall përbën një prej potencialeve më të mëdha.

Kreu i këshillit të Samitit Botëror Hallall dhe Kreu i Bordit Drejtues të Discover Events, Yunus Ete, njoftoi se tregu hallall ka tejkaluar 7 trilionë dollarë dhe se në pesë vitet e ardhshme pritet të arrijë në 10 trilion dollarë.

“Sipas raportit të Ekonomisë Hallall të OBI-së, Turqia, Indonezia dhe Malajzia kanë arritur të hyjnë në mesin e 20 eksportuesve të parë në produktet e ekonomisë hallall. Në produktet e ekonomisë hallall Türkiye bashkë me Indonezinë dhe Malajzinë dalin në pah si ndër tri vendet që kanë kapacitetin për të kryer eksporte dhe për të prodhuar mbi 20 artikuj”, tha Ete, duke vënë theksin se dyert e reja në eksport mund të hapen me tregun hallall.

Ete më tej tha se shpenzimet e kryera për ushqimin nga konsumatorët në vendet muslimave tejkaluan 1 trilion dollarë në vitin 2022 dhe se kjo pritet që të rritet në 1,5 trilion dollarë deri në vitin 2026.

Rritja në fjalë ofron një dritare mundësie të prodhimit, investimit dhe fuqisë eksportuese në mesin e vendeve të OBI-së, tha Ete, duke shtuar:

“Ka një kërkesë të lartë konsumatore në produktet ushqimore të shëndetshme, hallall dhe organike. Vendet e OBI-së janë të varura nga importet në sektorët e ushqimit, ilaçeve dhe kozmetikës. Kompanitë turke që kanë shikuar këtë mundësi, fokusohen në investimet e produkteve të certifikuara hallall dhe ndërmarrin hapa shumë strategjikë edhe për të krijuar një rrjet të fuqishëm në këtë sektor. Punimet aktive të Agjencisë së Akreditimit Hallall, e cila vazhdon aktivitetet e saj në vendin tonë në këtë kuadër, dhe kërkesa për eventin Helal Expo që organizojmë po forcohen dita ditës”.

“Parashikojmë 40 mijë vizitorë, prej të cilëve 10 mijë të huaj”

Yunus Ete tha se vazhdojnë me shpejtësi punimet për panairin e 10-të Helal Expo 2023 të OBI-së dhe Samitin e 9-të Botëror Hallall që është organizimi më i madh hallall në botë.

“Për panairin Helal Expo që do të zhvillojmë më 23-26 nëntor në Qendrën e Panaireve në Istanbul ka një kërkesë shumë të fuqishme. Në panairin që organizuam vitin e kaluar morën pjesë 446 kompani vendase dhe të huaja nga 39 vende dhe panairi u vizitua nga 31.905 persona. Këtë vit presim pjesëmarrjen e mbi 500 kompanive vendase/të huaja nga mbi 40 vende. Po ashtu parashikojmë mbi 40 mijë vizitorë, prej të cilëve 10 mijë do të jenë të huaj. Çdo vit në panairin tonë marrin pjesë kompani të rëndësishme në fushën e ushqimit, teknologjive ushqimore, kozmetikës, farmaceutikës, tekstileve/modës modeste. Këtë vit gjithashtu ka një kërkesë për pjesëmarrje serioze edhe nga sektorët përkatës të financës islame dhe turizmit hallall”, deklaroi Ete, duke shtuar se kompanitë që kërkojnë dyer alternative në eksport, kanë treguar interes shtesë për panairin këtë vit.

Njëkohësisht, me panairin mbahet edhe Samiti Botëror Hallall, tha Ete, i cili theksoi se këtë vit në samitin që e mbajnë me temën “Dera që Hapet Drejt Ekonomisë Globale Hallall”, do të vlerësohet ekonomia hallall në çështjet si akreditimi, certifikimi, ushqimi, mjekësia-kimia-farmaceutika, turizmi dhe financa, dhe se emra kryesorë të botës dhe që kanë punime të fuqishme në këtë fushë do të ndajnë të dhënat e fundit në panele.

“Në Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve do të garojnë 1.000 kuzhinierë”

Kreu i këshillit të Samitit Botëror Hallall, Yunus Ete, rikujtoi se që nga viti 2018 njëkohësisht me panairin dhe samitin zhvillojnë Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve dhe se ky aktivitet do të zhvillohet shumë më gjithëpërfshirës.

Lidhur me Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve Ete informoi:

“Në Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve që zhvillojmë këtë vit me bashkëpunimin e Konfederatës së Kuzhinierëve dhe Pastiçerëve të Turqisë (TAŞPAKON) dhe Platformës Botërore të Komuniteteve të Kuzhinierëve të Vendeve Islame (WICS), do të marrin pjesë 1.000 kuzhinierë. Krahas konkursit të kuzhinierëve ndërmjet vendeve, do të zhvillojmë konferenca ‘Chefs Talks’ me pjesëmarrjen e zinxhirëve të hotelerisë, drejtuesve të famshëm botërorë të restoranteve/kafeve, të personave që kanë arritur famë lidhur me gastronominë. Do të zhvillojmë gara të kategorisë ku do të konkurojnë nxënës dhe studentë që arsimohen për gastronomi nëpër shkolla të mesme dhe universitete. Gjithashtu do të organizojmë një aktivitet të veçantë për kuzhinën për fëmijët tanë që përkufizohen si invalidë por që sipas mendimit tonë kanë nevoja të veçanta. Me ushqime që do të bëjnë ata do të kënaqemi edhe ne, edhe familjet e tyre, por edhe fëmijët tanë”.

Kamata prish ekuilibrin e pasurimit dhe varfërimit!

Presidenti nigerian Olusegun Obasanxho, pas samitit të G8 në Okinava në vitin 2000, deklaroi: “E gjithë ajo që kishim marrë hua deri në vitin 1985 ishte rreth 5 miliard dollarë, dhe ne kemi paguar rreth 16 miliard dollarë interes, por, ende po na thuhet se kemi borxh rreth 28 miliard dollarë. Ky 28 miliard erdhi për shkak të padrejtësisë në normat e interesit të kreditorëve të huaj. Nëse më pyetni se cila është gjëja më e keqe në botë, unë do të ju them se është kamata e përbërë.”
Duket e pabesueshme, por, për fat të keq, është tipike. Vendet në zhvillim fillojnë me kredi relativisht të vogla dhe mbeten të ngarkuara me shuma të mëdha borxhi në rritje, për breza.
Mbani mend, kjo mund të jetë Nigeria, ose cilido vend tjetër i varfër. Për të dhënë vetëm një shembull tjetër; gjatë viteve që çuan në kolapsin e Azisë në vitin 1997, borxhi i jashtëm i Indonezisë si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto ishte mbi 60%.

 

Nga Rijad Misini

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
27 %
2.6kmh
0 %
Mon
36 °
Tue
38 °
Wed
38 °
Thu
39 °
Fri
43 °